Kontribuan për 8 mandate, morën 1 post politik...

Në zgjedhjet e 23 qershorit, sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga KQZ-ja, 1.72 milion vota të vlefshme të shqiptarëve përcaktuan shpërndarjen e 140 mandateve parlamentare. Pra, 12.3 mijë vota prodhuan mesatarisht një mandat. (Në 2009-ën, një mandat u prodhua nga 10.9 mijë vota, sepse pjesëmarrja ishte 206 mijë votues më pak se në 2013-ën).
Duke përdorur shifrën mesatare të 2013-ës, i binte që PS-ja, e cila mori 713.4 mijë vota, të prodhonte vetëm 58 mandate me votat e veta, nga 65 që mori me ndihmën e koalicionit prej 37 partish (shihni tabelën e mëposhtme). Ndërsa partitë e tjera të majta që arritën të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë morën pothuaj aq mandate sa ç’prodhuan me votat e veta (vetëm LSI-ja mori 1 mandat më tepër se sa prodhoi).
Po ç’ndodhi me 77 mijë votat e partive të majta që nuk u futën në Kuvend? Ato e ndihmuan koalicionin fitues të merrte 8 mandate më tepër se sa prodhuan partitë që u futën në Kuvend, por u shpërblyen vetëm me një post të nivelit të dytë qeverisës – kryetari i G99-ës u bë zv.Ministër i Financave. Kjo, përkundër marrëveshjes paraelektorale që Edi Rama nënshkroi me kryetarët e partive të vogla të majta, sipas së cilës, në vartësi të votave në rang kombëtar, do të shpërndaheshin poste qeverisëse mes partive.
Ky rezultat politik i futjes në koalicion si parti të vogla më vete shtron një pyetje ekzistenciale për to. Ose duhet të bashkohen mes vetit dhe të futen me një listë të përbashkët në koalicionin e majtë në zgjedhjet e ardhshme (pra të koalicioni të ketë PS-në, LSI-në dhe Bashkimin e Partive të Vogla të Majta), ose të shkrihen, duke u bashkuar me një nga dy partitë e mëdha të koalicionit (PS, LSI). Në qoftë se do të hyjnë nesër në koalicion më vete si sot, fare pak njerëz do t’i votojnë – ata që i votuan në 23 qershor mendonin se kandidatët e tyre do të merrnin ndonjë post dhe sistemi i patronazhit elektoral do të vazhdonte të funksiononte...
Më e ndërlikuar paraqitet situata në koalicionin e djathtë. Vërtet PD-ja, me ndihmën e partive të vogla të koalicionit, mori 7 mandate më tepër se sa prodhoi me forcat e veta (shihni tabelën e mëposhtme), por nga ana tjetër, ajo i kishte shpërblyer paradhënie disa prej tyre, duke u futur kryetarët në listat e saj.
Në një garë të ardhshme elektorale, PD-ja nuk mund t’ia lejojë vetes luksin që ta bëjë këtë gjë përsëri, sepse, duke qenë në opozitë, nuk ka sigurinë se “mercenarët” e partive të vogla nuk do të shkojnë pas zgjedhjeve tek koalicioni kundërshtar. Nga ana tjetër, PD-së i duhen disa kandidatë nga partitë e vogla të djathta, të cilët mund të kenë ndikim lokal në zona të veçanta. Një zgjidhje në këtë rast mund të jetë një Bashkim i Djathtë, ku partitë e vogla mund të jenë fraksione të PD-së, por jo parti më vete.
Sidoqoftë, eksperienca e dy zgjedhjeve të fundit parlamentare, tregon se partitë e vogla po shkojnë drejt shuarjes. Në qoftë se nuk zgjedhin rrugën e bashkimit me partitë e mëdha apo të bashkimit mes vetit, sistemi aktual zgjedhor do të jetë i pamëshirshëm me to. Ndërsa për ndryshimin e sistemit zgjedhor as që duhet të shpresojnë, sepse tri partitë e mëdha do jenë edhe më të pamëshirshme në të ardhmen...
Partia-----Nr. i mandateve që prodhoi me votat e veta----Nr i mandateve që i mandatoi KQZ-ja----Difrenca
PS--------------------------------58------------------------------------------65-------------------------------- +7
LSI-------------------------------15------------------------------------------16--------------------------------- +1
PBDNJ----------------------------1-------------------------------------------1---------------------------------- 0
PKDSH----------------------------1------------------------------------------ 1---------------------------------- 0
PD-------------------------------43------------------------------------------50--------------------------------- +7
PDIU------------------------------4-------------------------------------------4---------------------------------- 0
PR----------------------------- ---4-------------------------------------------3--------------------------------- -1
Comments
Z. Zaloshnja, nuk kam lexuar

Z. Zaloshnja, nuk kam lexuar deri me sot asnje analize tenden qe te mos kete gabime logjike ose metodologjike. Ne shume nga shkrimet e tua kam bere edhe shpjegimin se ku gabon.

Ne rastin konkret PS nuk ka marre 7 mandate shtese nga partite e vogla te koalicionit te PS-se. Nqs ti quan parti te koalicionit te majte edhe FRD, AKZ, Malajn Priftin dhe 2 parti te tjera qe dolen te pavarura, atehere spekulant. Ne rast se i ke harruar qe votat e atyre qe eleminohen i " perfitojne" partite qe dalin me mire atehere thjesht ke gabuar ne analize por te pakten kesaj radhe ke bere gabim te vogel.

ORE ADASH, A DI TE LEXOSH TI?

ORE ADASH, A DI TE LEXOSH TI? Z. ZALOSHNJA E KA SQARUAR SE BEHET FJALE VETEM PER KOALICIONIN E PS: "Duke përdorur shifrën mesatare të 2013-ës, i binte që PS-ja, e cila mori 713.4 mijë vota, të prodhonte vetëm 58 mandate me votat e veta, nga 65 që mori me ndihmën e koalicionit prej 37 partish"

Mesazhin e kisha per

Mesazhin e kisha per Zaloshnjen dhe ai e kupton se cfare po i them. Per ta bere me te qarte argumentin trashe-trashe PS ka marre 5 mandate nga votat e partive te vogla dhe 2 mandate nga votat e atyre qe nuk arriten te hynin ne parlament. Zaloshnja votat e "djegura" i perdor kur llogarit koeficientin "votues per deputet" por me vone i nxjerre jashte loje. Ky eshte gabim metodologjik.

Po ta cosh me tej ne sitë logjiken matematike mund te arrish ne konkluzionin qe PS u ka marre me pak se 5 mandate partive te vogla por kjo nuk ka shume rendesi. Cdo sistem elektoral qe ka ekzistuar madje edhe ai i proporcionalit absolut pa prag (qe ne fakt eshte vetem teorik se nuk eshte perdorur kurre) e ushqen partine me te madhe ne vend me vota te partive me te vogla. KY ESHTE LIGJ.

Lereni matematiken e Zaloshnjes se ajo gjithmone çalon dhe madje çalon keq. Mund te thoshte "A i mbajti Rama premtimet paraelektorale me aleatet ?" dhe do ishte shume me profesional.

ORE ADASH, PO ESHTE LLOGJIKE

ORE ADASH, PO ESHTE LLOGJIKE E THJESHTE: nqs partite e vogla te majta nuk do te ishin futur ne koalicion me PS, edhe votat e tyre do te ishin vota te djegura si te FRD, AK, etj. Duke u futur ne koalicionin e majte, kontribuan me votat e tyre per koalicionin, si dhe me fraksionin e votave te djegura qe iu shperndane ketij koalicioni. Kapish?

Logjika jote shume e sakte,

Logjika jote shume e sakte, por nuk eshte e njejta gje me ate qe thote Zaloshnja.

Nese partite e vogla te majta nuk do ishin ne koalicion me PS-ne, PS-ja do merrte 3 (+/-1) mandate me pak, por jo 7 me pak. 7-3= 4 mandate ndryshim, qe jane diference e madhe qe mos evidentuar gabimin ne metodologjine e Zaloshnjes.

Me 2005 dhe 2009 fituesin e caktuan partite e vogla. Me 2013 ato ishin totalisht irrelevante per te caktuar fituesin. Dhe e bukura eshte qe te gjithe e kishin kuptuar kete pas 1 Prillit.

O ADASH, PASKE NEVOJE TE

O ADASH, PASKE NEVOJE TE RIFRESKOSH ARITHMETIKEN E FILLORES: 77 mije votat e partive te vogla te majta qe s'kaluan pragun e parlamentit i kane kontribuar drejteperdrejt koalicionit 6.26 mandate (77000/12300=6.26; po i quaj te mireqena shifrat e Zaloshnjes). Ndersa terthorazi ka kontribuar 0.25 mandate me votat e djegura te FRD, AK, Prifti, Malaj, etj., qe me sa mbaj mend, kane qene rreth 60 mije vota. Pra totali eshte 6.51, ose i rrumbullakosur, 7 mandate. Mandati i 8-te ka qene "dhurate" e FRD ndaj LSI :-)

Jemi shume larg ne logjika

Jemi shume larg ne logjika matematike per tu marre vesh dhe nuk eshte vendi ketu per te bere dizertacion.  Nese ndihesh mire me aritmetiken e Zaloshnjes vazhdo me te. Tek e fundit Zaloshnja nje i paafte i pademshem.

o adash, c'jane keto qe ke

o adash, c'jane keto qe ke shkrojtur?! nuk ka logjike matematike tenden, timen, te zaloshnjes, te iksit, te ypsilonit, ka vetem nje logjike matematike: 3+2=5, jo 4. thene ndryshe ne rastin konkret: "77 mije votat e partive te vogla te majta qe s'kaluan pragun e parlamentit i kane kontribuar drejteperdrejt koalicionit 6.26 mandate (77000/12300=6.26). Ndersa terthorazi ka kontribuar 0.25 mandate me votat e djegura te FRD, AK, Prifti, Malaj, etj., qe me sa mbaj mend, kane qene rreth 60 mije vota. Pra totali eshte 6.51, ose i rrumbullakosur, 7 mandate."

Partia Paskal Milos mori

Partia Paskal Milos mori 11,900 vota dhe ishte me e madhja nga partite e koalicionit te majte qe nuk mori dot deputete.

Nga rishperndatja e votave te FRD (nuk kaloi pragjet elektoktorale) PS merr 12,400 dhe PD merr 9,200. Pra kontribuesi me i madh per PS-ne dhe PD nga aleatet qe nuk hyne ne parlament eshte FRD.

Dakort me konstatimin qe edhe kesaj radhe Zaloshnja nuk kerceu dot mbi nivelin e analistit apo statisticienit medioker.

Njesoj si adashi i im me

Njesoj si adashi i im me siper, e ke sperdredh arthmetiken qe te mos pranosh se PS e ndihmuan bajagi partite e vogla te majta. Vetem partia e Paskal Milos ishte ne koalicion me PS? Ishin 37 or vella! Dhe Z. Zaloshnja thote se kane marre 77 mije vota ato qe s'u futen ne parlament. Nqs votat e djegura te FRD-se kane ndihmuar koalicionin e majte me 1 mandat, sic thua ti, ai i ka shkuar LSI :-)

Po mire mo Edo, ti si njeri i

Po mire mo Edo, ti si njeri i drejte, pse nuk perqafon kauzen e ndryshimit te sistemit. Se ti ket e drejte kur thua qe tashme 3 partite kryesore nuk duan ta ndryshojne kete kod zgjedhor, po akoma me pak interes do kene ta ndryshojne po nuk u be presion nga shoqeria civile, nga shtypi etj.

Jep edhe ti kontributin tend, shkruaj artikuj, perdor kanalet e komunikimit me Ramen per ti thene se duhet vene drejtesia politike ne kete vend.

Llogaritja e kontributit te
Llogaritja e kontributit te partive te vogla, ka caluar perhere tek analizat e Zaloshnjes. Votat e partive te vogla (ish) opozitare u ndikuan shume prej faktit qe ato do ishin te vlefshme pavaresisht partise se koalicionit qe votohej. Kjo vlen edhe per LSI-ne. Rezultati i pazakonte i LSI-se erdhi prej dy faktoresh: vota per te ishte vote opozitare per Berishen; eshte krijuar bindja se kjo parti "i mban" te vetet, me teper se PS-ja, dhe keshtu nje rruge e dy pune. As qe diskutohet qe vota per LSI-ne nuk do ishte ne keto nivele nese nuk do ishte bashkuar me PS-ne, duke garantuar qofte ndryshimin, ashtu edhe mundesine e te qenit ne pushtet. Po ashtu edhe votat e partive te tjera opozitare. Per te krijuar nje perfytyrim te qarte mjafton te kujtohet rasti AK, qe pati luhatje marramendese vetem prej faktit te te qenit brenda apo jashte koalicionit te PS-se. Votat per partite e vogla nuk perfaqesojne ndonje grup te qarte interesi, apo ndonje deshiew te qarte per ekujlibrim dhe amortizim te arrogances partiake ne pushtet (pasi qartazi nuk e ka bere kete rrol); ato thjeshte kane qene si sipermarrje te vogla, qe rekrutonin ku mundnin. Per mua ato do firojne, dhe nuk sjellin dem. Fragmentimi i votave ne nje numer te madh subjektesh krijon pamundesi qeverisjeje, sidomos ne kushtet e mungeses se inercise shteterore, tilerances, shtresave shoqerore (sidomos kapitalisteve) te konsoliduara. Si kudo ku ka sistem shumepartiak, rendesi ka raporti i forcave ndermjet partive kryesore, dhe ne kete rast mjafton te shihet qe PS mor vota sa PD dhe LSI te marra bashke. Edhe shperndarja e deputeteve qe e tille. Dhe te mos harrojme qe ky qe votim ne kyshtet e aleancave qe folem. Nese partite e vogla, apo edhe LSI nuk do ishin ne koalicionin e sigurt opozitar, dyshoj fortesisht qe mund te ishim ne kete rezultat votash.
Besoj se shtysën kryesore

Besoj se shtysën kryesore per koalicionin mes PS dhe LSI Rama e ka patur prej rrezikshmërise që paraqiste Berisha ndaj një rezultati më të ngushtë se sa ky që doli - kjo në sensin e një manipulimi apo deformimi, edhe në momentin e fundit (të kujtojmë ndryshimin e jashtëligjshëm, arrogant e konfliktual të anëtarit të KQZ-së, me synime të qarta, për kë logjikon), sic e ka bërë hapur, më shume se një herë. Gjykimet e përcipta, duke "harruar" kontekstin e situatat ku zhvillohen ngjarjet, japin gjithmonë përfundime të kota.

Add new comment