Ndarja territoriale dhe llogaritë elektorale

Postuar në 12 Shtator, 2013 04:47
Eduard Zaloshnja

Vënia nën kontroll e territorit duket se do të jetë kryeaksioni i qeverisë “Rama”, duke filluar nga kjo vjeshtë, kur do të nisë prishja e ndërtimeve pa leje. Por pyetja është se ç'do të bëhet me mijra ndërtimet e kryera me lejet e 65 bashkive dhe 309 komunave të vendit. Dhe një pyetje më e rëndësishme akoma është nëse do të vazhdohet me mozaikun e tanishëm të ndarjes territorale, që i jep mundësinë 374 “pashallarëve” e “bejlerëve” të bashkive e komunave të japin leje të reja ndërtimi, secili me kokën e vet dhe pa një koordinim krahinor, rajonal e kombëtar.

Çështjes së rindarjes territoriale i ka kushtuar një artikull në gazetën “Shqip” Artan Shkëmbi, Kryetar i Shoqatës për Autonomi Vendore dhe Kryebashkiak i Pogradecit, i cili, përveç problemit të mësipërm, sheh edhe një sërë problemesh të tjera në ndarjen aktuale territoriale, që e ka kthyer administartën lokale në një mekanizëm të ndërlikuar me 374 njësi vendore. Këto probleme janë financiare, shëndetsore, arsimore, transporti, juridike, zhvillimi ekonomik, ujësjellësi, kanalizimesh etj. Dhe zgjidhja që sugjeron Z. Shkëmbi është ajo e krijimit të 36 njësive vendore gjithsej, bazuar në gjeografinë, traditën historike të krahinave, rrjetin aktual e të pritshëm të transportit, dhe perspektivën e zhvillimit të tyre. (Skema e propozuar ngjason me atë të ndarjes territoriale të Republikës së Kosovës, por ka më shumë njësi vendore se ajo.)

Pa u zgjatur me detajet e propozimit të Z. Shkëmbi (detajet gjenden në nyjen http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/09/09/per-nje-ndarje-te-re-administrativo-territoriale/ ), mund të them se propozimi i tij duket racional. Dhe duke ardhur nga një kryebashkiak socialist i rëndësishëm, jep shpresë se, të paktën, do të merret në konsideratë nga Edi Rama. Por a do ta lejojnë llogaritë elektorale këtë të fundit që ta marrë seriozisht në konsideratë propozimin e Z. Shkëmbi?

“Sot, njësitë e pafundme, të quajtura Komuna e Bashki, paguajnë një numër marramendës këshilltarësh të këshillave komunalë e bashkiakë (më shumë se 7000 të tillë!), që në shumicë, nuk kanë asnjë lidhje e asnjë aftësi këshilluese ose vendimmarrëse, përveçse u gëzohen pagesave mujore,” shkruan Z. Shkëmbi. Por ajo për të cilën nuk shkruan Z. Shkëmbi është roli që luajnë këta këshilltarë në fushatat elektorale. Ata përbëjnë pararojën e këmbësorisë elektorale në zgjedhjet – dhe partitë, sidomos ato në pushtet, nuk duan ta humbasin këtë pararojë.

Më tej, më të rëndësishëm se këshilltarët komunalë e bashkiakë në fushatat elektorale janë 374 kryetarët e bashkive dhe komunave. Historia elektorale shqiptare e 13 vjetëve të fundit (në të cilat zgjedhjet janë zhvilluar në kushte pak a shumë normale) ka treguar se mazhoranca e re krijon epërsi në garat lokale për kryesimin e bashkive dhe komunave, e cila përkthehet në epërsi në garën parlamentare të rradhës.

Kështu ndodhi në vitin 2000 e 2001 me mazhorancën e majtë dhe kështu ndodhi në vitin 2007 e 2009 me mazhorancën e djathtë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2000, mazhoranca e majtë fitoi rreth 2/3 e njësive vendore dhe pati epërsi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 në ato njësi ku kishte fituar. Kjo epërsi iu zvogëlua në 2005-ën, pasi e djathta fitoi në 2003-shin në disa bashki e komuna që nuk i kontrollonte më parë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2007, mazhoranca e djathtë fitoi rreth 2/3 e njësive vendore dhe pati epërsi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 në ato njësi ku kishte fituar. Kjo epërsi iu zvogëlua në 2013-ën, pasi e majta fitoi në 2011-ën në disa bashki e komuna që nuk i kontrollonte më parë.

Duke patur në mendje këto llogari elektorale, Kryeministri Rama mund mos ta marrë seriozisht në konsideratë propozimin e Kryebashkiakut Shkëmbi, por në këtë rast, ai nuk do të mbante premtimin e tij publik se nuk do të punojë thjesht për t’u rizgjedhur.

Në qoftë se e mira e vendit është parësore për të dhe rizgjedhja e tij është vërtetë dytësore, Z. Rama bën mirë ta lexojë me vëmndje propozimin e Z. Shkëmbi…

Comments

Submitted by cecua (not verified) on

Kjo eshte sipas oreksit te ketij kryebashkiaku te korruptuar deri ne palce.

Seriozitet do te kishte ne rast se do krahasonte disa modele dhe do te argumentonte se ky model eshte me praktik se keta te tjeret.Ky copa e derrit, ka pare ci intereson ketij dhe ja ka futur, sjell kete, sjell ate, sjell edhe kete.

Copa mishi me dy sy

Duhet te largohemi nga ky model pashallaresh te pangopur.

Me e bukura eshte qe keta tipa mendojne se vetem keta mund te merren me punet e ketij vendi.

Nuk zbresin per qamet.

Kjo qe ky topi propozon ka te beje me ndarjen sipas rretheve.

Nje rreth, nje njesi vendore.Shume mire eshte.

Po mos eshte e nevojshme te kemi ca me shume rrethe?

Mos eshte e nevojshme qe te rishikohet ndarja e rretheve, se sipas kesaj le te zeme qarkun fier  icili do te kete gjithsesj 3 njesi vendore.Njesia vendore, fier, lushnje dhe mallakaster.Mos duhet shkurtuar ca ato qe jane me te medha e rritur ca qe jane me te vogla?

Po ate me te rendesishmen ndarja ne rajone, sipas skemes qe funksionon sot edhe financimi nga komponentetet e IPA-s nuk e ke permendur mo palaco?

E para qe ben ky sistem, nuk lejon qe ca pashllare komunale te bejne si te duan me njesine vendore.

Kerkon ca me shume mend.Po ky artani a i ka keto mend?

Po ky nuk po administron dot nje bythe vend, do administrosh te gjithe rrethin ti. Hajdut.

Edhe dicka, rama nuk do ti rikandidoje me ata te cilet jane kryetare vendore, keshtu qe mos u merr me kete pune vlla se nje mut do marresh.Po ja ben gati ndonje tjetri ate njesine vendore ne Pg :))

Submitted by ILIRET (not verified) on

Artani kujton se rrethi i Pogradecit eshte vetem qyteti. Ai edhe kete nuk po e administron dot. Pale ato dhjetra fshatra me mijra njerez dhe me po kaq halle. Sipas ketij propozimi do te duhej qe te gjithe njerezit te drejtoheshin ne qytet edhe per nje problem te vogel.

Artani nuk eshte aq i vogel ne moshe, qe thote se edhe ne kohen e monizmit organizimi ka qene ne shkalle rrethi. Por harron se ka patur kooperative dhe ferma me kryetare e drejtore si dhe keshilla popullore te bashkuar te koop. apo te fermes qe merreshin me hallet e perditeshme te banoreve. Ky org. i sotem eshte i bazuar ne organizimin teritorial te asaj kohe.

Zoti Zaloshnja! Ne do te thellohesh ne kete ceshtje, ju rekomandoj te shikoni organizimin teritorial ne kohen e Mbreterise. Rikthimi ne praktiken e lokaliteteve do te ishte me i sakte, sigurisht me pershtatje sipas zhvillimit te rajoneve. Kjo praktike ka vazhduar ne Shqiperi deri ne vitet '60.

Submitted by Reformatori (not verified) on

Zoti Zaloshnja, me vjen mire qe e perkrahni idene e zotit Shkembi dhe jeni PRO ndarjes se re te territorit. Nderkohe mos e paragjykoni z.Rama sepse ne programin e tij per pjesen e qeverise vendore, PRIORITETI i PARE eshte pikerisht kryerja e reformes administrative-territoriale (fq.14).....keshtu qe RAMA e ka bere zgjedhjen e tij, ai synon te miren e vendit dhe ska merak rizgjedhjen e tij. nderkohe pikerisht asocimi i reformes territoriale me llogarite e vogla elektorale, e kane shtyre ne kalendat greke kete reforme dhe mazhoranca qe iku asnjehere nuk e permendi, berjen e kesja reforme kaq te rendesishme per vendin. Tani besoj e kupton pse Berisha ka pasur epersi ne zonat rurale dhe komunat e vogla te vendit dhe pse nuk ka dashur ta beje asnjehere kete reforme, ai gjithmone ka vene ne krye interesat e tija te ngushta te pushtetit sesa te vendit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.