Arkiv-Opinion
A duhen arrestuar shoferët e dehur?
Kur George W. Bush u arrestua për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, i ati i tij, George W.H. Bush ishte Drejtori i Përgjithshëm i CIA-s. Por i ati nuk e shpëtoi dot të birin nga burgu, sepse vepra penale që kishte kryer ky i fundit ka kohë që konsiderohet si serioze në SHBA. (Si i ati dhe i biri, eventualisht, u bënë presidentë të SHBA-së.)
Kanarinat a kanë faj?! Hë ‘’kurban’’!
Minatori ndërsa gërmon në thellësinë e tunelit, mikun më të mirë ka një kanarinë në kafaz. Bukë të thatë i thërrmon, flet me të, i fishkëllen…I tregon gjithçka, madje edhe ato që nuk do ia thoshte as diellit! I tregon se prej këtyre gurëve të zi bëhet edhe kafazi…kazma, lopata, karroca!
Minatori ia tregon të vërtetat kanarinës, për mafjen, sindikatën, skamjen…për politikën, gjeopolitikën, bursën…
E djathta me dilema fashiste
E djathta në përgjithësi nuk ka dilema. Fitimi është qëllimi, restoja tjetër është në funksion të tij. Shumë zero në rradhë janë fitorja, the best është demokracia. Për të mbajtur në nivel ideologjik situatën dhe për t’i dhënë pamjen e të pranueshmes, janë shpikur situata sterile. Demokracia e të djathtëve shërbehet në termat e tolerancës e të edukimit të një brezi që nuk nxjerr zë, ndërkohë që sharjet nga gojët e tyre të shkolluara diku ku paguhet shumë për arsimin, janë të papranueshme.
Hapën dyert Universitetet që prodhojnë analfabetë
Ku jemi dhe ku vemi me këto universitete?!
Opozita, asnjë fjalë për tragjedinë në Pogradec
P { margin-bottom: 0.08in; }A:link { }
A ka vlerë jeta e njeriut në Shqipëri
Mediat shqiptare njoftuan për një tragjedi në Pogradec ku 5 të rinjë humbën jetën të asfiksuar në një minierë të asaj zone dhe më vonë u njoftua edhe për një tjetër aksident tragjik ku dy punëtorë humbën gjithashtu jetën në një minierë të Librazhdit, pasi u mbuluan nga dheu mbrenda minierës.Fatkeqsia e Pogradecit bëhet edhe më tragjike, pasi njoftohet se 5 të rinjtë që humbën jetën atje ishin nga mosha 23 deri 28 vjeçare dhe të gjithë kushërinjë të afërm të një trungu familjar.
Armët kimike, dilemë servilizmi!
E vetmja gjë, e cila i ka bashkuar këto ditë shumë nga zërat e arsyeshëm të këtij vendi, është mospritja e armëve apo lëndëve kimike. Nuk i priti Norvegjia, të mendosh me ato hapësira pa fund dhe krejt të pabanuara; Belgjika, e disa syresh. Kurse Shqipëria me një infrastrukturë dhe hapësirë modeste gjeografike, duket se përgatitet për pritjen e një arsenali të frikshëm armësh apo lëndësh kimike, ku prej kohësh hamendësohet se janë zhvilluar bisedime që s’kanë qenë asfare transparente për publikun.
Lugina duhet ndihmuar konkretisht
- Letër publike kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edvin Rama
Të nderuar kryeministra Thaçi dhe Rama,
Një falje Xhuvelit
Pionerët e një fushe e dukurie të caktuar, mbahen mend në histori sepse ishin të parët, ishin hapësit e një rruge ku pasardhësit u profilizuan dhe perfeksionuan, falë asaj shpikjeje parake. Ne na duken normale sot teknologjitë e fundit dixhitale, por njerëzit e fushës nderojnë zbuluesit e parë të gjysmëpërcjellësve dhe qarqeve të integruara; na duket çudi një realitet pa energji elektrike dhe ndriçim, por këtë normalitet na e sollën shpikjet e Edisonit dhe Teslës.
Opozita politike është edhe çështje numrash...
Pas tkurrjes dramatike elektorale që pësoi në 23 qershor koalicioni i djathtë – zbriti në kuotën 39.5% në rang vendi – eksponentë të ndryshëm të tij kanë përsëritur shpesh refrenin se “opozita nuk është çështje numrash, por çështje cilësie e zërit opozitar”. Në fakt, cilësia e zërit opozitar do të ishte e majftueshme në kushtet e pluralizmit të mendimit, por jo në kushtet e pluralizmit politik, i cili është vendosur në Shqipëri që në vitin 1991. Sepse janë numrat ato që përcaktojnë fituesin në pluralizmin politik dhe jo cilësia e fjalëve.