Pritshmëria është e lartë, por…*

Në një shkrim të botuar në gazetën TEMA (http://www.gazetatema.net/web/2013/09/15/salami-nje-dritez-e-vogel-ne-tunelin-e-erret-opozitar/ ), Arben Manaj ka shprehur admirimin e tij për një nga fjalimet e opozitarëve gjatë debatit mbi programin e qeverisë – atë të Eduard Selamit. Meqënëse Manaj nuk ka dhënë detaje nga ai fajlim, por vetëm konsiderata, po riprodhojmë më poshtë një përmbledhje të fjalimit të Selamit.
“Per ata qe thone se nuk po i japim sa duhet mbeshtetje mazhorances se re, dua te kujtoj deklaraten e kryetarit tone se : “Do te mbeshtesim me konsensus te plote cdo ligj e detyrim qe lidhet me procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian”. Ky eshte nje nga shembujt me te mire te venies te interest kombetar mbi interesat partiake ne traditen e pasur te kesaj force politike.
Do te doja te perserisja ne menyre te qellimshme disa nga ndyshimet e konstatuara midis premtimeve elektorale dhe programit te paraqitur ne Kuvend nga qeveria e re.
1-Gjate fushates elektorale premtuat, heqjen TVSH-se per 5 ushqimet baze, cka do te sillte ulje te cimit per keto ushqime.
Ndersa ne programin e lexuar para dy diteve u tha se do te pergjysmohet kjo TVSH.
2-Ne fushaten elektorale,u premtua ulje e TVSH per energjine per konsumin familjar, nga 20% ne 6%.
Ndersa ne programin e qeverise se ardhshme thuhet, “do te kemi ulje te TVSH per pjesen e domosdoshme te furnizimit me energji elektrike per konsumatoret e varfer familjare.
3- Gjate fushates u premtua se do te hiqet taksa e qarkullimit dhe se do te ulej cmimi i naftes per bujqesine me 35%.
Ndersa ne program nuk permendet me sasia e uljes se cmimit, pra me sa do e ulet cmimin i naftes.
4-Ne fushate u premtua pergjysmimi i TVSH-se per farerat dhe fidanet, tani ne program, termi pergjysmim, eshte zevendesuar me reduktim.
5-Gjate fushates elektorale u tha se brenda 100 diteve te para te qeverisjes do te hiqet taksa e biznesit te vogel dhe do te pergjysmohet tatimi mbi fitimin.
Ne program thuhet se do te hiqet taksa e biznesit te vogel dhe do te reduktohet tatimi mbi fitimin per kete biznes brenda vitit te ardhshem. Pra nga tre muaj, premtimi ka shkuar ne nje vit.
6- Gjate fushates elektorale, u premtua statusi i minatorit, ulja e moshes se pensionit dhe siguria e kushteve te punes te minatoreve.
Ne programin qeverises qe u prezantua, nuk behet me fjale per keto ceshtje.
7-Ne fushate u premtua se cdo institucion do te punesoje nje person me aftesi te kufizuara.
Ne program thuhet do te mundesohet “rritje te aksesit” per punesim te personave me aftesi te kufizuar.
8-Ne fushaten elektorale u premtua shtepi dhe pune per grate e policeve te vrare, dhe edukim falas per femijet e tyre.
Ne programin qeverises thuhet “perkujdesje shteterore te posacme” per familjet e policeve te vrare.
9- Gjate fushates elektorale per punonjesit e policise eshte premtuar nje shkalle fikse pagash qe niste nga grada me e ulet 500 mije leke te vjetra, deri tek 1 milione e gjysem per gradat e larta.
Ne program flitet per permiresim te trajtimit financiar te policeve, por jo ne terma konkrete.
10-Nuk gjendet ne program te detajuar kryepremtimi per taksen e quajtur te ndershme, ku mesuesit, infermieret e te gjithe rrogetaret e ketij niveli,do te arrijne te kursejne cdo muaj te pakten 40 mije leke, thjesht prej takses se ndershme.
Dhe se fundi por jo nga rendesia: te persekutuarit politike.
Kompesimi me afate dhe shifra dhe vlere 25 euro ne dite, nuk e shohim me.
Do te deshiroja te ndaja me ju dhe disa mendime dhe shqetsime qe kam lidhur me strukturen dhe filozofine e ndertimit te qeverise te re.
Ndersa eshte per tu falenderuar pjesmarrja e gjere e grave dhe mosha e re ne kabintetin qeveritar, (nje aritje kjo per tu pershenetur per Shqiperine), ne menyre krejt te panevojshme kjo eshte bere duke nenvleftesuar ekpseriencen per nje post kaq te larte sic eshte anetar i kabinetit qeveritar. Ne nje kohe kur koalicioni i partive te shumices te sotme i ka keto burime ne perberjen e tij.
Shqetsimi im kryesor lidhet me rritjen mbi 30% te madhesise te kabinetit te ri qeveritar.
Se pari, per nje vend si Shqiperia, ne nje kohe kur Europa eshte perfshire ne nje nga krizat me te medha ekonomike, ky jo vetem eshte nje shpenzim i konsiderueshem per shqiptaret qe paguajn taksa, (llogarite shkojne ne disa miliona dollare), por edhe nje sinjal negativ per qytetaret dhe investitoret.
Se dyti dhe me kryesorja, akoma me e rende se sa aspekti ekonomik eshte dhe filozofia politke qe qendron pas nje qeverie te madhe.
Ky koncept qe e kerkon zgjidhjen e problemeve ekonomike, sociale, poltike, kulturore dhe me gjere, ne zmadhimin e qeverise dhe rolit te saj ne shoqeri dhe ne treg eshte i kapercyer tashme nga shumica vendeve te zhvilluara.
Edhe ne konceptet me ekstreme te kesaj filozofie te majte eshte veshtire te gjendet nje rritje kaq e madhe (mbi 30%) ne nje mandate te vetem.
Ish presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vitet ’80, Ronald Reagan, kur Amerika ndodhej ne situate te perafert te krizes ekonomike, e drejtoi vendin drejt suksesit me thenien se: “ qeveria e madhe nuk eshte zgjidhje, por shkaktar i problemit”.
Ndjekja sot e nje kursi te kundert ne kushte te ngjashme me shton dyshimin e suksesit te Shqiperise, aq te deshiruar per te gjithe ne.
Kjo politike e nje qeverie te madhe, e kombinuar edhe me rritjen e taksave do ta beje kete sukses pothuajse te pamundur.
Me teper akoma do te shkaktoje probleme serioze jo vetem per ekonomine, por edhe per shtetin dhe shoqerine shqiptare ne teresi.
Nje zgjidhje e suksesshme ne keto kushte do te kerkonte veprimin e kundert:
- Zvogelimin e qeverise dhe te rolit te saj
- Uljen e taksave
- Zhvendosjen e prioriteteve nga qeveria tek individi duke rritur e besimin tek qytetari si kushti kryesor per nje sukses te qendrueshme dhe afatgjate.
Ne keto 8 vite qeverisje te Partise Demokratike dhe koalicionit te saj, ka aritje te prekshme dhe serioze te vendit qe kane ardhur nga kontributi i te gjith shqiptareve.
Vota e 23 Qershorit tregoi se pritshmeria e shumices te shqiptareve eshte edhe me e larte.
Ky eshte nje lajm i mire per vendin.
Kjo tregon se shqiptaret jane te vendosur te fitojne kohen e humbur dhe te pershpejtojne rritmet e progresit.
Por nisur nga programi i paraqitur ketu nga qeveria e re, ky mesazh i rendesishem per te ecur me ritme me te shpejta, nuk eshte kuptuar si duhet.
Perpjekja per te mohuar realitetet pozitive dhe per tu mbeshtetur mbi to eshte nje tregues jo premtues per te ardhmen e qeverise te re.
Eshte e kuptueshme, qe qeveria e re do te kishte kritikat e saj, madje nje pjese e tyre edhe serioze, por kjo i ka kaluar kufijte duke shkuar pothuajse drejt nje mohimi total.
Per kete flet fakti se 1/3 e progamit perbehet nga kritika te ekzagjeruara ndaj paraardhesve. Duke deshmuar se ky eshte shqetsimi i madh per qeverine e re.
Duhet te ishte e kunderta.
Paraqitja e nje program konkret per te ardhmen eshte ajo cka presin shqiptaret.
Perpunimi i nje programi te detajuar dhe shpresdhnes duhet te ishin preokupimi kryesor.
Fatkeqesisht kjo mungon.
Madje nuk ka asnje plan konkret per 100 ditet e para qeverisese, te premtuara disa here gjate fushates elektorale.
Duke shkelur keshtu nje tradite tashme solide ne demokracite perendimore.
Po keshtu mungojne afatet dhe rruget konkrete te zgjidhjes te problemeve.
Eshte nje nga programet me te varfra ne shifra qe i jane paraqitur qytetareve dhe parlamentit shqiptar ne keto 23 vite te demokracise.
Dhe se fundi:
Nuk pashe asnje reference ne vlere monetare per ceshtje serioze apo te dores te dyte.
Si opozitar kjo duhet te me gezonte.
Si qytetar, kjo me shqetson.”
*Titulli eshte redaksional
Comments
Vite me pare, ne nje takim me
<p>Vite me pare, ne nje takim me zotin Selami ne New York, duke diskutuar nese ai duhej apo jo te kthehej ne Shqiperi per te dhene kontributin e tij per vendin dhe PD, mbaj mend qe perafersisht me tha: Po si mund te kthehem? Me ke mund te diskutosh qetesisht atje? Me thuaj nje njeri, qe te degjon kur flet, ne ate vend? Dhe vazhdoi: Ja te jap nje shembull... Isha njehere ne nje takim ne Shkoder, se bashku me Azem Hajdarin, ne sallen e teatrit Migjeni. Salla ishte plot. E mora fjalen dhe po flisja per programin tone te PD. Gjate fjales pllakosi nje heshtje e plote dhe njerzit degjonin me vemendje ato qe thosha. Ishte nje qetesi ne salle, sa mund te degjohej edhe miza kur fluturonte. Pikerisht, ne kulmin e kesaj qetesie dhe vemendje, ngrihet nje njeri nga salla dhe thote: Me leje zoti Selami? Te gjithe kthyen koken nga ai. Po, i them, cfare kishit? O zoti Eduard, me thote, ti veretete je djal i mire, por te them te drejten, nga ato qe thua ti, une nuk marre vesh asnje fjale. Cou, or Azem te keqen, cou dhe veri zjarrin kesaj salle, se na zuri gjumi, dhe kur te shohesh, ja dha me te madhe: Liri, Demokraci! Liri, Demokraci!. Nderkohe salla u ngrit e gjitha ne kembe duke bertitur, filloi te flas Azemi, brohoritje nga te gjitha anet, dhe c'te them... Kur takimi mbaroi dhe dalim jashte, e pyes Azemin: Azem, a mban mend ndonje gje nga ato qe the? Fare, mu pergjigj, asgje per be. Dhe ti thua qe te kthehem.... Sot, kur lexoj keto rreshta te fjales Selamit ne Parlament, te thena me butesi dhe ne menyren me te sinqert, rreshta qe po ti lexosh me vemendje, kane brenda sugjerime thellesisht te arsyeshem, pa mllef, atehere pyes vehten: kush i trajton keto rreshta me kujdesin e nevojshem? Mjerisht, te gjithe e kane mendjen cfare thote bajlozi, ndonse eshte pikerisht ky bajloz qe i siguroi PD nje humbje qe zor se do ta sjell ne vehte per shume kohe. Se fundi, PD po nuk u ndergjegjesua se tanime eshte kohe tjeter dhe duhet te operoi sic operon Eduard Selami, ka per te perjetuar nje dimer te gjate ne opozite.</p>
Po te rilexosh historikun e
<p>Po te rilexosh historikun e premtimeve te "fjalembajtesit" te madh Berisha, do te dallosh se ai i premtuar gjithnje Evropes, pushtetit te dikurshem kur ishte ne opozite se do ...do...do..., por realisht vetem nje gje ka bere: ka vepruar ne te kundert. Me keto genjeshtra ai mashtroi komunitetin nderkombetar per 23 vjet. </p>
Referencat amerikane te
<p>Referencat amerikane te shqiptaro-amerikaneve jane shpeshhere groteske dhe jo-kontekstuale. Reagan mund te kishte te drejte kur thoshte se per ShBA dhe per ekonomine boterore nje qeveri e madhe jane shkaku i problemit. Por per nje vend si Shqiperia qe e ngre era e recesionit global dhe e con sa majtas-djathtas, te thuash se tere kjo shkaktohet ngaqe qeveria ka qene shume e madhe eshte qesharake... Sidoqofte, meqe ky fjalim eshte te pakten me nje ton normal zeri dhe pergjithesisht i arsyeshem, le ta pershendesim...</p>
Mesa duket, zoti Basha ka
<p>Mesa duket, zoti Basha ka perdorur kete shkrim mbreme ne emisionin Opinion te Fevziut, per te vene ne dukje mosperputhejt midis atyre qe premtuan ne fushat dhe programit qe paraqiti ne parlament mazhoranca e re. Jam i bindur se kjo nuk mund te quhet plagjiature, ndonse, mendoj se Basha gaboi rende qe ja dha te shkruara Fevziut. Ai kopil mund ta perdori ne nje rast, per te oportun.</p>
Add new comment