Arkiv-Opinion

Ndikimi turk, ndoshta i ekzagjeruar

Postuar në 14 Gusht, 2013 02:57

Pak ditë më parë, qeveria e ardhshme shqiptare bëri të ditur se ka zgjidhur një dilemë. Dilema ka qenë gjithmonë se kush do të jetë shteti aleat strategjik i Shqipërisë. Në të shkuarën, diskutimi ka qenë nëse duhej të ishte Italia apo Greqia. Ka pasur me kalimin e viteve edhe një si farë përplasjeje për primatin e diplomacisë mes këtyre dy vendeve.
Në pamundësi për të zgjidhur dilemën, u dol në konkluzionin se Shqipëria konsideron njësoj të rëndësishme marrëdhëniet si me Romën, ashtu edhe me Athinën.

Vajzat e mbara dhe vajzat e mbrapshta

Postuar në 13 Gusht, 2013 05:20

Vrasja në Vlorë. Me këtë ritëm vrasjesh që ndodhin, nuk do habitesha që t’ju duhen pak sekonda për të kujtuar cila vrasje në Vlorë... A, po, ai që vrau me kallash 3 të pafajshëm se shkoi të zihej për të motrën të cilës ca fierakë i kishin kërkuar adresën e Facebook-ut. E mirë, e çë pastaj? Kurioziteti ka rënë, aq më tepër kur mediat në përgjithësi u mjaftuan me një deklaratë prindi dhe me transkriptimin e deklaratave në polici të aktorëve.

Një lexim teknik i rezultateve të 23 qershorit

Postuar në 13 Gusht, 2013 04:22

Analiza politike e zgjedhjeve të 23 qershorit ka nisur tashmë të bëhet nga parti, grupime, rrjete profesionale dhe media. Natyrisht që një analizë serioze kërkon qetësi, arsyetim profesional, largim të emocioneve të humbjes/fitores dhe argumente të provuara, - elementë të cilët në këtë fazë kohore përgjithësisht mungojnë. Sipas traditës para-demokratike shqiptare, ai që humbet, edhe kur është qeveri, - ankohet për vjedhje votash, ai që fiton, edhe kur fitorja vjen nga vota kundër palës tjetër, - e himnizon meritën e tij.

“Armata familjare” e Adem Grabovcit!

Postuar në 12 Gusht, 2013 05:33

Terrorist është secili individ që frikëson të tjerët dhe ushtron dhunë mbi ta.

E kur ndodh që Guximi, i biri i shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit, shëtit Bjeshkëve të Nemuna, natën vonë me kallashnikov dhe me armë gjuetie, atëherë ky lloj “ushtari” ilegal merr konotacion jo vetëm pezhorativ, por edhe politik. Sepse është i biri i politikanit të partisë më të madhe në vend.

Përse Rama po rrezikon në Korçë?

Postuar në 12 Gusht, 2013 02:25

Në një intervistë dhënë Gazetës Shqiptare, Niko Peleshi tregoi se e mori vesh që do të bëhet Zv. Kryeministri i Shqipërisë vetëm 24 orë para se Edi Rama të publikonte emrat e kabinetit qeveritar që do të qeverisë vendin nga shtatori e tutje. Për Peleshin, kjo ishte një surprizë, sepse ai ishte i përqëndruar në përfundimin e projekeve bashkiake që kishte premtuar dy vjet më parë, kur fitoi garën lokale në Korçë.

Përsiatje të një dite plazhi

Postuar në 11 Gusht, 2013 05:49

Gusht...

Vapë…

Ulur në shezlong, nën çadër...

Administratori i plazhit është munduar të shfrytëzojë në maksimum vapën e këtyre ditëve dhe kërkesën në rritje për çadra, duke i vendosur shumë pranë njëra tjetrës, për të shtuar edhe pak të tjera.
Kjo i detyron plazhistët të mundohen të flasin përgjithësisht me zë të ulët, sepse,  në të kundert, komshiu pranë mund të ndërhyjë për të vendosur presjet në bisedë.

Vapë.  Disa me gazeta në duar, më pak të tjerë me libra, shumica thjesht i gëzohet rrezeve të diellit.

Vangjel Koça- gjeniu shqiptar i shekullit XX

Postuar në 10 Gusht, 2013 16:49

Vangjel Koça, krahas Sami Frashërit e Branko Merxhanit, është intelektuali më i madh shqiptar i të gjitha kohërave. Poliglot me dije enciklopedike, me stil të lehtë e gjuhë të përkryer. Fryma e mendimeve të tij ishte tërësisht pozitive e edukative. Frymë e thellë dhe kulluar patriotike. Baba i mendimit pozitiv shqiptar.

Merita e Ndriçim Kullës

Arat "pa zot" te kanabisit

Postuar në 10 Gusht, 2013 06:15

Me një portret të rreptë, i veshur me uniformën e tij hijerëndë ceremoniale, i rrethuar nga kolegë e vartës italianë e shqiptarë, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, bëri një bilanc të kultivimit të kanabisit në territorin e Shqipërisë. “Janë akte kriminale”, tha Burgaj veç të tjerash, por duke lënë gjithsesi një shije të pafuqisë së shtetit për të frenuar arat e mbjella me kanabis që vazhdojnë të rriten përditë. Pas kësaj konference për shtyp, një ditë më pas u raportuan disa arrestime në dy-tri pika të vendit, si edhe gjetja e një are “pa zot” diku në një mal të Matit.

A ka populli faj?

Postuar në 09 Gusht, 2013 08:09

PO. Edhe populli, si çdo qenie individuale apo kolektive, duhet të vihet para përgjegjshmërisë morale.

Miliarderët në sulm; pas Washington Post-it mund të bien të tjera gazeta

Postuar në 09 Gusht, 2013 08:05

Blerja e planifikuar e “Washington Post” nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, është një goditje e fuqishme për sektorin e mediave të shtypura në SHBA. Por blerja e gazetave nga investues jashtë sektorit nuk është risi. Vetëm pak orë para se të bëhej publike shit-ja e “Washington Post” miliarderit Jeff Bezos, një tjetër miliarder bëri një vizitë prezantuese në redaksinë e tij të re. John Henry, pronar i klubit të bejsbollit Boston Red Sox dhe i klu-bit britanik me traditë të futbollit FC Liver-pool, u prezantua të hënën (05.08.2013) para gazetarëve të ‘Boston Globe’.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion