Arkiv-Opinion

PS-LSI, aleanca më e mirë për të mundur Berishën?

Postuar në 05 Prill, 2013 07:11

Ashtu qoftë! Por druhem të jem i sigurtë dhe sidomos më trishton “shpallja e fitores” dhe nxjerrja në shitje e lëkurës së ariut pa e vrarë akoma. Edhe unë e përjashtoj qibrën, por nuk jam edhe për shpërfilljen totale të saj dhe as për “harrimin total” Situata të caktuara në politikë martojnë dy anë të pamartueshme dhe historia jep shëmbuj. Por këtë radhë, ky është një shëmbull original shqiptar.

E keqja më e vogël

Postuar në 04 Prill, 2013 17:36

Para zgjedhjeve të vitit 2005, maksima “Të pranojmë të keqen më të vogël” përdorej shpesh në mediat dhe kafenetë shqiptare, kur krahasohej qeverisja e atëhershme e Nanos me qeverisjen e pritshme të Berishës. Dhe kjo maksimë sulmohej nga disa opinionistë të pavarur, prej një pozite morale që s’kishte të sharë. Sipas tyre, edhe kur personat në krye të pushtetit ndërrohen në Shqipëri, simbioza e oligarkëve të biznesit dhe mediave me politikanët e fuqishëm mund të ndryshojë pak në formë, por mbetet e njëjta në substancë. Dhe kjo përbënte të keqen më të madhe për ata opinionistë.

Iksi dhe Ypsiloni i ekuacioneve elektorale

Postuar në 03 Prill, 2013 17:47

Përpara se të futem në analizën e ekuacioneve elektorale që kam përmendur në titull, do të bëj një parantezë relativisht të gjatë, me shpresën se nuk do ta vras interesin e lexuesve që janë kuriozë ta lexojnë analizën (Ata që vendosin ta ndërpresin leximin këtu i mirëkuptoj – jeta sot është shumë intensive për të lexuar paranteza të gjata).

Kur moralistët bëjnë (pa dashur) lojën e regjimit

Postuar në 03 Prill, 2013 12:40

U bënë nja dy a tre muaj qysh nga momenti që kam hedhur tezën, se në rrethanat ku jetojmë duhet të bëhen tok të gjithë ata që janë kundër këtij regjimi dhe në këtë mes kam dashur të them shtruar e shkoqur se nuk ka rëndësi motivacioni që e ka shtyrë dhe e ka mbajtur secilin në opozitë me këtë regjim, por ka rëndësi predispozicioni opozitar. Gjendjen e shoh aq dramatike sa në shkrimin e fundit arrita të bëja pohimin më amoral që mund të jetë bërë ndonjëherë këtyre anëve: çdo qelbësirë që s’i ka punët mirë me regjimin duhet parë e përfillur si një resurs opozitar.

Rotacioni paqësor i pushtetit dhe rritja ekonomike

Postuar në 02 Prill, 2013 19:18

Në një shkrim të mëparshëm në respublica.al (http://respublica.al/opinion/2012/6/28/berisha-apo-rama-krye...), kam argumentuar se shteti shqiptar, pavarësisht se kush e fiton pushtetin në qershor, do ta ketë të vështirë të bëjë ndërhyrje kundërciklike në ekonomi brenda një horizonti kohor afatmesëm (2-3 vjeçar), seps

A do të shkojë Berisha në burg?

Postuar në 01 Prill, 2013 19:23

Në Italinë e viteve ’90, ndodhi një revolucion juridik, i mbiquajtur i “duarve të pastra”. E filloi prokurori Antonio Di Pietro me çështjen “Tangentopoli”, e cila, fillimisht, kapi në rrjetë peshkun e vogël Mario Chiesa dhe përfundoi tek peshkaqenët Craxi e Andreotti. Në këtë mënyrë, revolucioni i “duarve të pastra” përmbysi një klasë të tërë politike, që për 40 vjet ishte krimbur nga korrupsioni.

Punë falsifikuesish

Postuar në 01 Prill, 2013 05:13

Iu përgjigja pozitivisht, pas asnjë hezitim, ftesës për të nënshkruar një peticion, me qëllim kundërshtimin e rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke. Nuk e bëra këtë për ndonjë arsye të veçantë, siç mund të pandeh dikush, por thjesht desha që si një qytetar i këtij vendi, me aq sa kam në dorë, të kontribuoj që të mos ndryshohet historia e popullit, të cilit i takoj.

Rama në sulm dhe fantasia “Sci-Fi” e Berishës në mbrojtje

Postuar në 01 Prill, 2013 04:04

Parashikimi i rezultateve ne zgjedhjet parlamentare, me pak ndryshime te cilat ndikohen nga sistemi zgjedhor i aplikuar, i nenshtrohen  faktoreve te njohur te cilet ne menyre te permbledhur kane te bejne me 1 – identifikimin e sjelljes se individeve qe perbejne elektoratin  dhe 2 – ndryshimeve qe kane ndodhur ne preferencat nga votimi ne votim.

Rrugë e gjatë larg dënimit me vdekje

Postuar në 31 Mars, 2013 06:02

 

Do garanci që merren prej ndryshimit më 23 qershor

Postuar në 31 Mars, 2013 01:58

Sikur të më kërkonin se çfarë di me siguri se do të ndodhë pas 23 qershorit, në rrethanat hipotetike të ndryshimit të mazhorancës qeverisëse, unë nuk do dija të thoja ndonjë gjë të madhe. Nuk e kam të qartë në terma konkretë e në një numër drejtimesh se çfarë ndodh, nëse vendi bie nën drejtimin e socialistëve e të Edi Ramës. Por unë di me një farë sigurie se çfarë nuk do të ndodhë më në rast se Berisha largohet nga politika; në mos, nga timoni i vendit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion