Arkiv-Opinion

Drejt modelit që siguron një Shqipëri pa plehra

Postuar në 20 Maj, 2013 04:25

Shqipëria është pis.  Cipa e trashë e plehrave bëhet gjithnjë e më e trashë. Kur flasim për një Shqipëri pa plehra Qeveria flet për grumbullim plehrash, dërgim në landfill, riciklim, incenerim (djegje) ndërtim landfillesh apo ndërtim impjantesh inceneruaes. Kohët e fundit duke habitur cilindo flet dhe bën import plehrash që ndihmokan për të pastruar Shqipërinë.  Flitet por nuk dihet se c’do bëhet e ku do shkohet. Nuk ka një model të përcaktuar e funksional. Nuk ka para për infrastrukturën e menaxhimit të plehrave.

Politika dhe ish-të përndjekurit

Postuar në 20 Maj, 2013 04:23

Shtresa e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, pothuajse për gati një gjysëm shekulli, iu nënshtrua sharjeve, fyerjeve, denigrimeve, rrahjeve, burgjeve politike, dëbimeve, internimeve, pushkatimeve pa gjyq e me gjyqe të sajuara dhe tani që koha për të cilën ata ëndërruan dhe sakrifikuan “erdhi”, ata nuk përfituan asgjë. As dëmshpërblim material, as moral, as integrim të tyre, siç flitet me një gjuhë të fryrë nga mburrjet të politikës.

57% ngelin në shkrim e këndim? Nuk është këtu fundi i të keqes.

Postuar në 20 Maj, 2013 04:22

A mund të merrej ky vendim me 4 vota në KQZ?

Postuar në 20 Maj, 2013 04:20

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas Kodin Zgjedhor, është organi qendror për administrimin e zgjedhjeve, si edhe për përcaktimin e rregullave lidhur me to. Sipas parimit të ligjshmërisë, në bazë dhe për zbatimin e ligjit, KQZ miraton akte të cilat rregullojnë çështje dhe aspekte të veçanta të procesit zgjedhor, të cilat mund të kenë karakter normativ apo individual.

Në mbledhjen e djeshme KQZ miratoi Aktin “Për hedhjen e shortit për caktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, për zgjedhjet e 23 qershorit 2013″.

Quo Vadis

Postuar në 20 Maj, 2013 04:16

Sa herë janë zgjedhjet Shqipëria le përshtypjen e ishullit në përmbytje. Evropa dhe SHBA-ë thonë është tejkaluar limiti. Ndërmjet flakëve të pushtetit dhe opozitës është shtangur plot frikë elektori. Çka të bëjë ai?

 

Një esse Berishës dhe sloganit : “Ne jemi ndryshimi”

Postuar në 20 Maj, 2013 04:13

Kryeministrit të ngjirur të Shqipërisë nuk i mungon asgjë. E megjithatë ai vuan për diçka që kundërshtarët e kanë dhe ai nuk e ka. Ai ka një zili absurde që nuk ka gurët e Opozitës për të qëlluar qeverinë e tij. Ai ka një dëshirë të çmendur, surreal, që në këtë muaj të fundit para votimeve, të ishte ai kundërshtari i vetes. Oh, çfarë do t’i bënte ai kësaj qeverisje!

Kisha katolike dhe zgjedhjet për integrimin

Postuar në 20 Maj, 2013 04:11

Me Letrën e tyre për zgjedhjet e 23 qershorit që mban datën 8 maj 2013, por që vetëm dje u dorëzua për shtypin, duket se  Ipeshkëvinjtë katolikë të Shqipërisë kanë dashur kësaj here t’u ikin toneve të përgjithshme e të ndalen në disa problematika të veçanta të zgjedhjeve. Një analizë të kësaj Letre nuk mund të mos e nis nga fundit i letrës, ku Ipeshkëvinjtë katolikë, në përkim edhe me partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, i ngarkojnë politikës shqiptare përgjegjësinë e mosmarrjes së statusit të vendit kandidat.

Tre parimet e z. Ali Ahmeti

Postuar në 20 Maj, 2013 03:21

Nëse ndokush do analizonte periudhën e pluralizmit politik në Maqedoni, periudhën shqiptare duhet ta ndajë në dy pjesë, ku e para përfshin vitet 1992-2001, dhe pjesa e dytë, periudha pas saj. Interesantja është se, nëse në periudhën e parë kemi disa parti politike shqiptare dhe disa personalitete me ndikim, në periudhën e dytë, kemi vetëm një personazh absolut, i cili, perveç disa humbjeve spontane në zgjedhjet presidenciale dhe lokale të vitit 2009, ka qenë çdoherë fituesi absolut. Ky personazh është z.

Gara treshe e Elbasanit

Postuar në 20 Maj, 2013 02:47

“Lul Basha është një fushatist tejet efiçient,” më tha Valentina Leskaj, drejtuesja e fushatës së 2009-ës në Elbasan për PS-në, kur e pyeta pas atyre zgjedhjeve sesi mund ta shpiegonte që dy koalicionet kishin dalë barazim me mandate në atë qark. Dhe në këtë fjali të Leskajt, ndoshta fshihet edhe kyçi i prishjes së atij barazimi në 23 qershor…

Arsimi si skemë piramidale

Postuar në 19 Maj, 2013 13:09

A është efektiv sistemi ynë arsimor? Po lodhemi duke debatuar çdo vit për përmbajtjet e programeve të studimit; për mënyrat se si duhet t’i “zbrazin” dijet nxënësit dhe studentët në provime, për shkollat dhe universitetet, për cilësinë, akreditimin e renditjen e universiteteve etj., por kalon thuajse pa komente dështimi themelor: përgatitja e rinisë për të ardhmen e saj të ndërlikuar dhe të paqartë. Sa të rinj e të reja bëhen të pandjeshëm ndaj ideve dhe sa të tjerë humbasin shtysën për të nxënë për shkak të mënyrës si provojnë të nxënë?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion