Obama para trilemës për ndërhyrjen në Siri

Trilema: të intervenojë SHBA në Siri - të lë Assadin në fuqi - apo të lë talebanët të zgjedhin problemin është motër me atë kosovaren që pati së paku në dy episode të vetat të njejtën vijë: të intervenojë Perendimi (NATO, SHBA, Europa pa ne idealistet) - të lë Millosheviqin në fuqi - apo të shoh ne telivizor se si UÇK do ta humbë luftën e Kosova deplacohet përreth.
Para kësaj trileme gjendet sot Obama, zgjedhjen president të të cilit ne idealistët e bashkuar e të gjithë botës e festuam aq zhurshmëm. Përballë kësaj trileme gjenden të gjitha qeveritë e botës që morën kërkesën amerikane për mbështetje. Po si në rastin e Kosovës. Shumica do ta refuzojnë legalisht këtë siç bënë anglezët dhe italianët dhe shumica më vonë do të involvohen "ilegalisht" siç bënë madje edhe rusët në rastin e Kosovës. Jo për shkak të dyftyrësisë, por pikërisht për shkak të këtij konflikti mondan ndërmjet idealistëve të papërmisueshëm dhe pragmatikëve të zënë ngushtë nga trilema që rreshtuam.
2.
Ne idealistët humanistë nuk e kuptuam kurrë një realietet të hidhur: bota nuk përbëhet nga idealistët si shumicë. Ne jemi pakica absolute dhe po mos qenë pragmatikët qëmoti do të ishte zhdukur fara jonë. Ne për kaq shekuj nuk arritëm kurrë ta kemi shumicën në anën tonë. Ne vetëm teoretizojmë dhe bëjmë poza dandishë e filozofësh, mirëpo sa të ndizet ne ikim në mision "humanitar" në ndonjë vend tjetër ku shumica luftarake ende nuk nis luftën sepse pret pranverën. E kësaj i thonë ulurimë kot dhe ikje nga përgjegjësia e jo kontribut për ndryshimin e botës. Janë pragmatikët ata që realizojnë ëndrrën tonë step by step e jo ne. Ata janë të detyruar të stampohen historikisht si pinjollë makiavelistë dhe egërsira. Dhe ne idealistët e gjelbëruar në tru e hundë vazhdojmë të ulërijmë para dhe pas luftës për defektet dhe sjelljet e tyre çnjerëzore. Në fakt falë tyre lufta, krimi masiv klasik siç e njeh historia - së paku në Evropë - bëhet çdo ditë më i pamundshëm.
3.
Dhe të kthehemi në shtëpi: Deri dje - në krejt historinë e tij - shqiptari dridhej për çdo mëngjes duke pritur momentin se kur tanket e cilit armik të radhës do t' ia shembin çatinë dhe do t'ia shkelin fëmijtë. Sot vetëm paranojakët presin luftë në shtetet shqiptare.
Për këtë arsye presidentja e Kosovës dhe kryeministri dolën përkrahësit e parë të SHBA-ve. Ca thanë: ku marrin vesh ata, nuk e kanë kuptuar punën! Ata as që kanë nevojë të kuptojnë, studiojnë në këtë kontekst. Sepse e kanë përjetuar nën lëkurë. E kanë kap atë që ne idealistët nuk do ta pranojmë si duket kurrë në tru: jo luftën si mjet zgjedhjeje problemesh, por ne jemi të paaftë të vetkritikohemi se jemi inkarnim i Ponc Pilatit. Ne mbajmë fjalime filozofike dhe krimin ua lëmë tjerëve në duar si përgjegjësi. Ngase nuk na e polli mendja një filozofi, një program, një ideologji që edhe të acarruarin, të shtypurin, të egërsuarin, kriminelin, talebanin, tiranin ta ulnim këmbëkryq dhe duke pirë çaj apo chivaz ta bindnim se lufta nuk është rruga, por dialogu.
4.
Obama nuk ka rrugëdalje tjetër. Shqipëria dhe Kosova edhe më hiç. Apo të pranojmë precedentin si ligj që edhe ata që nuk kursejnë as gra shtatzëna kurde të na zgjedhin problemet.
Add new comment