A është Shqipëria gati?

Postuar në 12 Shtator, 2013 12:34
Koloreto Cukali

Një frazë që e dëgjoj gjithnjë e më shpesh kohët e fundit, është fraza “si shoqëri nuk jemi akoma gati”. Ti pyet, pse të mos sekuestrohen pasuritë e paligjshme? Të thonë që “s’jemi gati”. Ti sugjeron burgosjen e shkelësve të ligjit, por për ta “shoqëria jonë nuk është gati”. Ti pyet për shkatërrimin (jo-selektiv) të ndërtimeve pa leje, dhe prapë të thonë se “shoqëria nuk është akoma gati”. Ti do të jetosh si njeri, dhe përgjigja është... e merrni vetë me mend.

Jam thellësisht kurioz të di kush e ka artikuluar i pari. Sepse, ka ngjitur kaq mirë, deri dhe nga njerëz që fjalën ua dëgjoj me shumë vëmendje, sa tregon se nuk është thjesht një filozofi fluturake. Jemi një popull – me popull i them atyre që kanë në dorë të ndryshojnë një gjë sado të vogël në këtë vend – i trainuar me përgjigjen në kor: “Gjithmonë Gati”. Dhe ja, tamam kur gati po thyhemi në mes, të dërrmuar nga 23 drunjtë e shtrembër të tranzicionit, marrim vesh se paskemi bartur kot për gjithë këto vite këtë barrë të padurueshme. Ç’do të kish ndodhur po të na e kishin thënë më herët që s’kishim për të qenë kurrë gati?

23 vjeç, dhe jo gati për nuse

Jemi në vitin 2013. E di që e dini. Por, jemi nisur së bashku në 1990 dhe jemi nisur atëherë (pothuajse) nga një start i njëjtë. Jemi nisur nga një premisë e përbashkët – që ishim gati për një shoqëri, shtet e ekonomi më të mirë nga ç’e kishim, për një vend që do ishte si gjithë Europa, dhe ku të gjitha plagët do zbuteshin me melhem. Dhe ja ku jemi: më të pabarabartë se kurrë (të paktën aq sa mban mend kujtesa e gjallë).

Tani, dëgjoj që nuk qenkemi gati! Tani, kur gara ka mbaruar. Po t’jua kishin thënë që atëherë, ndoshta do kishit preferuar të rrinit ashtu siç ishit, ose të ishte një start i njëjtë vjedhjeje e abuzimi për të gjithë. Tani që nuk ka mbetur më gjë për të grabitur, tani, gara mbaroi, por ne nuk jemi gati. Të mos jesh gati, është të të thonë: “Fillo vidh për vete vëlla, se shtet nuk bëjmë dot”.

Nuk është thjesht një frazë. Është sintezë e shtetit dhe e shoqërisë. Një shtet ngritur mbi një fatalizëm nuk di se nga ndryshon nga një shtet i dështuar.

Gati, si një grua shtatzënë

Një grua shtatzënë e di se çfarë do të thotë të jesh gati. Dhe në mos, do mësojë vetë. Të mëson puna, thonë. Nëse do e shihni Shqipërinë si një puzzle, ku në çdo copëz të puzzle-it gjallon jeta, do të shohim se të tëra copëzat janë gati. Femrat janë gati për modën e re të flokëve. Burrat janë gati për Champions League-n, madje Shqipëria është gati dhe për të shkuar në Botëror. Të gjithë janë gati për të bërë ski në Mavrovë në dimër. Biznesmenët janë gati për të bërë evazion fiskal. Bukëpjekësit janë gati në mëngjes për të nxjerrë byreqet. Kalamajtë bëhen gati për shkollë. Rama është gati për të marrë pushtetin. Atëherë, pse shumatorja e tërë këtyre vullneteve që janë gati, nuk na qenkësh gati?  Pse shteti është gati të mbajë sistemin e burgjeve, kur nuk jemi gati për të burgosur njerëz? Pse e majta ishte gati për të ardhur në pushtet, por shoqëria nuk është gati për t’u bërë një vend perëndimor? Këtë mund të na e shpjegojnë ata që e “zbuluan”këtë filozofi.

Dështimi që vjen nga “lart”

Kjo frazë është artikuluar “atje lart”. Më duhet të bëj një parantezë. Fjala “lart” tek ne nuk ka shumë kuptim. Pozicioni “lart” tek ne është shumë iluzor. Sot je lart prej ca rrethanave fatlume. Nesër, je poshtë, tek moçali i përgjithshëm. Statusi politik apo shoqëror është si rrobat e reja të mbretit – një shtirje masive. Njerëz të pashkolluar mbajnë pozicione të larta, sharlatanët bëjnë para, dhe injorantët zotërojnë pushtet që s’dinë ta menaxhojnë. Ndërkohë që një nga eruditët më të mëdhenj që njoh, Moikom Zeqo, endet i papunë prej 8 vitesh, për shembull. Doni të testoni pushtetin e ri? Fiksoni dikë që ka vlera, dhe shikoni si do ndryshojë jeta e tij. Po le të kthehemi “lart”.

Kush është atje lart që filozofon dështimin e shoqërisë? Ka atje sipër njerëz të zgjuar. Ka edhe njerëz të shkolluar. Ka njerëz që duke parë varfërinë e madhe intelektuale që i rrethon “atje lart”, kanë hequr dorë nga shkollimi i mëtejshëm, se nuk u duhet. Ka dhe njerëz që kuptojnë ç’ndodh. Por, atje për fat të keq nuk ka filozofë të shoqërisë sonë politike. Aq më pak vizionarë. Po të kishim, do i kishim ndjerë. Atje, ka më shumë njerëz kulisash dhe “filozofë” kafenesh. Sepse, liderët e politikës preferojnë të jenë të rrethuar me “Yes man”-ë. Sepse, lideri i di të gjitha. Sepse liderët rrinë tërë ditën duke kundruar moçalin (që e duan dhe pa bretkosa, madje). Dhe siç thonë, kur ti sheh për një kohë të gjatë humnerën, humnera rri e të sheh ty. Shqipëria e parë nga “lart”, projektohet vazhdimisht për dështim, përmes stampave.

Stampuar me filozofinë e dështimit

Fraza “nuk jemi akoma gati” ndoshta nuk do e meritonte një artikull më vete. Por, ajo është e fundit në një seri “filozofish” që na kanë stampuar si shoqëri.

Ju kujtohet teza që anti-rotacion që qarkullon prej mbi 10 vitesh që thotë se “këta që janë në pushtet vodhën, hëngrën e u ngopën, por ata që do vijnë do duan të hanë nga e para, se janë më të uritur. Më mirë të mbajmë këta!”? Ose, shtampa tjetër, që “ne jemi vend i vogël, kaq mund të nxjerrim”? E pra, faktet kanë treguar që pangopësia në pushtet nuk ka masë e kufi. “Berisha 2” ka qenë ku e ku më shkatërruese dhe e pangopur se “Berisha 1”. Nëse vendet e vogla, aq e kanë takatin, do të thotë se Kina duhej të ishte superfuqi në futboll. Ose, Norvegjia nuk do nxirrte kinema të mirë. Ose, Singapori, nuk do ishte i zhvilluar, po do ishte këtu ku jemi ne, në mos më keq, për nga përmasat gjeografike.

Këto filozofi dështimi, pasqyrojnë vetëm dështimin e disave. Për fat të keq, na shtamposin të gjithëve.

Jo se s’di, por s’do!

Rreth pallatit tim, ka disa kërpudha informale. Kushdo që vendosi të mos presë “të bëhemi” por vendosi të bëjë të vetën, e ngriti një ndërtim pa leje. Askush nuk do mundej para ’90-ës. Dhe jo se kishin frikë nga xhaxhi, por ishte një shtet funksional. Nuk po flas as për politikë e as për kampe përqëndrimi. E kam te shteti dhe zbatimi i ligjit. Mos do thotë që atëherë si “shoqëri ishim gati” dhe pas ’90-s humbëm gatishmërinë? Nuk e besoj.

Fatalizmi i “shoqërisë që nuk është gati” është justifikim i paaftësisë për të qeverisur. I paaftësisë për të ndërtuar shtet. Është justifikim i garës së pandershme që bënë, e në emër të së cilës shkatërruan çdo strukturë shteti. Është justifiikim i mediokritetit, në emër të të cilit shkatërruan çdo ëndërr me të cilën u nisëm 23 drunj të shtrembër më parë. Por, dështimi është i tyre. I atyre që e artikulojnë, dhe atyre që e besojnë.

Shoqëria shqiptare mua më duket se është krejt gati. “Gati” nuk janë kasta qeverisëse, hajdute dhe e paaftë, që mezi pret të prodhohet një gjasme-argument në djerrinën “atje lart” për të qetësuar veten dhe për të na gënjyer ne.

Për atë që ka ndodhur në këtë vend për 23 vjet, fajin nuk mund ta ketë moçali. Faijn e kanë ata që preferojnë të mbretërojnë mbi moçal, dhe tashmë, përtojnë dhe të mbyllin hundët.

Revista KLAN

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

kolo, te lumte pena, por te p..dhsha mendjen. Merr mundimin e lexo Tip O'Neill's "Man of the House"

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Nuk do te merrja mundimin te komentoja kete shkrim sikur te mos ishte pohimi i autorit: "Rreth pallatit tim, ka disa kërpudha informale. Kushdo që vendosi të mos presë “të bëhemi” por vendosi të bëjë të vetën, e ngriti një ndërtim pa leje. Askush nuk do mundej para ’90-ës. Dhe jo se kishin frikë nga xhaxhi, por ishte një shtet funksional. Nuk po flas as për politikë e as për kampe përqëndrimi. E kam te shteti dhe zbatimi i ligjit."

Shtet funksional?!? Zbatimi i ligjit?!? Sa vjec je ti zoti Koloreto? A e ke jetuar ate kohe apo e ke me te degjuar nga babi? Ai mender shtet ishte nje shtet ku eshte e vertete kishte nje ligj te shkruar (per ate pune edhe sot ka ligje te shkruara), po mbi ate ligj ishte Maliqi, demek Partia, absolutisht e sanksionuar ne kushtetuten famekeqe te RPSSH.

Ke degjuar ti djale i mire per internime pa gjyqe? A e di ti qe cfaredo te pandehuri ne gjykate i mohohej mbrojtja e kualifikuar ligjore? A e di ti sa njerez te pafajshem jane denuar me deshmi te rreme? A e di ti sa njerez te pafajshem jane detyruar te pranojne nen torture krime qe nuk i kishin kryer?A e di ti qe ne ate kohe me shume se drejtori (perfaqesuesi i shtetit "funksional") te pushonte nga puna Sekretari i Partise, per te mos thene qe te bente edhe gjeme me te madhe se kaq, pa iu dridhur qerpiku fare per ligjin e atij shteti funksional Etj. Etj.  Ai qe dukej si shtet funksional ishte shteti i cubit qe terrorizonte ke te donte, dhe vertet kishte qetsi, por edhe ne varr ka qetsi apo jo?

Tashti nese per ty mor zoteri ky eshte shtet funksional, atehere une po te them qe per mua eshte me mire ky shteti qe nuk eshte gati akoma, sesa ai shteti yt funksional. Nuk po them se shume nga ato gjera qe ti thua nuk jane ashtu si i thua ti, por kur e perlyen me funksionalitetin e shteti monster, me fal por e 10 pak.

Dhe po te them edhe nje gje tjeter qe mbase ai/ajo qe te tregon prralla me shtet funksional nuk ta ka thene, te gjithe pa perjashtim duke filluar nga numri dy i shtetit (cilido qe ka qene ky ne periudha te ndryshme sa qe gjalle ai qe ti e quan xhaxhi),  dh.snin gjak nga qoftelargu (xhaxhi yt). Qarkullonin fjale qe antaret e Byrose Politike dhe ata te KQ kur shkonin neper mbledhje, poshte brekeve vishnin shqytka (panolini  i thone modernet) qe te mos u dilnin lengjet qe sekretonin nga poshte siper pantollonave.

Submitted by reformer (not verified) on

parimisht problemi qendron se kush e ka pergjegjsisne: populli apo qeveria.

faji, tamam si top vollejbolli, hidhet sa nga njera ane tek tjetra.

por premisa baze, ajo qe e presupozon qeverine dhe politiken si nje entitet unik (qenie e vetme) eshte po aq e gabuar sa edhe konsiderimi i popullit si nje entitet unik.

ne realitet problemi eshte miliona here me i nderlikuar.

e megjithate ka nje emerues te perbashket mbi te cilin duhet vepruar me force, dhe ky eshte RIVLERESIMI I PUNES. PUNES SE NDERSHME DHE JO VJEDHJES.

Submitted by RP (not verified) on

shprehja "nuk jemi akoma gati"eshte paradhoma e spekulacionit.Edhe ne burse funksionon kjo manover,u thua te tjereve qe akoma duhet pritur te blene ose shesin dhe hyn vete i pari,qe ti paraprish te tjereve.Une kam pare ne Shqiperi nje projekt pallati komplet italian,te nje studioje nga Trento,por pallati ishte ngritur sipas"kushteve tona".U hoqen ca metro andej dhe u shtuan ca kendej,u shtua dhe ndonje kat pa leje.Me e forta fare ishte kur ne nje restorant plazhi une njihja pronaret dhe meqe qendrova ca dite guzhinierja me kerkoi sesi behet risotto.Une ia bera dhe ata mu ne syte e mi nuk e aprovuan,sepse"shqiptaret nuk e hane keshtu".Medemek,quajne risotto pilafin,pilafin e shesin per risotto-hajde merre vesh!.Meqe jam ne kete kamp,me kujtohet ca vjet me pare isha ne supermarket Conad tek Kristali dhe atje shitej per Bresaola nje tip tjeter per tjeter sallami qe ne fakt quhet Speck.Une i kerkova shiteses qe te rregullohej ky spekulim,sepse sallami"bresaola"qe ajo shiste me 30 mije leke/kg,mish viçi, ne fakt ishte speck,mish derri i tymosur dhe ky vlente normalisht gjysmen e çmimit te te parit.Ajo duket u bezdis nga kembengulja ime(ne bote aksioma-klienti ka gjithmone te drejte-eshte filozofi tregtimi)dhe pranoi te fliste me  shefin e saj.Kalova pas ca ditesh dhe pashe qe asgje nuk kishte ndryshuar.Por keshtu kudo,deri tek politika e"madhe",ku gjerat i bejne pergjysem(edhe ligjet,biles edhe zgjedhjet) duke u justifikuar me"is not ready","s'jemi gati akoma".Rruget behen shkel e shko,hidrocentralet qe do behen jane nja 200 a 300(ishalla nuk behen,se do permbytemi),pallatet ngrihen por ashensoret nuk punojne,zakonisht qe ne vitin e pare apartamentin e ri e riben nga e para bleresi,se te gjitha rubinetat thyhen,banjot kullojne,muret plasariten;gallate shqiptare mo,ndersa kryehalli eshte se hipotekat do merren kur te behen...Jashte une di qe funksionon ndryshe,ke hipoteken para se te hysh ne shtepi.E qysh te jete Shqiperia gati me kete mentalitet spekulativ?Ndryshe s'do kishin kuptim kafenete dhe piresit e palodhur te kafeve.Pine nga 10 kafe ne dite,e shto ketu barqet me dhjame,qysh te mos kete pune non stop per kardiologet?He,tjetra se tani u kujtova.Une isha tek ajo famozja rrumpalla e trafikut tek fabrika e birres.Semafori ishte i kuq,polici ma bente me shenje te ecja,une i tregoja semaforin,qysh te ecja une?Keta te heqin trurin fare.Kur me erdhi duke bertitur ia ktheva qe te dyja bashke nuk shkonin,ose te hiqte semaforin,ose te ikte ai.Koloreto,me vjen keq,por nuk jemi gati...Do edhe nja 10 thupra te tjera.

Submitted by anticensurë (not verified) on

ne jemi gati përsa nuk jemi gati!!
jemi gati për të vrarë,vjedhur,shkatërruar!

nuk jemi gati për të dënuar vrasësit,vjedhësit,shkatërruesit!

gjëja më absolute që ne nuk jemi gati është ndërgjegjia shoqërore!!

të tjerat vijnë pas!!ne jemi gati ti shkojmë qeverisë të ..

e di si është puna nuk ja vle me lodh mëndjen me këto duhet me shku me shpëtu ata qenushat nga pushkatimi!!për atë punë jemi gati!

shnet o kol cukali!

Submitted by Anonim (not verified) on

O KOLO!

A JEMI GATI?

PERSE? PER TE NDRYSHUAR PRONARIN TONE? CFARE JU ESHTE PREMTUAR JUVE KATEGORIA E KOLO-VE NE KEMBIM TE KETYRE SHKRIMEVE.SHIKOJE MIRE SA REAKSION KA SOT NE RANG BOTEROR KUNDER ATYRE QE KANE KONCENTRUAR PUSHTETIN NE NJE DORE DHE I KANE KTHYER SHTETASIT E TYRE NE SKLLEVER  PER TE PASURUAR FAMILJET E TYRE.POPULLI I VUAJTUR PROGRESIST SHQIPTAR I KERKON NDRYSHIMET ME KUSHT QE GABIMET E SE KALUARES TE MOS PERSERITEN.POR SA GARANCI KA KJO PUNE? KESHTU QE ATA PRONARE QE DUAN TE SUNDOJNE POPULLIN TE PYESIN VETEN A JANE GATI?

SHQIPTARET DO TE JENE GATI ATEHERE KUR TE ZBATOHEN KONKRETISHT PRAKTIKA THELLESISHT JO DISKRIMINUESE NGA UDHEHEQESIT E TYRE NE DREJTIM EKONOMIK,SHOQEROR E SOCIAL SI DHE ATE TE TE DREJTAVE BAZE TE NJEREZVE.KETO PROBLEME DUHET TE KETE MIRE PARASYSH PRONARI I ARDHSHEM I SHQIPTAREVE.POR SIC ESHTE BERE SHQIPERIA SOT SHQIPTARET DO TE PRANOJNE CDO LLOJ PRONARI SIDOMOS ATA QE KANE ABUZUAR PER NJE KOHE TE GJATE ME HQIPTARET,SHQIPTARET I KANE QEJF.RROFTE PRONARI I RI SHQIPTAREVE!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.