Ndryshimi vjen nga radikalët, jo nga politikanët tradicionalë

Arritja mbresëlënëse e Beppe Grillos në zgjedhjet e fundit në Itali duhet parë në kontekstin e zgjedhjeve të tjera në Evropë dhe, në bazë të këtij konteksti, mund të kuptojmë përse mungon një alternativë e tretë në Shqipëri.
Beppe Grillo, rebel, me flokë të çmendur, me diplomë në ekonomik dhe me një vrasje aksidentale nga vitet ’80, u pa si një reflektim i personazhit të tij komik sapo hyri në skenën politike italiane. Vështirë të shihej ndryshe dikush që fillimisht pati si një ndër qëllimet kryesore ligjërimin e martesës së priftërinjve në mënyrë që ata të mos abuzonin me femijë: ndjenjë e denjë, por një miopi e plotë ndaj marrëdhënieve midis shtetit dhe kishës. Për shumë arsye të tjera të ngjashme por më thelbësore, nuk pritej të merrte kaq shumë vota. Çdo gjë në fushatën e tij ishte kundër mënyrës normale të bërjes së zgjedhjeve në Itali: vetë përfaqësuesit e lëvizjes “Pesë Yjet” u zgjodhën në mënyrë direkte nëpërmjet internetit. Pesë Yjet punuan jo vetëm kundër sistemit, por plotësisht jashtë tij: ata refuzuan fonde publike, gjë që ishte e drejta e tyre, si dhe nuk përdorën mediat tradicionale gjatë fushatës. Këtu qëndron suksesi i tyre. Sukses i cili shihet si një fitore e të majtës së vërtetë në Itali, në një kohë që e “majta” tradicionale është kthyer në një parti të qendrës.
Por duhet të kemi kujdes kur e quajmë këtë një fitore të të majtës, pasi edhe pse platforma (jo shumë e detajuar) dhe fushata e Grillos ishin në shumë drejtime të majta, ka aspekte të cilat nuk futen në këtë ideologji (sidomos retorika e tij negative ndaj emigrantëve). Ajo çfarë po ndodh vërtet është një rebelim i votuesve në sisteme shumë të ndryshme nëpër Evropë ndaj qeverive që kanë humbur komplet legjitimitetin në vitet e fundit: ky rebelim ka ardhur në forma të ndryshme dhe herë përkrah të majtën, herë të djathtën radikale ose ekstreme. Në Hungari Fidesz – një parti nacionaliste e djathtë e krijuar në fund të viteve ’80 – e rriti ndjeshëm retorikën anti-komuniste dhe nacionaliste dhe, si rezultat, fitoi zgjedhjet e vitit 2010. Në Greqi, Agimi i Artë – një parti neo-naziste në një shtet që u terrorizua nga nazistët – fitoi një numër të konsiderueshëm votash në zgjedhjet e fundit. Biles jo vetëm në Evropë, por edhe në ShBA (“Partia e Çajit”), në Afrikë, dhe Lindjen e Mesme, zgjedhjet kanë rezultuar në një fitore shumë më të madhe se ç’pritej në favor të personave apo partive që u nisën si shaka të papërfillshme por që kapën zhgënjimin dhe urrejtjen e popullsisë ndaj sistemit deri në fitore të konsiderueshme.
Të jemi të qartë, nuk ka lidhje ideologjike midis këtyre partive. E vetmja gjë e përbashkët është se si rezultat i krizës ekonomike nga viti 2008 dhe masave shtrënguese të qeverive, njerëzit janë lodhur. Dhe, meqë nuk u pëlqen asnjë alternativë ekzistente në sistem, ata votojnë për ato parti të cilat propozojnë ta shkatërrojnë atë. Është çlirim personal, por edhe një akt si plot shpresë po ashtu dhe dëshpërues që voton atë që s’është provuar deri në atë moment. Kjo mund të jetë një e majtë radikale që pretendon rritjen e mirëqënies për njerëz të thjeshtë dhe uljen e pabarazisë, por mund të jetë gjithashtu një e djathtë radikale që synon të zhdukë ato që ajo i quan shkaqet e krizës. Normalisht, për këtë të fundit, emigrantët – si hebrenjtë në qendër të nazizmit – vihen (padrejtësisht) në shënjestër. Zgjedhja midis këtyre opsioneve varet nga kushte specifike brenda çdo shteti si dhe prezenca e personazheve karizmatikë të cilët mund të kapin ndjenjat anti-sistem dhe t’i kthejnë ato në një platformë (relativisht) funksionale.
Kjo do të thotë se zgjedhjet në Itali duhet t’i shohim në kontekst dhe t’i presim ato me pak druajtje: edhe me optimizem edhe me pesimizem. Nga njëra anë, këto zgjedhje tregojnë se njerëzit nuk mund të nënshtrohen pafundësisht. Nga ana tjetër, duhet që situata të jetë tepër e rënduar që njerëzit të reagojnë në menyrë që trondit, biles dhe fundos, varkën e pushtetit. Dhe, mbi të gjitha, situata të tilla mund të sjellin parti që premtojnë përmirësim të situatës për shumë njerëz, por mund të sjellin gjithashtu ultra-nacionalistë të djathtë të cilët ia mohojnë të drejtat të tjerëve.
Duke marrë parasysh se vendi ynë po kalon një krize po aq të ndjeshme sa shumë nga këto vende (pavarësisht deklaratave të kryeministrit se Shqipëria ka rritje ekonomike) dhe se e majta në Shqipëri është po aq pjesë e sistemit dhe jo alternativë e besueshme kundër tij (pavarësisht insistimeve të saj): përse nuk ka një pol të vërtetë anti-sistem në Shqipëri? Ne bazë të argumentit më lartë, mund të nxjerrim disa arsye kryesore se përse mungon kjo alternativë në Shqipëri.
Së pari, këto alternativa të treta kanë dalë në sisteme më të mirëfillta demokratike ose, në rastin e Lindjes së Mesme, pasi sistemi i vjetër autoritar u rrëzua. Në Shqipëri, ku shumë prej njerëzve në moshë pune varen drejtpërdrejt nga elita politike, nuk ka akoma vullnet për të dalë kundër interesave personale të momentit dhe për të mirën më të largët personale dhe të shoqërisë në përgjithësi. Ndërkohë, të pavarurit dhe moshat e reja, të cilët mund të lëkunden për të përkrahur një alternativë të re, nuk e shohin atë gjëkundi. Aleanca Kuq-e-Zi pretendoi të krijonte një pol të tretë dhe për të njëjtat arsye si partitë radikale në Evropë mundi të tërheqë një numër njerëzish, por lideri i saj nuk ka të njëjtën karizëm dhe është personazh jo vetëm i lidhur me sistemin, por i dalë prej tij. Kreshnik Spahiu ishte për gati 5 vjet Nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë gjatë presidencës Topi, i votuar nga mazhoranca në vitin 2007, pasi kishte udhëhequr për një kohë të gjatë me rezultate të paqarta Zyrën e Mbrojtjes së Qytetarëve, misioni i së cilës ishte monitorimi dhe denoncimi i korrupsionit shtetëror. Rezultatet e luftës ndaj korrupsionit në drejtësi gjatë periudhës së tij në KLD janë të qarta: zero. Jo më kot ekziston perceptimi se Spahiu është oportunist që për interesa personale ndryshon në varësi të situatës.
Arsye tjetër është se një e djathtë radikale vështirë të lindë në Shqipëri, pasi nuk ekzistojnë emigrantë të brendshëm apo një aktor/shtet specifik i jashtëm ndërhyrja e të cilit mund të fajësohet për problemet në vend. Edhe pse AK-ja denoncon Serbinë dhe Greqinë si armiq dhe se ndjenjat negative ndaj tyre janë prezente, këto shtete nuk konsiderohen si burimi kryesor i problemeve të brendshme. E majta radikale do të hasë gjithashtu probleme për të tërhequr njerëz pasi eksperienca e komunizmit e ka hidhëruar atë si alternativë, edhe pse ishte një shpërfytyrim i tij. Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja alternativë radikale e majtë në hapësirën shqiptare dhe kjo lëvizje ka rezonancë në rritje edhe në Shqipëri. Por, duke marrë parasysh se Shqipëria ka akoma ish-pushtetin në pushtet, retorika ndaj komunizmit është tepër negative pasi kjo elitë politike duhet të justifikojë veten dhe të distancohet nga e kaluara. Si rezultat, edhe diskutimi mbi klasa sociale të shtypura – të cilat janë bërë një fakt nëpërmjet varfërimit të skajshëm – është hequr nga diskursi publik, pasi ky diskutim kërkon që të ri-legjitimohen disa koncepte nga retorika komuniste e klasave, gjë që është e vështirë të bëhet kur komunizmi është kthyer në një gogol të përbashkët për aktorët politikë. Ky fakt eliminon edhe mundësinë që vetë klasat e shtypura – të varfërit në masë dhe klasa punëtore – të krijojnë një identitet të përbashkët dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.
Më së fundi, zbutja dhe përfshirja finale e lëvizjes Mjaft brenda pushtetit lë një shije të hidhur mbi mundësinë e alternativës së tretë, atë rebele. Në këto kushte, Shqipëria është e detyruar (për momentin) të vazhdojë me politikanë tradicionalë. Kjo është fatkeqësi pasi, megjithë rrezikun që përbëjnë, janë radikalët ata të cilët ndryshojnë drejtimin e historisë.
*Silvana Toska është studente doktorature në shkencat politike pranë universiteteve Kornell dhe Harvard në ShBA.
Comments
Europa po shkon drejt nje
Europa po shkon drejt nje pranvere demokracie te vertet, njerzit e thjesht po ngjiten te administrojn te tashmen dhe te ardhmen. Ne itali nuk ka lidhje e majta, e djathta, qendra, radikalet.. Shihni me pak TV, lexoni me pak gazeta. Kurrikulumi autorit te shkrimit qenka fantastik!
Një fotografi e bukur, nuk e

Një fotografi e bukur, nuk e di se çfarë platëforme ka,por nuk zgjidhen gjërat me të bërtitur por duke shpalosur prgramat dhe idetë se të bërtasësh se je kundra këtyre që ndollin është e lehtë e vështirë është të thuash se si mund të dalim nga kjo gjëndje ku jemi

Ç'vlere ka nje program i

Ç'vlere ka nje program i parealizuar? Sa te tille kemi kaperdire deri me sot? Une kam gati 22 vjet ne Itali dhe s'kam perjetuar nje te vetem te realizuar te pakten deri tek gjysma; si nga ana e te Majtes, ashtu edhe nga e Djathta.

Te keshilloj ta lexosh me koke ulur programin e M5S-se, ne menyre qe te konfrontohemi me fakte!

Grillo eshte pergjigja e nje populli ndaj nje sistemi te kalbur e kurruptuar, qe po behet gjithnje e me i urryer, sidomos per te rinjte. Masoneria nepermjet mercenareve te mediave audio-vizive na tremb duke na thene se Italia eshte ne mbytje, spread, borxhi publik, deficiti, bla bla bla? Le te vazhdojne se s'ka problem, ne s'kemi ngut!

Nese BE-ja e masonerise financiaro-industriale vazhdon me keto presione, do t'i bjere vetes e jo Grillos se Italia fare mire mund te dale nga BE-ja dhe nga Euro. Perderisa ky sistem eshte i ngritur ne kembe nga nje grusht njerezish te pasur e te pabese, nuk na perfaqeson dhe mund te shembet menjehere e pa u menduar shume gjate! Pasojat? Ne fillim do te jene te forta, ne vazhdim do te zbehen, ne fund te sjellin fillimin e nje ere te re, te nje sistemi politiko-shoqeroro-ekonomik njerezor; thene ndryshe varrosjen perfundimtare te sistemit kapitalist, abuzivisht te vetequajtur "Demokraci".

W Grillo!

Ti flet per program, nderkohe

Ti flet per program, nderkohe qe nuk ka nje njeri te vetem qe ka votuar m5s, qe te dije cilin individ po con ne senat apo parlament me voten e tij, e aq me pak cfare perfaqson ky individ. Dikush tjeter ( Grillo) i ka zgjedhur per ty( dmth elektoratin m5s), e madje ka menduar mire mos te te thote as identikitin e tij, por ka realizuar disa primarie qesharake ne internet ku maksimumi i votave qe kishte nje i perzgjedhur ishin 30.

Mendimi qe Italia mund te dale nga zona Euro, e madje kjo do ishte nje sjellje e volitshme per te, eshte deshmia qe kemi te bejme me nje teze te deshtuar kryekeput qe ne nisje ( e nuk ka si te jete ndryshe), e vetmja merite e se ciles eshte qe ushqen me tej nje cmenduri kolektive, qe kujton me nostalgji kohen e liretes, e mendon se faji i kesaj krize qendron te emertimi i monedhes.

... aq me teper qe aq e

... aq me teper qe aq e deshtuar ishte lireta sa politikanet italian po kerkonin me ngulm t'ua hiqnin nga dora se nuk po dinin me ta menaxhonin.

Isha duke lexuar nje shkrim
Isha duke lexuar nje shkrim ne "Der Spiegel" qe trajton nje fenomen te ngjashem ne Austri me kete te Italise. Shprehet Frank Stronach, nje miliarder austro-kanadez qe kerkon te refirmoje sistemin, por nuk ka ndonje interes personal: "If you want to drain a swamp, a swamp of corruption, you shouldn't ask the frogs." Ne se do te thash nje kenete, nje kenete korrupsioni nuk duhet t'u marresh leje bretkocave."
https://www.youtube.com/watch

https://www.youtube.com/watch?v=Gi-RKlzwXQA&feature=player_embedded#... lart gjeni pjeset me te rendesishme te programit te Levizjes me 5 Yje, pas gjysmes se ores se pare. Me thoni pastaj se çfare ka qe nuk eshte e drejte e qe nuk ju shkon per shtat.

por artikull shkruesja e

por artikull shkruesja e shikon politiken te shkeputur nga shume faktore te tjere dhe ne rradhe te pare nga ekonomia. askush as grillo dhe as zoti vete nuk eshte ne gjendje te beje ndonje mrekulli. iluzioni se ndershmeria eshte zgjidhja e problemeve eshte ndoshta me i keqi nga te gjithe. revolucionet nuk lindin dot vetem nga mohimi. mohimi duhet te shoqerohet me nje pohim. dhe pohimi i vetem i grillos eshte vetem ndershmeria ne planin moral.

ka sa te duash sharlatane dhe populiste (njerin e kemi edhe ne ketu ne shqiperi) qe luajne gjithmone me emocionet e turmes. hap pas hapi do te zbulohet se:

1. grillo pike se pari eshte RACIST (kunder emigranteve). ai do te luftoje te rrise privilegjet e italianeve kundrejt te ardhurve (keq per shqiptaret qe jetojne ne itali).

2. grillo synon te krijoje politika mbrojtese per biznesin e vogel, dyqanxhijte dhe profesionistet e italise, qe kane votuar. mbrojtja e interesave te kesaj shtrese kunder te gjithe shtresave te tjera (sidomos kunder punetoreve) do te behet ne kundershtim me te gjitha logjikat ekonomike dhe ne kurriz te shtresave te tjera te popullsise.

Perfundimi: ky nuk eshte nje revolucion, kjo eshte nje perpjekje e borgjezise se vogel italiane per te mbrojtur nje bote iluzore qe po shkon drejt shkaterrimit. Cunami i globalizmit nuk ka per te lejuar qe nje sfere e tille prej qelqi te qendroje e paprekur ne mes te europes.

Une do t'i shtoja dhe je

Une do t'i shtoja dhe je element tjeter analizes se autores. Italia ka ende aftesine e jashtezakonshme per tu riperterire sepse universitetet e saj jane me tradite dhe nxjerrin cdo vit te diplomuar me ndjenjen e qytetarise, drejtesise dhe barazise te rrenjosur deri ne palce. Per fat te keq, shume universitete te medha te njohura ne bote dhe ne SHBA e kane humbur kete aftesi. (Studentet i mbarojne studimet me kredi ndaj dhe sistemi bankar u behet "mik" qe ne moshe te re, dhe si rrjedhoje ndjenja e protestes eshte me e vogel). Ndaj nuk eshte rastesi qe levizja e Grillos perbehet me shume nga te rinjte te etur per ndryshim, qe vene te miren e pergjithshme perpara perfitimeve vetjake. Me aq sa kuptoj une, ky eshte faktor qe analistet pertej oqeanit e kane te veshtire ta kapin.

Mbase ne USA mbingarkohen me

Mbase ne USA mbingarkohen me shume sec duhet me borxhe. Po ka nje llogjike te qarte dhe ajo. Studenti amerikan kerkon te mbaroj shkollen sa me shpejt e te futet ne tregun e punes, gje nga e cila perfiton e gjithe shoqeria. Studenti italian rri 10 vjet per te mbaruar 3-vjecarin e nuk ka asnje nxitje per ta bere me shpejt.

Dhe sa per info, universitet italiane jane ne nje stanjacion krahasuar me te tjerat ne bote.

Pajtohem me ju kur thoni se

Pajtohem me ju kur thoni se studenti amerikan kerkon te mbaroje shkollen sa me shpejt (se perndryshe i shtohet shuma e kredise do te shtoja une), por nuk bashkendaj me ju aspak idene se nga puna e studentit fiton e gjithe shoqeria. Po te ishte keshtu, me aq shume sa punojne amerikanet, nuk do te kishte si t'i shpjegonim problemet e atjeshme si varferine, shendetin e njerezve pertoke se kujdesi shendetesor eshte shume i shtrenjte, shkollimin shume te shtrenjte, ndotjen e mjedisit te theksuar, lobingjet qe komandojne, republikanet qe po kembengulin qe te zvogelojne te drejtat e njeriut, etj. etj.

Kam pershtypjen se, ne pergjithesi, universitet ne SHBA prodhojne profesioniste/teknike qe kane si qellim fitimin e parase (to make money). Pjesa me e madhe e tyre ose universitet me te mira ne SHBA jane kryesisht private. Hulumtimet shkencore financohen kryesisht nga privati dhe si pasoje, shpikjet patentohen e mbeten prone e privatit ose e universitetit. Ndaj e kam pak te veshtire te besoj qe keta lloj universitetesh prodhojne qytetare te ndergjegjesuar ne sherbim te gjese publike.

Ne Itali, eshte e kunderta. Pjesa me e madhe e universiteteve te mira jane ende shteterore. Eshte e vertete se universitetet kane mbetur ne vend numero, por ama vazhdojne ta shohin privatin si mbrojtes te pak interesave dhe shtetin si garantues i te drejtave te shumices se popullsise. Ndaj them se ka me shume arsye per te besuar se, ne pergjithesi, studenti italian do te sjelle ndryshime per te miren e shoqerise ndersa ai amerikan do te sjelle ndryshime per te miren e privatit. Pra, mendoj se per aq kohe sa universitetet italiane nuk do t'i pershtaten llogjikes se publikimeve/hulumtimeve shkencore me qellim fitimin, do te vazhdojne te prodhojne idealiste qe sjellin shprese per ndrydhim si ato te M5S, idealiste qe shqetesohen kur varferia gulcon, kur farerat e dritherave ne rrafsh boteror jane pasuri e vetem tre kompanive te medha, kur uji eshte i ndotur e keshtu me rradhe

Pikpamjet e

Pikpamjet e artikullshkruajteses jane jo vetem te gabuara por edhe te rrezikshme (per mendimin tim).

Kurre ne ndonje vend, moment historik apo realitet shoqeror revolucionet nuk kane ndertuar dicka, apo te kene kontribuar sadopak pozitivisht ne jetesen e nje kombi. Vendet me me stabilitet jane ato me konservatoret nga pikpamja politike: ish-kolonite Britanike (ShBA, Canada, Australi apo Britania vete) jane ne krye te listave te vendeve te zhvilluara dhe revolucionin e fundit qe kane kaluar ne historine e tyre politike ka qene ai i Oliver Cromwell para 400 vjetesh. Japonia nuk ka pare kurre me sy revolucion. Gjermania, Italia dhe Rusia bene revolucione dhe si pasoje humben luftra, u shkretuan dhe cuan dem shume dekada te historise se tyre. Revolucione ka bere Amerika Latine dhe perjashto Brazilin (incidentalisht eshte vendi ne Ameriken Latine qe ka njohur me pak levizje sociale dhe revolucione) te tjeret jane ne dite te hallit.

Une kuptoj qe ne artikull nuk behet fjale per revolucione 'te dhuneshme'. Por revolucioni ne thelb nuk e ka te keqen tek dhuna por tek verberia ne permbysjen e pakontrolluar te vlerave sociale. Qofte eshte kur eshte revolucion me vota. Qofte edhe kur nuk lahen rrugen me gjak (Shqiperia e 1990).

Revolucionet ne rastin me te mire jane xheste te hakmarrjes sociale, rivendosje ekstreme e drejtesise. Ato jane shperthime instinkti kur per nje kohe te gjate logjika eshte shkelur me kembe. Shpesh ato jane jo vetem te paevitueshme por edhe te drejta pasi denojne leadership-et e papergjegjeshme qe nuk e kane vene ujin ne zjarr per popujt e tyre. Guillotina franceze ishte me shume se e merituar per 'aristokracine' . Por edhe keto revolucione (sterile por te drejta) qe jane shembujt me pozitive te historise, frymezoheshin nga mendjet me te shquara te races njerezore si Voltaire etj. dhe jo nga komediane apo plebej te tille tragjikomike.

Zoti Piro me qënse juve e

Zoti Piro me qënse juve e keni lexuar me kokë poshtë programin e M5S bravo dhe unë këtë thashë se në qoftëse ky është kaq i zoti që pa program ta sjelli Italinë në vendin që i takon bravotu por me sa kam lexuar për të bërë një revolucion duhet të keshë një ide kaq të madhe dhe të thjeshtë që tapërkrahin të gjitha masat që të ndolli ndryshimi që pretendon të sjelli Grillo

Add new comment