A është kjo liri?

Postuar në 06 Prill, 2013 08:02
Elton Xhanari

“Shoqata Martijn, themeluar në 1982-shin, synon të krijojë një platformë për diskutimin mbi pedofilinë. Shoqata lufton të bëjë të pranueshme në shoqëri raportet i rritur-fëmijë. Në raportet midis fëmijëve dhe të rriturve të perceptuara si të kënaqshme, një intimitet fizik nuk duhet të jetë një problem. Lidhur me këtë intimitet fizik, shoqata Martijn propozon katër rregulla: dakortësi reciproke, informim i prindërve të fëmijës, liri për fëmijën për tu tërhequr nga raporti në çdo moment, harmoni me zhvillimin e fëmijës. Shoqata është pro së vërtetës objektive dhe shkencërisht të verifikueshme dhe kundër terrorit politik dhe diskriminimit.”

Ç’janë këto rreshta të ndyra? – mund të pyesi çdokush, sidomos lexuesit që janë edhe prindër. Në Hollandë, prej më shumë se 30 vitesh, egziston një shoqatë pedofilësh e cila propagandon “pranimin nga shoqëria të intimitetit fizik midis fëmijëve dhe të rriturve”. Në 2006-tën presidenti i shoqatës Martijn, tentoi të krijonte një parti politike (e ashtuquajtur “Partia e dashurisë vllazërore, e lirisë dhe e ndryshimit”), e cila kërkonte uljen nga 16 në 12 vjeç të moshës për raporte seksuale të ligjshme dhe liberalizimin e drogave të lehta. Për fat të mirë, partia nuk mblodhi firma të mjaftueshme për kandidimin në zgjedhje. Disa vite më pas, në 2011, administratori financiar i shoqatës, një farë Ad Van Der Berg, u dënua me 3 vite heqje lirie për mbajtje të paligjshme të materialeve pedo-pornografike. Në një deklaratë tw pahijshme prej njw të sëmuri mendor Van Der Berg-u u justifikua duke thënë që videot dhe fotot me përmbajtje seksuale me të mitur, përdoreshin “për qëllime shkencore”. Sikur të mos mjaftonte me kaq, mediat lokale zbuluan midis antarëve të shoqatës edhe një prift (ngelur anonim dhe i identifikuar si “At Van B.”), i cili shprehej me zë dhe figurë se “shoqëria mendon se raportet pedofile janë të rrezikshme, por unë nuk jam dakort”.

Më në fund, në 27 qershor të vitit të shkuar, gjykata e shkallës së parë së Assen-it, urdhëroi shkrirjen e menjëhershme të shoqatës, errësimin e faqes së internetit dhe të çfarëdolloj propagande. Gjykatësit u shprehën se pedofilia “përfaqëson një sjellje të tmerrshme, jo normale dhe jo të pranueshme. Shoqata Martijn cënon të drejtat e vogëlushëve, sepse fëmijët nuk janë në gjëndje të mbrohen nga sjelljet erotike të të rriturve.” Shoqata dekretohej e jashtëligjshme sepse “ofron një rrjet mbështetës virtual dhe social për kriminelët që ngacmojnë fëmijët”. Edhe përse e vonuar, drejtësia u shpreh dhe gjithçka duhej të kishte marrë fund. Por vendimi u apelua nga vetë kryetari i shoqatës dhe gjykata e Apelit e Leeuwarden rrëzoi në mënyrë të pabesueshme shkallën e parë.

Apeli konfirmoi se “liberalizimi i pedofilisë është në kundërshti serioze me disa principe të sistemit penal hollandez”, se “pedofilia është një sjellje çnjerëzore”, por se “propaganda e pedoflisë nuk mund të ndalohet”. Në emër të lirisë së fjalës, gjykata argumentoi se “shoqëria hollandeze është rezistente mjaftueshëm sa të përballojë deklaratat e papëlqyeshme dhe sjelljet e papranueshme të reklamuara nga grupimi në fjalë.” Pra mesazhi që përcjell shoqata e pedofilëve është kundër rendit publik, por e drejta e fjalës së lirë garanton pedofilët që të vazhdojnë të mbrojnë publikisht tezat e tyre sepse shoqëria hollandeze është mjaft e fortë për të ndarë të mirën nga e keqja.

Pedofilia është krim, por një organizatë që propagandon dhe mbron pedofilinë është e ligjshme meqënse liria e së shprehurit na qënka dominuese. Të gjithë mund të gjykojnë vetë këtë paradoks dhe ta zgjidhin sipas ndjeshmërisë së tyre kontrastin midis lirisë së fjalës dhe mbrojtjes së fëmijëve. Personalisht mendoj se fjala është e fuqishme dhe se shpesh herë ajo është premisa për të justifikuar veprimin. Nësë një argument duket i diskutueshëm, atëhere edhe akti që rrjedhon perceptohet më pak i rëndë në sytë e atij që e kryen. Liria nuk mund të jetë absolute, as ajo e fjalës. Justifikimi i akteve seksuale me të mitur të pambrojtur jo vetëm nuk është argument, jo vetëm nuk mund të lejohet por përkundrazi duhet të dënohet si një atentat ndaj rendit shoqëror. Mendoni pak çaste për fëmijën tuaj, dhe më pas jepni një përgjigje: a është kjo liri?

"Gazeta Dita"

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Ke teresisht te drejte zoti Xhanari, por kjo eshte bota ku jetojme dhe fatkeqesisht as une dhe as ju nuk kemi gje ne dore. Europa ka shume gjera te gabuara dhe kjo eshte nje prej tyre, Amerika eshte shtet me te vertete demokratik dhe nuk lejon te tilla ngjarje te ndodhin.</p>

Submitted by Arif Gjongjini (not verified) on

<p>Përsa kohë sundon liria e fjalës edhe për perversët për të shprehur pikpamjet e tyre perverse e të ndyra, pjesa tjetër e njerëzimit duhet ta përdorë këtë të drejtë t&#39;u bëhet pasqyrë atyre fëlliqësirave për ta parë qartë surratin e tyre shtazor . Autori i shkrimit ka jashtzakonisht të drejtë dhe bën shumë mirë që ngre zërin. Por lufta kundër kësaj dukurie të ulët, bartësve të së cilës u jepet e drejta e fjalës për ta bërë publik perversitetin e tyre duhet bërë që në rrënjë. Dhe rrënja është pikërisht kjo liria e pakufizuar e fjalës. Në natyrë nuk ka askund liri të pakufizuar; gjithçka është ndërvarësi. Si mundet t&#39;i lejohet dikujt të vijë te dera apo&nbsp; brenda shtëpisë sime për të folur kundër meje apo fëmijëve të mi si t&#39;ia thotë truri i tij i çekujlibruar? Si mundet të pranohet si e drejtë propagandimi i veprimeve perverse, të cilësuar si të tilla edhe me ligj?! Dhe media e shkruar e ajo elektronike i krijon këto mundësi. Çdo qytetar i botës ka të drejtë të kërkojë nga organizmat që ai i ka zgjedhur e i paguan për të siguruar mbrojtjen që të veprojnë për të përmbushur detyrimet e jo për të bërë lojë fjalësh me lirinë e fjalës. Nuk mund të ketë liri fjale për mendimet që shpien te humbja e lirisë së tjetrit, te shkelja e të drejtave më elementare të të pambrojturve, te kultivimi i peversiteteve... Pse dënohen pikpamjet raciste, pse ngulomhet me të madhe për të drejtat e LGBT-ve dhe pikpamjet kundër tyre? Pse medemek Bota është ngritur më këmbë për të bindur tërë njerëzimin të bjerë në ujdi me veten për t&#39;i pranuar shmangiet nga natyrshmëria si normale? Po në këto raste nuk qenka e pranueshme liria e mendimit dhe e fjalës? Pse qenka e dënueshme? Pse quhet fobi e të tjera idiotësira?&nbsp; Unë mendoj se njerëzimit i vjen&nbsp; rreziku pikërisht nga ata që propagandojnë me qëllime të mbrapshta lirinë e pakufizuar të fjalës. Të paktën për gjithë çfarë është e cilësuar me ligj si krim nuk mund të ketë as liri fjale, përsa kohë çështja e ka kaluar fazën e diskutimit dhe është përcaktuar me ligj se ç&#39;përfaqëson në raport me të drejtat themelore e me interesat e njerëzimit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.