Tri kthesa të majta pas 23 Qershorit

Postuar në 19 Prill, 2013 11:29
Erion Veliaj

Idetë kanë pasoja!  Shqipëria ka 20 vjet që vuan pasojat e mantrës neoliberale: “Terapi shoku – Privatizo gjithçka publike – Taksë e sheshtë – Shqipëria 1 Euro.” A nuk janë të qarta pasojat e zbatimit të kësaj ideje sot? Ja faktet dëshpëruese në të paktën 3 fusha – arsim, punësim dhe shqiptarët në rajon.

Ne renditemi të fundit në Europë në testin shkollor PISA dhe analfabetizmi ka arritur shifrën alarmante 15% të popullsisë. Kemi 1 milion të papunë, nga të cilët  2/3 janë të rinj. Dhe cilësia e jetës së shqiptarëve në rajon është më e ulët se e çdo fqinji e vendi Europian. Kjo është gjendja në të cilën ka degraduar kjo ide e “dorës së fshehtë” të tregut. Shteti i sotëm shqiptar është inferior – në rastin më të mirë i tërhequr në qoshe të shoqërisë dhe në rastin më të keq i kapur nga forca jo-transparente të tregut.

Shteti – sic e shohim ne të majtët – duhet të rikthehet në qendër të jetës publike. Teksa na ndajnë 2 muaj nga zgjedhjet duhet të flasim hapur për rikthimin e fuqishëm të shtetit aty ku tregu ka falimentuar – në sigurine e qytetarëve, ofrimin e mundësive të barabarta dhe garntimin e rregullave të lojës. Ja disa sugjerime – 3 kthesa majtas – në 3 fushat e dështuara të ideve neoliberale të djathta:

1. Kthesa e parë majtas është urgjente në arsim. 512,00 të rinjtë që jetojnë në Shqipëri janë një mundësi për zhvillim – jo një barrë për shoqërinë. Dhe për një menaxhim sa më efiçent shteti duhet të kryejë besnikërisht dy funksione: ofrimin dhe rregullimin e ‘industrisë’ së arsimit. Qeveria aktuale ka dështuar në përmbushjen e të dyja këtyre detyrave. Në tregun e universiteteve private gjithçka mund të blihet, që nga notat e deri te diplomat. Janë mbi 50 universitete private në Shqipëri dhe shumë prej këtyre e kryejnë aktivitetin e ‘dorës së fshehtë të tregut’ nëpërmjet ‘aprovimit të fshehtë të qeverisë’. Rasti Bossi është fabula më domethënëse.

Nga ana tjetër, qeveria vetë-lëvdohet përditë se ka liberalizuar arsimin e lartë publik, por në fakt pabarazia në mundësitë për të hyrë në universitet është thelluar. Fakti është që kostoja vjetore e një studenti që vjen në Tiranë nga rrethet është 3,000 Euro. Kur paga minimale në Shqipëri është 22,000 lekë (157 euro) i bie që të gjitha familjet që jetojnë me pagën minimale apo me ndihmë ekonomike të mos kenë akses në universitet publike.  A është ‘mundësi e barabartë’ kjo? Pra po themelojmë një shoqëri kastash ku cilido që lind i pasur ka mundësinë të shkollohet e të riprodhojë pozicionin e tij në shoqëri, e cilido që lind i varfër  të mbetet ne nje spirale pamundesie ndër breza.

Vizioni ynë është ndryshe. Duhet një kthesë majtas, ku shteti – jo tregu – do të rankojmë dhe akreditojmë institucionet e arsimit të lartë publik e privat, në mënyrë që çdo prind të ketë informacionin e duhur para se të vendosë se ku t’i investojë kohën dhe financat për fëmijën e tij. Propozimi ynë për bursa sipas nevojës, kredi studentore, strehim e ushqim social për të rinjtë me ekonomi modeste janë mënyra se si shteti solidar i jep ‘muskul’ më të dobtit që të ketë të njëjtin shans si më i privilegjuari për të qenë i suksesshëm.

2. Kthesa e dytë majtas lipset në politikat e punësimit. Janë 1 milion të papunë që tregojnë se tregu i punës nuk po funksionon. Fare! Nga 2005a gjer sot kanë humbur punën -51,000 shqiptarë. Sot përbëjmë një rast të rrallë të asaj që quhet ‘negative employment groëth’ – rritje ekonomike ku njerezit humbasin punen.

Fuqia blerëse e familjeve shqiptare ka rënë ndjeshëm. Rritja e varfërisë është shoqëruar me një thellim të hendekut mes të varfërve dhe të pasurve, e kjo vërëhet që në moshë fare të vogël. Asgjë nuk e shpreh më mire këtë sesa një studim i UNICEFit që dëshmon pabarazinë endemike që zbulon se “19% e fëmijëve më të varfër në Shqipëri janë nën peshë, ndërsa 22% e fëmijëve janë mbipeshë.” Kjo pabarazi kulminon tek të rriturit ku sipas Bankës së Shqipërisë “5% e klientëve zotërojnë 50% të depozitave, dhe 95% të të tjerët gjysmën tjetër”. E prej pabarazisë vetëm një gjë vjen me siguri, shtimi i krimeve. Sipas shifrave zyrtare, në Shqipëri numri i krimeve në vit është rritur nga 8,226 në 2005 në 20,688 më 2012. Jo pa shkak, industria e vetme që po lulëzon është ajo e rojes private për njeriun, banesat dhe biznesin.

“Taksa e sheshtë” e “Shqipëria 1 Euro” ishin ide me pasoja! Thellësisht negative. U pasuruan pak vetë, e u varfëruan shumica! Në të tilla raste dështimi në punësimin e qytetarëve, shteti duhet të luajë rolin e tij si punësues i drejtpërdrejtë. Si shembull për këtë shërben Depresioni i Madh ekonomik i 1929-1933, krizë e cila u tejkalua vetëm pas ndërhyrjes së qeverisë e cila punoësoi miliona qytetarë anë e mbanë vendit në punë publike. Kjo është kthesa majtas që duhet të ndodhë pas 23 Qershorit – rrisim numrin e të punësuarve në iniciativa publike si projekti ynë për Korpusin i të Rinjve sipas modelit ‘Americorps’ për mësuesinë në zonat periferike, orët e sportit apo të këshillimit në shkolla me staf shtesë dhe transformimi i skemes së ndihmës ekonomike në një skeme ‘punësimi në komunitet’.

3. Kthesa e tretë majtas lidhet me ideologjinë tonë përsa i përket çështjes kombëtare. Ka një fenomen pozitiv që po ndodh në dekadën e fundit në Shqipëri – një rritje të madhe të atdhedashurisë. Ky eshte lajm i mire, por me rritjen e dashurise, a eshte “rritur” dhe atdheu? A është rritur mirëqenia ekonomike, cilësia e ushqimit e ajrit, mundësitë e arsimit e punësimit të shqiptarëve? Ende jo!

Këtu dallojmë me të djathtën nacionaliste që e sheh kombin mes skemes ‘pasaporta për vota’ duke e trajtuar shqiptarinë si një listë zgjedhore, dhe jo si një shoqëri në nevojë për zhvillim. Viktimizimi e thirrjet për ‘albanofobi’ nga e djathta shtojnë në mënyre të panevojshme inferioritetin për të prodhuar produkt electoral. E majta ndryshon. Propozimet tona për maternitetin e Preshevës, universitetin shqiptar në Mal të Zi, shkollat shqipe në emigracion – janë ‘kthesa majtas’ në cështjen kombëtare, ku shteti amë ofron mbrojtje, mundësi e solidaritet për të kompesuar diskriminimin e hendekun ekonomik mes shqiptarëve e ‘të tjerëve’.

Ne jemi të angazhuar që t’i eleminojmë barrierat doganore me Kosovën, të bashkojmë tregun turistik, dhe të nisim buxhetimin e perbashkët publik në zonat kufitare në komuna/bashki, arsim e shëndetësi – ku shqiptarët të injorojnë kufirin në favor të shërbimit publik cilësor të një shkolle apo spitali në anën tjetër. Ky është në thelb dallimi mes nesh e nacionalistëve të djathtë – ne sugjerojmë solidaritet e mbështetje, ata promovojnë viktimizimin e inferioritetin histerik elektoral.

Në fund, kthesat majtas janë konkrete, funksionojnë e burojnë prej përvojave të suksesshme në qeverisjen tone lokale e në vendet perëndimore. Kjo rrugë e majtë – me shtetin si rregullator, si punëdhënës aktiv e si ofrues i mirëqenies për shqiptarët kudo janë – është alternativa racionale që bën sens për Shqipërinë sot. Dhe ky kthim tek ideologjia e bën më të shëndetshëm debatin publik në këto zgjedhje dhe më të qartë publikun mbi cka do të ndryshojë me kthesën majtas në 23 Qershor!

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

Z. Veliaj, duke mirekuptuar deshiren tuaj per ta pare poshte e me poshte Shqiperine ne drejtimin e kryeministrit aktual dhe duke marrë të gjitha këto shifra që juve shkruani si të vërteta(megjithese dyshoj se kjo eshte e verteta), doja t’ju bëja një pyetje.

Juve të gjitha këto sapo deklaroni në shkrimin e mësipërm do t’i zbatoni me Ilir Metën??

Njeriu që shëmbi sektorin e energjisë dhe ekonomisë  ne Shqiperi? Njeriun i cili përkeqësoj sistemin spitalor në Shqipëri?

Submitted by BN (not verified) on

Opo na flitni tani ti dhe Saimir Tahiri, per bllokun e Ilir Metes. Lereni keto "kthesa"

Submitted by Anonim (not verified) on

Perralla e vetem perralla. Lexo ne internet e hidh ne leter tek zyra e PS-se. Ndonje propozim konkret per te arrestuar ndonje nga ata te korruptuarit e PD-se dhe pse jo edhe te LSI-se ka ky djaloshi i Rames? Se per lloqe programesh ke ne internet sa te duash. Edhe Sala ka programe por kjo nuk e ben te mire ate. Madje per te qene i sakte me ata pak shqiptare qe lexojne realisht programe dhe shkruajne programe, Veliaj thjesht kopjon.

Duke qene se programi/programet nuk vlejne ne debatet qe na dhimbsen ne kete moment, une i kthehem edhe njehere drejtesise. Sepse, mjafton te marrim nje shembull me Cilin apo Metin e Kristalit. Te tere e dine ne Tirane qe keta zoterinjte kane dhene diploma pa lek me fund. Supozojme per nje moment se shoku Veliaj realisht korrigjon sistemin arsimor, vendos parametra cilesie, dhe kontroll mbi diplomat. Cfare e ndalon shokun Cili qe te arrije keto parametra e kushte? Ne nje gare te Cilit apo Metit me nje biznesmen tjeter qe nuk ka vjedhur sa ata ne vitet e kaluara, eshte e sigurte qe Cili fiton sepse ka shume me shume para per te shpenzuar, duke qene se i ka te fituara=vjedhur lehtesisht. Dhe kjo vlen ne cdo biznes qe ka qene pushtuar nga miqte e Saliut apo Ilirit. Nuk ka sens qe te hysh ne gare me ta ne kushtet e sotme me paret e vjedhura dje nga ata. Mjafton te shohesh qe Meti shpenzon 1.5 milione USD per Ujevaren, nje barake dhe asgje me shume, sepse deshiron te luaje bixhoz ne kazinone e vet.

Veliaj, mos na jep mend se si duhen bere gjerat, por na thuaj konkretisht masat qe ke ndermend te marresh, ti dhe PS-ja, per te rregulluar tregun. Per te dhene mundesi reale kapitalizmit shqiptar te kthehet ne binare! Se sa per masat shteterore vetem ju jeni aq te marre sa te mendoni se me shtetin mund te rregulloni situaten. Situata ekonomike ka per te ecur vetem nga tregu, hiqeni mendjen se me shtetin mund te beni ekonomi. Ju me shtetin mund te beni rregullim te kushteve, dhe kete po ju kerkojme. Filloni nga drejtesia qe te mos kemi per t'u ndeshur me lorde droge dhe me mjeshtra korrupsioni.

Me thuaj, zoti Veliaj, se ne cilin biznes nje qytetar shqiptar normal ka shance te beje gare me Argiten, Olldashin, Ilirin, Irfanin, Zamirin, Sandrin apo Bashkimin? Por jo vetem shqiptar, por edhe i huaj te jete, nuk ka asnje shans!

Submitted by Bard (not verified) on

Ideologu i majte Erion Veliaj! Cfare i kemi bere Perendise per ta merituar kete?

--Do te mund te shkruhej nje liber shumevellimesh me titullin:"Gjenealogjia e urrejtjes qytetare ndaj Erion Veliajt". Cdo figure publike ka mospelqyesit e vet, por ky thyen rekorde, se urrehet me shume nga ata qe bindjet i kane te majta, sesa nga berishistet. Ka te beje me aftesite e tij spektakolare per te manipuluar opinionin publik, mjeshterine e ngritjes se kauzave nga hiçi dhe shitjen e tyre ne bursen e maskarallekut sapo çmimi i aksioneve rritet mjaftueshem?--Ka te ngjare, por besoj se edhe nje pjese e madhe e ketij reagimi eshte i lidhur me xhelozine tipike ballkanike: Jo pak shqiptare do te donin te ishin pikerisht si ai.

Submitted by shume larg (not verified) on

WOW! Me kete shkrim jam i bindur që shoku Veliaj me te vertete po perqafon idene e se majtes ekstreme ( e kemi provuar për 50 vjet me rezultate "fantastike" ), por cfare me shqeteson me shume eshte hedhja e idese 'Americorps' per punesimin e te rinjve. Pyetja eshte shume e thjeshte. Si do ti paguaje shteti? Keto jane pune ku produktiviteti nuk e tejkalon kurre koston. Ideja qe shteti te zgjeroje punedhenien, krijon pikerisht ate qe shoku Veliaj duket sikur lufton aq shume, nepotizmin. Te besh nje propozim te tille do te thote te mos ta kesh idene e free market. Shteti nuk mund te krijoje pune, por duhet ti shkurtoje ato. Duhet te jete sa me efikas, me me pak. Shteti duhet te krijoje mjedisin per sektorin privat qe te zhvillohet sa me shume dhe te krijoje mundesine e punesimit, me ane te politikave te duhura fiskale dhe incentivave per produktivitet dhe sukses Taksat e ulta dhe ente rregullatore efikase e bejne nje gje te tilla jo broçkullat qe shkruan shoku Veliaj

Submitted by pranvera (not verified) on

Tri kthesa te majta bejne +270 grade=-90 grade=1 kthese djathtas. C'titull! C'shkrim!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.