Arkiv-Opinion

Shtetit mafioz i duhen pedofilët

Postuar në 20 Mars, 2013 18:13

Shteti shqiptar nuk është i dobët, problemi qëndron se forcën e tij e ka përqëndruar në mbrojtje të interesave tërësisht private. Le ta tregojmë një histori me krim duke e jetuar mbrapsht në kohë . Nga fundi në fillim. Dita kur një ngjarje e rëndë mbaron është ajo kur një vendim gjykate jep vendimin për krimin. Nuk do më duhet retorikë shumë e komplikuar për të treguar se gjykatësit janë më të pasur pas atij momenti. Një gjyq ti e ke gjithmonë të humbur, dhe mund ta fitosh vetëm kur e fiton. Çfarë do të thotë kjo?

Berisha mund të dalë i humbur, jo Top Channel

Postuar në 20 Mars, 2013 05:49

Goditjet e qeverisë Berisha ndaj Top Channel-it (gjoba disa milionë eurosh, kërcënime për prishjen e ndërtesës ku është selia qendrore e televizionit dhe, së fundi, mbyllja e studiove kryesore të televizionit tek ish-ekspozita “Shqipëria Sot”) kanë qenë qartazi akte shantazhi ndaj një medie të fuqishme kritike ndaj saj.

Papa Françesku që do ta njohë Kosovën

Postuar në 20 Mars, 2013 03:25

E tërë bota duket e impresionuar me mënyrën e sjelljes së Papës së ri, Frana, peshkopit të Romës dhe kreut të grupimit më të madh të krishterë në botë. Ai udhëton me autobus, vetë thërret në telefon, bisedon dhe shkëmben batuta me gazetarë, ndërsa miqve të tij nga Buenos-Airesi, klerit të atjeshëm, u thotë të mos shpenzojnë para për të ardhur në inaugurimin e tij në Romë, por ato para t’i japin për të varfrit.

Po tkurret shtresa e mesme në Shqipëri?

Postuar në 19 Mars, 2013 11:02

Nëse ka një tregues sa ekonomik dhe shoqëror për një shtim dhe progres të një vendi, ajo është rritja e pjesës së shtresës me të ardhura të mesme në një popullatë. Ajo që quhet ndryshe klasa e mesme apo shtresa e mesme. Këtë rritje e japin më mirë se gjithcka tjetër depozitat e kursimeve të kësaj shtrese. Për ne si tregues, shtresa e mesme është ajo kategori popullsie me depozita kursimesh në banka më pak se 25 milionë lekë të vjetra. Kuptohet që është shtresë e mesme, pse normalisht të varfrit nuk kanë aq para sa të depozitojnë kursime në bankë dhe kujdesen vetëm për mbijetesë.

Spaçi i qenieve subalterne

Postuar në 18 Mars, 2013 04:02

Lexoja para pak kohësh një shkrim të F. Lubonjës që kërkonte vëmendjen publike dhe lëvizjen e institucioneve përkundër rrënimit të vazhdueshëm të kampit të Spaçit dhe rrethinave që bartin një histori të dhimbshme dhe unike të shqiptarëve nën diktaturën e Hoxhës.

Gjethet njëqindmilionëshe dhe ferrat e politikës shqiptare

Postuar në 18 Mars, 2013 02:12

Përçudnimi i arsyes dhe dhunimi i shpresës. Gjethet njëqindmilionëshe, qofshin ato të ferrave apo të fikut (Adami dhe Eva ka gjasa të kenë përdorur ato të hardhisë), janë freskore për duart të zhdërvjellëta tashmë në lojën e kukamfshehtit që dialektika politike luan prej kohësh me arsyen dhe me besimin e individit shqiptar.

Papa i varfër

Postuar në 18 Mars, 2013 01:54

Qarkullon legjenda se gjatë ceremonisë së prezantimit si Papë, Jorge Bergoglio refuzoi veshjen e kuqe me fije ari dhe gëzof hermelini, duke i thënë kardinalit përgjegjës: “Imzot, visheni ju po të dëshironi. Karnevalja ka përfunduar”.

Rreth artikulimit publik të Kryeministrit

Postuar në 17 Mars, 2013 08:17

 

Nga Gianluigi Buffon te Sokol Cikalleshi e Nevil Dede

Postuar në 16 Mars, 2013 01:48

 

Prodhim energjie apo parandalim përmbytjesh?

Postuar në 15 Mars, 2013 14:19

Në projektimin dhe administrimin e hidrocentraleve, përparësia numër një është gjithnjë siguria e digave. Ato ndërtohen për të përballuar prurje të jashtëzakonshme,  që mund të ndodhin një herë në 1000 vjet. Në historinë botërore njihen vetëm dy shembje katastrofike digash; ajo e digës Banqiao në Kinë, në vitin 1975, e cila shkaktoi rreth 170 mijë viktima, dhe ajo e digës Vajont në Itali, në vitin 1963, e cila shkaktoi rreth 2000 viktima.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion