Xhamia "e re"

Përsëri për projektin e xhamisë te sheshi i Namazgjasë në Tiranë. Është vënë brenda thonjëzave cilësori i emrit (“e re”), për të treguar se në fakt kemi të bëjmë me një xhami mesjetare. Kjo vërtetohet fare lehtë po t’u hedhim një sy të shpejtë në internet objekteve të kultit islamik në botë.
Xhamia e Namazgjasë në qendër të Tiranës na rezulton e stilit turko-otoman! Arkitekturë që haset vetëm në Turqi e jo në vendet e tjera myslimane. Në këto vende shohim stilin elegant arab. Me këtë nuk dua të them se arkitektura turko-otomane nuk ka bukurinë e vet. Nuk e merrja me mend se xhamitë e Stambollit mund të ishin aq të bukura derisa i vizitova para disa vjetësh.
Por nuk është gjë e panjohur që Shqipëria ka qenë e pushtuar për gjysmë mijëvjeçari nga Perandoria Osmane. Një simbol të këtij pushtimi e kemi tashmë në qendër të kryeqytetit, krahas shtatores ekuestre të Heroit tonë Kombëtar që e luftoi për çerek shekulli atë pushtim. Mos qenka e nevojshme të kemi tani në fillimshekullin XXI një simbol të dytë? Që do të ndërtohet jo nën shtrëngimin e ndonjë pushtuesi por me nismën, vullnetin e shpenzimet tona?
Arkitektura e projektit të xhamisë në fjalë, më shpie te besimtarë të veshur me veshje orientale otomane-turke, me çallma në kokë e me mjekra e mustaqe të mëdha. Duke e vështruar atë projekt përfytyroj karroca që shpien sulltanin dhe familjen e tij, vezirët, pashallarët, bejlerët e agallarët për orët e lutjes. Përfytyroj gra të mbuluara, papuçet karakteristike majëpërpjeta të lëna në hyrje etj., etj. Për fat të keq, më vijnë në kujtesë edhe dumbabistët tanë…
Këtë përshtypje ta përforcojnë edhe më shumë katër minaret tipike të xhamive të Stambollit. Në vende të tjera shumë rrallë mund të hasësh ndonjë xhami me kaq shumë minare. Një, a e shumta dy minare, do të ishin mjaft për Tiranën tonë të vogël.
Por po i lëmë mënjanë ato 500 vjetët e pushtimit, meqë e paskemi kaq të lehtë ta bëjmë këtë gjë. Le të shohim çështjen e ecjes me kohën. Mos është e udhës të ndërtosh objekte kulti të njëjta me ato të kaq shumë shekujsh të kaluar? Mos koha për ne shqiptarët duhet të ngecë në vend, e madje të ecë mbrapsht? A nuk jemi prapa botës duke mos zgjedhur nga bota modele xhamish të ndërtuara në vende myslimane, por edhe në vende të krishtera nga komunitete myslimane?
Po sjellim disa shembuj: në Algjer, në Dubai, në Kazablanka, në Tashkent, në Moskë, në Nju-Jork, në Londër etj., etj., asgjëkund nuk hasim arkitekturë xhamish turko-otomane. Mos në këto vende myslimanët janë më pak të devotshëm se nuk i kanë të tilla objektet e kultit? Komuniteti mysliman i Romës ka ndërtuar një xhami moderne me një hijeshi e finesë të veçantë. Është e kuptueshme: nuk mund të bënte përjashtim xhamia në këtë vend që quhet “il bel paese”. Por jo më pak elegante është edhe xhamia e re e Sarajevës, e ndërtuar tani vonë.
Për fat të keq, në Shqipëri nuk është i vetëm rasti i kësaj xhamie që flet për marrëdhënien tonë primitive me kohën. Kisha ortodokse e Korçës mos është më pak mesjetare? Kisha e madhe ortodokse e Tiranës ka sjellë këtu Shën Sofinë e Kostandinopojës, por sidoqoftë të stilizuar me elementë modernë.
Kur është fjala për t’iu përmbajtur traditës në arkitekturën e objekteve të kultit, nuk mund të mos kemi parasysh se tek ne ajo lidhet me pushtime të caktuara: bizantin, turko-otoman…Shqiptarët e sotëm nuk kanë pse t’i kthehen së kaluarës, nuk kanë pse ngjallin kujtime kohësh që fatmirësisht kanë kaluar, shpresojmë, njëherë e përgjithmonë. Për komunitetet fetare shqiptare a nuk do të ishte e udhës, a nuk do të ishte përbashkuese të forconin, krahas ndjenjës fetare, atdhedashurinë?
“Kur të doni më shumë atdheun, do të doni më shumë njëri-tjetrin”, – na jep Nënë Tereza këtë porosi me kuptim të thellë e largpamës, që mbetet gjithnjë aktuale.
Dhe dashuria për atdheun është e qartë që nuk dëshmohet duke sjellë mu në mes të Tiranës së shekullit XXI simbole perandorish të perënduara, që na lanë në prapambetjen që po dëshmojmë pikërisht me ndërtime të tilla kaq pa vend. Xhamia “e re” e Namazgjasë e ka kohën dhe vendin në Stambollin e sulltanëve e jo në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë.
MAPO
Comments
Jam krenar qe jam shqiptar.

Jam krenar qe jam shqiptar.

Aman or burra. A nuk gjenit

Aman or burra. A nuk gjenit dot ndonje grua me pak te paditur sesa kjo Donika Ymeri per te folur per ndertimin e xhamise? Kjo pertej veprave te Enver Hoxhes dhe librave te Kadarese nuk ka lexuar gje per xhamite. Apo Shqipni hesapi eshte, thoni? Bjeri ti bim?

Për vite na u shqyen veshët

Për vite na u shqyen veshët nga ata që na kërkonin të mbronim modelin Osman e na akuzonin se xhamitë po arabizohen. Piro Misha në librin “Arratisja nga burgjet e historisë” e zë në gojë këtë punë në hallet e mëdha të Shqipërisë. Kë të kënaqim ne tani, Donikën që i do xhamitë arabe apo Pirron që i do turke. Xhami osmane me katër minare gjendet edhe në majë të kalasë së Kajros, ndërtuar nga një shqiptar që është varrosur po aty. Xhami osmane ka në Siri e Algjer, ka dhe në New York në fakt, ndërtuar nga shqiptarë, po pse duhet të presim që ata që japin mend se si duhet ndërtuar xhamia të jenë të informuar.

Ne nuk kemi c’tu bëjmë njerëzve që krijojnë gjykimet në bazë të një alkimie imazhesh të diskretituara orientalizmi me format më banale të mendjengushtësisë. Edhe gazetat që hapin kanatet për këtë lloj malli, ato qofshin, por nuk ka asgjë të pranueshme në idenë se muslimanët duhet ti nënshtrohen një presioni që nuk u pa për asnjë nga kishat e ndërtuara në kryeqytet.

www.e-zani.com/2013/10/19/ata-qe-nuk-duan-xhamine-te-shkojne-te/

Nënë Tereza nuk ka thënë “Kur

Nënë Tereza nuk ka thënë “Kur të doni më shumë atdheun, do të doni më shumë njëri-tjetrin”, por “Atdheun do ta doni më shumë kur të doni njëri-tjetrin më shumë”, ose pikërisht të kundërtën.

Wow cfare fleterrufeje!Wow

Wow cfare fleterrufeje!Wow cfare hartimi!

Te quash xhamine "simbol I
Te quash xhamine "simbol I pushtimit turk" eshte islamofobi e kulluar.
Turp znj Omari dhe turp respublica.
Ps. Nuk eshte e stilit turko-otoman por e stilit osman, nje stil me fakt me modern dhe elegant se ai arab qe cuditerisht i pelqeka Omarit
Eshte e pakuptueshme te
Eshte e pakuptueshme te ndertosh nje argument te tille mbi keto premisa. Jane dy pyetje retorike qe shtroj: 1) A e di zj. Omari qe shqiptaret nuk kane tradite kombetare ne ndertimin e xhamive? 2) Perse zj. Omari nuk e ka ngritur zerin per ndertime te ngjashme te besime te tjera afer qendres se Tiranes, apo argumenti i saj ka te beje me ateizem/ identifikim vetjak me nje besim fetar tjeter.
Ne rast se ka arkitekture kthjelltesisht shqiptare ne ndertimin e xhamive, atehere zj. Omari duhej ta ndante me drejtuesit e Bashkesise Islame dhe drejtuesit e qeverise lokale e qendrore, te cilet qellimisht krijojne konflikte per te mos ndertuar xhamine.
Nje "Dacibao" nga pjeshka e

Nje "Dacibao" nga pjeshka e rrudhur Omari

Add new comment