Përsiatje të një dite plazhi

Gusht...
Vapë…
Ulur në shezlong, nën çadër...
Administratori i plazhit është munduar të shfrytëzojë në maksimum vapën e këtyre ditëve dhe kërkesën në rritje për çadra, duke i vendosur shumë pranë njëra tjetrës, për të shtuar edhe pak të tjera.
Kjo i detyron plazhistët të mundohen të flasin përgjithësisht me zë të ulët, sepse, në të kundert, komshiu pranë mund të ndërhyjë për të vendosur presjet në bisedë.
Vapë. Disa me gazeta në duar, më pak të tjerë me libra, shumica thjesht i gëzohet rrezeve të diellit.
Gjithsesi, qetësi. Dëgjohen vetëm më të rrallë thirrjet e zvargura të shitësve ambulantë. “Hajde misra të pjekur! Merr dy, paguaj një!” Edhe misrat në ofertë. Epo, kriza…
I gëzohem kësaj perandorie relaksuese. Por, ah, jo për shumë.
Mbërrijnë ata: babi, mami dhe fëmija. Familja tipike, do thoni ju. Ja ta shohim modelin sa tipike është. Meqë qetësia na u prish, kemi kohë të bëjmë edhe ndonjë përsiatje.
Ai është rreth 30, me kapelën e Inter-it në kokë, bluzën e Real Madrid-it dhe syze të zeza me skelet të trashë të bardhë (kombinimi perfekt për të qenë antipatik për shijen time).
Ajo pak a shumë e njejta moshë, flokët shuuuumë biondë, me një grim hard sikur po feston Halloween, fustan leopardato tepër elastik, sandale me takë jo më pak se 10 cm.
Fëmijën e shtyjnë në karrocë bebi edhe pse duket që është jo më i vogël se 5 vjeç.
Sistemohen në çadër...Bukuri deri ketu.
Ai shtrihet në shezlong dhe menjëherë fillon të navigojë në I-Pad-in e tij. Ajo heq fustanin leopardato, duke nxjerrë në pah kostumin e banjës lëkurë tigri, ulet, merr një pasqyrë të vogël dhe fillon të risistemojë makiazhin që djersitja nga vapa, mesa duket ja ka zbehur.
Vetiu uroj të mos lahet në det sa pa ikur ne. Përfytyroj se si gjithë ajo bojë do të ndotë detin njësoj si derdhjet e anijeve. Përpiqem të largoj këtë imazh duke u rizhytur në librin që kam në dorë. Por jo.
Befas asgjë nuk është më si më parë!
Dhe jo vetëm për mua. Të gjithë kanë ngritur kokat të çuditur. Kuptojnë: qetësia mori fund. E kuptojnë edhe peshqit në det e nuk po lëvizin më nga frika.
Fëmija fillon të bërtasë me sa i ha gurmazi. Zëri është i hollë piskamë, paksa i çjerrë, por vendosmërisht i pafund.Më kujtoi sirenat që lajmëronin futjen në trincë gjatë alarmeve ushtarake.
Gjithë plazhi detyrohet t’ju dedikojë vëmendjen duke parë ngultas drejt tyre, por prindrit duken të familjarizuar me këtë situatë, vazhdojnë të bëjnë atë që u pëlqen : ai navigon, ajo pozon (ndoshta kujton se është arsyeja e vështrimeve) dhe fëmija alarmon.
Dikur kujtohen.
Ai pa ngritur sytë nga I-Pad-i:"E dashur foli Entonit..."
Ajo duke vazhduar trukimin: "Entoniiiiii, çfarë ke zemër? Të lutem mos bëj kështu... "
E bënë detyrën të dy. Entoni, vazhdon të këlthasë. Nuk ndalon as të marrë frymë. Qenka i talentuar në të qarë.
Ai edhe një herë, pa ngritur sytë nga I-pad-i: "Shpirti, po foli pak pra..."
Ajo duke vazhduar makiazhin: " Zemra,po i fola, pra. Të lutem Entoni, të lutet mami, pusho tani, se po e shqetëson babin..."
Ne gati bërtasim njëzëri: vetëm babin?! Nejse.
Entoni vazhdon në kreshendo akoma më me inat.
Bëhem nervoz.
Më vjen të rrëmbej një banane dhe pasi ta zhvesh nga lëkura t'ja rras Entonit në gojë.
Apo, më mirë të rrëmbej dy banane dhe pa i zhveshur nga lëkura t'ua rras mamit dhe babit në gojë?
Shikoj njerëzit përreth dhe lexoj mendimin tim në sytë e tyre: votojnë variantin e dytë.
Por, ajo që bëra në të vërtetë rezultoi zgjidhje për të gjithë: deti u mbush me njerëz që laheshin duke zhytur kokën brenda.
Ndejta gjatë në det. U riktheva në çadër dhe vura re me gëzim se Entonin e kishte zënë gjumi. Nuk po bërtiste më. E pabesueshme por e vërtetë.
U shtriva në shezlong dhe rimora librin në duar. Një rrëmujë këmbësh më tërhoqi sërish vëmendjen.
4-5 familje me një zhurmë të gëzueshme sapo erdhën dhe po shikonin për çadra. Ishin të lira vetëm 3 të kuqe (të administratorit të plazhit komshi )dhe 1 e bardhë (e administratorit të plazhit tonë). I zunë të katër çadrat dhe po hapnin peshqirët, kur djali i administratorit të çadrave të plazhit tonë afrohet dhe u thotë: "Jo këtu! Është e prenotuar çadra!" Në fakt nuk dukej të ishte ashtu. Familjet mbetën të hutuara. Tri çadrat e kuqe ishin ngushtë për ta. Kishin shumë fëmijë me vete.Morën përsëri peshqirët dhe u larguan për në plazhet e tjerë më tutje.
Ndoqa me sy djalin tek shkoi te i ati, që ishte ulur në tavolinë e po pinte birrë. Dicka i shpjegoi me triumf dhe ai filloi të qeshte. Kuptova: vërtetë humbi pagesën për një cadër, por ama i humbi pagesën për tre të tilla komshiut.
E lexova këtë lloj kënaqësie edhe në fytyrën e djalit dhe më mjaftoi për tú ndjerë pesimist për një moment.
Përsa kohë të kemi si qëllim vetëm humbjen e "komshiut" dhe jo fitoren e përbashkët, "cadrat" do vazhdojnë të mbeten bosh në Shqipëri !
Gusht…
Vapë…
DITA
Comments
(deleted) merru me hallet e
<p>(deleted) merru me hallet e popullit e mos u merr me thashetheme plazhi, e keni lene plazhin si mos me keq, tju vije turp!!!!!</p>
Me keqardhje ju them z. Ilir
Me keqardhje ju them z. Ilir Metaj se analiza juaj duket ofenduese per shume shqiptarë. Derisa pranon te besh plazh duhet te pranosh dhe ata qe shtrihen ngjitur teje, ose, nese Shkelqesise Tuaj i pelqen qetesia atehere gjej ndonje plazh te virgjer e bej i vetem plazh atje.
P.S. Ju te Respublica-s ju ka humbur fare profesionalizmi duke publikuar 'lajthitje te diteve te nxehta'.
skice e vogel,qe vuan njefare
<p>skice e vogel,qe vuan njefare tensioni te brendshem, por hajde.Ky çifti me nje femije dhe shiko sesa e prishka qetesine,pa le te kishin dy, zot n'a ruaj tre; OKB-ja do vihej ne alarm,do dergonte kaçkat blu per t'u siguruar snobeve pushime kozmike.Lexova ne nje reviste kuriozitetesh qe kushti i gjenerimit te rraces humane qenka qe çdo çift te gjeneroje 2.3 femije; une per vete jam ne rregull me kushtin,biles kam lene marzh edhe per ndonjerin qe eshte manget.Shyqyr qe s'vete une ne plazh, se veç rremujes se femijeve(qe eshte mjalti i botes,vlen sa iks libra te lexuar)une ben vaki qe te mbaj veshur lekure tigri te vertete.Por skica eshte mire-sipas meje-veç ai detaji i bananes,qe do ia ngjeshje ne goje femijes(am-bara-bam-xhixhi-koko),pa lere pastaj dhe prinderve(!!),ketu do ishte mire te keshilloheshe me ndonje kritik si Koloreto,qe jam i sigurt se do ta keshillonte ta hiqje,pa lere kur thua qe edhe fqinjet pushues t'a miratonin menderisht kete banan-ekzekutimin.Kjo eshte harakiri madheshtore,ne vend te gjykojme ata qe po benin zhurme,ne si lexues duhet te mendojme seriozisht per paragjykimet e tua.Ka disa arsye Ilir,pse ne nje McDonald's hahet ne kembe dhe ne rremuje absolute e pse ne nje lokal luksi hahet ne shoqerine e muzikes se Bacht,me pjata kristali nen te,kameriere qe buzeqeshur vijne e te pyesin nese ke nevoje per gje edhe kur ke nevoje per nje hipopotam qe te te ndihmoje te zbrazen gjithe ato pjata te mbushura.Ndoshta ti i dashur pretendon bollekun,ambjentin dhe luksin e te dytit aplikuar me çmimin e te parit.Edhe mua do ma kishte qejfi,por bej çudi se ku gjendet ky vend i bekuar?Dhe pastaj,qysh t'i le femijet pa i marre me vete?Pastaj ata do bejne zhurme...Kamarieri e ka te ndaluar te mos u buzeqeshe,por ku i dihet,duhet te marr me vete nje kile banane,qe te ruhem nga komshinjte.</p>
Me duket habi qe z. Ilir nje
<p>Me duket habi qe z. Ilir nje personalitet medioker i bashkise Vlore te arrije te bej nje rezyme te punes poshteruese te Bashkise Vlore qe nuk ka lene 1 m plazh te virgjer qe nje qytetar vlonjat, e shqipetar te arrije te beje banja pa paguar asnje leke si dhurate nga perendia, por jo para Bashkise Vlore nuk ka perendi matet vendi si taksim per m2 deri ne valken e pare te detit, keshtu qe tregetari patjeter do te shtoje shezlonget te nxjerre nivelin e taksimit, do doja te dija se kush ja shkruan keto esse ketij z. Ilir pasi me sa di dhe kam degjuar ky z. Vertet ka nje diplome ne Universitetin e Vlores perManaxhim Turizem por ne kohen kur e ka marre ka qene refugjat ne Itali, plotesisht e vertetueshme nga busta pagat qe ka marre ne Itali ne ate kohe, kur dekane ne Univeristetin e Vlores ishte motra e tij, gjithashtu dhe nje pyetje ky luku qe perdor ky zotreri eshte per te vertetuar se eshte nje artist me shije ekstravaganet apo nje shembelltyre e ndonje futbollisti idhull per te, te kohes se tij. Faleminderit</p>
Add new comment