Ç'tregojnë kuotat e Ramës, Bashës dhe Metës në BAROMETËR24, etj.

Postuar në 15 Tetor, 2013 17:06
Eduard Zaloshnja

Në Athinën e Lashtë, ku lindi demokracia, votuesit mblidheshin një herë në muaj në agorën e famshme athinase dhe u shprehnin qeverisësve drejtëpërdrejt opinionet e tyre. Kjo formë e drejtpërdrejtë e demokracisë nuk mund të zbatohet në kohët moderne të demokracisë përfaqësuese, për arsye të kuptueshme praktike. Gjithashtu, nuk është praktike që të zhvillohet çdo muaj referendum, për t’u dhënë votuesve mundësinë të shprehin periodikisht opinionet e tyre ndaj qeverisësve. Për këtë arsye, mediat në vendet demokratike kanë dhjetra vjet që i japin mundësi elektoratit t’i bëjë të njohura opinionet e tij nëpërmjet sondazheve periodike të opinionit.

Në Shqipëri, NEWS24 është e para medie që po e krijon këtë mundësi nëpërmjet sondazhit periodik BAROMETËR24, të cilin e mbikqyr unë statistikisht. Të martën në orën 20, u publikuan rezultatet e sondës së parë të këtij sondazhi periodik. Më poshtë vijojnë disa të dhëna teknike të sondazhit dhe mesazhet kryesore që mund të lexohen nga rezultatet e sondës së parë.

KAMPIONI:
1. 1200 votues aktivë urbanë, të përzgjedhur ndër 2850 të kontaktuar me telefon fiks
2. Kampioni u balancua gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht
3. 96% e kampionit, pjesëmarrës në zgjedhjet e 23 qershorit; 4% pjesëmarrës në 2011 dhe/ose në 2009
4. I njëjti kampion do të rianketohet periodikisht në 4 vjetët e ardhshme

MAKSIMUMI I MARZHIT TË GABIMIT STATISTIKOR: Plus/Minus 2.8%.

Tabela 1: A mendoni se gjendja ekonomike e familjes tuaj do të jetë më e mirë pas një viti?
Po 49 %
Jo 26%
Nuk e di 25%
Mesazhi kryesor: Më pak se gjysma e konsumatorëve urbanë janë optimistë për të ardhmen e afërt ekonomike të familjeve të tyre. Shenjë që parathotë se konsumi nuk do të rritet ndjeshëm së afërmi (konsumi përbën rreth 70% të Produktit të Brendshëm Bruto)

Tabela 2: A mendoni se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e mirë pas një viti?
Po 55%
Jo 28%
Nuk e di 17%
Mesazhi kryesor: Jo të gjithë votuesit urbanë që votuan për mazhorancën aktuale kanë besim se rrotacioni i pushtetit do të ndikojnë për mirë në ekonominë e vendit.

Tabela 3: A mendoni se rendi po përmirësohet nën qeverisjen aktuale?
Po 60%
Jo 21%
Nuk e di 19%
Mesazhi kryesor: Përveç zgjedhësve që kanë votuar për mazhorancën aktuale, edhe disa të tjerë kanë perceptimin se Ministria e Brendshme po e merr në dorë situatën e rendit.

Tabela 4: A mendoni se Kryeministri Rama bëri mirë që publikoi fotot e ambjenteve të brendshme të institucioneve?
Po 40%
Jo 41%
Nuk e di 19%
Mesazhi kryesor: Vetëm 2/5 e votuesve aktivë urbanë dhe më pak se treçereku i atyre që votuan për koalicionin e majtë e kanë miratuar “fushatën e fotove” që zhvilloi Kryeministri Rama në dy javët e para të qeverisjes së tij.

Tabela 5: A mendoni se një pjesë e madhe e administratës shtetërore duhet rifreskuar?
Po 66%
Jo 24%
Nuk e di 10%
Mesazhi kryesor: Përveç zgjedhësve që kanë votuar për mazhorancën aktuale, edhe një pjese të zgjedhësve që votuan për koalicionin e djathtë u ka ardhur në majë të hundës nga administrata e vjetër.

Tabela 6: Opinioni për Kryeministrin Rama
Opinioni  Relativisht  Shumë Total
Pozitiv    20%   37%   57%
Negativ    7%    27%  34%
Asnjanës 9%     -        9%
Mesazhi kryesor: Jo të gjithë ata që votuan për koalicionin e djathtë kanë opinion negativ për Ramën. Ndërkohë, jo të gjithë ata që votuan për PS-në kanë opinion të fortë pozitiv për të.

Tabela 7: Opinioni për ekipin ministror
Opinioni  Relativisht  Shumë Total
Pozitiv      31%   20%  51%
Negativ    10%    24%  34%
Asnjanës   15%   -      15%
Mesazhi kryesor: Kuota pozitive për ekipin ministror (51%) është më e ulët se kuota që arriti mazhoranca në 23 qershor (58%) dhe ndjeshëm më poshtë se kuota pozitive që deklaroi Kryeministri Rama para 5 javësh (70%), bazuar në një sondazh të tij të brendshëm

Tabela 8: Opinioni për grupin parlamentar PS
Opinioni  Relativisht  Shumë Total
Pozitiv     20%     27%   47%
Negativ     6%      30%    36%
Asnjanës  17%    -         17%
Mesazhi kryesor: Kuota pozitive e Grupit Parlamentar të PS-së (47%) është më e lartë se kuota që arriti PS-ja në 23 qershor (42%). Ndërkohë, jo të gjithë ata që votuan për koalicionin e djathtë kanë opinion negativ për këtë grup parlamentar.

Tabela 9: Opinioni për Kryeopozitarin Basha
Opinioni  Relativisht  Shumë Total
Pozitiv      11%    30%    41%
Negativ     10%    34%    44%
Asnjanës   15%     -        15%
Mesazhi kryesor: Opinioni pozitiv për Bashën shtrihet përtej PD, në të gjithë elektoratin e koalicionit të djathtë. Gjithashtu, kuota e tij pozitive ka mundësi të rritet përtej sinorit të këtij koalicioni (në territorin asnjanës 15%), sepse vetëm 44% kanë opinion negativ për kryeopozitarin.
Tabela 10: Opinioni për grupin parlamentar PD
Opinioni  Relativisht  Shumë Total
Pozitiv       11%      18%     29%
Negativ        6%      45%     51%
Asnjanës    20%      -         20%
Mesazhi kryesor: Kuota pozitive e Grupit Parlamentar të PD-së (29%) është edhe më e ulët se kuota që arriti PD-ja në 23 qershor (31%)…

Tabela 11: Opinioni për Kryeparlamentarin Meta
Opinioni  Relativisht  Shumë Total
Pozitiv     32%      12%    44%
Negativ    10%      29%    39%
Asnjanës  17%      -         17%
Mesazhi kryesor: Kuota pozitive e Metës (44%) është më shumë se katërfishi i kuotës që arriti LSI-ja në 23 qershor (10%). Ndërkohë, më pak se 2/5 e votuesve aktivë urbanë kanë opinion negativ për të.

Tabela 12: Opinioni për grupin parlamentar LSI
Opinioni  Relativisht  Shumë Total
Pozitiv          26%   11%   37%
Negativ           8%   31%   39%
Asnjanës       24%     -      24%
Mesazhi kryesor: Pothuaj i njëjtë me atë të rezultatit të Metës, por kuota pozitive e Grupit Parlamentar të LSI-së është diçka më pak se katërfishi i kuotës që arriti LSI-ja në 23 qershor (10%).

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Dje benit nje koment ne faqen tuaj: "Te gjithe duan Meten", ndersa sot ky sondazhi qe e nxjerr LSI te katerfishuar ne opinionet e qytetareve. Ky eshte pak ta quash  triumfi i shkerdhatokracise, nderkohe qe njerezit presin Rilindje. Duket se perveçse nje prognoze e sakte, "koalicioni i qelbesirave" si koncept i  M.Nanos po shfaqet si realizim i deshirave te tij. C'mjerim moral! Sa keq qe pas nje zvarritjeje kaq tw gjate neper baltovinat e tranzicionit, ketij mileti i duhet te vare shpresat dhe ta lidhe te ardhmen e vet me kete degradim moral! Shprese kancerozesh..

Submitted by kontrolli! (not verified) on

Do ishte vërtetë dëshpëruese, nëse ajo për Metën do ishte edhe preferencë e pastër e barazvlefshme me votën për qeverisje; por kam bindjen se nga lloji i pyetjes, konteksti i saj, dalin përgjigje që nuk tregojnë përzgjedhje... T'i pyesësh për sjelljen e Metës si kryetar kuvendi në këtë moment, është shumë evazive. Për më tepër, po të mbledhësh përgjigjet preferenciale ndaj tre eksponentëve kryesorë, del se duhen mbi 130% elektorat për atë rezultat! Për mendimin tim, ajo që i "ngatërron" pak më tej gjërat është lidhja mekanike që Zaloshnja i bën përgjigjeve (të cilave nuk u dimë strukturën e pyetjes), me rezultat elektoral (të pritshëm, sipas nënkuptimit të imponuar).

Shkenca e rezultateve të sondazheve mund të bëhet edhe më shumë devijuese nga realiteti se sa koncepti se "populli zgjedh ata që do" (ndërkohë që nuk kontrollon alternativat që i serviren për t'u zgjedhur). Loja e sondazheve është pothuaj e kontrollueshme; me mënyrën se si bën pyetjet mund të dalësh aty ku do, pavarësisht se ç'mendime te "pavarura" ka në mendje i intervistuari; ky mbase është procesi sesi mbajnë pushtetin (në gjithë botën kapital-demokratike) ata që e kanë realisht - shtresa e pasur. Nuk  paragjykoj vullnetin e mirë të Zaloshnjës, për shërbim të mirë ndaj shoqërisë, por kjo nuk është lojë e shpikur nga ai.

Submitted by respublica (not verified) on

nje i anketuar qe ka opinion relativisht pozitiv per politikanin X, jo domosdoshmerisht do te votoje neser per te. sepse i njejti i anketuar mund te kete opinion shume pozitiv per politikanin Y. (keta dy opinione nuk e perjashtojne njeri-tjetrin -- vota eshte unike, jo opinionet). Obama e kishte kuoten pozitive 67% ne sondazhe opinioni, fill pasi u zgjodh president per here te pare, nderkohe qe vetem 53% e zgjedhesve kishin votuar per te...

Submitted by kontrolli! (not verified) on

Pikërisht! Diskutimi im nuk ishte për "t'u kapur në gabim" në llogaritje përqindjesh (më duket e thjeshtë për të kuptuar...), por për nënkuptimin qe dilte nga mesazhi kryesor, i cili ndërtohej mbi një  barazvlerë mes kuotave në votim dhe kuotave të sondazhit :

-"Kuota pozitive e Metës (44%) është më shumë se katërfishi i kuotës që arriti LSI-ja në 23 qershor (10%). Ndërkohë, më pak se 2/5 e votuesve aktivë urbanë kanë opinion negativ për të".

Këto rezultate tregojnë pikërisht atë që thoja, që nëpërmjet sondazhit  marrim një rezultat që (të paktën) nuk është ai politik. Subjektet dhe krahasimi jepnin pritshmërinë e një sondazhi gati elektoral (konteksti ai është). Nëse synohet të nxirret zëri i popullit, për nevojat e tij, mbase duhen pak më ndryshe pyetjet.

Submitted by respublica (not verified) on

ky nuk eshte sondazh parazgjedhor, eshte sondazh periodik opinioni (zgjedhjet zhvillohen pas 4 vjetesh). fakti qe 44% kane shprehur opinion pozitiv per meten tregon se, pervec 10% te lsi, eshte edhe nje 34% qe ka opinion pozitiv per te. kaq, asgje me teper...

Submitted by bbb (not verified) on

Mqsn Zaloshnja i ka pasion sindazhet, i propozoj te bej nje sondazh kur te pyes popullin: A ishte videoja Meta-Prifti manipulim?

Submitted by bbb (not verified) on

Zaloshnja vazhdon te punoje fort per te na "bindur" se LSI nuk eshte nje kancer politik por nje faktor politik...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.