Arkiv-Opinion
Mass-media e thëthitur nga gjeratorja e politikës
Në një shkrim, të cilin e ka publikuar në blogun e tij “Peizazhe të Fjalës”, Ardian Vehbiu u bën një thirrje a lutje gazetarëve, më së shumti, bërësve të gazetave, që “t’ia kursejnë publikut, këtë herë, dhimbjen butaforike dhe protokollare të politikës për një ngjarje që me politikën nuk ka lidhje…. Politikanët do të bëjnë detyrën e tyre dhe do të shqiptohen në telegrame dhe deklarata, të cilat le të botohen në faqet zyrtare të institucioneve përkatëse. Bëni edhe ju detyrën, miqtë mi, dhe mbajini larg kravatat, përfituesit profesionistë dhe pozuesit prej dylli nga vdekja e një artisti.
Heronjtë janë të uritur
“Më tregoni një engjëll dhe do ta pikturoj” shkruan Gustav Kurbeja në Manifestin e tij të 1855-ës duke e përkufizuar realizmin në art si vullnet për të paraqitur me anë të gjuhës artistike vetëm realitetin optik, mbështetur tërësisht mbi shqyrtimin skrupuloz të fakteve reale pa shtuar apo hequr asgjë. Piktura realiste, sipas Kurbesë, është pasqyrim i jetës, sepse me paraqitjen e fakteve dhe zgjedhjen e subjekteve synon të prodhojë një “efekt të reales”, një realitet shoqëror të vendosur brenda kufijsh të qartë kohorë dhe topologjikë.
Mbrojeni poetin
Si edhe herë të tjera, me rastin e vdekjes së poetit të dashur Ali Podrimja, politikanët po rendin të kapin mikrofonat dhe kamerat, që të luajnë rolet e paracaktuara në teatrin e dhimbjes publike.
“Princ i poezisë së letrave shqipe,” e quajti poetin kryeministri shqiptar Sali Berisha.
Disa fjali të ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj kanë gjithë ditën që priten e përcillen faqeve të gazetave online.
Kur shiten e falen Pasuritë Kombëtare, rrezikohet falimentimi
Kemi folur para do kohe për borxhin publik shqiptar, përmasat e tij gjithnjë në rritje, gjykimin për të nga Moody’s dhe Standard & Poor’s, që na klasifikojnë si vend me risk të lartë për investitorët (ku duhen përfshirë dhe blerësit e bonove të thesarit).
Roli i ambasadorëve dhe … dy anët e medaljes
Kjo që ndodh tek ju nuk ndodh në asnjë vend thjetër, i tha Rudina Xhungës ambasadori holandez, Henk van den Dool që është duke e lënë këtë vend; është në fund të mandatit të tij ambasadorial. Por çfarë i ka bërë përshtypje kaq shumë ambasadorit? I ka bërë përshtypje që atë e ftojnë të japë intervista e që opinioni i tij është i rëndësishëm për publikun shqiptar.
Në ndihmë të Ministrisë sonë të Arsimit
Mbeta i mahnitur para ca ditësh nga zbulimi i një pyetjeje në tezat e provimit për shkollarët shqiptarë. Ishte ajo pyetja që për sigurimin e lëvizjes së lirë, nxënësit duhet të afirmonin sukseset e qeverisë. Fantastike! E mrekullueshme. Ja një pyetje e tërthortë që bën që lëvizjet e shqiptarëve të jenë hiçgjë para sukseseve të qeverisë!
Problemi verior i Ramës
Në qoftë se 140 mandatet e Kuvendit do të përcaktoheshin vetëm nga votat e 8 qarqeve të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut, koalicioni i udhëhequr nga Rama do të kishte siguruar 71 mandate në zgjedhjet e 2009-ës, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Berisha do të kishte marrë vetëm 64 mandate. Por kjo epërsi e ndjeshme e koalicionit Rama në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut u eklipsua plotësisht në 4 qarqet veriorë – koalicioni Berisha siguroi 70 mandate me ndihmën e votave të këtyre qarqeve, ndërkohë që kolaicioni Rama mbeti në kuotën 66.
Ora biologjike e politikanëve deri në 2013-n
Individi i thjeshtë vetëm mund të marrë me mend atë që ndodh në prapaskënën politike për marrjen ose humbjen e pushtetit! Në fakt, ndërsa shumica e qytetarëve të thjeshtë gjykon sipërfaqësisht se politikanët dhe ministrat janë përfitues të mëdhenj të djersës së tyre, lexuesi racional e di se “lufta politike” është e mbushur me intriga dhe makinacione nga më të paimagjinueshmet!
Regjimit i duhet bërë rezistencë (edhe) atëherë kur regjimi s’e ka me ne
Para një muaji shkrova për “Shqipin” shkrimin me titull “Shqetësime publike mbi motivime personale”, dhe si fabul pata një PD-ist nga Vlora që i shkruante një sms nervoze Berishës në momentin që po votohej për Presidentin e ri, Bujar Nishani. Ky lajm u mor vesh nga një fotografi e Franc Zhurdës. Ky i fundit, i gjendur në lozhën e Kuvendit, kish bërë disa shkrepje mbi Berishën, dhe pastaj, duke bërë zoom in mbi celularin në dorën e Berishës, kish zbuluar përmbajtjen, që ish një qortim korrekt, por i rëndë në adresë të kryeministrit.
Tirana e largët dhe e parëndësishme
Kushtuar hallës sime tiranase, që më ka qepur të gjitha fustanet, që nga ai i fotos së parë kur jam vetëm disa muaj, tek fustani që vesha për ditën e mbrojtjes së diplomës universitare; kushtuar asaj, dhe gjithë grave e burrave që “u kanë vjedhur” kujtimet.