Emir, Nemanja apo Kusturica

Postuar në 17 Prill, 2013 13:13
Arben I. Kastrati

Shume artiste, pas klimaksit artistik, behen zap nga ndjenja e harreses. Nuk jane te pranishem (“mjaftueshem”) ne mediume e nuk jane te trajtuar si ne te shkuaren. Prandaj, nje pjese e madhe e tyre, qe kane nevoje qe te jene te adhuruar nga turmat (masat), jetojne per te qene te pranishem ne opinionin publik. Per paraqitje ne mediume, detyrohen vazhdimisht te krijojne “skandale” qe te (ri)shfaqen serish, per te deftuar se jane gjalle.

Kusturica nuk ben perjashtim nga ky soj krijuesish. Madje ky jeton per mediume. I vetedijshem se jane mediumet qe e Emirin e ben Kusturica.

I vetdijshem qe nuk mund te jetojë me famen e se shkuares, kerkon vemendje. Dhe mori shume vemendje nga dy-tre deklarata mediokre. I vetdijshem qe s’ka per t’i bere realitet, vazhdon te marrë vemendje. Reaguesit, gjithashtu nga deshira per te fituar vemendje, polemizuan me te. Te tjeret e mbitrajtuan. I dhane aq peshe sa ai nuk eshte ne gjendje ta mbaje.

Nemanja nuk eshte me Emiri. Madje edhe ai e di kete. Sa per filmin e bazuar ne deklaratat e D. Martit, ai film nuk behet asnjehere realitet. As me producent serb e as me producent rus. E asnjehere me producent europian. Madje sot, ai s’gjen dot nje producent europian per nje (asnje) skenar (film) te tijin. Sepse ai rron dhe krijon vetem ne konflikte e luftra. Ai eshte produkt i konflikteve e luftrave. Ai s’rron e s’krijon dot ne paqe. (Eshte vertetuar me filmat si “Arizona dream”. Publiku amerikan nuk eshte juri politike festivalesh si ai i Kanit. “Arizona” eshte deshtim i punuar ne paqe.)

Ai eshte artist qe punon me porosi nga udheheqesit e konflikteve dhe luftrave. Me perfundimin e luftrave, ka perfunduar dhe karriera e tij. Prandaj, ai ndjen mungesen e diktatoreve. Ai ndjen mungesen e konflikteve dhe luftrave. Konfliktet dhe luftrat jane muza e tij, jane inspirimi i tij, dhe mbi te gjitha jane mbeshtetja e vetme e tij (morale dhe materiale).

Per te s’ka me nevoje as politika nacionaliste serbe. Ai eshte i vetdijshem se s’di te bejë film (normal) ku s’ka konflikt e lufte. Prandaj ben skandale. Konvertohet, nderton nje fshat per konsum mediatik vendor, boton autobiografine.

(Per hir te se vertetes, e kam lexuar dhe shijuar autobiografine e tij. Ai genjen shume bukur. Aq bukur genjen, sa deftimin e ben aq bindes e sa ne momente e beson edhe ai vet. Genjen per çdo gje. Dhe nuk e ka bezdi perderisa genjeshtra eshte deftim i bukur. Por e verteta e pavetdijshme e autorit eshte se e pranon se eshte krijues me porosi. Qe arrin te krijojë vetem ne konflikte dhe luftra. Madje ne menyre te pavetdijshme, perfundon si personazhet e tij surreale, perfundon ne irealitet).

Prandaj, jam mese i bindur, se ai eshte habitur nga reagimi i Prishtines dhe Sarajeves. Nga trajtimi qe i eshte bere. Por me reagimet e fundit qe i erdhen nga Prishtina e Sarajeva, ai ushqeu egon, u qetesua paksa dhe heshti. Ndersa ne vazhdojme ta trajtojme.

Si perfundim, egoja eshte semundje e rende (qe duhet trajtuar). Dhe ne e trajtuam.

Brando-ja i madh thoshte, se “nje gje me bezdis me shume se sa kur flasin per mua: kur s’flasin fare”.

Bezdia qe e kishte kapluar, e beri te deklaronte (çkado), vetem qe me reagime te ushqente egon. Madje i ndihmoi te tjeret qe ta ushqenin. Ai u rishfaq per t’u berë i gjalle. U rishfaq qe te merremi me te. Shnderroni çdo gje ne favor te tijin.

Ai nuk ka emocione. Ai eshte profesionist. Ai eshte nje “mjeshter”. Ai eshte nje askush.

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po si redaktori nuk i vendos ë-të dhe ç-të në shkrim mor aman? Si jeni bërë edhe ju mediat shqiptare mor aman? Po si botohet shkrimi as pa ë e as pa ç? Turp, turp...turp!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.