Arkiv-Opinion
Intervistë dhënë Shekullit
Janë 25 pyetjet që unë ua kam bërë të tjerëve për muaj të tërë (intervistat janë në arkivin e respublica-s). Shekulli kish idenë që të njëjtat pyetje “t’m’i bënte” mua. Rashë dakord. Më poshtë është intervista që është e publikuar sot në gazetën e Kokëdhimës. M. Nano .
1-Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?
Nuk e di. Nuk jam i sigurtë. Mund të egzistojë. Ndoshta dhe duhet.
2. Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër, apo si të tjerat?
Berisha, Artan Hoxha dhe ish-informatorët e famëkeqit Sigurim
Një nga premtimet e bujshme që bënte Berisha para se të vinte për herë të parë në pushtet ishte ai hapjes së dosjeve të famëkeqit Sigurim të Shtetit. Një premtim i tillë ishte në rezonacë të plotë me frymën antikomuniste që mbizotëronte aso kohe në Shqipëri dhe në mbarë Europën Lindore, ku, duke filluar nga Gjermania, po bëheshin hapat e parë për hapjen e dosjeve të policive sekrete të regjimeve komuniste.
Testi i letërsisë, mediokriteti përballë meritokracisë
Këto ditë kur opinioni publik është fiksuar me kuç e me maç te zgjedhja e presidentit, mund të kalojnë pa u venë re shqetësime që rëndojnë tërë shoqërinë.
Mamica me c***
Të paktë, për të mos thënë se s'ka njeri, që këto ditë nuk e ka dëgjuar këngën e Mamicës, qoftë një herë të vetme. Do apo s'do (edhe sikur të mbash televizorin tënd fikur gjithë ditën) do ta dëgjosh në rrugë (kur pranë teje kalon një makinë luksoze), e dëgjon në autobus (nëse shoferi ka ndezur radion, apo ndonjë çun i ri e ka bërë zile celulari), në plazhe publike (kur nga një çadër 30 metra larg tëndes, veshi të kap tingujt e Mamicës) muzika mund të të vijë edhe nga një lokal, teksa kalon aty pranë.
Sa vështirë me u marr vesh me shqiptarët
.... Esat Pasha edhe Ismail Qemal begu janë, edhe sot, tuj u hangër ndër vedi me ashprim të madh. Këta bajnë ngatërresa njeni kundër tjetrit në gjithfarë mënyrash e shtin në burg a tresin të gjith ata që vinë prej vendit të njenit në vend të tjetrit, a mundohet s’e cili me kenë njeni ma i fortë se tjetri. Për kët punë çdo mjet asht i mirë për mos me lanë njeni-tjetrin me çue kry e gjith ça bahet në vend të tjetrit se e cili e shikojn si një shigjetë të drejtuese kundra tij.
Divorci i madh dhe i trashë grek
Më 17 qershor, politika e lojës me zjarrin në Egje do të marrë një tjetër kthesë. Edhe nëse Demokracia e Re ia del të formojë një qeveri, do të kërkojë medoemos rinegocim të kushteve të vendosura në fillim të këtij viti nga kreditorët europianë, të cilët e nxorën për herë të dytë Greqinë nga falimentimi.
Amerikanët harrojnë çdo gjë, këto ditë po merren me martesat gej!
Gjykata e Apelit në San Francisko vendosi të mos pranojë apelimin e konservatorëve në SHBA për të rishikuar një vendim të gjykatës së shkallës së parë që e konsideroi ndalimin e martesave gej si antikushtetues. I njohur si “Propozimi 8”, ky ndalim u bë përmes votës në një referendum në shtetin e Kalifornisë, por mbështetësit e martesave gej e ankimuan atë në gjykatën e shkallës së parë e cila u dha të drejtë dhe shpalli se të ndalosh martesat gej është antikushtetuese.
Zaganjori fisnik dhe rihapja e lojës
I djersitur dhe me një shkodranishte të kadifenjtë dhe të fisme, zoti Zaganjori bëri një hap pas dhe padyshim, në sytë e atyre që nuk e njihnin, bëri një hap më lart, shumë më lart. Të vjen të thuash me gojën plot se zoti Zaganjori duhet të ishte bërë me të vërtetë President. Ndoshta Shqipëria humbi një shans, për të patur në krye të Shtetit një burrë të përgjegjshëm, që djersitet dhe që di të formulojë në pak fjalë, akte të mëdha prej gentleman-i.
Ç’kemi të re nga Beogradi?
Asgjë! Ama hiç asgjë! Nikoliqi, menjëherë pasi fitoi, shkoi te Putini me “marrë dorë”, dhe tha se “mes Brukselit dhe Kosovës, gjithmonë do ta zgjedhë Kosovën”, dhe klishe të tjera. Ndryshim ndoshta mund të quhet deklarata e tij se “nuk do të përzihet në punët e qeverisë”, të cilën Nikoliqi e dha atë ditë kur u nominua për president. Për mendimin tim, kjo deklaratë Nikoliqin megjithatë e bën më “demokrat” se Tadiqin, sespe Tadiqi e pati margjinalizuar skajshmërishtë qeverinë serbe. Aq shumë sa që për të na u kujtuar emri i ish kryeministrit serb, goxha kohë na duhet për t’u menduar.
Sido që të shkojë puna, beteja presidenciale e Ramës është e humbur
Rama është duke e humbur dhe këtë ‘betejë’, dhe është e n-ta që humb si i pari i socialistëve.