Arkiv-Opinion

Klubi i Mundjes

Postuar në 31 Korrik, 2012 03:19

Adem Sajtiev, kampioni olimpik i mundjes në stilin e lirë, nuk reagon fare kur krismat e armëve dëgjohen që jashtë, duke oshëtitur mbi muret e shtëpisë së familjes së tij në qytetin rus Kasavjurt. Duket sikur vijnë nga prona ngjitur, një truall i papunuar ku ai dhe vëllai i tij më i madh, Buvajsar, tre herë kampion olimpik, hapën një shkollë olimpike për mundje në Maj, tamam në kohë për të ndihmuar mundësit e boksierët lokalë për tu trajnuar për Lojërat Olimpike të verës.

Marie Antoinette dhe kryeministri ynë

Postuar në 30 Korrik, 2012 05:33

Kur shpërtheu kriza e bukës në Francën e shek. XVIII dhe uria nxiti vetvetiu revoltë ndaj pushtetit, të shqetësuar, oborrtarët nxituan në pallatin mbretëror për të vënë në dijeni madhërinë e saj, Marie-Antoinette.

Bashkimi Kombëtar kërkon shumë punë përveç vullnetit

Postuar në 30 Korrik, 2012 04:32

Disa thirrje të nacionalizmit folklorik gjatë viteve të fundit na e kanë paraqitur bashkimin kombëtar (që sot për sot nënkupton bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës) si ndonjë akt solemn në të cilin do të ngrihet një flamur dhe do të shpallet botërisht shteti i përbashkët.

E vërteta e Luftës Civile në Shqipëri

Postuar në 29 Korrik, 2012 03:01

Historiani Hamit Kaba është i kthjellët dhe i qetë në atë që artikulon. Shprehet me ftohtësi për rolin e Shqipërisë, por edhe përgjigjet për fjalët që qarkullojnë sot, që nga Ekzekutivi shqiptar me anë të kryeministrit shqiptar për të riparë historinë e Luftës së Dytë Botërore. Lufta çlirimtare e shqiptarëve ka qenë luftë e madhe dhe nga të vetmet ku kemi dalë fitimtarë. Megjithatë, ai di të dallojë dhe rolin e vërtetë të Aleatëve të Mëdhenj, ashtu si edhe shikimin e tyre të vendit tonë sipas interesave të tyre.

Mërgimtarët

Postuar në 28 Korrik, 2012 04:32

Sipas një njoftimi të paradokohshëm të Aleancës Kuqezi, ajo organizoi në Durrës një tubim me 300 shqiptarë të arsimuar jashtë, të kthyer nga emigracioni për t’u bërë anëtarë të saj e për të kontribuar në fushatën elektorale dhe, më pas, në qeverisjen e vendit. Një kartë të ngjashme politike, por jo në të njëjtën magnitudë, e ka luajtur edhe PD-ja para 2005-ës ose PS-ja para 2009-ës. Dhe luajtja e kësaj karte synon të shfrytëzojë një farë miti që qarkullon rreth shqiptarëve të diplomuar në universitetet e huaja, të cilët, sipas këtij miti, “do ta bëjnë” Shqipërinë.

Në fillim si tragjedi, pastaj si farsë

Postuar në 27 Korrik, 2012 03:47

Një herë e një kohë, kur Enver Hoxha ende nuk i kish hequr avokatët mbrojtës nga sistemi gjyqësor i Shqipërisë totalitare, qëllonte që, gjatë ndonjë gjyqi politik, të ngrihej avokati mbrojtës dhe të kërkonte dënimin maksimal për të pandehurin.

Se pse bënte kështu, veç mund ta marrim me mend. Disa kishin frikë se mos përfundonin vetë në bangon e të akuzuarve ; të tjerë kushedi ishin të bindur se të pandehurit, të cilit kishin për detyrë t’i mbronin, nuk meritonin gjë tjetër veç litarit.

Unë jam i interesuar më shumë për 101-vjetorin e Pavarësisë

Postuar në 27 Korrik, 2012 02:20

Në kuadrin e aktiviteteve dhe festimeve për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, dua të shkruaj disa radhë apel për 101-vjetorin e pavarësisë shqiptare! Kjo, sepse gjykoj se këto organizime qartazi janë më shumë në funksion të vitit elektoral në të cilin sapo kemi hyrë, se në funksion të respektit për të shkuarën tonë historike deri në vitin që së shpejti do hyjë në të 100-tin e pavarësisë!

Ca e ca po shohin rrezikun e sundimit të pakicës!!!

Postuar në 26 Korrik, 2012 03:53

Një shqetësim që dallohet mbi të tjerët në Shqipërinë e sotme është ai që ka të bëjë me një regjim të kontrollit progresiv që mazhoranca, më së pari e më shumti Kryeministri Sali Berisha, ka vendosur mbi institucionet publike e shtetërore, e mbi jetën publike e politike. Si zor të gjesh ndonjë njeri të arsyeshëm që ta mohojë këtë fakt. Është vetë Berisha që nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta maskuar këtë strategji të tijën për të shtënë në dorë gjithçka.

Sa shumë ushqime importi!

Postuar në 26 Korrik, 2012 03:43

Jo pak shqiptarë, kur psonisin këto ditë, bëjnë pyetjen: " Si shpiegohet që kaq shumë fruta e perime importohen nga jashtë, edhe tani në kulmin e sezonit të prodhimit vendas ?" Ndërsa ata që ndjekin statistikat e INSTAT-it, mund të bëjnë pyetjen se si shpiegohet që për çdo 100 lekë mallra ushqimore që kemi eksportuar në 6 muajt e parë të vitit, janë futur në Shqipëri 766 lekë mallra ushqimore importi (http://www.instat.gov.al/graphics/doc/tabelat/trjnew/TRJ_Qershor_12/t2.xls

Mëkat!

Postuar në 25 Korrik, 2012 02:06

Mëkati i këtij shkrimi qoftë i imi! Zoti e di, por nëse jam duke bërë sevap, i gjithi qoftë i Juaji Shkëlqesi, i Juaji Hirësi, i Juaji Fortlumturi.

Sevapi i këtij shkrimi, qoftë i çdo Kleri në Shqipëri, ndërsa mëkati veçse i imi…

Të nderuar Klerikë! Së pari, me emrin e Zotit dhe më pas me lejen e liri-demokracisë mësova se mëkat më të madh se të vjedhësh nuk ka, madje mëkat tjetër veç vjedhjes nuk ka…

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion