Arkiv-Opinion
Diktatura e 40-vjeçarëve
Berisha si Mugabe?
Në çdo shtet të Europës që ka ekzistuar para 1990-ës, janë regjistruar të paktën dy rotacione paqësore pushteti me zgjedhje normale demokratike të njëpasnjëshme. Dhe në shumicën e shteteve europiane janë regjistruar me dhjetëra.
Shqipëria e ka shansin këtë vit për të regjistruar dy rotacione paqësore pushteti me zgjedhje normale demokratike të ndodhura njëra pas tjetrës. Pra, vetëm në 101-vjetorin e Pavarësisë së tij, vendi ynë mund t’i bashkohet klubit të vendeve europiane që përdorin rregullisht këtë mekanizëm për rotacionin e pushtetit.
Dialog me Mustafa Nanon
Me ju, zoti Nano, dua të bëj dialog. Më pëlqen ta quaj dialog më shumë sesa polemikë, për arsye se fjala polemikë na fton për luftë. Ajo fjalë rrjedh nga pólemos që do të thotë luftë dhe pólemicos që do të thotë luftëtar. Unë dua dialog, pasi e mendoj e jam i bindur që rruga e dialogut është ajo e duhura në të gjitha fushat e jetës për të çuar përpara një çështje e gjithashtu për zhvillimin e shoqërisë. Ndërsa çdo luftë është një zmbrapsje dhe finalja e një lufte është sundimi, ka një fitimtar dhe një të humbur, ndryshe nga dialogu që ka vetëm të fituar.
Tri kthesa të majta pas 23 Qershorit
Idetë kanë pasoja! Shqipëria ka 20 vjet që vuan pasojat e mantrës neoliberale: “Terapi shoku – Privatizo gjithçka publike – Taksë e sheshtë – Shqipëria 1 Euro.” A nuk janë të qarta pasojat e zbatimit të kësaj ideje sot? Ja faktet dëshpëruese në të paktën 3 fusha – arsim, punësim dhe shqiptarët në rajon.
Ndreca i pandershëm
Profesor Doktor Ardian Ndreca më vuri kohët e fundit në pozitë me shkrimin e tij “Mashtrimi si vokacion” të cilin e botoi tek Respublica si përgjigje, apo polemikë, me shkrimin tim “Ku janë katolikët e moderuar”.
Le të qëllojë i pari me gurë ai që është i pamëkat!
Në pasditen e pardjeshme u mblodhën disa dhjetëra socialistë përpara pallatit ku banon Kastriot Islami, dhe zunë të protestonin kundër deputetit që është zgjedhur me votat e tyre katër vjet më parë e që e ka bashkuar votën e tij me mazhorancën në momentin kur u bë votëbesimi i qeverisë, e sidomos në momentin kur Berisha bëri, siç e quante ish-ambasadori John Withers në një intervistë për “Shqipin” e djeshëm, një grusht shteti administrativ.
Homo animal rationale est; bota pa ide e të mësuarit përmendësh
Qenia “njeri” përshkruhet në histori shumë shpesh nën parashenja të ndryshme: kështu, bie fjala, Aristoteli, i cili jetoi në shekullin e katërt para Krishtit në Greqi dhe ishte njëri nga filozofët më të rëndësishëm antikë, flet për njeriun si për një “zoon politikon”, pra për një qenie shoqërore.
Biologu i trajton trupin, skeletin, organet, të brendshmet dhe muskujt, në aspekte të ndryshme të funksioneve dhe bashkëveprimit të tyre.
Respekt për dorëheqjen
Pas nënkryetarit Denar Biba, edhe një anëtare e KQZ-së, Albana Shtylla, njoftohet se ka dhënë dorëheqjen. Arsyeja është e njëjtë: cenim i pavarësisë së institucionit. Janë akte, veçanërisht i pari, i z. Biba, që meritojnë respekt të jashtëzakonshëm.
Emir, Nemanja apo Kusturica
Shume artiste, pas klimaksit artistik, behen zap nga ndjenja e harreses. Nuk jane te pranishem (“mjaftueshem”) ne mediume e nuk jane te trajtuar si ne te shkuaren. Prandaj, nje pjese e madhe e tyre, qe kane nevoje qe te jene te adhuruar nga turmat (masat), jetojne per te qene te pranishem ne opinionin publik. Per paraqitje ne mediume, detyrohen vazhdimisht te krijojne “skandale” qe te (ri)shfaqen serish, per te deftuar se jane gjalle.
Kusturica nuk ben perjashtim nga ky soj krijuesish. Madje ky jeton per mediume. I vetedijshem se jane mediumet qe e Emirin e ben Kusturica.
Çarja tektonike e arsimit shqiptar (Pjesa II)
Prezantim shkurt për ata që s’e kanë lexuar dhe/ose koment shtesë për lexuesit e “Çarja Tektonike” (Pjesa I) (http://www.respublica.al/opinion/2013/04/12/carja-tektonike-si-shqiperia-po-i-afrohet-kontinentit-afrikan ):