Arkiv-Opinion
Ma hiq qafe atë celular, o marrok!
Pak kohë më parë, ndërsa po flisja para Akademisë së Spanjës në Romë, një zonjë duke ujdisur telekamerën ma përplasi në fytyrë një dritë verbuese e s’po më linte të lexoja dot shënimet. Iu ktheva shumë i lënduar, sikurse më ka ndodhur edhe me fotografë të tjerë të pasjellshëm, duke i thënë se rregullat e ndarjes së punëve na mësojnë se kur unë jam duke punuar të tjerët duhet ta lënë punën. Dhe zonja e fiku telekamerën, por mori pamjen e njeriut që i bien më qafë kot.
Rotacion paqësor pushteti. Fjala e dytë është fjala kyç…
Mbrëmë bëra për herë të parë një lundrim të gjatë e të ngeshëm nëpër komentet e lexuesve të blogjeve dhe faqeve të internetit të gazetave shqiptare. Dhe mbresën më të fortë gjatë atij lundrimi ma la dendësia e komenteve që shprehnin dëshirën për ta zgjidhur me gjak çështjen e pushtetit në Shqipëri. Dhe e pranoj se më frikësoi ajo dendësi.
Përse gjendemi në Olimpiadë?
Lojërat Olimpike nuk janë thjesht një eveniment! Përkundrazi, janë evenimenti më i rëndësishëm sportiv i planetit! Thuaj se tërë shtetet e botës marrin pjesë në të! Për arsye se tërë planeti e ka vëmëndjen të përqëndruar tek ajo, shpesh përdoret për të tërhequr vëmendjen me gjëra që nuk kanë të bëjnë me sportin! Besime politike apo fetare si rastet e shamive në kokë të atleteve nga vende myslimane apo nderimi me grushtin lart me dorezë të zezë i atletëve Tomi Smith dhe Xhon Karlos në shenjë mbështetje për "Panterat e Zeza" shumë kohë më parë!
Një mësim i mirë për Ramën
Në muajt e parë të legjislaturës së fundit, shumëkush që kishte ndonjë mik socialist deputet, nuk kish sesi të mos gjendej keq teksa dëgjonte shfrimet e deputetëve të PS-së ndaj kryetarit të tyre. Arsyeja ishte e thjeshtë: Ishin me vetëdije në anijen e madhe socialiste, ishin futur tufë në grevë urie të paprecedent...por ishin edhe pa rrogë. Urdhri ishte i prerë nga kryetari: Vazhdoni rezistoni! Nga ana tjetër, me thjeshtësinë ‘e zakonshme’ të procedurës administrative parlamentare, Znj. Topalli u kish prerë rrogat. Të gjorëve u kish mbetur të flisnin vetëm nën zë...
Ky regjim mundet me vota; por votat duhen mbledhur
Regjimin e Tiranës mund ta mundim në kutitë e votimit. Fakti që ky regjim po mbahet më këmbë me ndihmën e partive të tjera, do të thotë se trukimit të rezultatit i është besuar deri në një farë pike. Sikur, fjala vjen, diferenca mes Ramës e Bashës të mos ish dhjetë vota, por treqind, në zgjedhjet administrative të 8 majit 2010, edhe një ushtri Ristanësh do të dilte e pavlefshme dhe e pamjaftueshme për ta ndryshuar rezultatin. Prandaj, ideja se Berisha ka për t’i vjedhur se s’bën zgjedhjet e vitit të ardhshëm është e pabazë, dhe kapitullante.
Përse unë nuk jam krenar që jam shqiptar
Shumȅkush mund tȅ irritohet menjȅherȅ sapo tȅ lexojȅ kȅtȅ titull dhe pikȅrisht kȅtu fillon arsyeja e mos-krenarisȅ time, tek mȅnyra se si ne reagojmȅ gjaknxehtȅsisht pa i shkuar gjȅrave deri nȅ fund. Kohȅt e fundit gjithȅkush me njȅ logjikȅ normale, vȅren se Shqipȅria ȅshtȅ kthyer jo vetȅm nȅ vendin e çudirave, ku ndenjtja nȅ ujȅ pȅr mȅ shumȅ se 140 minuta merret si njȅ arritje “politike”, por edhe nȅ vendin ku jeta e njeriut nuk vlen pavarȅsisht sa i pasur ose i zgjuar je.
Liria e robit
U bënë më se 4 vite që mbi shqiptarët e Maqedonisë ka pllakosur e keqja, që na u servua nga qeverisja e keqe VMRO DPMNE dhe BDI. Më se katër vjet shqiptari përbuzet, rrihet, keqtrajtohet, leckoset, varfërohet, kërkon azil nëpër vende të ndryshme të botës mu si nomad, burgoset pa pikë faji….
Veshka e Verës dhe imazhi i Kosovës
Si erdhi një ruse në Prishtinë për të shitur veshkën në klinikën “Medicus” dhe sa pagoi një gjerman për organin jetëdhënës? Cilët qeveritarë, këshilltarë dhe eksponentë të Partisë Demokratike të Kosovës ishin të përzier në rrjetin kriminal të tregtisë me organe? Këto dhe detaje të tjera ka zbuluar revista “Der Spiegel” në numrin më të ri. Imazhi i Kosovës sërish ka pësuar një goditje të rëndë – dhe për këtë përgjegjësit gjenden edhe në kolltukët qeveritarë në Prishtinë
1.
Heshtje e kristaltë
Më 19 korrik Gazeta Idea publikon një shpallje gjykate për gjyq ndërmjet qeverisë shqiptare dhe institucionit të arsimit të lartë privat “Universitetit Kristal”. “Kristal” ankimon në gjyq vendimin e Këshillit të Ministrave për pezullimin e përkohshëm të licensës.
Orkestra e çoroditur e PS-së
Veglat e ndryshme muzikore të një orkestre kanë tinguj karakteristikë të vetët, të cilët i dallojnë nga veglat e tjera. Sidoqoftë, kur përdoren së bashku në një orkestër, ato ndjekin një vijë të harmonizuar melodike e ritmike, për të prodhuar një muzikë të caktuar. Në qoftë se orkestra përbëhet nga një numër veglash të të njëjtit lloj, është shumë e lehtë t’i sinkronizosh ato, por muzika që prodhohet është monotone.