Arkiv-Opinion
Historiani Kaser: “Në Tiranën e 1987 s’më fliste askush, kishin frikë nga burgu”
Ai ishte 33 vjeç atëherë. Për Shqipërinë vetëm kishte dëgjuar. Ishte i majtë, por i zhgënjyer nga format e socializmit që kishte parë deri më atëherë, shpresonte që në Shqipëri të gjente versionin perfekt. Në vitin 1987, Karl Kaser, historian i ri asokohe i Europës Juglindore, shfrytëzoi një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Austrisë, si dhe ngurrimin e gjithë kolegëve të tij për të ardhur në vendin e vetëm komunist e ateist në botë. Gjithçka pa gjatë ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri ai i hodhi në ditar. Socializmi që gjeti në Shqipëri, ishte makth.
Arsimi si strategji e zhvillimit
Problematika e arsimit shqiptar është kaq e rëndë dhe shqetësuese sa duhet konceptuar seriozisht një strategji konkrete për një ndryshim progresiv shumëshkallësh. Subjekti i këtij shkrimi nuk është shterues, por hullia e një diskutimi serioz. Kudo në botën e qytetëruar arsimimi i shtetasve është një detyrim i përhershëm, i cili duhet vlerësuar si një promotor që nxit midis njerëzve e popujve mirëkuptimin, tolerancën, respektin dhe miqësinë, duke ndihmuar në krijimin e kulturës universale e të drejtave të njeriut.
Kosovë, aty ku feja është në opozitë me demokracinë, shtetin dhe kombin
Në të gjitha ato vende me popullsi dominuese muslimane, që aspirojnë të ndërtojnë nje shtet demokratik, kemi pasur dhe kemi një përplasje në mes forcave laike dhe atyre fetare. Në të gjitha këto vende, pa përjashtim, vështirsive të zakonshme për të ndërtuar shtetin e së drejtës, si korrupsionit dhe krimit i organizuar, u shtohet edhe mospërputhja e doktrinës islamike me demokracinë.
Më të mirat ndonjëherë
Zgjedhjet që sapo lamë pas, nuk kanë munguar të marrin lëvdata menjëherë pasi përfunduan, edhe pse çertifikimi i tyre është ende në proces. Të parët ishin ambasadorët e huaj dhe pastaj faktorë ndërkombëtarë që përshëndetën së largu. Pas një heshtjeje të kuptueshme për të përtypur humbjen, edhe qeveria në largim i njohu vetes ca kredite; dhe kjo është logjike. Nëse për zgjedhje të këqija faji bie mbi të si organizatore e procesit, pse të mos e lëvdojë veten kur gjithçka (ose pothuajse) shkon mirë e bukur?
Pas hekurave matrapazët që trazojnë votat
Zgjedhjet ishin të qeta. Ky ishte konkluzioni i të gjithëve për 23 qershorin. Edhe i të huajve, edhe i yni që e pamë. Pavarësisht se në Laç ndodhi një vrasje (ata do të vriteshin gjithsesi, pasi kishin axhendën e tyre që përkoi me ditën e zgjedhjeve). Edhe ne të gjithë thamë se po, më në fund u bënë një palë zgjedhje të sakta. Por jo, nuk ka qenë fare kështu. Hapja e disa kutive votimi në Lezhë zbuloi se edhe me qetësi mund të vidhet, edhe me qetësi mund të bëhen maskarallëqe pa fund. U tregua se nuk është e thënë të përdorësh automatikë e bomba për të vjedhur zgjedhjet.
Çil e mbyll
“Ça kena anej ka ju more – pyeste dje pasdite një shkodran dikë në anën tjetër të celularit – a janë t’u u çilë kutijat?”. Fjala e vjetër gege “me çilë” (prej nga vjen edhe emri çilci = çelësi) do të thotë me hapë, të hapësh, hap. Në rastin për të cilin po flasim bëhet fjalë për rinumërimin e kutive të votimit në Shkodër, i cili nisi dje pasdite në KQZ, pasi kishte përfunduar më parë numërimi i atyre të Lezhës.
Banalistit Lubonja
Jam në Strugë. Dhe gjëja e parë qe kujtova pasi shkrimin tënd lexova, ishte viti 1999. Teksa në Kosovë Ramush Haradinaj po udhëhiqte luftën në një zonë, dhjetra mijëra shqiptarë nga Kosova (tanimë disa me vetdëshirë vetquhen Kosovarë), pushonin në brigjet e liqenit të Ohrit. Dhe teksa rreziteshin dhe ziheshin se kush ka marrë më shumë ngjyrë, kur ktheheshin nga plazhet, dëgjonin në shtëpitë e mikpritësve, lajmet për tragjedinë që po ndodhte në Kosovë. Aq shumë vuanin nga lajmet që konsumonin, sa që rendnin me ngut për në plazh. Nje pjese syresh, ishin për herë të parë me pushime.
T’ia mbathësh nga politika
Seç është një lojë që ka fiksuar shumë prej poseduesve të telefonave të ashtuquajtur “të hollë” apo “të zgjuar”. Të qëllon t’i shohësh duke luajtur, burra a çunakë, gra apo vajza, në ambiente nga më të ndryshmet. Duke luajtur, ndërkohë që janë në plazh, në park, apo duke pirë kafe me ndonjë shok a partner. Bile edhe në zyrë, në krye të detyrës. Loja quhet “Temple Run”. Është lojë e thjeshtë, lojtari është një tip që nis të vrapojë pasi vjedh një statujë të një idhulli (që ngjan me idhujt e aztekëve a majave).
Detroit, falimenti i një qyteti
Kur General Motors plotësoi dokumentet e falimentit në vitin 2009, shumë menduan se ishte fundi i atij që, njëherë e një kohë, qe prodhuesi më i madh i makinave në botë. Kompania kishte mbetur pa para. Aksionet e saj kishin rënë në 3 dollarë. Kostot e pensioneve për punonjësit e saj ishin gjymtuese. Por shpallja e falimentimit e ndihmoi GM të bënte një kthesë për mirë dhe shpejt. U bë më i fortë dhe më i vogël. Aksionet e tij u rritën. Dhe vitin e shkuar bëri 6 miliard dollarë fitime.
Fillimi i ri në PD, një shans i humbur
“Gara” për kryetar të ri në PD u mbyll ashtu siç ishte planifikuar: pa tronditje, pa analizë, pa debat midis kandidatëve, pa transparencë në procedura dhe pa risi politike. Dy emrat e lejuar nga kryesia e vjetër për të kandiduar u lodhën shumë në përpjekjet për të krijuar klimën e një gare, bënë takime të shumta në gjithë vendin, mbajtën fjalime dhe bënë premtime, por në thelb, - nuk arritën t'i japin dinjitetin dhe integritetin e duhur garës së pretenduar. Arsyet janë të shumta dhe tipike për një garë ireale.