Tritan Shehu e quan Berishën, ciklop

Postuar në 02 Korrik, 2013 15:53
Myslim Pasha

Cikopët që thua ti Tritan, ishin djemë të Uranit dhe të Gjeas. Kështu e thotë Mitologjia Greke. Ata ishin gjigandë me nga një sy në ballë, Steropi, Bronti dhe Argu që e kishin simbolin “ Rrufeja” “ Bubullima” “ Vetëtima”Ata të tre mbaheshin nga ati i tyre të lidhur me zinxhirë në Taratari. Kështu e thotë miti. Punonin në ofiçinat e Hefestit dhe i jepnin zotit rrufetë dhe bubullimat. Ne, fqinjët e grekëve, e dimë edhe më mirë se në kufirin jugor të Ilirëve, Odisea pati episode të përbindëshme në kthimin e tij në Itakë, nga Ciklopët. Pas këtij shpjegimi të përbashkët, le t’i afrohemi krahasimit mitik të Tritanit. I ngazëllyer nga Shefi i tij ai nuk i thotë as: “ Berishë” as “ Komunist” as “Sekretar” as “ maratonist” as “Doktor” sepse që të gjitha janë përfundi nën nivelin “zero”. Prandaj Panteoni është tek Miti dhe vet Ciklopi me një Sy.“Unë do ta quaja një veprim krejtësisht në përputhje dhe me principet, që realisht kanë udhëhequr z. Berisha në të gjithë këto vite të kontributeve të tij ciklopike, për rrëzimin e komunizmit e për ndërtimin e një shteti të lirë, të zhvilluar, integruar e demokratik në vendin tone.” thotë Tritani i përlotur dhe syrin e tij e ka lart në ato shpella nga i dalin përfytyrimet.Citimi i pjesëshëm që e sollëm është Juaji, shoku Triton ( sipas së njëtës mitologji, ky Tritoni na ishte gjysëmburrë dhe gjysëmpeshk ) dhe krahasimin që e përcolle, gjegjësisht me Ciklopin e shndërron idhullin tënd në bari të Përbindshëm dhe Perëndi Hyjnore ashtu si e keni përfytyruar dhe fryrë gjithë këtë periudhë ju Orwellianë me devocion të përkushtuar “Njëshit”. Dhe kjo mor Tritan është për të venë duart në kokë se “ në vend t’i vini vetulla Hyjnorit tuaj i nxirrni njërin sy dhe e bëni vetëm me një prozhektor mitik në Ballë i cili nga do që ta nxjerrësh, në guvat e strofullat e poshtë Olimpit apo të Akrokearuneve ai nuk i hap këto shpella e strofulla atavike por i mban mbyllur.Pasi i përvidhen delet poshtë barkut të tyre (Odisejt e mirë të kërkimit të lirisë ) Hyjnori juaj me ulërime e klithma shkul gurë nga gurët e Shqipërisë dhe i rrëzon në vidhima të mëdha të shkatërimit.Tritan, o sheleg i demokracisë ! Me përqasjen e mitit e keni çuar Berishën atje ku ai ka dëshiruar që ta ketë vetveten “ në derë të shpellës, për të kontrolluar se mos i përvidhet njeriu i mirë që këkron lirinë.” Me paditurinë tuaj “anesteziste” i keni bërë edhe një demaskim “demokratik” syrit të vetëm në Ballë që mban PD-ja edhe pas së ashtuqujaturës dorëheqje të tij.Në cilat uzina ka punuar Heroi Juaj “mitik” ?Po ecim sipas rrëfimit tënd, të themi se Hefesti ishte Perëndi e Zjarrit, ashtu i përbindshëm dhe gungaç. Edhe ai kishte ofiçinën në një shpellë , brenda humnerës dhe ju Kori, pra Kori juaj histerik, ka bërë dhe zhbërë, vepra e antivepra, të këpus zinxhirë dhe të rilidhi zinxhirë, të trumpetojë se nga ofiçinat Berishiste dilnin karroca diellore dhe rrufetë ” ( dhe ne të gjithë, shikonim Hiroshimat e djegjes së baruteve, në shpellat e tij korruptive në Gërdec ) , ( të vrarë në Bulevardin e madh të Shqiptarëve ) zinxhirët që ai farkoi për kapjen e shtetit, vetëm e vetëm për të ndërtuar skeptrin e tij sikur të qe skeptri i Zeusit. E shihni pra, se ç’vepra të liga keni farkuar në Ofiçinat Berishiste!Tani le t’i japim fund Ciklopizmit tuaj shtiracak për të thirrur sërish Polifemin tuaj ( Berishën) Ju e dini se si e quajti Polifemi Odisenë? E quajti: “Askushi” ( se ashtu i pat thënë vet Odiseja ) . Ciklopët e tjerë ( jeni ju të stërviturit e Berishës, që rrinit si kope nga pas) u larguat dhe e quajtët të “çmendur” se “pse vallë ai po jep dorëheqjen”Që ai të jetë me mend, duhet të vijë përsëri në krye, sepse vetëm aty është Polifemi roje e botës suaj Orwelliane. Jo më kot në Ciklopikën tuaj përfshini: “ Rrufenë” ( Shkrep me zjarr porsi rrufeja ! )“ Bubullima ( Në ato maja, rripa rripa…) dhe “Vetëtima” ( Viçidoli vetëtin…) për të mbyllur këtë cikël të djegjes së miteve të sajuara si plaçka të mbledhura në Tregun “Demokratik” te Gabit.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

saliu eshte zjarri i marrezise dhe syri i zgurdulluar i nje ciklopi te pushtuar nga ethet e krimit per pushtet,

Submitted by Sky (not verified) on

Tre gjera mbaj mend nga ky politikan bosh:

1-Nje foto sa gjysma e faqes tek "Koha Jone" e para '96 ku kruante hunden ne parlament.

2- Preshin e Lushnjes

3-Ate telefonaten alla mafjoze me ish ambasadorin italian ne '97.

Sa per cfare flet eshte humbje kohe ta marresh seriozisht sepse ky eshte nga ata qe flet me nje lume fjalesh dhe nuk mbahet mend per cfare foli, dmth tipik njeriu i ri i Saliut.

Submitted by Saliu Kaputt ! (not verified) on

po ik o derdimen ik, ik se na je peshtirur si njeri tani pa lere si pordhitikan preshi qe je

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.