Mirëkuptoni Lubonjën..., më shumë ti Ramush!

Postuar në 20 Korrik, 2013 12:22
Arben Manaj

Në polemikën me Ramush Haradinajn, Fatos Lubonja trazoi edhe njëherë shpirtin shqiptar, duke kërkuar ta çlirojë atë nga vargonjtë e pafajësisë absolute dhe pseudo-qibarllëkut alla shqiptar, qoftë edhe për një çështje mjaft sensitive, siç është raporti shpeshherë tejet gri mes të vërtetave në një luftë për jetë a vdekje mes dy popujsh apo kombesh, siç ishte ajo që ndodhi në Kosovë, ku Ramushi ishte një nga figurat kryesore të saj.

Unë jam një nga ata që kam shkruar për të dhe “destinin liberator të Hardinajt” pas lirimit nga Haga i bindur se Ramushi është një patriot dhe shqiptar i madh.

Në mbyllje të një analize politike pas lirimit të tij nga Haga për të kam shkruar po në këtë gazetë se; “Nëse Ramushi do të tundohet të hyjë që sot në qeveri për arsye më madhore dhe me udhëzim të posaçëm miqsh të fuqishëm ndërkombëtarë, apo do të preferojë të mbesë paska i distancuar përkohësisht, me synimin për shanse më të mëdha elektorale, kjo mbetet të shihet shumë shpejt, por misioni i tij hyjnor si liberator në jetën dhe politikën e Kosovës mbetet i pashmangshëm.

Do zhgënjej apo do respektoj e lartësoj akoma më shumë emrin e tij, në kushtet kur ka shumë paragjykime edhe për të në Kosovë, si potencialisht dhe parimisht i korruptueshëm, të gjendshme në çdo blog apo faqe online të shtypit kosovar, kjo është një përzgjedhje që atij do t’i jepet ta bëj një herë në jetën e tij të dinjitetshme e plot kolorit heroik, e cila sot faktikisht është në kuotat më të larta ndonjëherë.

Përfundimisht, betejën për pastërtinë e emrit gjatë luftës, Ramush Haradinaj e fitoi. I mbetet ajo më e vështira, e pakorruptueshmërisë së emrit në kohë paqeje”.

Ndryshe nga Lubonja, unë mendoj se Ramushi është shumë më i pastër në kohë lufte, dhe ashtu si Lubonja nuk mendoj se është aq i atillë në kohë paqe.

Por Lubonja ka të drejtën e tij si analist dhe njeri i letrave të ketë opinionin e tij qoftë edhe kontravers për Ramushin dhe këdo, siç i dimë qëndrimet e tij për Berishën apo Ramën e punët e Shqipërisë dhe demokracisë në tërësi.

Sakaq, reagimet ekstreme ndaj Lubonjës për mua janë të nxituara, ashtu siç do e quaja edhe reagimin e vetëkuptueshëm emocional të Ramushit për mundësinë e rrugëve ligjore për të paditur Fatos Lubonjën.

Nuk mbroj Lubonjën thjesht si analist, edhe pse do doja që të gjithë gazetarët dhe analistët të ishin pro tij, jo dhe vetëm dhe thjesht si të sërës dhe zejes sonë të vështirë, por edhe për atë që përfaqëson Lubonja, dje dhe sot.

Shumë vetë kanë pikëpamje dhe konsiderata të ndryshme për të, siç kanë edhe për mua dhe shumë komentatorë apo koluministë shqiptarë.

Kjo është normale, pasi jo të gjithë të duan dhe jo të gjithë do i kënaqësh me ato që analizon apo komenton.

E rëndësishme është që të aplikohen standarde personale dhe profesionale sa më të larta e të prevalojë sensi i konstruktivitetit dhe së drejtës qoftë edhe subjektive, por qëllimmirë.

Edhe unë mund të mos jem dhe nuk jam shpeshherë dakord me optikën e Lubonjës dhe besoj se edhe ai nuk është me mua dhe shumë të tjerë, por të mos harrojmë se Lubonja është një intelektual kalibri, me një kulturë të jashtëzakonshme poliedrike, si dhe një guxim dhe vizion perëndimor.

Të mos harrojmë se është një nga vuajtësit e shquar të diktaturës komuniste, që edhe pse biologjikisht pjesë e saj fillimisht, por kundërshtarë i paepur i atij regjimi deri në fund të tij, që shumë nga ne ose nuk e kuptonim për shkak të moshës së vogël ose nuk donim ta ndryshonim se nuk e konceptonim dot ndryshe.

Ky është në thelb dhe telegrafisht Fatos Lubonja me tërë ato merita dhe mangësi njerëzore, herë-herë edhe i njëanshëm dhe tendencioz, korrektues dhe i vetëkorrigjueshëm, siç do i përkohshëm i kësaj bote, por padyshim një vlerë e pamohueshme e shoqërisë së sotme shqiptare e cila do ruajtur me çdo kusht.

Imagjinoni për një moment, nëse serbja Natasha Kandiç nuk do të ruhej nga shoqëria serbe edhe kur ajo sulmonte dhe sulmon ata që kanë drejtuar dhe drejtojnë Serbinë.

Imagjinoni në invers të saj se çfarë po bën Putini me kundërshtarët e kritikët e vet ose ata që mendojnë ndryshe, duke përdorur ligjet dhe proceset gjyqësore ndaj atyre që janë shumë herë më të ashpër dhe akuzues sesa Lubonja ndaj Haradinajt, edhe pse në kontekste absolutisht të pakrahasueshme.

Thashë edhe pse Ramushi mund të jetë i irrituar për gjykimin e Lubonjës, kurrsesi nuk do të duhet të bjerë në pozitat e paditësit gjyqësor ndaj një paditësi mediatik.

Sfidën më të madhe Ramushi nuk e ka me atë që mund t’i thotë Lubonja apo shumë të tjerë kundërshtarë apo kritikë të tij në Kosovë, apo edhe në Shqipëri.

Sfidën ai e ka me vetveten, jo aq për të kaluarën tashmë të mbyllur të tij, pavarësisht se çfarë mendon Lubonja, me ose pa të drejtë, por me të sotmen dhe të ardhmen e tij si njeri politik, nisur edhe nga ato që reflekton Lubonja, duke iu referuar se çfarë thonë dhe thuhet për të në Kosovë e jashtë saj.

Dhe kjo është pjesë e lojës kur je aktor politik si Haradinaj, shumë ndryshe sesa kur je aktor në kuptimin artistik të fjalës.

Një proces gjyqësor nga një luftëtar kundër shtypjes serbe ndaj një luftëtari kundër shtypjes komuniste dhe demokratizimit të shpirtit dhe mentalitetit kombëtar, do të ishte parademokratike dhe demode, kur në të janë një njeri i politikës dhe një njeri i medias, pavarësisht nga meritat apo imperfeksionet respektive, për të cilat askush nuk e ka privilegjin e fjalës së fundit, veçse të rreptës kohë dhe historisë.

Shqip

Comments

Submitted by Borean (not verified) on

Aspak! Lubonja flet me mendësinë italiane, që nuk ka asnjë të dhënë rreth shqiptarëve. D.m.th e paditur dhe me interesa ekonomike-politike. Si e tillë mbron interesat! Apo kur takojnë ndonjë mikun e tyre serb, të vijnë dhe nga padija vendosin shenjën e barazisë në gjithshka, vetëm ta kenë mirë me të gjithë. A është Lubonja i paditur apo italian?!
Të vjen keq që Lubonja ka vuajtur në diktaturë, por a ka punuar që Shqipëria mos të shkonte më në diktaturë?!
Nëse do të mendohemi mirë, në diktaturë shumë gjyqe bëheshin me deshmitarë dhe akuza të rreme.
A po ndjek Lubonja të njejtat mënyra?!
Në botën perendimore je i pafajshëm deri në vendimin e gjykatës!
Në këtë rast Lubonja nuk bëri ndonjë hetim dhe doli në përfundimet që ka folur. Atëherë duhej mbrojtur!
Por, Haradinaj si palë e fyer duhet ta çojë në gjykatë!
Janë disa gjëra që nuk janë opinion dhe këtë Lubonja duhet ta kuptojë mirë, por jo vetëm ai.
Si përfundim mund të them se mendimet e Lubonjës ka kohë që kanë ikur në drejtim të paditur dhe ai gjithashtu po i kërkon në drejtim të paditur!

Submitted by lil (not verified) on

"....të mos harrojmë se  Lubonja është një intelektual kalibri, me një kulturë të jashtëzakonshme poliedrike, si dhe një guxim dhe vizion perëndimor."

Kjo fraze eshte per te vene duart ne koke.

Autori e paraqet vleresimin per Lubonjen si nje te vertete absolute te mirepranuar e gjithepranuar por nderkohe eshte vetem vleresimi i tij personal. Nje hile e trashe me togun e fjaleve : " te mos harrojme".  Nje nentekst sugjestionues por i mjere.

Mund te jete per autorin dhe ai nuk duhet te harroje se po thurr levdata panegjirike. Ai mund ta quaj edhe Krisht Lubonjen ,po kush i jep te drejte te flase edhe ne emer e te tjereve kur thote :"te mos harrojme.." Autori ose nuk e njeh mire shqipen ose eshte ne nivelin e nje mocali qe Lubonja i duket mal kaq i larte.

Se mua psh Lubonja nuk me duket as kaliber, as poliedrik,as i jashtezakonshem as me ndonje vizion ... Perkundrazi me duket nje kopjues idesh qe nuk di t'i transplantoje, nje njeri me gjykim te ceket e siperfaqesor e sidomos nje njeri, vizioni i te cilit varet me se shumti nga lloji i grazhdit, ...per te mos vazhduar më me cilesimin e vetive te tij.Edhe une mund te shkruaja "te mos harrojme"  se ky eshte Lubonja....

Po nuk e kam me Lubonjen, e kam me mediokritetin dhe mungesen e integritetit te nje klase analistash te vetequajtur ,snobe e parvenu, qe po na merr frymen publikisht. Shpresoj qe nje 23 qershor i dyte te mos jete aq i larget per t'i dhene vlere reale e qytetare medias publike ne Shqiperi.

Submitted by Anonimkk (not verified) on

Do te isha krejtesisht dakort me ty sikur z Lubonja te kishte thene ndinje gje kunder genocidit Serb ne Kosove. Nuk e vlen te them detajet se te gjithe i dine.  Nuk do te thosha asnje fjale, por do ti'u pergezoja si ju dhe z Lubonja sikur ai,  pra z Lubonja do te ishte kunder idese qe shqiptaret e Kosoves dhe ata te Shqiperise nuk jane me nje komb, ( Vini re kush nuk jane i njejti komb, ? e njejta shprehje, apo fjale?). Do te isha me ju sikur te mos ishte kunder heronjve kombetare, apo simboleve kombetare, pra sikut te ishte vetm pak shqiptar.

s

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.