Një parathënie për një libër mbi 23 qershorin

Nuk di nëse ndokush tjetër në këtë botë e ka parë ndonjëherë të udhës t’i bëjë parathënien një libri, në të cilin ka shumë ide që nuk e bindin, e lënë ndërdyshës, apo më keq akoma, i provokojnë ngasjen për një diatribë. Por edhe në pastë raste të tjera të kësaj natyre, ato afërmendsh janë të rralla; e ndonëse janë të rralla, madje pikërisht ngaqë janë të rralla, ideja më ngjau ndjellëse qysh në krye të herës. Nuk është çudi që edhe autori ta ketë parë kështu të njëjtën ide.
Henri Çili e ka bërë këtë libër në të nxehtë, menjëherë pas ngjarjes të 23 qershorit, përmasat e së cilës e kanë kapur në befasi dhe e kanë trazuar (se mos vetëm atë!). E ka ndihmuar dhe segmenti kohor “bosh” që lidh përfundimin e zgjedhjeve me ditën e votbesimit të qeverisë në parlament, dhe Çili, si të ketë dashur “ta shtrydhë” deri në fund situatën, bëri tok në kohë përurimin e librit me përurimin e qeverisë së re.
Libra të tillë të shkruar me shpejtësi rrufe me dëshirën për ta thënë tënden shpejt e shpejt bartin fiziologjikisht avantazhin e interpretimeve të freskëta dhe rrezikun e interpretimeve emocionale. Dhe Çili, ndërsa e ka shfrytëzuar deri në pikën e fundit këtë avantazh, nuk ka arritur ta shmangë tërësisht rrezikun, ndonëse merret vesh se e ka pasur si synim ta bëjë, e ndonëse do duhet ca kohë që kjo e fundit do të merret vesh saktësisht.
Por Henri për fat ka bërë atë, që unë vetë kisha frikë se nuk do ta kish bërë në momentin që ma dha dorëshkrimin, dmth e ka mbajtur librin në një pjesë të madhe të tij në nivel akademik, gjë që duket tek fakti që ballafaqimin mes PS-së e PD-së, më konkretisht mes Ramës e Berishës, e ka trajtuar si një ballafaqim projektesh politiko-kulturore. Jam i sigurtë se sikur këtë libër ta kish shkruar ndonjë vit më vonë, autori do t’u kish bërë bisht më shumë emrave të politikës shqiptare, e në të njëjtën kohë, do t’i kish bërë bisht edhe një qasjeje tepër pajtuese/mospajtuese me vizionin e Berishës/Ramës. E them këtë, pasi në këtë moment të nxehtë, nën trysninë e rrethanave e në mes të animozitetit mes kampeve, nga një lexim mes rreshtave e nga një shije që të mbetet pas leximit, të del se Henri ka bërë njësh, në kurriz të nervit akademik të librit, kredot e veta liberale me mbështetjen që i ka dhënë njërës palë në garën elektorale. Ky është leximi mes rreshtave, megjithatë. Tek rreshtat vetë, Henri e ka patur merak të bëjë saktësimin, se “aleati Berisha ishte më i afërti mundshëm, jo më i afërti; më liberali i mundshëm, jo më liberali”.
Më duhet të them se mua libri më ka tërhequr më shumë në ato pjesë, ku scholar-i Çili e ka mundur analistin Çili, apo ku analisti e scholar-i nakatosen bashkë, siç është rasti i një analize të ftohtë të asaj që ka ndodhur në tetë vitet e fundit, apo i asaj që pritet të ndodhë në vitet e ardhshme, apo ku ligjërimi dominohet nga termat “fluks kulturor”, “gjendje kulturore e majtë”, fryma e dekadës së re”, “epërsia kulturore e së djathës”, ‘lëvizje kulturore”, “gjendje e re konceptuale”, “fryma liberale”, apo ku syri të kap fraza veçantërisht inteligjente, s’ka gjë se, sipas meje, një pjesë sosh janë pjesërisht, ose shumë pak, të vërteta, si “Berisha nuk ishte aq liberal sa duhej, dhe shoqëria nuk e pranonte aq liberal sa ai ish”, “Berisha doli më liberal se ç’hyri në këtë lojë”, “Berisha i hapi të gjitha kantieret e mundshme, por është e zorshme të gjesh një që ai e ka mbyllur plotësisht”, “ndërtohet pa leje, ngaqë është më e lehtë e kushton më pak se sa të ndërtosh me leje”, “sa më shumë inspektoriate e policira të ndërtojmë për të mbrojtur territorin, aq më pak do të kontrollohet territori”, maksimumi i liberalizmit politik shtrydhej tek format e pluralizmit politik e shoqëror”, etj.
Kulturalisht, unë puqem me Henrin në një masë të caktuar te recetat liberale në planin ekonomik, ndonëse Henri, në ndryshim nga unë, të jep përshtypjen se shtyhet deri atje sa këto receta t’i shohë si të vlefshme për çdo kohë, për çdo krizë, për çdo vend, për çdo qeveri. Përveç kësaj, kam vënë re, dhe më erdhi mirë për këtë, që kemi të njëjtë edhe një lexim të shqetësimeve reale të vendit, madje dhe një alarm të ngritur mbi këto shqetësime, siç janë kontrolli i humbur mbi territorin, dhe për rrjedhojë, dëmet e mëdha që i janë bërë territorit vetë, financimi okult i fushatave elektorale në veçanti e i politikës në tërësi, fshati shqiptar që ka mbetur jashtë binarëve të kapitalizmit, reformat e munguara në lëmin e shëndetësisë e të arsimit, kultura e rushfetit, administrata publike që është bërë plaçkë për militantët e partive, etj, etj.
Ndërsa ndahem me Henrin kur vjen puna liberalizmi politik. Nuk besoj se ndahemi në planin doktrinor, pasi doktrina, që s’është as e imja, as e Henrit, është e njëjtë, e na thotë po ato gjëra, dmth se pushtetet në demokraci duhen ndarë, se pavarësia e institucioneve publike e shtetërore është shumë e rëndësishme, se të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit, se ndryshe vijmë në përjashtimin Orwell-ian, se “derrat janë më të barabartë se të tjerët”, se në një garë elektorale qeveria është thjesht një nga lojtarët në fushën e lojës, e jo një instancë që ka për detyrë të kontrollojë garën, se asnjë qeveri nuk mund t’i japë vetes tagrin që të dhunojë liritë civile e politike, që janë të drejta, dhe fakultete, individuale të pamohueshme, etj, etj.
Por ndahemi në vlerësimin që i bëjmë sendërtimit të këtyre parimeve në Shqipërinë e këtyre kohëve të fundit, sidomos në Shqipërinë e periudhës 2005-2013. Henri thotë se në këtë periudhë janë bërë reforma të mëdha, dhe lë të kuptohet se këto reforma ai i sheh edhe të natyrës liberal-politike, e prandaj sheh tek ndërrimi i qeverive një rrezik për ngadalësimin e këtyre reformave. Unë personalisht e shoh këtë punë shumë ndryshe, dhe për t’mos u futur në detaje të politikës korrente, po mjaftohem të them se ajo që ne po trashëgojmë në planin e liberalizmit politik është dukur qartë qoftë dhe vetëm në dy muajt e fundit, në harkun e të cilëve është pritur të kryhet procedura kilometrike (kushtetuese) e këmbimit të kuajve në krye të karrocës së qeverisjes. Çfarë u duk? U duk që, me rënien e qeverisë, u shkreh si me magji i gjithë shteti, sidomos administrata publike, pjesa më e madhe e së cilës, për shkak të vetëdijës se është futur në administratë si shpërblim për kontributet elektorale që ka dhënë, ka bërë valixhet gati ende pa ua kërkuar ndokush. Dhe kjo gjë, afërmendsh, nuk është një përthyerje liberal-politike në funksionimin e një shteti.
Në fund, më duhet të them se ky libër – ma ka qejfi ta nënvizoj këtë gjë – më bëri të mendoj se ne, analistët, edhe pse rrimë shumë kohë me njëri-tjetrin, edhe pse ndeshemi nëpër studio televizive, edhe pse lexohemi nëpër gazeta, kemi një njohje të përciptë të kafshës politike e ideologjike që është brenda tjetrit. Ky libër mua më dha mundësinë të kem një ide më të saktë mbi Henri Çilin, tamam-tamam mbi mënyrën se si ai i sheh, përtej qëndrimeve që mban në publik lidhur me karfosjen politike të ditës, punët e këtij vendi e punët e kësaj bote.
Parathënie e librit të Henri Çilit me titull 'Kundër-reforma ..'
Comments
Muci, te pergezoj per

Muci, te pergezoj per ballafaqimet pa komplekse me analistet "kundershtare", por me gjithe perqendrimin mbi konceptet politiko-ekonomiko-sociale te tjetrit, me lejo te them se problemet me shpuren e Berishes (ku pefshihen analistet "me prirje te djathta") ishin te natyres se konfliktit elementar: Berisha shkeli te drejta elementare, deri te drejten e jetes...per te mos kaluar ne degradimin ne nje sistem, ku veprimet dhe mosveprimet e tij sollen pasoja dhe zakone shume te demshme, mes shqiptareve. Kriza qe aq e thelle sa edhe perpjekja per te qene "i barazlarguar" perbente padrejtesi (pasi ne barazdistance fiton (me) i ligu dhe (me) i dhunshmi), mendo pastaj se cte drejte kishin ata qe e "preferonin" Berishen.

Nese do behej nje referendum per shfarosjen e hebrejve, ne Gjermanine naziste (dhe ai referendum mund te fitonte), a i jep kjo legjitimitetin e nje alternative, ketij veprimi?! Krahasimi eshte pak i shproporcionuar, por thelbi me duket i ngjashem me marrjen si te zakonshme te "alternatives" Berisha, ne vitet e fundit.

Kete here te kam lexu me

Kete here te kam lexu me shume qef.

Nuk e quaj shume xhenuin (eshte fjale shqiptare kjo?) Henrin ne ato qe thote, e ka mbrojtur "liberalizmin" deri sa ndihmonte interesat e tija e jo me shume. Gjithsesi do i hedh nje sy per te marre vesh se cfare mendon Henri me tej se sa thjesht debatet thuajse shterpe televizive.

Po mire do ishte qe nje gje te tille te benin edhe te tjere. E para per te pare sa "mbushni" vertete, pra sa dini te mendoni e te flisni pertej debateve te dites. E dyta, per te krijuar nje "record" tuajin, nje prove te ideve qe keni patur e me te cilat do perballeni neser nese do u devijoni per shkak te konveniences politike.

Per shembull Muc une di qe ti mbeshtesje rrotacionin deri sa te vinte Rama ne pushtet, per me tej nuk e di. Di shume pak rreth bindjeve te tjera te tua per institucionet politike tonat, per partite dhe demokracine e tyre dhe efektin qe mungesa e saj krijon ne tere sistemin politik, per financimin e fushatave, per pushtetin lokal dhe sa mund te decentralizohet pushteti qendror drejt tij, per arsyen pse territori nuk kontrollohet, per lidhjet e krimit me politiken etj etj.

Ne kete pike po pres me

Ne kete pike po pres me padurim edhe nje bestseller te Fevziut ose Frangajt te titulluar "100 sfumaturat e lepirjes "me parathenie te Bazes, apo nje artikull te politologut Cani ne gazeten "Dita" ose "Tema" ku te rrefehet per aventurat dhe teknikat e maskimit gjate rregjimit autokrat berishian. Kjo e fundit te kete per redaktor Andrea Stefanin. Perpara .......

Muci, juve keni deklaruar qe

Muci, juve keni deklaruar qe me ikjen e SB nga politika do ti kushtoheshit gazetarise se mirefillte. Kjo eshte mese e drejte sepse qenia e tij ne politike eshte e njejte me nje flame dhe emergjence kombetare. Pikerisht kjo perpjekje e juaj sot per te kuptuar Cilin dhe Cilizmin si fenomen eshte pikerisht gje normale brenda profesionit tuaj. Por pa dashur te merrem me detajet e librit te Henri Cilit po ju referohem thenies tuaj te drejte: "Qendrimi ndaj 21 Janarit eshte vija ndarese". Por kjo duhet ne rradhe te pare duhet te vlej edhe per gjykimin tuaj ndaj Cilit (qe per koincidence as per kolegun Mahmutaj nuk foli atehere). Nje nga aresyet kryesore (per mua eshte kryesoria ne fakt) qe SB e shkaterroi kete vend eshte se "inteligjenca e mirefillte opinionberese" e tradhetoi interesin publik. Arkitekti i ketij krimi te pallogaritshem dhe instrumenti kryesor ne kete projekt eshte Cili me UET e tij. Eshte pikerisht ky kolegu juaj qe hiqej si "shenjt i interesit publik" por cdo perpjekte te shoqerise civile e nullifikoi edhe duke i ofruar akses te limituar ne UET. Eshte pikerisht Cili beri ashtu sic beri Sudja dhe VEFA e ka kthyer aresimin e larte ne nje bombe me sahat pasi ka zhvleresuar pasurine dhe investimin ne tru te cdo te riu studios dhe punetor.

Prandaj Muci kujdes dhe mos harro qe Cili ka qene nje nga instrumentet me te forta te rregjimit Berishian. Ndoshta kjo eshte aresyeja qe paska ngelur pa gjume keto kohe duke u perpjekur te shpetoje veten dhe biznesin e tij me kete liber. Juve besoj se e kuptoni qe Cili nuk ka qene aq naiv sa te mos e kuptonte frymen 1 milinoeshe anti Sali por ai ka besuar ne suksesin e planit te tij per te marginalizuar intelektualet opinion beres qe me pas propaganda e SB te genjente votuesit.

Prandaj Muci, njeres intelektuale si juve qe jeni shume te pakte mbajini shqisat mprehur per Edi Ramen dhe mos u merrni rehabilitimin atyre tipave qe me ndegjegje i kane sherbyer hapur apo fshehur atrofizimit te mendimit te pavarur publik. Muci ju lutem mos harroni se sot Cili padrejtesisht ka me shume ardhura se juve dhe kjo jo pa aresye.

Me vjen keq Muc po ke

Me vjen keq Muc po ke harxhuar kohen kot me kete shkrim,Cili ne asnje rast te vetem nuk ka qene objektiv,edhe kur nuk ka pasur se cfar te thoj si kunderargument ka thene:"Them keshtu se me do trapi".(emisioni shqip i Rudina Xhunges)

Nganjehere me duket sikur M.

Nganjehere me duket sikur M. Nano eshte personazh Frojdian tipik i atyre ilustrimeve qe permend Frojdi per egon, dhe unin e pamposhtur qe ne vend qe te beje recension- flasin per veten. Ne ese-te e tij psikoanalitike ka nje shembull identik te analizes se tij per nje kritik recensues. E thene shqip perkthehet: Doni me per Belulin. Eshte vetem nje recension qe te ka besuar nje koleg (...) Po Nano me shume se Frojdian kalon ne kohe si nje personaxh i Jean-Paul Sartrit dhe i egzistenzialismit te tij. I unit dhe egos njerzore. Cdo gje e ka te kalkuluar dhe te llogaritur mire. Lexojeni se cfar shkruan: “Nuk di nëse ndokush tjetër në këtë botë e ka parë ndonjëherë të udhës t’i bëjë parathënien një libri, në të cilin ka shumë ide që nuk e bindin, e lënë ndërdyshës, apo më keq akoma, i provokojnë ngasjen për një diatribë.“ Me teper se kritike eshte nje himn per vete Nanon, nje manifest ego-je. Shkon, sigurisht qe shkon, perderisa dhe vete Cili e ka vene ne parathenjen e librit. Po mua nuk me thote asgje dhe, nuk shkon. por nuk shkon o njeri. Nuk shkon jo se ke dale nga rroli qe te ashte besuar. Ty te eshte besuar rroli i recensuesit, kritikut per te orjentuar lexuesin. Dhe ti lexuesin e orjenton nga nano-ja dhe me shume te ngelen ne mendje rrotullimi rreth unit tend. Dhe fjalet e fundit i thua te parat se te tradheton ego-ja qe te ka bere zap. Nuk them te behesh si disa recensues qe marrin rrolin e mazhordomit apo speaker-it e trokasin me shkop tre here dhe tre here bejne tellallin e bejne me dije auditorit qe ne skenen e analizes politike e merr fjalen autori e sigurisht duke e prezantuar ate gjithe shkelqim per ta marketuar ne publik. Ti nuk e ben kete, ne rregull. po mos bej kete tjeteren direkt vertikale “konfliktuale“ pa asnje ilustrim nga teksti dhe shume une..une...une duke e rrotulluar rreth personit tend. Kudo, kudo ndihet parfumi i egos dhe ta them sinqerisht qe tek une keshtu erdhi. Njeriu nuk e merr vetem me lexim mesazhin po ka dhe plot shenja te tjera qe sensoret e lexuesit krijojne simpatite dhe imazhin mbi shkrimin dhe shkruesin. Pra njeriun nuk e tradheton vetem menyra se si shkruan, dihet qe uni yne afirmohet nepermjet fjaleve, dhe indititeti i yne qendron te fjalet. Trupi njeriut eshte forme, eshte nje forme imazhi dhe i prekshm qe ekziston. dhe cdo forme ka nevoje per materjen, per plazmen qe quhet shpirt. Pra shpirti eshte kjo lende hyjnore qe i jep jete kesaj kalbesire vdektare qe quhet forme dhe ka shpirtera qe te mbysin me parfumin e unit te krekosjes.

Cilit i duhej nje "dere e

Cilit i duhej nje "dere e pasme" per te rihyre ne opinionin publik, dhe kete dere po ia hap M.Nano, dhe ne kete kuptim, Nano duhet te ndjehet i perdorur. Si mundet nje ze i diskredituar dhe pa kurrfare autoriteti moral, te rikthehet ne debatin publik?-Duke i kerkuar dikujt qe te pakten i ka mbetur pak erz ne fushen e gazetarise, qe ti harrnoje nje parathenie, nje petk qe te fshehe shemtine morale dhe degradimin e intelektit ne hyzmeqar te pushteteve...Cili mund te kete pasur e mund te kete ende akses te pakufizuar ne media, por zeri i tij eshte perfundimisht i censuruar dhe pa kurrfare audience reale prej neverise se publikut. Atehere si i behet? Po ja, gjenden perhere njerez qe ne vend te thenit te gjerave troç, rrine e sterhellojne gjithfare apologjish, a thua se Cili eshte nje ideolog i liberalizmit, i cili duhet respektuar edhe ne paçim mosperputhje ne mendime. Por Cili, qe te mos kete keqkuptime, nuk eshte nje individ qe thjesht mendon ndryshe; ai eshte nje qenie qe genjen me vetedijen qe eshte duke thene nje rrene, pa e rrahur qerpikun e syrit; eshte nga ata njerez, i cili ka pasur shume raste qe te thote te verteten, pa rrezikuar asgje, dhe ka zgjedhur prape te genjeje. Pertej sterhollimeve e relativizimeve deri ne shperfytyrim te te menduarit, Gerdeci, 21 Janari, vjedhja e Rruges se Kombit, çeshtja e videos "Meta", pergjimi i Ylli Pangos, jane fakte kokeforta qe provojne cilesite "liberale" te ketij njeriu te cilin M.Nano na e paska marre nen sqetull, dhe si babaxhan largpames na sugjeron qe gjerat nuk jane edhe aq ashtu si duken. Per kete, i jap te drejte Nanos, gjerat nuk jane aq keq sa duken, por jane edhe me keq....

Mendje kuturu. Pak shkrimtar,

Mendje kuturu. Pak shkrimtar, pak kritik , pak showman, pak gazetar, pak inxhinjer, pa(k) vlere.

Nuk e boton kete shenim!?

Turp!!
Turp!!
Add new comment