"Dritaret e Thyera" të bregdetit

Postuar në 28 Gusht, 2013 04:46
Eduard Zaloshnja

Kur nisën fushatat “Kthim në Identitet” dhe “Lyerja e Fasadave” në fillim të viteve ‘2000, dukej se Edi Rama po ndiqte (me vetëdije apo nënvetëdije) teorinë e “Dritareve të Thyera", prezantuar për herë të parë nga kriminologët James Q. Wilson dhe George Kelling. Sipas kësaj teorie, krimet janë rezultat i pashmangshëm i mungesës së rregullit në një komunitet – në qoftë se disa dritare janë thyer dhe nuk janë rregulluar në një lagje, të tjera mund të thyhen e të mos rregullohen, derisa krijohet perceptimi se në këtë lagje nuk ka rregull. Dhe kjo, sipas autorëve të kësaj teorie, pasohet me rritje të kriminalitetit të vogël e më pas atij të madh, derisa vjen një pikë që vetëm dyqanet më të domosdoshme mbeten hapur në atë lagje. Konkluzioni: Për ta rikthyer lagjen në normalitet, duhet që së pari të riparohen dritaret.

Një shembull i funksionimit të kësaj teorie, që citohet shpesh në literaturën statistikore të kriminalistikës, është ai i Metrosë së Nju Jorkut. Në mesin e viteve '80, metroja e Nju Jorkut ishte nga më të pasigurtat në botë, për shkak të krimeve të shumta që ndodhnin në të. Si rrjedhojë, të ardhurat nga biletat kishin rënë ndjeshëm, ngaqë njujorkezët u shmangeshin krimeve që ndodhnin në metro. Në këtë kohë, Kelling u pajtua si konsulent nga metroja e Nju Jorkut dhe ai vuri në praktikë teorinë e tij të "Dritareve të Thyera".

Vagonët e trenave të metrosë u lyen, për të mbuluar grafitet, dhe disa herë u rilyen, për të rimbuluar grafitet e zhgarravitura rishtas. Në përfundim të viteve '80, vagonët e metrosë së Nju Jorkut ishin "rikthyer në identitet" dhe niveli i krimeve në to u përgjysmua, megjithëse nuk ishin shtuar as patrullat policore e as kamerat e vrojtimit...

Kthimi i Lanës dhe Parkut Rina në identitet, si dhe suvatimi e lyerja e fasadave të pallateve të vjetra të Tiranës mund të ketë pasur të njëjtin efekt si lyerja e vagonëve të metrosë së Nju Jorkut, por statistikat policore për ta matur këtë efekt nuk gjenden kollaj. Sidoqoftë, një gjë ishte e dukshme në fillim të viteve 2000 – rrugët e Tiranës u bënë më ndjellëse për bizneset dhe për jetën sociale të qytetit. Dyqanet dhe restorantet në ndërtesa legale u shtuan ndjeshëm në atë periudhë dhe trotuaret ishin të mbushura me kalimtarë, e jo me shitës ambulantë.

Ai sukses i teorisë së "Dritareve të Thyera" në Tiranë, zbatuar me vetëdije apo nënvetëdije nga Edi Rama, u përkthye në një sukses elektoral për të. Në zgjedhjet e 2003-shit Rama mori pothuaj 59% të votave të tiranasve, ndërkohë që tre vjet më parë mezi kishte kaluar 50 përqindëshin.

Duke u fokusuar aktualisht në rregullimin e "Dritareve të Thyera" të bregdetit, duket se Edi Rama po mundohet të përsërisë suksesin që pati në Tiranë në fillim të viteve 2000. Por kësaj radhe, suksesi mund të jetë më i vështirë për t'u arritur.

Prishja e ndërtimeve të paligjshme në bregdet mund të bëhet po aq shpejt sa prishja e lokaleve të Parkut Rinia dhe Lanës, por zëvendësimi i tyre me ndërtesa të ligjshme, sipas një plani të mirëmenduar e mirëpeshuar, nuk mund të bëhet aq kollaj sa ç'u bë mbjellja e pemëve dhe barit, apo suvatimi dhe lyerja e pallateve të vjetra të Tiranës. Si rrjedhim, mund të kemi pamje si e Ksamilit, ku gërmadhat e ndërtesave të prishura para 3 vjetësh ende nuk janë zëvendësuar me të reja…

Por edhe sikur vendosja e rregullit urbanistik në bregdet të bëhej po aq lehtë sa ndryshimet që u bënë në Tiranë në fillim të viteve 2000, efekti afatshkurter nuk mund të jetë i ngjashëm – qytetarët i shihnin dhe i preknin përditë ndryshimet atëherë, ndërsa këto që do të bëhen në bregdet do t'i shohin kryesisht në televizion, ndërsa do t'i prekin vetëm në dy muajt e verave që do të vijnë...

Comments

Submitted by alban (not verified) on

Une jam i mendimit se pastrimi te mundshem i bregdetit mund te lere gjurme afatgjata ne memorien kolektive. Per arsye psikologjike njerezit jane te prirur te ambjentohen shpejte me ndryshimet. Fakti qe bregdeti nuk eshte pjese e perditshmerise se njerezve por frekuentohet kryesisht per pushime mbase do te beje qe efekti i nje ndryshimi ne bregdet te mbetet i fresket per nje periudhe me te gjate se c'ishte rasti me Lanen. Per me teper qe bregdeti eshte nje kapital me potencial kolosal turisik... nese bregdeti behet me atraktiv per vizitore nderkombetare atehere edhe efektet ne ekonomi do jene me te medha se rasti 'Lana'.

Submitted by Pema (not verified) on

Per me teper qe bregdeti eshte nje kapital me potencial kolosal turisik...

Nuk eshte e vertete. Ne vitin 1992 bregdeti ishte potencial kolosal zhvillimi por ne vit pas viti, si popull primitiv qe jemi, e kemi shkaterruar. Pak vende kane ngel pa shkaterruar. Rrehemi me mendjen se kemi bregdet te bukur, prandaj do vine turistat. Problemi eshte se nuk jemi vendi i vetem me dalje ne det. Turistet vijne per arsye te tjera, qe nga sherbimi deri tek estetika (ne as nuk e njohim ket koncept). Tregoi turisteve nje foto te Kotorrit / Dubrovnikut ose Santorinit ne jug dhe nje foto te Sarandes. Ku do vendosin te ikin? N'sarande? Ne ate kaos betoni?

Saranda, duke qene ngjitur me Butrintin mund te ishte destinacion kryesor i krocerave ne mezdhe, po ne si shkatrimtar qe jemi e kthyem n'kosh plehrash. Po ashtu dhe ksamilin.

Rama edhe nqoftse e mban premtimin per prishjen e ndertimeve pa leje (te gjitha qeverite e kan premtuar kte, kshu qe un nuk mbaj shprese) nuk ka cfar ben. Duhen Miljarda euro per te kthyer bregdetin tone ne destinacion turistik (fitimprures, se turista me biciklete dhe canta shpine do kemi gjithmone).

Submitted by Pema (not verified) on

Po rri o Zaloshnje se ku e njifte Rama teorin e "Dritareve te Thyera". Rama i fitoi zgjedhjet ne 2003 vetem se pastroi lanen. Manadate e tjera pastaj tundi zinxhirin po i fitoi zgjedhjet se banoret e tiranes anojn disi majtas.

Submitted by nino (not verified) on

o lulja. mos harro se te gjitha bashkite e majta ne pergjithesi kane punuar mire sa ka qene ne pushtet e majta. sapo erdhi idhulli yt birisha u dhje gjithcka. sepse u kufizoi fondet. harrove si e festove festen e pavaresise ne vlore? pa asnje fond nga shteti. madje edhe me borxhe nga bisnesmene vlonjat.

Submitted by reformer (not verified) on

nese qellimi i Rames eshte thjesht vendosja e rregullit, atehere besoj se ky do te ishte serisht nje objektiv minimalist. une shpresoj qe Rame te jete duke punuar per zhvillimin e qendrueshem. zhvillimi i i qendrueshem eshte nje proces shume i komplikuar, por synimi i tij mund te ilustrohet shume thjesht me rastin e peshkatarit:

zhvillimi i paqendrueshem - peshkatari i ze, i vret ose i kap te gjithe peshqit ne zonen e tij te peshkimit SOT, duke perdorur te gjithe metodat e mundshme dhe te pa mundshme qe ekzistojne. neser nuk ka me peshk per asnjeri.

zhvillimi i qendrueshem - peshkatari kap aq peshk sot dhe me ato metoda, sa te jete e mundur qe edhe neser edhe pasneser, dmth cdo dite, te mund te kape po aq peshq sa sot.

vendosja e rregullit nuk mund te jete qellim ne vetvete. nese nuk futemi ne procese te vazhdueshme dhe frutdhenese, jo vetem per momentin kur zbatojme rregullin, por edhe per te ardhmen, atehere do te jete e pamundur ta mbajme rregullin per nje kohe te gjate - madje do te ishte nje harxhim i kote energjia mbajtja e rregullit ne kete forme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.