Psikografi primatësh, Mustafa Nano

Postuar në 13 Shtator, 2013 06:25
Xhemal Ahmeti

"Ky po humbka defintivisht. Ndryshimi qenka i pashmangshëm" na tha një diplomat i huaj në Tiranë për ish kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Pse? Na e shtriu të përkthyer në anglishte letrën publike të Mustafa Nanos "Po të vjen fundi, Sali Berisha" [13.05.2013]. Fjalitë: "Kam një parandjenjë që po të vjen fundi, Berisha, e prandaj po ngutem të të shkruaj një letër publike...Të mbyllim hesapet me ty njëherë. Për të tjerat kemi kohë" ishin të nënvizuara kuq. U çuditëm me besimin e diplomatit perëndimor - njërit nga njohësit e shkëlqyeshëm të politikës shqiptare - në prognozën e publicistit të zhurmshëm tiranas.

PERCEPTIMI: "Rama është alamet çuni" dhe "Berisha është gomar". Kështu flet dhe shkruan Mustafa Nano. Pse kaq vulgar? Sepse: "Ja, kjo është herë pas here gazetaria shqiptare. Gazetari e leshit!", vlerëson sajuesi i portalit famëmirë "respublica" veten dhe mediat shqiptare [RP 25.10. 2012]. Për shkak të disa lëshimeve (nganjëherë citon apo përfol gabimisht filozofë e autorë) kritikët e konsiderojnë të cekët. "Dandi që me çdo kusht donë të imponohet si ndonjë Emil Zola shqiptar e që nuk ka as kulturën elementare intelektuale për të qenë i tillë", kështu njëri nga kolegët e tij në Tiranë. Kritikat më të ashpra dhe etiketimet mirëpo kanë më pak të bëjnë me kapitalin e tij në dije e mëshumë  janë reagime ndaj qëndrimeve të tij rreth "temave të mëdha": Nano bën pjesë në taborin e atyre publicistëve që "bashkimin kombëtar" e konsiderojnë si ide të panevojshme, turbopatriotike, kot. Bashkëdeklamon tezën që thotë se identiteti shqiptar është si gjithë të tjerët: mozaik fragmentesh nga kultura, mendësi e ideologji të shumta. Nano pra është radhitur me ata pakë "universalistë" shqiptarë që saherë që shkruajnë ua acarojnë nervat të djathtëve, nacionalistëve, patriotëve, etnogjenetikëve, pra asaj shumicës së imagjinuar, konstruktuar shqiptare.

Nano është i padurueshëm edhe për pushtetet. Kritikat në adresë të institucioneve të shtetit nganjëherë janë aq të egra dhe luftarake saqë edhe perceptuesin më neutral e rrëzojnë nga karrigeja.

Një publicist tiranas njëherë për të dëshmuar antieuropianizmin e publicistit Nano kishte mbledhur turqizmat që përdor ky gjatë komunikimit të tij publik: plotë turqizma. Tepër! Mirëpo autori i kritikës mbeti konfuz, madje edhe absurd, sepse si duket nuk e kap dot faktin se as barbarizmat, as gjuha e as masa e vulgaritetit në komunikim e sipër nuk janë fare indikatorë për t'ia përcaktuar a matur evropianizimin, intelektualitetin apo identitetin dikujt. E më hiç Mustafa Nanos. Nga doli Nano dhe kemi të bëjmë vërtet me një publicist të zhurmshëm, jointelektual dhe që flet pakontrollueshëm?

ORIGJINA - Në librin e tij autobiografik "Hinterlandi i kuq" [2009] Nano shpalon jo vetëm origjinën dhe zonën nga erdhi në Tiranë, por ai aty arrin që ta përshkruajë si rrallëkush tjetër anatominë kulturore, sociale dhe humane të Shqipërisë së gjashtë dekadave të fundit e deri sot. Aty, në atë libër, ai nëpërmjet vetes zhvesh shqiptarin jo vetëm se si ishte por edhe si është në fakt edhe sot: një qenie që edhe në diktaturën më të egër nuk e humb humorin; nuk iu hiqet ëndrrave të mëdha as atëherë kur ato i dalin iluzione; për një televizor erosocializohet së paku shkurtë edhe me pushtetin më infantil të globit dhe parasëgjithash; një qenie që duket të ketë mbijetuar sidomos për shkak se nuk e merr as veten e as botën gjithaq seriozisht. Tek "Hinterlandi i kuq" zbulojmë me një fjalë epikurianin më besnik të kohës pasmoderne: asketin besnik të sektit që jeton me filozofinë "carpe diem". E ç ‘behet nesër shohim nesër!

Publicisti Nano duket të mos jetë dakord më këtë tip shqiptari që e zbulon gjatë reflektimeve në "Hinterlandin e kuq" të Çorovodës, Skraparit, por e dëshiron atë ndryshe, më serioz, më me vizion dhe pasion edhe për të nesërmen e tij dhe të shoqërisë. Dje "Laissez-passer" ishte model simpatik dhe ndoshta edhe sistem vetëkursimi, sot "vita activa" është e domosdoshme - sugjeron Nano në shumicën paraqitjeve të tij publike. Në këtë drejtim mendojmë se identifikohet kristaltë vizioni, ideali dhe synimi i Mustafa Nano-s.

DIAGNOZA - Nuk ka dyshim se Nano është ndër analistët dhe kritikët më të mirë të shoqërive dhe dukurive shqiptare. Jo vetëm sepse ka aftësinë që të përshkruaj dukuritë dhe situatat shqiptare me një përpikëri mahnitëse, por për arsye se shumë rrallë bënë prognoza që nuk i dalin. Botuesi i "respublica" është njohës i shkëlqyeshëm i sistemeve politike europerëndimore, veçanërisht i funksionalitetit të demokracive këndej. E këto sisteme mund t'i njohësh thellë vetëm atëherë kur të jesh i armatosur edhe me dijë rreth ndërtimit historik të tyre. Dije që Nano e manifeston në shumicën e publikimeve të tij. Megjithatë ajo që këtë publicist e bën të veçantë, origjinal është edhe forma e funksionimit të tij autentik: ai flet dhe mendon zëshëm për shumicën, atë shumicë reale që frymon krejtësisht ndryshe nga ajo siç përpiqen ta konstruojnë, imagjinojnë, shpikin "elita" dhe grupe të caktuara shqiptare.

Çështja e mënyrës se si Nano komunikon (për shkak të përgjegjësisë publike) mund të diskutohet. Me të drejtë. I padiskutueshëm mirëpo mbetet kapaciteti i tij intelektual dhe aktiviteti i tij konstruktiv në favor të progresit shoqëror.

URË!

[Çelësi i vlerësimit: KOT për danditë pompozë dhe pa përmbajtje. GROPË – për ata që më shumë dëmtojnë veten dhe shoqërinë sesa ndihmojnë dhe URË – për ata që vërtet duhen dëgjuar]

(Shkrimi është botuar sot, 13.09.2013 ,në gazetën Tribuna të Prishtinës)

Comments

Submitted by ARJAN FAGUonim (not verified) on

Z.Xhemal Ahmeti e para e punes Z.Mustafa Nano nuk eshte tiranas,por skraparlli dhe e dyta nuk eshte gazetar ,por inxhinier ne profesion.

Submitted by XY (not verified) on

Shume konfuz. Fillimisht kujtova se ishte inteligjenca ime e kufizuar qe nuk po me linte te kapja thelbin e ketyre llomotitjeve dhe provova ti rikthehesha per rilixim. Ishte absolutisht e pamundur.

Duket sikur autori e ka shkruar fillimisht ne ndonje gjuhe tjeter dhe me pas e ka perkthyer ne "shqip".

Submitted by Meco kapterri (not verified) on

Shkrim shume simpatik, sidomos per nga stili, jo i zakonshem dhe per nga brendia shume informacion ne pak rradhe, edhe kjo jo e zakonshme. Urime autorit, i cili mund te mos pelqehet pikerisht sepse eshte kaq i ndryshem nga turma e merzitshme e shkrimeve klishe. Nese keshtu eshte faji i lexuesit , jo i tij.

Urime edhe Nanos, qe ka dale figure fort e kendshme prej kesaj pene.

Te kishte folur edhe per 'inferioritetin' e Nanos ...eh,..

Submitted by EUROPA 3900 (not verified) on

muci sipas ketij bllogisti nuk eshte europian,nuk eshte me idene e bashkimit kombetar dhe

akuza te tjera qe i ngjesh ky bllogist mucit.muci shkruan per shqiptaret e shqiperise normale more bllogist dhe jemi shume dakord me mucin dhe i urojme suksese.per shqiptaret e shqiperise natyrale ku ben pjese edhe ti o bllogist populli i republikes se shqiperise te sugjeron ti cosh shkrimet e tua ne bllogun e gjeneral koco danajt.keshtu ndodh kur i nis shkrimet ne adrese te gabuar.bile tek bllogu i koco danajt edhe mund te regjistrohesh e te firmosesh si nje shqiptar qe kerkon te krijohet shqiperia natyrale me kufije :ne perendim me romen(italy)pasi jugu i italise na perket neve shqiptareve ne veri me lumin danub (austro_gjermani) ne jug me turqine dhe ne lindje me me fshatin e albaneve ne ukraine.te rrosh vete se mendja te paska lene fare.

Submitted by RP (not verified) on

nje kritike simpatike,jo kudo e goditur,por pa problem,duke pasur parasysh qe autori nuk eshte"vendali".Psikografia si fjale duhej shpjeguar nga autori,nese ai flet per grafi psiqike ne gjerg popullor apo per psikografi si tipologji e shkrimit automatik,inkoshient,dmth te pandergjegjshem,pasi grafos quhet "e shkruar".Sipas kesaj te dytes i bie qe Muçi shkruan pa koshience dhe keshtu ka vendosur edhe primat(rekord),apo e perfaqeson kete ne nivel primatesh(quhet njeriu keshtu,primati i gjitareve).Dmth Muçi shkruaka ne tym,te veje ku te veje,pa redaktuar e seleksionuar nje rregull(!).Shkrimi i bukur por titulli shume konfuzional!Te jesh nga Skrapari nuk ka lidhje me dellin(muzen)e te shkuarit,qofte edhe kur mbaron per ing.elektrik,edhe Sami Frasheri ishte nga fshatrat e Permetit por e kishte te lehte te adoptonte vizionin mbi boten.z.Muçi eshte tip kritik dhe vetem kjo ne vetvete vlen natyren progresiste.Ne fakt me duket sikur po bej furça,po e mbyll ketu.

Submitted by Ardi (not verified) on

Aman o Europa dhe ju të tjerët komentues..ore a i lexoni tekstet para se të komentoni me shkronja të mëdha. Apo vërtet është teksti aq jo shqip saqë nuk kuptoni dot gjë: Autori gati deri te diagnoza shkruan se si kritikohet Muçi si mendohet për të e në fund e jep vlerësimin e vetë, i cili i jep Nanos një notë ekselente. Ky nuk mund ta akuzojë Nanon për "universalistë" kur vetë i ka të njejtat teza - mjafton të hulumtoni brenda kësaj faqeje dhe të lexoni ato pak tekste të tij - sepse ka të njejtat mendime rreth "bashkimit kombëtar" dhe të tjera. E çka ma prish datën edhe më shumë janë stërqitjet "bllogisti nuk është i Shqipërisë prandaj nuk i merr vesh punët tona", ça primitivizmi idiot, e çka thoni kur ndonjë gjerman shkruan për hallet shqiptare? Është e vërtetë se autori nuk shkruan ashtu standart siç jemi mësuar ne të lexojmë, kjo ndoshta ka të bëjë me biografinë e tij sepse është formuar dhe rritur në Zvicër a Gjermani (nuk e di taman) dhe i ka ikur struktura e fjalisë shqip - vërehet herë pa here. Me një fjalë: asnjiherë nuk kam lexuar portret më objektiv për Muçin si të këtij. Lexoni tekstet me vëmendje para se të komentoni!

Submitted by neser eshte vone (not verified) on

Publikimi i ketij artikullit ne blogun Mustafa Nanos nuk i ben nder as vete Mustafa Nanos as blogut te tij. Ne shqip kjo quhet "te shesesh mend".

Submitted by illuminati (not verified) on

o hardi-ardi

nuk i njeh mire kunjaxhinjjte ti dhe sidomos menyrat qe ata ndjekin per diskretitimin e mbeshtetesve te shqiperise normale pasi vete autori i perket viseve te shqiperise natyrale.pse si kujton ti se ky xhemali nuk e do shqipperine e madhe? e do more e do se duan ta shalojne vete shqiperine e shqiptaret.keta duan nje shqiperi njelloj si berisha

Submitted by Anonim (not verified) on

duke kujtuar akuzat e te tjereve per mucin ai akuzon edhe vete indirekt more ardi sepse nuk e duan mucin se eshte i edit dhe i skraparit dhe i fondacionit soros etj pas ahmeti eshte i qerres se berishes more ardo.keshtuq e ti mos u genje n

Submitted by Anonim (not verified) on

shqiptaret nuk mund te qendrojne nen nje shtet artificial sic eshte shqiperia natyrale ku rolin kryesor kerkojne ta luajne njerezit me pikepamje revanshiste kundrejt krahinave e religjioneve te tjera shqiptare.revanshizem ky polittik,religjioz,ekkonomik etj.sepse mbeshtetesit e financuesit e tyre jane te tille.ky shtet mund te realizohet kur diferencat midis aktoreve dhe faktoreve nuk ekzistojne ose jane shume te vogla.ekziston ky realitet more hardi-ardi?ata jane revanshiste,duan tiv vene freret nee goje shqiptarevvee e ti qeverisiinn sipas urdheerave te te huajve qe i ffinaancojne.ik pirdhu o ardi.keshtu shkruaj une me shkronja te me

Submitted by KABAL-i (not verified) on

TIo re ARDI si do ta ndjesh veten ti sikur une (XHEMAL AHMETI)te shkruaj per ty se kam pare ne gazeten 55 te balli-stit-iut se ti o ardi punon ne nje ministri dhe je imoral hajdut dhe ke bere krime sepse keshtu shkruan gazeta te themi 55 perty .keta marifetcinj te rafinuar si ky ahmeti kane mbushur shtypin shqiptar me dhune psikologjike si vigjiljee  nje shteti te mundshem per pak vite(njellojj si shqiperia e madhe ne 1939-1944)por qe nuk mund mund te ekzistoje gjate si rezultat i rolit te bosit qe duan te luajne  perfaqesuesit e viseve te copetuara mbi pjesen tjeter te shqiptareve.PREZENCA KONSTANTE E REVANSHIZMITNE MENDJET DHE SHPIRTIN  E   KETYRE SOJLLINJJVE DO TA BEEJ TE PAMUNDUR formimin ee nje shteti te tille.NQS ATA mund te ndryshojne kjo behet e mundur>POR A MUND TE NDRYSHOJNE ATA?????

Submitted by nje mendim pata. (not verified) on

kam nje parandjenje se tek "gjallica" kane dore te fuqishme keta lloj patriotesh.

keta kane qene nder investitoret e pare ne shqiperine e mbas1990.kujdesuni per te mbajtur kosoven ore lereni shqiperine harrojeni se mos ktheheni mbas ne vitin1974.

ju nuk keni unitet me njeri tjetrin doni te na hiqeni si kujdestar te shqiperise.mungesa e unitetit me njeri tjetrin mund te bej ta humbisni kosoven

Submitted by L.Itali (not verified) on

Dhe pastaj?Cdo të thotë të mitizosh dhe atje ku ka natyrshmeri dhe punë per të marrë lekë per mbijetesën? Kur vendi pasurohet dhe qytetaret nuk vuajnë; dhe gazetarët bëhen pjesë zhvillimi! Tani,aty, askush nuk është mit!..."I varfër ai vend që kerkon heronjë!"kam lexuar një tabelë ndërsa vizitoja veriun e Sardenjës! Të tillë e gjeta cuditrisht në Saint Tropez,në Francë!...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.