Rama në sulm dhe fantasia “Sci-Fi” e Berishës në mbrojtje

Postuar në 01 Prill, 2013 04:04
Armand Vinçani

Parashikimi i rezultateve ne zgjedhjet parlamentare, me pak ndryshime te cilat ndikohen nga sistemi zgjedhor i aplikuar, i nenshtrohen  faktoreve te njohur te cilet ne menyre te permbledhur kane te bejne me 1 – identifikimin e sjelljes se individeve qe perbejne elektoratin  dhe 2 – ndryshimeve qe kane ndodhur ne preferencat nga votimi ne votim.

Nese analiza e ketyre dy faktoreve eshte dinamike e teresisht e bazuar ne logjiken e fakteve (e nese sigurisht leme jashte faktorin e banditizmit e vjedhjeve te zgjedhjeve siç ka ndodhur ne te kaluaren), eshte lehtesisht e diktueshme se opozita po shkon drejt nje fitoreje relativisht te lehte ne zgjedhjet e Qershorit.

 

Rama

Tryezat e debateve publike qe organizohen sot ne Shqiperi me pjesmarrjen e gazetareve, analisteve e komentuesve saktesisht analizojne premisat  politike, sociologjike,   ekonomike dhe demografike te prag-zgjedhjeve. Shume pak prej tyre arrijne seriozisht te shkeputen nga orientimi partiak. Ne keto kushte do ta quaja te tepert e te panevojshem ne kete shkrim nje perpjekje per nje analize teorike te dinamikes qe ka rrokur fushaten e zgjedhjeve ku elektorati i interesuar demonstron nje orientim te caktuar  ne politikat shoqerore per çeshtjet me te mprehta, vlereson perfomimin 8-vjeçar te qeverise aktuale apo vlereson cilesite personale te kandidateve re rreshtuar ne lista deputetesh, e me tutje akoma se si keto orientime e vleresime influencohen nga identifikimi partiak dhe ideologjik.  Duke u perpjekur per ti bere gjerat me te thjeshta e larg frazeologjise se nderlikuar, (e duke marre – përsëris – per te qenë, mundesinë që kësaj here do paralizohet çdo perpjekje per  te deformuar rezultatin e zgjedhjeve dhe vullnetin e popullit  ne tavolinat partiake) ndikimin me te madh qe e ben rotacionin te detyrueshem do ta ketë:

 

Së pari pakenaqesia e akumuluar ne keto vite ne shtresat qe kompozojne elektoratin. Dhe pa asnje dyshim aftesia e opozites per ta kanalizuar kete pakenaqesi paralel me ofrimin serioz te rrugeve te zgjidhjes. Ne kushtet aktuale te sotme  pakenaqesia e shtresave te popullsise eshte e gjithanshme e rezultante e:

1 – korrupsionit te pandalshem ne keto 8 vite nen drejtimin e Berishes e shoqeruar me varferimin absolut te shumices dhe pasurimin drastik te disa familjeve e individeve te njohura per lidhjet dhe aferat me pushtetin

2- centralizimi i pushtetit legjislativ, ekzekutiv e juridik ne duart e nje njeriu te vetem,

3 – kukullizimi i Presidences,

4 – shtypja me force e veprimtarive opozitare deri ne asgjesimin fizik te njerezve te pafajshem e te vuajtur në 21 janar,

5 – kufizimi i te drejtave e lirive te shtypit duke mikluar ate pro-qeveritar e denigruar apo eleminuar ate opozitar,

6 – shfrenimi i propagandes bajate e irrituese te pushtetit qe pa pike turpi e ben te zezen te bardhe,

7 – rendi i renduar ku krimi sundon mbi policine,

8 – hakmarrja politike e ushtruar vertikalisht nga maja e piramides deri ne fund te saj,

9 – inkurajimi dhe afrimi nga pushteti i individeve tashme te diskretituar e pa kurrfare morali por qe besohen se mund te sherbejne si paterica per te mbajtur kete pushtet ende ne kembe,

10 – mos zgjidhja  e komplikimi konstant i qellimshem  i çeshteve te pronareve e pronave e vjedhja sistematike e tyre,

11 – ekonomia e fryre me shifra  ne leter por e renduar nga trended negative te performimit te saj,

12 – gjendja e mjeruar e zonave rurale ku shpesh edhe kushtet e mesjetes i duken lluks kryeministrit tone

13 – e deri tek lopçarizmi i tij dhe vasalëve ne lojen me aspiratat kombetare dhe nacionalizmin e çeshtjen shqiptare ne pergjithesi.

Te gjitha keto faktore te mara se bashku e qe krijojnë pakenaqesine me pushtetin e sotem kane bere te mundur pajisjen e Rames dhe opozites me “armen” me efikase per te sunduar zgjedhjet e ardhshme.

 

Se dyti, koha po tregon se Rama ka kuptuar mire se sado  te jesh i pajisur nuk mund te arrish fitoren e kerkuar nese mjaftohesh vetem me identifikimin  e dobesive te kundershtarit.  Ne kete kontekst, opozita po tregon se pakenaqesia e krijuar mund te beje te mundur shtimin e radheve te saj vetem nese shoqerohet seriozisht me vullnetin dhe opsione reale per te adresuar morine e problemeve te shumta e kryesisht ato qe prekin nivelin ekonomik te popullsise.

Në esencë problemi me i dukshem eshte zhvillimi i tezës se 20 vjet apo diçka me teper në një shoqëri post-komuniste jane jashtezakonisht pak per te pertypur realitetin e sotem shqiptar ku nje perqindje e vogel e popullsise eshte pasuruar aq teper e shpejt sa edhe ne vendet me te zhvilluara e me kapitalizem shekullor nuk mund te ndodhe nje gje e tille. Nese kjo teze nuk mbetet ne rrafshin teorik por opozita do te jete ne gjendje ta zhvilloje vertikalisht nga lart poshte do te arrije te krijoje e shpalose tabllone e plote te vjedhjeve e abuzimit me pasurite kombetare te vendit e kalimin e tyre ne duart e atyre qe qeverisen vendin ne keto vite.

Nuk eshte e mjaftueshme kundershtimi ne parlament i ketij ligji apo atij koncesioni te miratuar. Ajo çka shumica e elektoratit kerkon eshte bindja e vertete qe opozita do te jete ne gjendje te rivendose drejtesine e jo vetem thjesht lojra fjalesh sa per te siguruar pushtetin e për të bere me pas te njeten gje siç ka ndodhur dhe me parë.

Fushata e deritanishme e opozites tregon se ajo po perpiqet ti largohet perpjekjeve te Berishes per ta kanalizuar ate në ujrat ku ai do. Eshte e rendesishme qe ajo te vazhdoje ne rrugen e shpalosjes e shpjegimit te thjeshte te programit te saj dhe rrugeve qe ajo afron per zgjidhje. Shmangia e retorikes boshe me poziten, largimi prej trajtimeve individuale e afrimi sa me shume tek elektorati eshte menyra me e mire per te shfrytezuar faktorin e pakenaqesise. Kjo eshte dhe mjeti i dyte efikas qe po ndihmon opoziten ne perpjekjet e saj per t’i dhene tonin zgjedhjeve.

 

Së treti, pozita disponon kete radhe ndergjegjesimin me shume se kurre te opinionit nderkombetar se ne Shqiperi nuk behen zgjedhje te lira. Ne te njejten kohe, opozita ka  nje fakt shume domethenes dhe ky lidhet me perjetesine ne pushtet e politike te Berishes. A mundet qe ndersa pranojme se jemi ne demokraci ne anen tjeter kemi pushtetare te perjetshem? A mund te jete ky koncept i pranueshem per perendimin? Ky eshte nje tjeter faktor i rendesishem qe opozita mund ta shfrytezoje ne favor te saj e qe kushtezon rotacionin.

 

Berisha

Cila eshte strategjia dhe mjetet qe Berisha ka hedhur ne fushen e mbrojtjes?

Se pari eshte perpjekja e njohur e tij per te mercenarizuar. Per hir te vertetes duhet thene se mjedisi shqiptar ka ofruar ne shekuj e vazhdon te ofroje terren per nje gje te tille. Jane te shumte shembujt historike qe deshmojne fare qarte se kundershtaret e interesave tona kombetare kane ditur te shfytezojne me mjeshteri kete dobesi tonen.

Ne shekullin e 21-te mercenarizmi shfaqet ne lojen e paskrupullt te individeve te caktuar qe se kane per gje te shesin edhe shpirtin e tyre per te flirtuar me pushtetin e perfituar me pas prej tij.

Shembujt jane te shumte por nuk ja vlen te permenden pasi nuk do te ofronim ndonje gje te re te panjohur me pare. E rendesishme eshte qe opozita duhet te jete e pergatitur  per nje gje te tille. Individe te pakenaqur  dhe qe e konsiderojne vehten te pazevendesueshem do te vazhdojne te mercenarizohen edhe prej radheve te saj. Ata do te gjejne strehim ne transhete e Berishes e do te ofrojne gjithçka per te demtuar opoziten.

 

Se dyti, lopçarizmi ne lojen mbrojtese perfshin sjelljet spontane te Berishes per te ç’orientuar opoziten. Levizjet sa tek akuzimi i opozites per korrupsion kur kjo e fundit ka vetem çelsat e kashtes ne dore, flluskat e sapunit me nacionalizmin, glorifikimi i fitoreve donkishoteske, joshja e kundershtareve te Rames, amplifikimi i thashethemeve, ç’thuhet sot mohohet neser, kryeneçesia me nderkombetaret kur ata nuk jane ne linje me maxhorancen, presioni psikologjik etj, perbejne nje strategji qe vertet krijon pershtjellim ne radhet e opozites. Sa me shume i ofrohemi dates se zgjedhjeve aq me shume do te perdoret nje strategji e tille.

 

Se treti, maxhoranca disponon burimet ekonomike. Si dhe me pare, ajo do ti shfrytezoje ato maksimalisht ne prag-zgjedhje.  Duke e ditur mire se ne pergjithesi  ne jemi nje popull jo me shume kerkesa, nje projekt apo rruge ketu, dy a tre kanale atje, nje shirit i prere per te treten here apo disa leke nen dore e kombinuar me presionin  per humbjen e vendit te punes dhe shpesh votimi mbi bazen e ndikimit te fisit jane elemente te vegjel ne dukje por qe kane patur e do te kene ndikimin e tyre te konsiderueshem ne favor te pozites.

 

Te gjitha keto perbejne fizionomine e zgjedhjeve te ardhshme. Nuk ka asnje dyshim ne reshtimin e forcave. Nuk ka dyshim se kush eshte ne sulm e kush eshte ne mbrojtje. Teorikisht te dyja strategjite mund te ofrojne suksesin por nje gje eshte mjaft e qarte – opozita ka inisiativen. A do te munden akrobacite e njohura te Berishes te rikthejne situaten? Eshte shume veshtire per te pohuar nje gje te tille por eshte i lehte pohimi se deri me tani opozita eshte qartesisht prane fitores. / DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.