PD, ngre kultin e heroit të Zhani Cikos dhe Nevila Nikës, por e bën me argumente jo shumë të besueshëm...

PD ka dalë në mbrojtje të dy Drejtorëve të hequr, Nevila Nika dhe Zhani Ciko, por argumenti mbrojtës lë shumë për të dëshiruar. Sipas zëdhënëses së PD-së, shkarkimi u bë se Rama do t’i hapë rrugë mediokritetit dhe znj nika e z. Ciko paskëshin qenë 2 barriera që do të pengonin “projektit të kryeministrit për të sunduar kudo”. Në të dyja rastet, mbetemi në një shije subjektive mbi çfarë konsideron PD “mediokritet” dhe mbi një skenar fantashkencë të 2 “Transformers”-ave që do të pengonin një plan global ogurzi.
Zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi tha se:
“.... ndryshimet në arkivën qëndrore të shtetit, Kryeministri Edi Rama ka arshivuar një herë e mirë standartet kulturore, propagandën e tij për meritokracinë, dhe premtimet e tij për cilësi në qeverisje...” dhe se:
“Me mënyrën e shkarkimit, duke i dërguar dorazi zonjës Nika fermanin e zi, përmes zëvendësuesit të saj, zoti Rama ka konfirmuar dhe një herë largësinë e tij të madhe me etikën dhe respektin ndaj dinjitetit human (...) personalitete si Nevila Nika apo Zhani Ciko, i zënë rrugën projektit të kryeministrit për të sunduar kudo.”
Mbrojtja e kujtdo të shkarkuar padrejtësisht është një detyrë e opozitës. Por, besueshmëria qëndron tek dhënia e argumenteve ligjorë, dhe jo poetikë e subjektivë.
k.c.
Add new comment