Arkiv-Opinion

Një popull “Nobel”

Postuar në 13 Korrik, 2012 05:11

Në gazetën Shqip ish një dyfaqësh kushtuar ish-diplomatit amerikan George Fred Williams, i cili e ka vizituar Shqipërinë dhe ka mbetur i ‘goditur’ për mirë nga ethosi i shqiptarëve. Po publikojmë në faqen tonë nëj shkrim të tij të vitit 1915. Është shumë interesant. M.N.

Trimëria e shqiptarëve nuk njeh kufi. Ata e përballojnë vdekjen dhe torturën pa asnjë hezitim. Fjala e tyre një herë e dhënë është më e shenjtë se betimi i dhënë te popujt e qytetëruar. Mikpritja e tyre s’ka të krahasuar. Ajo nuk pushon deri sa të mos ngelë gjë për të ndarë e për të dhënë.

Borxhi publik, siç thotë Berisha, në nivelin 57% të PBB-së, apo në tavanin ligjor 60%?

Postuar në 13 Korrik, 2012 01:53

Berisha ka disa ditë që mburret se borxhi publik ka zbritur në nivelin 57% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), dhe shton se këtë të dhënë e ka marrë nga publikime të institucioneve ndërkombëtare. Le ta zhbirilojmë pak sesi është e vërteta.

Ta heqim imunitetin? Ok, por problemi është impuniteti

Postuar në 12 Korrik, 2012 01:38

Për heqjen e imunitetit (duhet një ndërhyrje në Kushtetutë për këtë punë) ka kohë që flitet, por ditët e fundit debati është përndezur. Brukseli po këmbëngul që Kuvendi ta kalojë shpejt e shpejt projektligjin mbi këtë çështje, e ta miratojë në mënyrë bipartizane; e ndërsa Berisha po i mban iso apelit nga Brukseli, opozita është duke u lëkundur, s’ka gjë se gjasat janë që ligji të kalojë në Parlament më shpejt se sa mund të mendohet, dhe opozita këtë herë ka për t’i bërë votat bashkë me mazhorancën.

Berisha: Ç’më duhet mua çfarë them unë?

Postuar në 11 Korrik, 2012 12:39

Keni rastisur ndonjëherë të takoni persona afër Berishës? Të thonë të gjithë të njëjtën gjë, sapo konstatojnë se kanë përballë një person kritik me të. “Si? Po ti nuk e ke takuar kurrë Doktorin? Takoje, njëherë takoje... Ooo, shumë i këndshëm, shumë shakaxhi”. Me siguri e kanë fjalën për momente të tilla si ai sot në mbledhjen e qeverisë, ku kryeministri S.Berisha iu rikthye çështjes së prerjes së egër të pemëve në Parkun Kombëtar pranë rrugës së Elbasanit.

Shqipëria në shekullin XXI: Vale, Pesë vjet e njëmbëdhjetë muaj pa energji

Postuar në 11 Korrik, 2012 07:16

Në Vale, fshatin që ndan Martaneshin me Tiranën, prej gushtit të vitit 2006 nuk ka energji elektrike. I fundit president, që kanë parë në televizor, ka qenë Shkëlqesia e tij Alfred Moisiu, ashtu si kampionati i fundit që ndoqën ishte ai i vitit 2006, kur Italia u shpall kampion. Po, se në Shqipëri janë zgjedhur dy presidentë të tjerë dhe se në botë janë bërë dhe dy evropianë dhe një botëror, këto janë krejt të panjohura për të vjetrit, që nuk lëvizin më nga fshati... Kjo kronikë nuk është sajesë sensacioni, por i përket një fshati në Martanesh që ka plot gjashtë vjet pa drita.

Praktikat staliniste të drejtimit të vendit dhe intelligentsia që duartroket

Postuar në 10 Korrik, 2012 03:31

Para disa ditësh pata një artikull në “Shqip” me titull “U zbyth dhe Akademia… në një klimë zbythjeje të përgjithshme”, dhe aty i referohesha faktit që ca akademikë tanët kishin menduar të mos e ftonin një koleg të tyrin kosovar, saktësisht Rexhep Qosen, në një konventë akademike të planifikuar për t’u mbajtur disa ditë para se të bëhen 100 vjet nga dita e shpalljes së pavarësisë, me arsyetimin se Qosja i ka dhënë gojës shumë gjatë gjithë kohës kundër Kryeministrit Berisha; dhe akademikët e tjerë nuk patën fuqi të skandalizoheshin nga ky vendim i miqve të tyre.

Në Libi, burgosësit janë kthyer në të burgosur

Postuar në 09 Korrik, 2012 04:21

Një natë gjatë shtatorit të kaluar, një i burgosur i quajtur Naxhi Nexhar u soll, sytë mbyllur dhe me duart në pranga, në një bazë ushtarake të braktisur në periferi të Tripolit. Një grup njerëzish të rinj në kamuflazh e shtynë atë në një dhomë të marrjes në pyetje të ndriçuar dobët dhe e detyruan atë të ulet në gjunjë. Komandanti i milicisë, një njeri i madh me flokë të shprishur dhe sy të përgjumur, qëndronte prapa Nexharit. "Çfarë do?", tha komandanti, i cili shtrëngonte një tub të shkurtër industrial në duar.

"Çfarë do të thotë kjo?", tha i burgosuri.

Hajde t’i emërtojmë malet!

Postuar në 09 Korrik, 2012 04:13

Kam parë gjithmonë me kureshtje prerjet e ndryshme të Dollarit Amerikan ku, portreti i Ëashingtonit është në kartëmonedhën një dollarëshe dhe ai i B. Franklinit është në atë njëqind dollarëshe; përse është bërë kjo përzgjedhje?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zënë gjysmën e kontinentit me të njëjtin emër, ka pesëdhjetë shtete dhe ka pak ose aspak emërtime rrugësh apo institucionesh me emrat e figurave historike të baballarëve të kombit amerikan. Pothuajse të gjitha rrugët kanë emra drurësh, liqenesh, kodrash, fushash, përrenjsh.

Dritëhijet e Ligjit që i jep tagër EULEX-it të bëjë hetime në Shqipëri

Postuar në 08 Korrik, 2012 15:07

Në datën 10 Maj 2012 Kuvendi i Shqipërisë miratoi me një shumicë të cilësuar ligjin nr. 53/2012 “Për Marrëdhëniet Juridiksionale në Çështjet Penale me Task Forcën Hetimore Speciale të EULEX-it”,[1] i cili i hap dritën jeshile, nga ana e Task Forcës Hetimore Speciale të EULEX-it (“SITF-i”), hetimit në territorin shqiptar të akuzave të ngritura nga raportuesi i Këshillit të Evropës, z.

Luftë pushteti sipas stilit rumun

Postuar në 08 Korrik, 2012 08:03

Kryeministri rumun Victor Ponta po e ndryshon vendin me themel me shpejtësi të madhe. Vlerat demokratike dhe shteti ligjor humbasin. Një koment nga Robert Schwartz

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion