Quo vadis?

Është një shqetësimin serioz agravimi i klimës së tolerancës etnike dhe mirëkuptimit të mazhorancës dhe pakicave në përgjithësi në Shqipëri, dhe në veçanti ndaj egzistencës historike, kulturore, gjuhësore dhe etnike të minoritetit serb. Nëpërmjet mediave të cilat po shërbejnë si bartëse të sulmeve radikale nacionaliste, edhe ato pak evente të rëndësishme për të ardhmen e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhenieve bilaterale midis Shqipërisë dhe Serbisë siç ishte vizita e Ministrit të Jashtëm të Serbisë në Tiranë, z. Mrkiq, po interpretohen si dashakeqe, jo të mirëpritura dhe tendencioze.
Është për t’u dënuar tentativa e pengimit që në momentin e mbërritjes së kryedipolomatit serb dhe të realizimit të kësaj vizite, nga ana e forcave nacionaliste të Organizatës-Parti Aleanca Kuq e Zi me anë të tubimit të paligjshëm. Gjithashtu tendencioze është dhe deklarata e Z. Lisen Bashkshkurti, në emër të Partisë Aleanca Kuq e Zi, të datës 22.10.2012 dhënë mediave të shkruara dhe vizive mbi kushtëzimin e marrëdhënieve të Republikës së Shqipërisë me Republikën e Serbisë për shkak të Kosovës apo çështjeve të tjera. Z. Bashkshkurti duhet të dijë se rivendosja e marrëdhënieve reciproke të fqinjësisë së mirë midis shteteve të rajonit është kusht për çdo vend aspirant për Bashkimin Europian, dhe me deklaratën e tij z. Bashkurti dhe Aleanca kundër minoritare (Kuq e Zi) që ai përfaqëson tregon se nuk është një forcë politike e denjë të përfaqësojë aspiratat e popullit shqiptar drejt Europës. Kjo deklaratë tregoi se në Shqipëri po kultivohet një ndjenjë izolacioniste për proceset e paqtimit midis popujve në Ballkan. Në një kohë kur histerizmat nacionalistë po përpiqen të zëvendësohen me frymën europiane të respektit ndëretnik në rajon, këto histerizma për fat të keq po gjejnë truall të begatë për t’u kultivuar në Shqipëri dhe po pengojnë, nëse nuk po prapësojnë, edhe ato përpjekje për të krijuar një Shqipëri ku të gjithë, edhe mazhoranca dhe minoritetet të jetojnë në barazi joimagjinare.
Kjo deklaratë u pasua dhe me deklaratën e Kryetarit të Partisë për Integrim Unitet Shpëtim Idrizi mbi (mos)egzistencën e minoritetit serb në Shqipëri. Është shqetësues fakti se dhe mediat dhe ky parlamentar përfaqësues i një pjese të elektoratit shqiptar, për të bërë të mundur afirmimin nacionalist të Partisë së tij, marrjen e sa më shumë votave nga një pjesë e vogël elektoratit shqiptar me karakteristika të theksuara nacionaliste, në konkurrencë me një tjetër parti e cila synon të njëjtin elektorat siç është Aleanca Kuq e Zi, mohon egzistencën historike të një minoriteti kombëtar të njohur tashmë në Shqipëri, pa asnjë njohuri paraprake të fakteve të asaj çfarë pretendon të dijë. Egzistenca e një minoriteti nuk varet as nga dëshira e shteti për ta njohur, por mos e dhëntë Zoti, as nga forca të tilla politike si PDIU, por është gjendje fakti dhe varet vetëm nga dëshira e personave për tu deklaruar dhe trajtuar si të tillë. Minoritetet dhe opinioni publik i moderuar shqiptar kanë denoncuar dhe vazhdojnë të denoncojnë iniciativat antikombëtare të PDIU në dëm të interesave të vendit për ndryshimet për e Ligjit për Censusin, për dispozitat antieuropiane mbi sanksionimin me gjobë të deklarimit të lirë të etnisë së shtetasve për të cilat Republika e Shqipërisë ka marrë nota negative në procesin e vlerësimit të progresit për përmbushjen e objektivave të parashikuara në Marrëveshjen e Stabilizim Associmit me BE dhe nga institucionet e Këshillit të Europës mbi mbrojtjen e minoriteteve.
Shprehje e qartë e paaftësisë dhe tendenciozitetit që karakterizon mediat në lidhje me pasqyrimin e takimit të përfaqësuesit më të lartë të shtetit amë me përfaqësuesit e minoritetit serb në Shqipëri. Gazeta të ndryshme si Gazeta Panorama e datës 22.10.2012 apo të tjera media të shkruara dhe vizive e cilësuan takimin e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, z. Mrkiq me organizatat e minoritetit serb në Shqipëri si “ilegale” . Ky cilësim tregon nga njëra anë se sa “për zemër“ i kanë media shqiptare marrëdhëniet e minoriteteve me shtetet amë. Një tregues kuantitativ i këtij qëndrimi është dhe përfaqësimi plotësisht i munguar i këtyre opinioneve apo edhe gjuhës së minoriteteve në mediat Shqipëri. Nga ana tjetër përcaktohet si verbuese injoranca e gazetarëve apo dhe redaktorëve të këtyre mediave të cilët nuk kanë as minimumin e njohurive të të drejtave të minoriteteve që burojnë nga aktet ndërkombëtare apo dhe vendase për mbajtjen e marrëdhënieve të lira me institucionet dhe individët e shteteve amë, e papranueshme kjo për instrumente kaq të rëndësishme për informimin e publikut.
Opinioni i shëndoshë publik, për fat të keq nuk është aq i shëndoshë sa pretendohet. I përfaqësuar nga opinionistët të cilët kanë zgjidhje pothuajse për gjithçka, në këtë rast me mos veprimin e tyre, tregojnë se “ndjenja patriotike” dominon mbi nevojën për advokaci të shtresave të margjinalizuara minoritare. Partitë politike dhe paria intelektuale e vendit heshtin në këtë rast, sikur nuk ka ndodhur asgjë, sikur degradimi i medias, përçudnimi i opinionit publik e politik, dhe nëpëkëmbja e atyre pak normave kryesisht të karakterit ndërkombëtar të imponuar për mbrojtjen e minoriteteve, nuk i takon atyre. Në vend të formulimin të opinionit publik që pretendojnë të kryejnë ata zgjedhin të heshtin dhe të mos mbrojnë me logjikën që na imponojnë standartet europiane institucionet shqiptare të cilat po përpiqen kryejnë detyrën për të cilën ngarkuar nga populli, përmbushjen e këtyre standarteve në veçanti për vendosjen e bashkëpunimin rajonal në të gjitha fushat dhe të marrëdhënieve për çështje në interes të përbashkët me të gjitha shtetet, si në rastin e Serbisë, pavarësisht nga kostoja politike. Dhe kjo është thjesht për të ardhur keq.
Autori është:
Anëtar i Komitetit Shtetëror për Minoritetet
Përfaqësues i minoritetit kombëtar serbo-malazez
Comments
Aha, na doli serbo-malazezi

Aha, na doli serbo-malazezi ketu tani. Ca eshte kjo pacavure qe na ka servirur Muci sot ketu? Une e dua shume Respublican per lirine e te shprehurit por jo qe lloj-lloj edepsezi te na shfaqet si perfaqesues i dickaje a dikujt. Basha-novici, ben mire te ndaje nocionet mbi minoritetet etnike, cdo et thote kjo fjale etj. Nqs ai eshte serb, malazez, apo dicka hibride mes tyre, atehere pune e tij. Kombi yne dhe vendi yne eshte kaq i hapur e kaq pa komplekse sa i jep gjithkujt te drejten te perqafoje cte doje. Ne Shqiperi ka nje komunitet malazez te njohur ligjerisht, i cili le te themi per arsye historike, eshte atje ku eshte. Por minoritet serb?!Ah po kane dale serb ata familjet emigrante ne Libofshe..qe per shume arsye jane strehuar atje..e duhet te jene mirenjohes, qe jane ne pellgun e Myzeqese.Se dreqi e mori ka me mijera shqiptare emigrante neper bote, por askush si quan minoritete.

Minorittet serb ne Shqiperi nuk ka, e nuk do te kete KURRE. Po ka, individe te shitur tek shteti serb, qe proklamohen si shqiptare te medhenj e bejne sherbim shovinisteve serbe. Apo jo Bashanovic, edhe ti duhet te jesh nipi i atyre horrave e Knjaz Nikolles qe i hodhi ketej per te vrare e prere shqiptare. Ne kemi Gjergj Fishten deshmitar, kemi Fishten pishtar!! Hajde qerohu andej nga Cetinja, shko bertit andej me 'bratrat' e tu neper stadiume 'ubij siptari'!!Jo ketu, ketu eshte dheu i Is Boletinit e Cerciz Topullit..gjaku i tyre, nuk shkelet!

Z. Bashanoviq Vura re se e

Z. Bashanoviq

Vura re se e kishe shqetesim reagimin e pales shqiptare (zyrtare, mediatike, partiake, etj. ) rreth vizites se ministrit serb.

Se pari - Mendoj se me ne shqiptaret kete here mund te kete ndodhur si tek ajo perralla e bariut qe therriste ujku, ujku, por ama ne kah te kundert. E ka care/masakruar ujku mizor dhe hileqar te shkreten kope te bariut aq shpesh sa edhe nje gjethe po te levize nga flladi i eres, atij vetem ujk i shohin syte. Keshtu qe bertet e merr drune per te mbrojtur veten, pasurine dhe lendinen e tij. Na kane rene aq here ne qafe keta bashkekombasit e tu, per mijera vjet, sa edhe sikur kesaj rradhe ta kene me te mira, edhe ti duhet te na e jusifikosh ndonje note pak me larte apo alarmante. Per me teper kur cdo gje u mbajt relativisht konfidenciale (njeriu trembet me shume nga ajo qe nuk di, apo jo?).

Se dyti - Shpresoj qe keto shqetesime qe ngritet per "agravimi i klimës së tolerancës etnike ... " ne Shqiperii diskutove me bashkekombasin tend minister edhe per minoritet shqiptare dhe joshqiptare ne Serbi. Apo mos valle atje shqiptaret po jetojne ne nje klime me te mire se ju? Marredheniet e ndersjellta pozitive (edhe serbet ndaj shqipetareve ne serbi) jane nje fillim i mire edhe per respektimin tuaj ketu ne Shqiperi.

Se treti - Mos u shqetesoni te dashurit tane minoriteti serbo-malazez. Nuk do t'ju ndodhe gje sado te "agravohet" situata. Sido qe te jete, per ju nuk ka per te qene me keq se ne 1999, dhe ja ku jeni perseri. Pe me teper qenkeni edhe anetare ne komitete shteterore.

pa: Kuriozitet, ... komuniteti serbo-malazez, sa serb dhe sa malazez ka ne total sipas vleresimit tuaj? Shifrat zyrtare me siguri qe per ju, (por edhe per mua) nuk jane te besueshme.

suksese

Mardheniet e fqinjesise te

Mardheniet e fqinjesise te mire jane norme nderkombetare vertet por kur ekziston deshira e mire. Dihet genocidi i shtetit serb ndaj shqiptareve. Nuk po hyj ti permend sa te vrare, gra te perdhunuara femij e pleq te vrare, shtepi te djegura, deme morale e materiale te pallogaritshme. Si pushtues ne Shqiperi kane qene dhe gjermanet dhe kemi mardhenie mese normale me Gjermanine por Gjermania ka kerkuar falje publike per krimet e nazizmit. Ne Gjermani ndodhi denazistifikimi qe lidhet me shkrirjen e partise naziste dhe organizatave te lidhura me nazizmin ndalimin e tyre me ligj dhe denimi i eksponenteve te larte nazist. Te kujtoj gjyqin e Nurembergut. C'ka bre Serbia ne kete drejtim? Asgje. Bile sot kemi ajdutantin e Miloshevicit Ivica Dacic kryeminister. Kemi nje president Tomislav Nikolic qe ka kerkuar qe te gjithe shqiptaret te eleminohen duke u injektuar siden me shirirnga. Dhe ti thua te puthemi me ta sikur nuk ka ndohur asgje? Kesaj i thone;- Une te fus thiken po ti pse nuk me perqafon mua!!! Zoteri Bledar me identit serb dhe emer shqiptar. DO te mirkuptoja dhe do ta merrja pa tendence shkrimin tend. Por ty sot po te ndihet zeri. Ku ishe ti zoteri kur shqiptaret vriteshin, kur femrat shqiptare perdhunoheshin dhe u nxirrej femija nga barku me bajoneta. kur femijet griheshin me thika ne skenare qe do tmerronin dhe regjisoret e filmave horror? PSe nuk u ndjete? E keqja duhet denoncuar pamvaresisht prej nga vjen. Une do beja te njejten gje nqs kombi im do bente nje poshtersi dhe krim te tille ndaj serbeve grekeve apo kujtdo tjeter. Megjithese na vrate nuk jam qe tu bejme juve te njejten gje, Pse? Sepse nuk eshte e drejte, eshte moralisht dhe ligjerisht e denueshme dhe me e rendesishmja nuk jemi si ju. Ju keni qene si pjese e komunitetit serb ne shqiperi. Gjate masakrave qe bete ju si shtet dhe si komb mbi kombin tone askush nuk u prku ju apo familjes tuaj nje fije floku, askush nuk ju rrahu, dogji shtepine perzuri ne shenje hakmarrje. Ju duhet te kishit filluar shkrimin perpara se te akuzonit dhe te kerkonit llogari me nje mea kulpa si serb duke kerkuar ndjese si individ per ate qe anetare te komunitetit qe identifikohesh dhe shtetit qe mban emirn e identitetit tend kmbetar bene mbi popullsi civile per shkaqe qartesisht etnike. Pastaj te vazhdonit me kerkim llogarie. Por si cdo gje qe nuk ka fund ashtu dhe paturpesia nuk paska fund. Eshte si puna e ujkut qe akuzonte qengjin se i turbullonte ujet e burimit kur qengji ishte ne fund te rrjesdhes te burimit. Zoteri pa ndodhur plotesisht denimi i krimeve serbe, pa kerkuar falje publike, pa u dhene demshperblim per te gjitha mynxyrat qe i jane bere ketij populli mos mendoni se do i hedhim pas kraheve dhe do bejme sikur nuk ka ndodhur asgje. MArdhenie dinjitoze dhe reciprociteti po por jo mardhenie te pasinqerta dhe ne kushte poshteruese. Nje lutje redaksise te Republikes. Nqs gjykoni qe kometi i im eshte brenda normave gazetareske, a ka mundesi ta botoni ne forme shkrimi? Faleminderit.

Filluan te flasin dhe gozhdet

Filluan te flasin dhe gozhdet e nastradinit. Pritni kur te ulurijne per te drejtat e tyre! Epo Tradhetia kombetare nuk ka bisht. Shume njerez, me gjithe se e dine, presin dike "te madh" qe te besojne 100% se po i ha ujku. Gomere te mjruar, mos shihni enderra ne diell!

sa te keni salen mos u

sa te keni salen mos u merzisni ju joshqiptaret.

kur te vijne shqiptaret ne pushtet shpresoj te zbatohet reciproriteti.

Nuk i kuptoj keto minoritetet

Nuk i kuptoj keto minoritetet tona dy kombshe serbo-malazeze, vllaho-greke, bullgaro-maqedone. Kjo tregon mungese serioziteti nga ana e tyre. Duan ta mbajne mire me te gjithe. Njesoj sikur shqiptaret e Malit te Zi te deklarohen se i perkasin minoritetit shqiptaro-boshnjak apo shqiptaro-turk. Sa per sllavet mysliman qe jetojne ne Fier, mesa di un kane ardh ne Shqiperi sepse jane debuar nga serbet ne fillim te shekullit te kaluar, jo per emigracion ekonomik, por pikerisht se ishin "te ndryshem" nga serbet. Kur degjon sot qe ndihen serb ata qofshin. Gjithsesi le te pyesin sivellezrit e Sanxhakut se sa shume i duan serbet. Z. Bashanoviq nuk ka asgje te keqe te ndihesh-te jesh serb, grek apo maqedon. Problemi fillon kur pjesetar te minoriteteve ose ata qe ndihen te tille bashkohen me axhendat ultranacionaliste si Agimi i Arte apo me dyshen serbe Nikolic-Dacic qe ne thelb kane vetem armiqesi dhe urrejtje per shqiptaret. Un besoj se bashkqytetaret tuaj shqiptare nuk e meritojne kete.

Nuk mund te kete perfaqesues

Nuk mund te kete perfaqesues te minoritetit serbo-malazez, ka ose serb ose malazez. Plus qe me emrin Bledar dhe me mbiemrin Bashani si zor se mund te jesh serb ose malazez, se s'te pranojne ata. Njerin prind ke nga vrakacoret e Shkodres, qe dihet nga jane e nga vijne, dhe na flet per minoritet serbesh ketu. Turp! Para se te flasesh per ta, kerko njehere ndjese ne emer te tyre per 100 vjet vrasje e prerje qe i kane bere shqiptareve.

183 ditet e pergjakshme te

183 ditet e pergjakshme te Shkodres se rrethueme prej Serbo-Malazezve 100 vjet ma pare per ne jane si me pas ndodhe dje!

Gjylet e topave te "shkjeve" ku kane ra kane hape plasa qe nuk jane mbylle ndoj here se ne kurre s'na ka lype kush ndjese per to.

Autor-VIQi mundet ne na mbaje per "budalle" po kurre per "jo-toleranta" se vetem ne token bujare te Shkodres mundeni me u deklaru "malazez e/o serb pa ju hy ferre ne kambe kur mbas Plaves e Gucise,Ulqinit e Tivarit ala etiketoni Shkodren "kryeqytetin e Knjazit".

Qyteti qe te paret e autorit (nese nuk eshte malazes me pagese) dogjen me 14.4.1913 para se me u terhjeke perfundimisht nuk ju ka lype kurr llogari per ç'ka eshte vendose ne Cetine.

Kadale pra; mendoni mire para se me na vu etiketa qe s'na takojne!

"Lahuta e Malcise" asht kujtese!

Oso Kuka asht mesim!

çerçiz Topulli asht BETIM!

Add new comment