100 Vjetor ala…shqiptarçe!

100 Vjetori po afron dhe kryeqyteti ka filluar të zbukurohet. Varfëria e aktiviteteve dhe e dekorit, u paralajmërua nga qeveria. Nga skena e “Këngës Magjike”, A. Gjebrea, si të ishte zëdhënës i K.të Ministrave, na tha ç’i thanë të na thotë: aktivitetet për 100 Vjetor do jenë të varfëra dhe fajtorë për këtë jemi ne, qytetarët, që nuk kemi paguar TVSH-në! E me që është puna kështu, edhe vetë “Kënga Magjike”, u “sekuestrua” dhe u fut në listën e aktiviteteve të organizuara për 100 Vjetor!
Të varfër nga xhepi e te varfër nga shpirti. Dekori i Tiranës nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga ai i 50 viteve më parë, por me ndryshimin se këtë vit janë marrë masa për të bërë sa më të padukshëm Skënderbeun, pasi më parë ishin kujdesur ta bënin të paprekshëm. Sheshi, që mban emrin e tij, është “zbukuruar” me amatorialitet te rrallë. Në se do teprojnë paratë e do gjinden 1000 desh për t’u therur, ndoshta pas festës do quhet “Kurbanshesh”. Me që ra fjala, kur dëgjova punën e 1000 deshëve, u mundova të gjej një kryeministër tjetër në Europë, të cilit do t’i shkonte ndërmend një ide e tillë paramesjetare për të festuar festën e madhe të vendit të tij. Nuk munda. Ndoshta në Itali, Monti mund t’ja sugjerojë presidentit të tij për 150 vjetorin e tyre, pasi atje, si kudo, festat i organizon i pari i vendit, por të shohim.
E me që këtu ndodhin ato që nuk mund të ndodhin në asnjë vend tjetër, ndodhi dhe kjo: ka disa ditë, që bustin e Adem Jasharit e kanë hequr dhe në lulishten e vogël tek Rruga e “Durrësit” po bëhen punime. Sot dëgjova në radio, se me rastin e 100 Vjetorit, do të vendoset në Tiranë busti i Adem Jasharit, me ç’rast, do të zhvillohet ceremoni, në të cilën do marrin pjesë personalitetet më të larta! Lus Zotin që të mos e kenë seriozisht, pasi në ceremoninë e përurimit të bustit të Adem Jasharit, zhvilluar nga Bashkia e Tiranës para disa vitesh, kam qenë prezent dhe si shumë qytetarë të tjerë, që atëhere, e kam parë çdo ditë, deri kur para disa ditësh e hoqën. Ajo çka duan të bëjnë do ishte një tallje me të gjithë e me gjithçka, me Dëshmorin Adem Jashari e me gjithë Dëshmorët e tjerë, me Shqipërinë e me gjithë shqiptarët. Le të na e kursejnë talljen, se nuk ua kemi borxh!
Comments
Z. Zef Zhupa, jam shumë
<p>Z. Zef Zhupa, jam shumë dakort me çdo gjë që thoni përveç përmendjes së fjalës Kurban në tekstin tuaj. Mos i përzini konceptet e fesë, ju pëlqejnë apo jo, me politikën e ditës dhe politikanët e rradhës. Një këshillë kjo nga një mysliman për ju dhe gjithë ata që tundohen të përdorin terminologjinë e fesë islame për të kritikuar provincialitetin dhe banalitetin e elitës politike shqiptare, e cila nuk është vetëm myslimane, por edhe katolike dhe ortodokse.</p>
Add new comment