Pashë Rudinën dhe po shkruaj

Nuk ka faj Fredi, do thotë ndokush, e vështirë duhet të jetë të të verë Çili me pahir të mbash referate gati të përditshme në gazetë. Bëhet dhe më e vështirë të shkruash, kur nuk përdor mendjen por vetëm dhe ekskluzivisht shqisat e dëgjimit e shikimit. Kryesisht analisti në këtë anë të botës e ndërton mendimin ose në biseda kafesh ose duke parë televizor; se di të tjerë, po Indro Montanelli do kishte vrarë veten pa keqardhje në këtë pikë. Kurrfarë tentative, as të shtirur, për ndonjë lloj thellimi, por shkrime të tipit ‘pashë Rudinën, nxorra përfundimin’. Talent i varur nga telekomanda. Talent i varur dhe nga pagesa e faturës së shërbimit digjital tokësor. Nëse këto kushte dështojnë, talenti dështon.
Po mos e lemë pas dore Fredin, heroin tonë të dashur që kaq shumë na argëton publikun post telekomandë. I udhëhequr nga terrori i aktualitetit të ushqyer nga ankthet e Çilit, i ushqyer me parimin “shkrimin e sotëm mos e lër për nesër” , heroi solli si kontribut real në prerjen e një peme, e si kontribut anësor artikullin që do të kritikonte Drejtoreshën e Tatimeve Briseida Shehaj. Në fakt nuk është në qëllimin tim të mbroj Briseidën me këtë shkrim, dukë qenë se vendosjen e saj në krye te tatimeve e shoh si vendim politik të Kryeministrit. Në rast se zonjusha nuk do ketë performancë të mirë, jam po aq i sigurtë se pasojat politike do t’i vuajë vetë zoti Rama si udhëheqës i kësaj administrate. Këtu për mua mbaron trilli i telenovelës së krijuar së fundmi. Por nuk mund të le nga ana tjetër pa dekonstruktuar disa prej togfjalëve që Lela, si autoritet i gazetës MAPO, i propozon si argumenta në kundërshtim të këtij vendimi. Mungesa e logjikës së autorit nuk është se arrin të çojë drejt rrezikut ndonjë kategori qytetare, duke qenë se kjo gazetë shet ose jo 100 kopje në ditë, por se personalisht më ka ardhur në majë të hundës analiza siperfaqësore. Ajo që bëhet në këtë vend për çfarëdolloj situate. Shoqëruar me përdorim fjalësh boshe, konceptesh të pabazuara as në histori e as në aktualitet. E bëj dhe në emër të së drejtës për kafe mëngjesi të shoqëruar me një artikull logjik. E di që s’po kërkoj shumë.
Për parantezë, përpara se të vazhdojmë me Lelën, thjesht për të informuar publikun: Drejtori i saposhkarkuar i zyrës së tatim taksave, ishte Gazmir Spahia, 31 vjec, (një vit më i moshuar se Briseida) është diplomuar për gjuhë angleze (no comment).
Së pari, argument fillestar i Lelës është se Briseida është e panjohur në botën e medias. Por nëse dikush e njihte Gazin për arsye publike atëherë kjo pikë i shkon kryeredaktorit të gazetës MAPO. Gjithsesi, të jesh figurë publike nuk mund të jetë kusht i pakapërcyeshëm për të kryer më pas me nder dhe detyra si nëpunës publik. Nuk ka, dhe s’ka si të shpiket një rregullore që të imponojë dhe karaoke publike për punonjësit me funksione administrative. Lela mund të mburret e ta quajë “kontribut publik” këtë shkrim me mëditje te Çili, por gjithsesi Briseida e ka marrë votën time që sot për faktin që i dha mundësinë Fredit të çojë bukën e përditshme në shtëpi.
Argumenti i dytë i Lelës është një përsiatje metaforash të mbetura në tentativë, aty ku Briseidën e krahason me barut që nuk shkrep, e për më shumë që nuk kapërdihet as me një gotë vere. Meqënëse ky është një mendim personal, atëherë po i përgjigjem dhe unë me një ndjesi po aq personale: Për të lexuar shkrimin e Lelës mund të kem pirë 7 a 8 cigare. Asnji nga qejfi. Jo vetëm me verë që nuk kapërdihen argumentat e tij, por as me konjak Skënderbeu (kantine). Më poshtë vazhdon Lela duke e konsideruar emërimin e zotit Rama, citoj “një emërim me këmbë përpjetë”. Këtu duket evident efekti verë. Alkooli i përdorur për të kaluar sikletin, ka filluar t’i nxehë gjakun. Ndryshe s’kish pse shihte “pozicione”, që shkrimin e hedhin nga interesi publik, në krahët e një haluçinacioni me karakter privat.
Lexues të dashur, asgjë s’keni lexuar më sipër se ajo e shkruar nga z.Lela. Në fundin e shkrimit të tij, kishte një paragraf që citoj: “Kolegia Xhunga u ndje ngushtë mbrëmë dhe ndoshta ardhja në studio e gazetarit të ekonomisë të Top Channel, dhe më vonë mbërritja e Nikolin Jakës qenë përpjekje për të mbushur atë hon të madh ku dëgjohej lirshëm përplasja anë më anë e jehonës së budallëqeve”. Ardhja në studio e kujt? E Nikolin Jakës? Po atij Nikolini që u dënua për korrupsion në ministrinë e Transporteve? Pikërisht ai, ishte mbushja e honit - që sipas Lelës po krijonte Briseida?
Nuk e njoh fare Briseidën, por njoh Nikolinin. Nëpërmjet mendimeve për Nikolinin njoha dhe analistin Lela, vizionin e tij për “mbushjen e honeve të administratës”. Nëse Briseida Shehaj është honi e Nikolin Jaka me Alfred Lelën janë alternativa ndaj këtij honi, atëherë jam gati të hidhem në hon madje pa parashutë fare.
Revista KLAN, rubrika “Dritare”
Comments
Edhe ky, po ashtu si zv.

Edhe ky, po ashtu si zv. Ministri i ri Mbrojtjes Hida, ben mire te mos shkruaj me pasi eshte bere Drejtor ne ministrine e Vilajet Qyrkut.

Keta jane ne konflikt te madh interesi tashme.

Z. Kola dhe une po

Z. Kola dhe une po hidhem pas teje ne hon, por do te marr ma vete dhe parashuten sepse zonjushat akoma nuk jane vene ne prove tamam. Dhe kur te japin prova qe jane te ZONJAT ne punet e veshtira dhe te respektuara qe kane marre persiper, atehere hedhjen e dyte, une do ta bej pa parashute si JU. Urime, shkrim shume i sakte.

Ah Learti i Mjaftit Apo biri
Ah Learti i Mjaftit
Apo biri i atij qe thuhet se ka bere kerdine me fondet e sinjalistikes se rruges se kombit. Aman more aman
Per pune argumentash edhe ky

Per pune argumentash edhe ky artikull nje nivel me ate te Leles eshte - Lela vere ky cigare

Lexova Leart Kolen dhe po

Lexova Leart Kolen dhe po shkruaj.

Montanelli nuk eshte e hijshme te perdoret kot se koti pasi ai nuk ishte ne sherbim te askujt, permendja e tij nuk mund te sherbeje si alibi per mungesen e argumentave. Ai nuk shkruante nga nje kolltuku i nje posti te larte per te sulmuar opoziten por shkruante dhe sulmonte veset dhe te keqijat e shoqerise dhe te politikes pa dallim kahu politik, gje qe nuk me duket se ti je akoma i zoti ta besh.

Sa per korrupsionin do te ishte mire te mos e hapje si teme pasi mund te zbuloje qe edhe krahu politik ku militon nuk noton ne ujera aq te pasterta pa filluar te te bejme biografine thjesht meqe po ia ben te tjereve.

Nese do te sulmosh dike duhen sjelle argumenta bindese dhe jo me the te thashe etj. Ky artikull me duket tamam si i stisur kafeneshe thjesht per te sulmuar ke kritikon. Ne fund te fundit perderisa te sapoemeruarat nuk mund t'i gjykojme nga eksperiencat e punes, shanset per te pasur nje rezultat pozitiv jane 50 me 50.

Z. Kola, hera e pare dhe e

Z. Kola, hera e pare dhe e fundit qe po e lexoj, pervec mllefit ndaj Leles, por jo shkrimit te tij, nuk po na thote asgje te re. Duket sikur i paska ndodhur ketij ajo qe presumon se i paska kerkuar Cili Leles. Qe ketu ne fakt, dmth kur nje artikull mbeshtetet ne hamendesime, nuk ia vlen ta lexosh, po hajt me. Ne fakt, detyra e gazetareve me G te madhe, nuk eshte te sulmojne apo kritikojne koleget e tyre, sic ndodhte rendom ne epoken e Shqiperise komuniste, por te shkruajne mendimet e tyre.

Argumentet ne kete shkrim mungojne krejtesisht. E para, fakti qe paraardhesi i Znj. Brisilda ishe pa eksperience nuk e legjitimon vazhdimesine e jo-eksperiences, sidomos ne kushte e rrethana politke te ndryshme: fundi i nje qeverisjeje te lodhur 8-vjecare dhe rilindja politike e Shqiperise se Re.

E dyta, Learti nuk e paska kuptuar qe kur Lela sjell faktin e prezences se z. Jaka ne studio, nuk e pershkruan kete te fundit si model te mire-administrimit apo te luftes ndaj korrupsionit. Ideja ishte qe ardhaj e dikujt tjeter, mund te ishte kushdo ne vend te Jakes, e spostoi debatin ne nje rrjelle tjeter me te favorshme per te ftuarat. As kete s'e paska kuptuar Learti ???? Duket kaq e thejshte.

E fundit, dhe me e rendesishmja, nese Drejtoresha e Tatimeve deshton ne punen e saj, nuk eshte problem i Rames, por i gjtihe shqiptareve. Madje, i pari paguan vetem nje kosto politike, ndersa i dyti, ose me sakte ne paguajme koston e madhe te nivelit me te ulet te jeteses. Kete duhet ta dinte mire Learti, meqe sic po me thone, paska punuar ne nje organizate qe, mision te saj, kishte mireqeverisjen e vendit.

Shkurt, artikull mllefi pa asnje argument dhe me shume pasaktesi. Habitem per respubliken qe e ka sjelle ketu.

Mos ia ver re revolucionarit

Mos ia ver re revolucionarit qe shetit neper bllok me benz ML. Keta kane lexuar shokun Slavoj Zizek dhe kane keqkuptuar qe mbrojtja me e mire e çdo kauze eshte asgjesimi i kauzave te te tjereve; Kerkon argumente? Me fal, por shkrimi nuk duket t'i drejtohet nje lexuesi qe kerkon argumente. Eshte bere ekskluzivisht per ata qe iluminimi i Shefit dhe vija e Partise u bie drejperdrejt nga kulmi i piramides se pushtetit mbi çaçkat djerre.

Mire mor Bard mire per

Mire mor Bard mire per perfundimet e larmishme, por dicka me shpjego zotrote: ti si e mirekupton Zizekun se duhet te jesh goxha koke qe te jesh i sigurt ne mirekuptim? Duhet te luash ne maje te gishtave me Lacan-in dhe Hegelin, dhe une jam i lumtur qe nje shqiptar si une shquhet per te tilla pune. Me ate rast, ke edhe mundesi te shfaqesh publikisht si filozofi i momentit ne Shqiperi se s'eshte pune e paket te mirekuptosh te tilla gjera.

Nuk eshte e domosdoshme te

Nuk eshte e domosdoshme te kesh lexuar Zizek, Platonin apo Marksin per te arritur ne dyshimin qe nje pohim qe shpie ne paradoks, mund te jete i pavertete. Shkrimi nis me sulme personale(Lela i ben shkrimet duke distiluar llogje kafenesh, paguhet nga Henri Cili, fiton buken e gojes duke thene broçkulla etj.etj.), per te vazhduar me nje pohim qe hedh poshte gjithe vazhdimin e shkrimit: Nuk eshte qellimi im per te mbrojtur Drejtoreshen e Tatimeve, ngaqe emerimi i saj eshte vendim politik i Kryeministrit. Me "vendim politik" mesa duket autori ka parasysh kete: "Do emeroj kete çupe ne krye te Tatimeve, ngaqe keshtu me do bytha". Te pakten te na kishte argumentuar qe vendime te tilla(emerimet politike) jane me te mirat e mundshme, krahasuar me alternativa te tjera, bie fjala, profesionalizmin, integritetin personal, kontributin publik, meritokracine etj.etj. Emerimi politik merret si aksiome, nje pohim matematik, qe merret apriori si i vertete, pa pasur fakte paraardhese mbeshtetese.

Le pastaj te tilla argumente, te denja per llogjet e kafeneve, te sulmuara veç nje paragraf me siper, te cilat autori i sjell per te na mbushur mendjen qe "nuk ka ndermend te mbroje emerimet e Kryeministrit": "Drejtori i saposhkarkuar i zyrës së tatim taksave, ishte Gazmir Spahia, 31 vjec, (një vit më i moshuar se Briseida) është diplomuar për gjuhë angleze (no comment)." Se ç'lidhje ka perzenia e nje te paafti, te papershtatshmi apo te korruptuari nga puna me performancen e pasardhesit te tij, kjo mbetet ende per tu sqaruar. Apo nuk vlen per Gazin qe ka mbaruar per anglisht, kriteri qe autori e merr per te mireqene: Gazi, njesoj si paraardhesi, si dhe arketarja qe do i zere vendin, eshte emerim politik.

Siç thote edhe autori: No comment!

Me thene te drejten s'me

Me thene te drejten s'me intereson fort fati i autorit te shkrimit sesa marrja neper goje e filozofeve si Zizeku, qe besoj se jehona do t'i ndihet ne leme te teorise edhe pas vdekjes dhe mbarimit te gallates me barsoletat e tij, si te ishin bashkebisedues te rendomte.

O Leart... po te pakten ver

O Leart... po te pakten ver emrin tend o Radikal i Majte qe shetit me ML ne bllok dhe ben jete boheme me leket e babit dhe te mjaftit. O drejtor i rinise qe ben filozofin po s'di as te shkruash shqip here pas here, qe thua alikopteri ne tv e jo helikopteri. Ti punove per Vilajet Qyrkun ne gjirokaster dhe po merr pjesen tende. Ketu mbyllet muhabeti.... o komunist qe nuk punon, duhet ta marresh me mend qe ne kohen e dulles tipat si ti quheshin parazite dhe denoheshin.

Mjere ky vend kur del e flet ti, mire qe s'shkruan shpesh, e mire qe s'del shpesh ne tv... se do ishte mjerim dhe perdhunim i mendjes se atyre shqiptareve qe nuk e kuptojne se ke kane perballe vertete.

Edi Rama mund te ndryshoje dicka ne kete vend, por tipat si ti do e fundosin...

Tani e lidha Emirn e autorit

Tani e lidha Emirn e autorit me figuren e tij dhe me erdhi me te vertete keq, se keshtu si fytyre me pelqente. Me dukej i kendshem !! Keshtu eshte kur shperblehesh me poste ne Qeveri. Sistemi te korrupton, edhe pse Rama, nuk eshte dakort me kete.

Do ta percaktoja kete shkrim

Do ta percaktoja kete shkrim si nje domosdoshmeri per tu lexuar prej te gjitheve. Nje shkrim me "kembe ne toke" e jo me "kembe perpjete" (sic ka cituar Z.Pseudoskandalozopaloanalist). Komplimente dhe njehere !

Kjo eshte thjesht lufte

Kjo eshte thjesht lufte brenda llojit te.............gazetareve te paguar nga te trete.........Lere rehat Montanellin, please....

Leart, Ne nuk do rrime pas

Leart,

Ne nuk do rrime pas fustanit te Briseides per te kuptuar sa di dhe sa potencial ka. Per popullin e thjeshte (ndoshta dhe per gazetarin) keto hapesirat mediatike jane burim informacioni, sidomos kur shoqja Briseide nuk lidh dot dy fjali dhe ngaterron kafiqin me kolltukun kur vjen puna te retorika.

Fundja fundit, pse t'i besh avokatin mbrojtes shoqes Briseide kur fare mire mund te na i jape provat me punen e vet?! As ti nuk na provove qe je ndryshe:

"Kryesisht analisti në këtë anë të botës e ndërton mendimin ose në biseda kafesh ose duke parë televizor; se di të tjerë, po Indro Montanelli do kishte vrarë veten pa keqardhje në këtë pikë. Kurrfarë tentative, as të shtirur, për ndonjë lloj thellimi, por shkrime të tipit ‘pashë Rudinën, nxorra përfundimin’. Talent i varur nga telekomanda. Talent i varur dhe nga pagesa e faturës së shërbimit digjital tokësor. Nëse këto kushte dështojnë, talenti dështon."

Socius,

Ti mor zoterOTE meriton te jesh anetari i pare i Partise se Forte!

Add new comment