Papa Françesku që do ta njohë Kosovën

E tërë bota duket e impresionuar me mënyrën e sjelljes së Papës së ri, Frana, peshkopit të Romës dhe kreut të grupimit më të madh të krishterë në botë. Ai udhëton me autobus, vetë thërret në telefon, bisedon dhe shkëmben batuta me gazetarë, ndërsa miqve të tij nga Buenos-Airesi, klerit të atjeshëm, u thotë të mos shpenzojnë para për të ardhur në inaugurimin e tij në Romë, por ato para t’i japin për të varfrit. Këto katër ditë prejse doli tymi i bardhë nga oxhaku i kapelës së sikstinës, kur kardinalët, të udhëhequr nga shpirti i shenjtë, siç predikon Kisha katolike, zgjodhën pikërisht kardinalin Bergoglio për papë, ai duket t’i ketë shkaktuar më së shumti kokëçarje sigurimit të tij, ndërsa duhet t’ua ketë prishur rehatinë edhe disa pjesëtarëve të klerit, të cilët janë mësuar me një jetë jo edhe aq modeste materiale, e tash, nëse ndjekin rrugën e filluar nga papa i ri, duhet të përqendrohen më së shumti në ndihmë të të varfërve, siç edhe mëson shembulli i Shën Frana Asisit. Ja disa nga kundërshtimet radikale që ka bërë Papa i ri në vetëm katër ditë. Ka refuzuar ta vërë kryqin e artë duke thënë se i mjafton edhe ai i metaltë. Ka hyrë në autobus me kardinalët. Ka ecur këmbë nëpër shesh për të mbërritur në kishë për lutje. Madje një ngjarje qesharake dhe simpatike thuhet të ketë ndodhur kur ka vendosur që vetë të telefonojë në një kishë për t’u falënderuar, e kur i është prezantuar rojës që ngriti telefonin “unë jam papa Frana…” ai ia ktheu: “E unë jam Napoleoni”.
Krejt kjo mund të jetë edhe pjesë e asaj që në botën moderne quhet PR. Edhe Kisha katolike e ka të qartë se në botën moderne nuk mund të mbajë rolin dhe primatin duke refuzuar t’i përshtatet kohës. E imazhi i Kishës katolike asnjëherë në histori nuk ka qenë më i sfiduar sesa sot, për shkak të aferave të shumta të një pjese të klerit. Prandaj një imazh i ri, të cilin ka filluar ta krijojë papa i ri mund të ndihmojë Kishën. Ai madje u ka bërë ftesë gazetarëve që të bëjnë punën e tyre, të hulumtojnë dhe të jenë kritikë edhe ndaj kishës. Sa e mirë do të ishte sikur edhe disa politikanë shqiptarë, pa marrë parasysh se nuk janë besimtarë katolikë, të ndjekin shembullin e papës së ri në këtë drejtim.
Secili popull në botë tash po bën përpjekje të gjejë një lidhje me mënyrën se si u zgjodh papa. Në Venezuelë disa besojnë se lideri i tyre i ndjerë socialist Hugo Chavez i kishte dërguar “sinjal Jezu Krishtit” dhe në këtë mënyrë kishte ndikuar që për herë të parë si papë të zgjidhet një kardinal nga Amerika Latine. Italianët janë të kënaqur pse ai është me prejardhje italiane dhe është edhe peshkop i Romës. Kroatët kanë zbuluar se ai në Buenos-Aires ishte shuguruar si prift nga një peshkop kroat dhe kishte jetuar në lagjen kroate të kryeqytetit argjentinas. Thuhet se afro gjysmë milioni kroatë jetojnë në Buenos-Aires, kryesisht nga familjet që si bashkëpunëtorë të regjimit fashist kishin ikur pas Luftës së Dytë Botërore.
E për neve ajo që në këtë moment na duket më e rëndësishme është se si do të reflektohet kjo në procesin e njohjes së Kosovës nga Vatikani. Kjo shihet edhe në deklarimin e parë të ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji, i cili shprehu shpresën se gjatë këtij pontifikati do të njihet pavarësia e Kosovës. Po ashtu habit fakti se si edhe Kisha katolike në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe Radio- Vatikani në gjuhën shqipe, që janë burime relevante për këtë temë, kanë vendosur që të mos përdorin variantin shqip të emrave të shenjtërve dhe po përdorin emërtimin “Papa Françesku” e jo variantin shqip “Frana”. Por kjo është në kompetencë të tyre.
Kisha katolike e ka ndihmuar dhe e ka mbështetur fuqishëm Kosovën deri tash dhe kjo nuk është bërë vetëm përmes lutjeve. Por Vatikani si shtet dhe diplomacia e këtij shteti teokratik kanë bërë manipulime tipike diplomatike, të ngjashme me shtetet e tjera, duke hezituar ta njohin shtetësinë e Kosovës me arsyetime banale. Lëvizjet e vogla që i ka bërë shteti i Vatikanit drejt njohjes së Kosovës do të duhej që sa më parë gjatë pontifikatit të papës së ri të rezultojnë me njohjen e Kosovës. Feja këtu nuk është dhe nuk do të duhej të jetë kriter.
Ndër shenjat që ka dhënë Vatikani se po lëviz drejt njohjes së Kosovës ka qenë vendimi që për besimtarët në Kosovë të mos jetë përgjegjës nunci apostolik nga Beogradi, por ai nga Lubjana e Sllovenisë. Po ashtu janë ftuar liderët e shtetit të Kosovës për vizita në Vatikan. Por, nga ana tjetër, siç ka treguar një depeshe diplomatik i ambasadorit amerikan në “Wikileks”, Ministria e Jashtme e Vatikanit ngurrimin për njohjen e Kosovës e ka arsyetuar me “frikën se mos serbët do të hakmerren ndaj katolikëve në Serbi”. Një arsyetim i tillë, edhe pse vjen nga një “imzot”, është shumë bizar. Pothuajse të gjithë katolikët që jetojnë në Serbi janë ose hungarezë, ose kroatë dhe Kroacia e Hungaria e kanë njohur Kosovën, bile e kanë bërë këtë të njëjtën ditë së bashku.
Arsyeja kryesore pse Vatikani nuk e ka njohur deri më tash Kosovën është politike dhe ekumenike. Vatikani vazhdon përpjekje për ripajtim me Kishën ortodokse, sidomos me atë të Rusisë, dhe kjo e ka shtyrë që të jetë i kujdesshëm me njohjen e Kosovës për të mos irrituar Kishën ortodokse serbe dhe atë ruse. Në anën tjetër, Vatikani dëshiron raporte të mira edhe me botën arabe. Është ndër mbështetësit më të mëdhenj të palestinezëve, për shembull, dhe ka raporte diplomatike me shumë vende islamike. Madje me disa prej tyre, si Irani dhe Arabia Saudite, diplomacia e Vatikanit, sipas burimeve diplomatike perëndimore, shpesh bashkëpunon për të kundërshtuar dukuritë, si aborti dhe përdorimi i kontraceptivëve. Njohja e Kosovës do të ishte veprim politik, sikurse që është edhe me vendet e tjera që e kanë njohur Kosovën. Edhe pse me shumicë të madhe myslimane, Kosovën deri më tash e kanë njohur kryesisht vendet me popullatë krishtere, dhe madje kryesisht të botës dhe civilizimit perëndimor.
Nëse papa i ri do ta ketë si parim në veprimet e tij ndihmën për të vuajturit dhe për të varfrit, siç e kishte Shën Frana (apo Shën Françesku), atëherë ka edhe një arsye më tepër për ta njohur Kosovën. Qytetarët e Kosovës janë edhe të vuajtur, edhe të varfër.
Kisha katolike si institucion nuk merret me politikë. Por Vatikani si shtet, me afro 1000 shtetas, me qeveri dhe të gjitha elementet e tjera shtetërore, edhe pse i udhëhequr nga parimet fetare, është shtet sikurse të gjitha shtetet e tjera. E papa, mes tjerash, ka kompetenca edhe për të bërë , siç thonë në Kosovë, “riformatizimin e Qeverisë” së Vatikanit. Ata të cilët kanë më shumë njohuri për rrymat e ndryshme politike brenda mureve të Vatikanit (edhe aty sikur në secilin shtet ka intriga të ndryshme dhe grupe me mendime të ndryshme) në bazë të ndryshimeve që do të bëhen në Qeverinë e Vatikanit do të mund të vlerësojnë se në çfarë drejtimi do të shkojë politika e jashtme e këtij shteti. Por gjithë gjasat janë që Selia e Shenjtë ta njohë Kosovën pikërisht gjatë pontifikatit të Papa Franës. E mbetet të shohim se kur do të ndodhë kjo, kush nga politikanët kosovarë do të thotë se e ka bindur Papën ta bëjë njohjen!
Comments
Po ceshte ky Frana, o burre?
Po ceshte ky Frana, o burre?
Vatikani nuk po e njeh

Vatikani nuk po e njeh Kosoven qe te mos prishet me vendet arabe. Ja ky eshte argument! Bravo Agustin.Vetem mos harro se Arabia Saudite qe ke marre si shembull, e njeh Kosoven, e njeh dhe Kuvajti, Katari, Jordania qe jane vende arabe.

Po prit pak, pse Agustin? Pape Franceskun e bere Fran, po vete pse nuk nenshkruan Cin, se ne Agustinit Cin i themi.

Imam Shefqet Krasniqi ka te

Imam Shefqet Krasniqi ka te drejten e lirise se fjales te kete nje opinion te tij rreth Nene Terezes, edhe nese ai opinion na duket i cuditshem apo s'jemi dakort me te. Gjithashtu imami Sabit Gashi ka te drejten e tij te jape opinione fetare per pyetje te tilla legjitime si: a na lejohet te kemi shoke te krishtere? S'eshte hera e pare qe behet kjo pyetje dhe as e fundit dhe as vetem mes muslimaneve. Jam i sigurt qe prifterinjte katolike shqiptare u jane pergjigjur shpesh pyetjeve te besimtareve te krishtere me natyre si: a na lejohet te martohemi me myslimane? apo, a na lejohet t'ua japim vajzat per nuse familjeve myslimane? etj etj.

Vatikani nuk cenohet aspak nga keto ligjerata dhe perkundrazi , ai duhet ta njohe Kosoven pikerisht sepse atje ekziston liria e fjales ku njerez mund te kene mendime te ndryshem e te jetojne ne paqe.

Paqe.

Ju islamiket keni dy faqe,

Ju islamiket keni dy faqe, keni dy peshore. Ju jeni pa principe.

Kur ju intereson perdorni peshoren europiane tue abuzue ne LIRINE E FJALES.

Kur nuk ju intereson perdorni peshoren islamike tue ba vrasje te atyne qe perdorin LIRINE E FJALES ne drejtim tuej.

Hoxhallart paskan LIRI FJALE te cenojne njerzit e ndershem dhe nga ana tjeter nxisin vrasjet ndaj atyne qe simbas parimiti te LIRISE SE FJALES, bajne karikatura atij fare profetit tuej qe veç urrejtje nxite ne librin e tij qe ju e kansideroni te shejte, por qe shume intelektual ishmusliman e quejne liber kriminal.

Add new comment