Kanarinat a kanë faj?! Hë ‘’kurban’’!

Minatori ndërsa gërmon në thellësinë e tunelit, mikun më të mirë ka një kanarinë në kafaz. Bukë të thatë i thërrmon, flet me të, i fishkëllen…I tregon gjithçka, madje edhe ato që nuk do ia thoshte as diellit! I tregon se prej këtyre gurëve të zi bëhet edhe kafazi…kazma, lopata, karroca!
Minatori ia tregon të vërtetat kanarinës, për mafjen, sindikatën, skamjen…për politikën, gjeopolitikën, bursën…
Kanarina i këndon kësaj ironie pa pushim…Katrrithet në tela, përplas krahët, kërkon rrugë- dalje. Nuk gjen e nuk gjen, as për vete, as për minatorin, por dhe në atë errësirë përsëri nuk i pushon goja e përsëri këndon.
Vjen një ditë, ndërsa gërmon minatori, kanarina nuk këndon më. I merret fryma, përpëlitet, përplaset. Para se të japë shpirt, me krahët i tregon rrugëdaljen minatorit.
Ai,vrapon dhe shpëton, pasi kanarina duke dhënë shpirt e paralajmëron për gazin helmues të galerisë dhe minatori rron veçse në sajë të një gjoksi sa thoi i gishtit të madh…Tashmë e ka humbur mikun e tij më të mirë, një humbje që i peshon sa vetë mali që gërryen.
Mirëpo, kur minatori vrapon drejt daljes dhe nuk ia del dot të dalë, kanarina a ka faj?
Po kur 7 minatorët e fundit nuk ia dolën?
Po kur nuk ia dolën me dhjetëra e qindra minatorë në këto dy dekada ‘’demokraci’’?!
Kanarinat apo gazrat helmuese të pushteteve e patën fajin?
Kur brenda disa ditësh u mbyllën me qindra e mijëra kazino në të gjithë vendin, pse mos të mbylleshin po në të njëjtën kohë edhe minierat e vrasjeve masive? Hë kurban, shprehu, Ministri i minierave apo kanarinat e patën fajin?
Ja të bëjmë sikur nuk ka ndodhur gjë! Ti harrojmë të gjitha këto vrasje shtetërore!
Po John Kerry, që në rininë e tij ka qenë një prej mbrojtësve më të zellshëm të kanarinave; që pikërisht mbi këto kauza e ka ngritur karrierën politike! Sot shndërrohet në urdhëruesin e marrjes së armëve kimike të Sirisë për një popull që prej shekujsh helmohet!... Jo, ja për këtë nuk mund të bëjmë sikur nuk po ndodh gjë.
Tashmë, kanarinat po i këndojnë edhe kësaj ironie!
Sepse me qindra fëmijë sirianë, të mbështjellë në qefina, nuk ia dolën pas shpërthimit të sarinës, madje shumë prej tyre të stërvitur më mirë se sa fëmijët tanë dhe përsëri nuk ia dolën të dalin nga tuneli.
Hë kurban, në atë rast, kanarinat a kishin faj?!
Nëse jo, kanarinat në bulevard që paqësisht kërkojnë shpjegime rreth armëve kimike të Sirisë, a kanë faj?
Sot Kozara, Sazani, Fatosi, Blendi, Muçi, Lavdoshi, Elsa, Sandri, madje krahas shumë të tjerëve edhe djemtë e mi, Mareni dhe Enisi, nuk po bëjnë gjë tjetër, veçse atë që John Kerry ka pas bërë në rininë e tij, madje pa asnjë ambicie për t’u bërë politikanë!
Të ta them troç, hë “kurban”…
Pse 4 dëshmorët e 21 Janarit, a nuk ishin edhe ata kanarina të pafajshme, apo ishin thjesht kurban…?!
Comments
Z. Dursun, Shtate te rinjte

Z. Dursun,

Shtate te rinjte qe vdiqen ne miniera te braktisura, 4 deshmoret e 21 Janarit, dhe historia e armeve kimike te Sirise jane lidhur ne nje menyre tmerresisht cinike dhe teper abuzuese me fatin e 11 viktimave qe ti permend.

Edhe ato pak argumente te drejta qe mund te kete ne esene tende, zhvleresohen para faktit qe po abuzon me to.

1. Taposja (se te mbyllura jane) e 200 minierave te braktisura nuk eshte gje qe behet me nje aksion blic policie por do kohe dhe shume fonde dhe shume roje se fshataret do ti hapin prape. Te gjithe te vdekurit ne miniera jane kurbani i varferise ekstreme qe ka sjelle 23 vjet qeverisje mafiozesh dhe kriminelesh.

2. Komenti per 21 Janarin eshte i ndyre. Ata nuk ishin as kanarina dhe as kurbane por thjesht viktima te nje mendjeje diabolike qe i vrau per te manipuluar faktet dhe prangosur opoziten si vrasesen e tyre.

3. Armet kimike, te gjithe shqiptaret jane kunder, Qeveria kunder, presioni SHBA-se per ti sjell ketu shume i madh. Qeveria po ben loje taktike per mos ti marre armet, por pa refuzuar. Qeveria do gjykohet ne fund te ngjarjes per ate cka do ndodh.

Per disa gazetaruce "Liria e shtypit = Perdorimi i mediave si uturak per kriza te jashteqitjes"

Edhe ti or zotni Dursuni,

Edhe ti or zotni Dursuni, tamam si kanarine kendoke, rrjedhimisht je i pafajshem per cdo gje.........

Si gjithmone Z. Dursun mjaft

Si gjithmone Z. Dursun mjaft i mprehte dhe njerezor ne analizat tuaja. perseri urime.

Habitem me gazetarine

Habitem me gazetarine shqiptare. Nuk lexon asnje artikull investigativ apo analitik per te dale tek autoret, shkaktaret, arsyet, fajtoret.... et. Ato qe lexojme jane "keshilla" dhe konkluzione pasi ngjarjet kane ndodhur. Besoj se cdo shqiptar, me nje edukim mesatar, eshte ne gjendje te nxjerri kaq konkluzione. Gjithmone me lind pyetja: Pse lodhen valle gazetaret te shkruajne keto gjera dhe si i pranojne botuesit? Te gjithe japin vetem "opinione" nderkohe qe duhet te zbulojne "lajmin", ta verifikojne me fakte e dokumente dhe tu japin mundesine shtetit dhe organeve te detyrimit ligjor te fillojne punen per rivendosjen e ligjit. Une nuk jam fare gazetar, as nuk e ushtroj kete detyre, por kuptoj se niveli i gazetarise shqiptare eshte afer numurit zero.

Add new comment