Arkiv-Opinion
Jemi të rrethuar
Shqipëria, ashtu si disa shtete të tjera në Europë është rrethuar nga shqiptarë. Them ashtu si disa shtete në Europë dhe kam parasysh fjala vjen që Franca ka në kufi Gjenevën e Zvicrës ose një rajon të tërë që flet frëngjisht, por që nuk u shkon mendja të njëjtësohen si një komb. Francezët vrapojnë në Gjenevë që të gjejnë ndonjë punë, ndërsa gjenovezët, më saktë studentët ose emigrantët më së shumti, shkojnë në Francë që të bëjnë ndonjë Pazar, sepse atje çmimet janë më të lira, ndërsa në Zvicër jetesa është më e shtrenjtë.
Gojëqenefët e Sali Berishës
Kryeredaktori i gazetës Panorama, dhe ish-kandidati për president i Sali Berishës, dhe i përfoluri për lidhje të hershme me sigurimin e shtetit, pronari Artan Hoxha, lëshuan para disa ditësh një lumë akuzash kundrejt gazetës Dita. Si kontributor i gazetës Dita, unë e ndjej si detyrim moral dhe profesional që t’i jap përgjigjen time të lartpërmendurve. Një sërë pyetjesh më vijnë ndërmend: Përse po sulmohet kaq haptazi dhe ndyrazi gazeta Dita? Cilat janë arsyet reale pas këtyre sulmeve? Çfarë duhet të kuptojnë lexuesit nga këto sulme?
Një pyetje për Ministrin e Shëndetësisë
A duhet konsideruar më si “potencialisht opozitare” LSI?!
Prej javësh, edhe atëhere kur nga podiumi i PD nuk flet njeri, zyrtarët më të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk harrojnë të pickojnë Ramën dhe deputetët e tij, në lidhje me tre ligjet e pamiratuara ende nga Kuvendi. Jo vetëm aq. Çdo deklaratë apo nismë të kryeministrit dhe partisë së tij, merr brenda pak orësh mbështetjen e partnerit të vogël Meta. Kështu ndodhi për shembull me propozimin hileqar dhe të parealizueshëm të votës së 16 vjeçarëve, por edhe për nisma të tjera që janë përshëndetur rregullisht “nga jashtë” prej kësaj partie.
22 marsi i tradhëtisë
Çfarë kemi të sigurt ne shqiptarët në këtë fillim mijëvjeçari? Asgjë! Ah po, një gjë e kemi të sigurt. E sigurt është se sa do të përpiqemi e të mundohemi të mbijetojmë në vet-izolimin tonë, si formë proteste apo mënyrë për t'i shpëtuar gjëmave makabre që përditshmëria na sjell në rastin më të mirë në formën e lajmit, aq më shumë dhunohemi dhe nëpërkëmben të drejtat dhe liritë tona.
Shansi i fundit, i opozitës
Albert Kamy kur vinte puna të shprehej për politikën thoshte: “Fatkeqësisht politika dhe fatet e njerëzimit merren në dorë nga individë mediokër dhe pa ideale. Njerëzit e mëdhenj nuk i futen kurrë politikës”. Maks Veberi shkon më tej duke thënë se politika mjerisht vendos në elitën drejtuese personazhe mediokre, mjerane, servile, shumica e te cileve mbas mbarimit të atij niveli përfaqësimi, harrohen dhe humbasin në mediokritetin dhe injorancën e tyre.
Evazioni verbal në realitetin mediatik shqiptar
Fjalën “evazion” e gjejmë thuajse gjithmonë në togfjalëshin “evazion financiar”, por mund ta përdorim përdorim për të ilustruar prirjen e aktorëve publikë shqiptarë për t’i rrëshqitur apo për t’iu shmangur verbalisht substancës së një fenomeni të sikletshëm që hedh dritë mbi diçka që duhet mbajtur larg syve të publikut.
Fijet që lidhen
Njȅ histori me pedofili dhe vrasje, njȅ histori me polici qȅ tallet me kamera amatore mbi trupin e njȅ fȅmije tȅ vrarȅ, njȅ histori me prokuror qȅ flet nȅ“talk show” pȅr hetimet, njȅ histori me gjykatȅs qȅ nuk gjykojnȅ, njȅ histori me media diletante qȅ nxjerrin lloj-lloj informacionesh tȅ paverifikuara nga burime zyrtare duke ofenduar dhe prekur pa kokȅçarjen mȅ tȅ vogȅl viktimat dhe familjet e tyre dhe njȅ Kryeministȅr qȅ tregon pȅrralla pȅr triumfin ndaj krimit.
A do e lërë Obama shtypjen e palestinezëve të vazhdojë?
Çfarë duhet të bëjë Barak Obama, i cili po viziton Izraelin këtë të mërkurë për herë të parë gjatë presidencës së tij, rreth konfliktit Izraelito-Palestinez?
Së pari, ai duhet të braktisë rutinën e ndenjur të ofruar nga establishmenti i politikës së jashtme të Nju Jorkut e Uashingtonit, e cila mbahet fort pas rrënojave të të ashtuquajturit proçesi i paqes që, gjatë 34 viteve që nga marrëveshja e Kamp Davidit, në fakt ka ndihmuar ta bëjë paqen më pak të arritshme se kurrë.
Pedofili vrasës dhe gjindja që është gati ta vrasë
Ka dy ditë të mira që shtypi ynë është fokusuar i tëri te një rob i quajtur Ardian Prenjasi, i arrestuar dhe i paditur për pedofili e për vrasje fëmijësh. Nga policia dhe organet e hetimit kanë dalë lajme, të cilat na bëjnë me dije se i dyshuari për vrasës pedofil ka pranuar me gojën e tij një numër krimesh, të cilat janë njëmend tronditëse, gjë që përligj gjithë interesin mediatik që është vënë re dje dhe sot.