Banalistit Lubonja
Postuar në 22 Korrik, 2013 07:52
Arben I. Kastrati
Jam në Strugë. Dhe gjëja e parë qe kujtova pasi shkrimin tënd lexova, ishte viti 1999. Teksa në Kosovë Ramush Haradinaj po udhëhiqte luftën në një zonë, dhjetra mijëra shqiptarë nga Kosova (tanimë disa me vetdëshirë vetquhen Kosovarë), pushonin në brigjet e liqenit të Ohrit. Dhe teksa rreziteshin dhe ziheshin se kush ka marrë më shumë ngjyrë, kur ktheheshin nga plazhet, dëgjonin në shtëpitë e mikpritësve, lajmet për tragjedinë që po ndodhte në Kosovë. Aq shumë vuanin nga lajmet që konsumonin, sa që rendnin me ngut për në plazh. Nje pjese syresh, ishin për herë të parë me pushime. Pjesa tjetër e shqiptarëve, madje s’donin as të identifikoheshin me qenësinë e tyre, kështu që pushonin dhe argëtoheshin me sllavo maqedonasit në Ohër, se u mungonte gjuha sllave, të cilën e njihnin fare mirë për të dëgjuar se ç’urdhër duhet zbatuar.
Kur lufta perfundoi, ne – pushuesit, u kthyem në vendin tonë të çliruar, të festonim lirinë dhe duke kërkuar respekt dhe pushtet…
Askush nuk i urren shqiptarët më shumë se shqiptari vetë.
Të kam ndjekur kryesisht tek Opinion-i i gazetarit mediokër Fevziu. Aty ku kryesisht mblidhen mediokritetet dhe kuvendojnë. Aty ku më shumë vleresohen defektet se cilesitë…Aty ku metastazon marria…
Dhe ti s’përbën asnjë përjashtim, analizon çdo ndodhi, cdo fenomen, nga kënveshtrimi yt “superior”. Madje ti i lejon vetes të analizosh e gjykosh çdo gjë dhe çdo kë…Dhe kjo të bën pjestar të shquar të mediokritetit. Të bën prijës.
Dhe kur (në këto ditë pa Opinion) ke mbetur pa vemendje, fillon të trajtosh heronjtë, që ti nuk i njeh fare. Për ç’gjë, duhet të kesh turp. Por soji yt (cosmopolitan me pagesë), që veproni – MADE FOR EXPORT, ka kohë qe jeni kastruar nga morali dhe keni krijuar imunitet nga përgjegjësitë. Ju jeni të preokupuar me pershtypjet që do lini me vardisjen tuaj tek të huajt. Që të arrini të ushqeni egot tuaja me ndonjë privilegj. Të kuroni komplekset tuaja të pakurueshme. Ju jeni një turp i kombit. Ju jeni të perdalet e kombit. Ky soj i juaji është për t’u qarë me vajtojca.
Ti ke pasur hapsirën e mjaftueshme si askush tjetër të shkruash tek mediumet vendore atë që ke thënë tek një gazetë e huaj koti. Por jo rastësisht ke këtë personazh për temë trajtimi, që të arrish të koleksionosh ca mendime pozitive tek të huajt, të cilët, me beso, s’çajnë kokën as për ty as për sojin tënd. Ata ju shfrytezojnë por nuk ju respektojnë. Ata s’respektojnë askënd që mohon kombin e vet. Se e dinë qe ju do bënit të njëjtën gjë dhe për ata.
Prandaj, s’arrij të kuptoj inferioritetin tënd në raport me të huajt dhe “superioritetin” tënd në raport me shqiptarët. S’arrij të kuptoj vardisjen tënde ndaj të huajve ashtu siç s’arrij të kuptoj nevojën tënde për autoritet ndër shqiptarë.
Nuk dua të marr rolin e zëdhënësit të Z. Haradinaj e as të historianit që të të dëftoj për punën e kontributin e Z. Haradinaj. Por si qytetar do të marr barrën e përgjegjësisë të mbroj të vërtetën. Ti i bën padrejtësi të madhe të vërtetës. Ti i bën një padrejtësi të madhe veprës së Ramush Haradinajt dhe karakterit të tij.
Nëse dy herë, Tribunali Ndërkombëtarë i Hagës e shpall të pafajshëm Z. Haradinaj, përkundër ndihmës së pakursyer të Serbisë dhe aleatëve të saj, je ti ai që kërkon ta gjykosh. Se ti je aq i arritur (sa që në këtë rast merr dhe detyrën e prokurorit), sa që merr të drejtën dhe ta gjykosh, ta shpallësh fajtor pa fakte por me fjalë Z. Haradinaj, që u lirua nga të gjitha akuzat i pafajshëm. Këto fakte dëftojnë për – “cilësitë” tua. Dëftojnë për komplekset e tua të shumta që bashkëjetojnë brenda teje. Këtij soji të veçantë mediokriteti me pagesë.
Jam mëse i bindur që ti as nuk e njeh të shkuarën e as të tashmen e gjysmës së kombit tënd, as nuk e njeh dhunën e ushtruar ndaj gjysmës së kombit tënd nga serbi dhe shqiptari bashkë, as nuk e njeh Z. Haradinaj, as nuk e njeh vepren e tij. Ashtu siç nuk njeh asgjë përpos interesit tend vetanak.
Fillimisht, gjykoi mendimet e tua. Çlirimtari nuk mund të jetë asnjëherë – vrasës.
Ashtu siç ti asnjëherë s’ke për të më kuptuar mua e askën tjetër qe ka dashuri ndaj atdheut ashtu as unë s’kam për ta kuptuar lehtësinë tënde të papërballueshme të lajkatimit ndaj njerëzve me pushtet dhe të huajve. Prandaj nuk do të merresh kurrë seriozisht nga njerëzit që kanë mendim. Përfitimet materiale dhe ndonjë çmim, që burojnë nga të qenit i shitur intelektualisht kanë efektet e tyre anësore, përbuzjen e përçmimin kolektiv, ndërgjegjen e njollosur...
Dëshira për t’u shfaqur i ditur do t’të - torurojë... Moshën dhe dijen për të mbajtur fajësinë me vete kudo e përgjithmonë, e ke. Pra mbaje.
Comments
Submitted by RP (not verified) on
ndoshta nuk e meriton Lubonja te tere kete bresherine,por disa gjykime te autorit jane te sakta dhe vlejne per te gjithe shpuren e komentatoreve mediatike,qe duhet te jene me te pergjegjshem per çfare thone.Te gjykosh se lufta eshte irracionale,porse palet ne te dy kampet te jene racionale,eshte debat i madh sa bota.Une gjer me sot nuk njoh ndonje hero lufte qe s'ka vrare,por dhe heronj te Paqes,hiq Krishtin.
Submitted by Anonim (not verified) on
(deleted)
Submitted by anticensurë (not verified) on
fatos lubonja është i rritur në fund vitet '60 -fillim '70!adhurues të të "jashtëmve" dhe përçmues të çdo gjëje shqiptare!!ata duke mos pasur mundësinë,si të gjithë ne,për të parë realitetin jasht kufijve shqiptar,e ngritën në legjendë,e fetishizuan,hyjnizuan!!sot janë në atë gjëndje të gati 50 viteve më parë!!çdo gjë që thotë "injoranti shqiptar"nuk ka vlerë,çdo pordhë që del nga i huaji "i zgjuar" është hyjnore!!si e thoni dhe ju artikull shkrues,lubonja ka pasur boll kohë plot 14 vjet jo vetëm për të hedhur dyshime për luftën për çlirimin e kosovës,por dhe për të gjetur fakte,nëse do të kishte,për luftëtarët që e bënë atë!!por lubonja,si i padiskutueshëm dhe si njeri që nuk merret me shqipot,injorantë qe se kuptojnë,del eflet para atyre që ai mendon se e kuptojnë!!
lubonja është një nga ata inferiorë që i duket vetja perëndi në shqipëri,kurse jasht e ka kënaqësi të jetë një cop legeni!!rangu i tos tarifës e kaç islamit,edi rama është një brez më vonë!!njerëz të vegjël meskin që për fat të keq i dëgjojmë çdo ditë!!i ushqejmë me paret tona çdo ditë dhe për ironi të fatit na shkatërrojnë ditë për ditë!!
Submitted by Dardan (not verified) on
Hej Kastrat, të lumtë pena se si bombë qëlloka mbi mishin e qelbur të hienave shqiptare. Këta lloje si të Lubonjave dhe Berishajve jetojnë vetëm në kombin tonë për arsyen se ne si komb kemi qënë të mbjellë ne pesë a gjashtë  shtete dhe asnjëhere nuk është bëre luftë civile si është bërë edhe në Evropën e qytetëruar.
Submitted by analisti (not verified) on
tos lubonja eshte njeri pa bosht - do me duk kundrapedal ne cdo rast - e mbani mend ci punoi Skenderbeut (i jati eshte denuar edhe per Skenderbeun), Nene Terezes, dhe tani UCK - per monumentin e Skenderbeut ne Tirane ka bere fushate per ta hequr se sipas tij asnje kryeqytet europian nuk ka te tilla monumnete - sipas trushkulurit Tos Marmallata - nuk ka pare Londren me Admiralin Nelson ne Trafalgar Square, nuk ka pare Ne Washington DC me dhjetra monumente me kuaj te amerikaneve, nuk ka pare ne Zagreb Jelacic, nuk ka pare ne Lisbone nje statuje gjigande te Pombal-it-it  etj etj cfare ti besh - burgu i gjate dhe cenimi i personalitetit nga sigurimi ka sjelle pasoja te pakthyeshme.
Eshte per te ardhur keq - kaq mjafton te mos merret seriozisht ky lloj robi.
Submitted by katarakti (not verified) on
Mire ia (deleted) I meriton te gjitha. Eshte kaposh qe karfoset maje plehut. Njeri pa atdhe.
Submitted by Stefan H (not verified) on
Banalisti Lubonja apo banalisti Kastrati-kjo eshte cheshtjea e veshtire per te zgjedhur, sidoqoqofte artikulli i banalistit Kastrati i ka gjithe te dhenat per tu quajtur banal-(patriotizmi streha e fundit e maskarllekut thuhet diku)
Submitted by çentrale (not verified) on
po pas ka pasur te drejte edi qe s'ja varte fare se e dinte (deleted)<o:p></o:p>
Submitted by arjan (not verified) on
Ti mor AK qe mer persiper te "perdhunosh" ne kete menyre Fatosin, te ka ndodhur qe ta takosh ndonjehere personalisht ate?  Ti je nje "buce" i Ramush Haledinit i cili per nje pervjetor martese me duket, javen qe kaloj or pak me pare shpenzoi 20000 Euro. Perpara se te shash Fatosin a e pyete ate heroin tend Haledinin se ku i gjeti ato shume per ti shpenzuar per nje pervjetor te atill qe vjen cdo vit. Sa ushtar Heronj ka UCK qe me siguri nuk i kane pare ndonjihere aq shume Euro ne duart e tyre qe nga dita e clirimit te Kosoves. Artikulli i Fatosit mor "torrollak" e kishte fjalen per kete pjese te "ndritshme "te ketij heroi. Mbaje dhe e patch me jete por per vehte jo per NE.
Submitted by anticensurë (not verified) on
arjan
shkrimi i lubonjës nuk flet për ramushin pordhitikan,por për ramushin luftëtar në çlirimin  e kosovës!!
po të shkruajë për pas luftës jemi plotësisht dakord me të!!unë për vete kam shkruar kundër këti 20 mij euro të shpenzara si një bos mafioz!!
lubonja e ka rreshtuar luftëtarin për liri në të njëjtin nivel me pushtuesin!
Submitted by aranit (not verified) on
Autori, je sh dobet e medioker. Lubonja eshte shume shume para jush. Juve s'keni kuptuar akoma as Rugoven, i vetmi shqiptar qe respektonin gjithe te huajt.
Nje gje vetem per leksion humanizmi: Te duash vendin tend dhe Shqiptaret nuk perkthehet te urresh serbet dhe greket. Kur ti dhe fara jote te dale nga ky kompleksitet inferioriteti dhe urrejtje tribale (pas 500 vjetesh) atehere do te keni shans te flisni per Lubonjen dhe qellimet e tij atdhetare.
Submitted by TONI (not verified) on
(deleted)
Submitted by Arberor (not verified) on
Mbase ti duhet ti lexosh me mire, pasi edhe ky gazetar shkruan me supozime dhe me thashetheme, te cilen e thekson edhe vete.  A ka lufte pa viktima?  Te krahasosh nje shtet si Serbia qe kishte gjithe organizimin dhe artilerine per te shfarros dhe zhvendos nje popull te tere, me nje ushtri me te vogel ne numer dhe ilegale pa armet e duhura per te mbrojt popullaten derisa u fut edhe perendimi, eshte totalisht absurde.
Submitted by Gjon (not verified) on
Çlirimtari nuk mund të jetë asnjëherë – vrasës.
Nje bindje te tille e ka hedhur poshte historia me fakte, mjafton te verehet se cfare beri Tito apo Enver Hoxha apo cfare ndodhi edhe ne shume vende te europes pas luftes se dyte boterore, por sic duket autori nuk ka nevoje te thellohet sepse eshte i armatosur deri ne dhembe me "te verteten".
Dëshira për t’u shfaqur i ditur do t’të - torurojë... Moshën dhe dijen për të mbajtur fajësinë me vete kudo e përgjithmonë, e ke. Pra mbaje.
Ketu autori shpreh nje torturim te tij personal ne raport me dijen e kerkon t'ia shkarkoje ate  "armikut" te tij virtual.
Tifozet e verbuar nga nacionalizmi si Kastrati nuk mund te kene kurre nje gjykim te kthjellet te ngjarjeve historike ata sillen, as me pak e as me shume, ashtu si u sollen serbet me Miloshevicin dhe Karaxhicin. Keta lloj njerezish jetojne me mite dhe idhuj dhe askush te mos guxoje t'ia preke se keta jane gati te te "asgjesojne".
Submitted by beni (not verified) on
Aktori  i  madh  amerikan  Klint  Uitswude  ka  thene:  Cdo  njeri  ka  nje  opinion  ashtu  sic  ka  edhe  veren  e  bythes. Kjo  thenie  vlen  per  te  gjithe  keta  opinioniste  qe  shkruajne  dhe  japin  opinione  per  cdo  gje.
Submitted by Anonimi-04 (not verified) on
Wooou!! c'fare shkrim i arrire, c'fare force mendimi e shprehur ne Shqipe plot furi!  Shpullim  dhe peshtyrje, injorim dhe lakuriqesi per Lubonjen. Sikur turpi te kishte nderin ta prekte sadopak Luibonjen, do kishte fat i shkreti... ! Oh Lubonja i pafat!
Submitted by ANDRRA (not verified) on
Lubonja gaboi qe u orientua kah Haga. Analiza e tij do te duhej te ishte e drejtuar kah krimi i organizuar, tatimet e paligjshme qe Haradinaj i mbledh nga ndermarrjet e Kosoves. Kjo do te haste ne perkrahje te madhe te intelektualeve nga te gjitha trojet tona etnike.
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.