T’ia mbathësh nga politika

Seç është një lojë që ka fiksuar shumë prej poseduesve të telefonave të ashtuquajtur “të hollë” apo “të zgjuar”. Të qëllon t’i shohësh duke luajtur, burra a çunakë, gra apo vajza, në ambiente nga më të ndryshmet. Duke luajtur, ndërkohë që janë në plazh, në park, apo duke pirë kafe me ndonjë shok a partner. Bile edhe në zyrë, në krye të detyrës. Loja quhet “Temple Run”. Është lojë e thjeshtë, lojtari është një tip që nis të vrapojë pasi vjedh një statujë të një idhulli (që ngjan me idhujt e aztekëve a majave). Gjithë loja është me këtë tipin që vrapon, në të njëjtat rrugë, me shpejtësi të ndryshme, dhe zotësia e lojtarit është vetëm te reflekset për të shmangur pengesat, të cilat janë po ashtu të njëjtat gjatë gjithë lojës, vetëm që bëhen më të shpeshta e më të shpejta. Pra, loja është fund e krye vrap, arratisje, ikje prej një monstre që të ndjek, e që nëse të kap të ha. Nuk ekziston mundësia për të mos ikur, për të qëndruar që të luftosh me përbindëshin, leqë edhe po të ekzistonte, pak do ishin gjasat e mbijetesës, duke qenë se ezhdërhaja është nja dhjetë herë më i madh si trup e si fuqi, krahasuar me personazhin e lojës.
Është interesante, por mendoj se loja ia detyron popullaritetin ideologjisë në fuqi. Domethënë individualizmit. Individualizmi është ankthi, barriera që pengon çdo lloj organizimi e çdo lloj rezistence kundër përndjekjes prej monstrave që janë në pushtet. Arsyet e përndjekjes jo rrallë janë aq idiote sa në lojë, pushteti justifikon përndjekjen e vet pikërisht përmes pretendimit se i është cënuar rendi simbolik, i është cënuar totemi, qoftë ky “institucionalizmi”, fetishi i komoditetit, apo sisteme të idhujtarisë (evropianizmi, kornizat e lirive të pashkelshme në letër, por gjithnjë të përdhosshme, kornizat e kufijve të shenjtë e të pandryshueshëm etj.) Individualizmi, si në lojë ashtu edhe në jetë, i bën njerëzit të planifikojnë një jetë prej të arratisurish, që janë gjithnjë në rendje e sipër, po jo si marathonomakë. Në fakt nuk rendin për të çuar ndonjë lajm fitoreje, po vetëm për të mos marrë përfundimisht lajmin e humbjes. Është ky individualizëm i shndërruar në themel të çdo filozofie jetësore, i shndërruar në praktikë veprimi, në pragmata. Kjo justifikon cilindo oportunizëm, cilëndo përshtatje me interesa gjithfarësh, në fund të fundit, duhet t’i shpëtojmë monstrës. Duhet t’i shpëtojmë papunësisë personale, varfërisë personale, vuajtjes, dhimbjes. Maksimumi i ndihmës që mund të marrë individi, mbetet familja. Edhe kjo, e lidhur biologjikisht me personin, si atribut kontingjent i lojtarit që nuk i ikën dot lojës.
Çdo përpjekje për të ndërtuar një publike të rezistencës, po edhe një publike të shprehjes has në skepticizma nga më të ndryshmet. Fobia prej publikes ushqehet prej kujtesës së regjimit të kaluar, e njëkohësisht induktohet prej modeleve të suksesshme të individualizmit, atyre njerëzve me jo pak akses mediatik që gëzojnë gjithë të mirat e jetës pikërisht duke ikur prej publikes.
Ndërkohë politika, sendi më i përbashkët që mund të ndërtojë shoqëria, është “e zënë” prej individëve të fortë, njësoj siç u zunë pronat publike e lulishtet prej “privatit” kur “erdhi demokracia”. Përveçse është privatizuar, politika shqiptare edhe është kriminalizuar. Në fakt nuk ka asnjë mundësi që të ruash kapjen private ndaj një gjëje thelbësisht publike si politika, përveçse përmes kriminalizimit. Korporatat që kanë zënë pushtetin në Shqipëri e në Kosovë, PS, PD, LSI, PDK, LDK e AAK, të gjitha tashmë i kanë imunizuar krahët e tyre “të fortë”, që nuk janë thjesht shërbëtorë të pushtetit, por në një farë mënyre janë fytyra e brendia e këtij pushteti. Këta biznesmenë jo vetëm që hezitojnë të tregojnë se si e kanë fituar milionin e tyre të parë, por përmes kërcënimit e presionit direkt ia dalin të mos tregojnë as burimet e qindmilionëshit të parë, apo as burimin e atij të ardhshmit. T’i ngacmosh ata do të ishte sfida e vërtetë për establishmentin. Sepse të shash Berishën, Ramën, Metën, Thaçin, Mustafën apo Haradinajn për deklaratat e tyre jo vetëm që është bërë e parrezikshme, po në një farë mënyre dhe i ndihmon për të vijuar të jenë në qendër të vëmendjes. Janë pikërisht biznesmenët-kriminelë ata që janë pushteti jo edhe aq në hije.
Natyrisht që asnjë kalorës i vetmuar nuk do të mund të luftonte me të tillë monstra, qoftë ai intelektual, qoftë gazetar apo veprimtar kurajoz i ndonjë kauze. I vetmuar nuk do të përfundonte as në pozitat e Don Kishotit. Po vetëm në pozitat e lojtarit të “Temple Run”. Në arratisje të përhershme, ku pikët e vetme i fiton nëse shmang pengesat.
E vetmja mënyrë që t’i kthehesh përndjekësit, e të kesh ndonjë shpresë për t’u ndeshur me të është organizimi. Dhe organizim, do të thotë sakrifikim i individualizmit, zgjidhje qoftë edhe arbitrare i asaj që quhet dilemë e iriqave. Iriqat në dimër, po të rrinë vetëm ngordhin së ftohtit – ndërkohë që po të përqafohen kanë frikë nga gjembat e tyre. Është koha të kuptohet që s’jemi iriqë.
Revista Klan
Comments
Duke lexuar narrativen e

Duke lexuar narrativen e neomarksisteve fillon te besosh qe ata jane te gjithe ne stadin e njefare nirvane intelektuale; ndersa te veçuar e perzene ne periferine e debatit dhe asksionit publik, predikojne angazhimin total. Si Buda teorikë, veçohen ne vetmine e vetekenaqesine e te qenit i ndriçuar(?!), duke u sugjeruar te tjereve kaosin. Eshte nje status paradoksal ky, ngaqe edhe vete Buda u jep keshilla te tjereve si te jetojne, duke zgjedhur per vete veteasgjesimin(daljen e vullnetshme nga rrethi i ekzistences, pohimin mantra qe realiteti nuk eshte "real")

Bard, fale Zaimin se nuk e di

Bard, fale Zaimin se nuk e di se c'ben, me kritiken e tij po te prish parajsen shqiptare, bukurine urbane dhe miresine e politikaneve tane. Ai jo vetem qe nuk po izolohet, por po thote te bashkohemi kunder te keqes, te organizohemi sebashku, t'ja dalim sebashku kunder uzurpatorve te pushtetit. Nejse, vazhdo vrapo ti se po te vjen "kali zi".

Ka nje kundershti thelbesore

Ka nje kundershti thelbesore dhe logjike mes thirrjes per t'u bashkuar dhe "nirvanes" ideologjike dhe elitizmit te Zaimit. Pike se pari, veçimi qendron ne gjuhen e perdorur ne kete manifest: Gjuha e Lacanit, Freud, Zizek nuk eshte ajo e pershtatshmja per te komunikuar me masen. Se dyti, "reductio ad absurdum" qendron ne diferencen mes ideve te tyre dhe aftesise per te gjeneruar reaksion. Nuk kam asgje perkunder tezave te Zaimit, madje jam nje nder mbeshtetesit kryesore, por "revolucionaret" e mbyllur ne kullen e fildishte te marksizmit te kryqezuar me teorine e Freud kane te paret barren e proves se atyre qe mbrojne e besojne: Te provojne te bejne idete e tyre realitet. Ne te kundert, jemi te detyruar ta ulim nivelin e dialektikes ne llogjeshitje te tipit Mike Buongiorno, apo ato te Blendi Fevziut.

Ftese per organizim apo ftesa

Ftese per organizim apo ftesa per te lene menjane nje pjese te individualizmit per nje te mire imediate, nuk eshte medoemos neo-marksizem. Duket me shume si reagim qytetar ne kundershtim te antipolitikes qe mbizoteron. Po edhe po te ishte, ne kushtet qe eshte Shqiperia dhe Kosova eshte e nevojshme.

Ke te drejte n e lidhje me "reductio ad absurdum", por kjo eshte shoqeria shqiptare dhe kete orientim ka. Protestat e Vetevendosjes po behen gjithnje e me te vakta, edhe pse cuditerisht kane te drejte gjithnje e me shume. E sa me shume vertetohet se kane te drejte, aq me shume njerezit kerkojne nje arsye per tu mos u bashkuar, perpiqen te gjejne nje detaj ne individualizmin e tyre per tu ndare.

Po une shoh si zgjidhje afatgjate emancipimin sesa luften ndaj individualizmit absolut. Shqiptaret historikisht kane vuajtur nga te dyja, ju jane imponuar te dyja. Po ndersa ka nje mirekuptim teorik per te luftuar te paren, e dyta kalon ne heshtje.

Dmth sipas teje, duhet te

Dmth sipas teje, duhet te jesh patjeter fshatar qe te te kuptojne fshataret? Se mua gjuha e perdorur me lart nuk mu duk as frojdiane, lakaniane, as zhizhekiane. Idete behen realitet kur Bardet nga mbare Shqiperia, qe e kane me te lehte te besojne se ekzistojne ufot se faktin se sebashku mund te bejme dicka te mire, keta te reflektojne mbi brrockullat qe kepusin dhe te ndalin qe qenit cinike 7/7.

Arbi, shume ide e mire. Duhet

Arbi, shume ide e mire. Duhet organizim...por kam frike se thjesht do ndrojme bisnesmenet duke fituar luften...do iki toma qe te vije thomai...sepse ky sistem politik ne pergjithesi prodhon kete sistem organizimi e vlerash...

Dmth para interesit vetjak të

Dmth para interesit vetjak të vendosim interesin e përbashkët... Me këtë karikaturë simpliste mendoni se mund të shtyhen njerëzit për tu angazhuar polikisht???

Si ka mundësi që një analist

Si ka mundësi që një analist "smart" nuk arrin të rrokë thelbin e një loje kaq popullore dhe të përhapur! Ndoshta do duhej të arratiseshim nga Arbër Zajmi. Arbër, nuk e sheh se thelbi i lojës nuk ka të bëjë me individualizmin, por me vjedhjen e bukur, me faktin se duhet vrapuar sa më shpejt për të fshehur diku idhullin e vjedhur?

Add new comment