Mamica me c***

Të paktë, për të mos thënë se s'ka njeri, që këto ditë nuk e ka dëgjuar këngën e Mamicës, qoftë një herë të vetme. Do apo s'do (edhe sikur të mbash televizorin tënd fikur gjithë ditën) do ta dëgjosh në rrugë (kur pranë teje kalon një makinë luksoze), e dëgjon në autobus (nëse shoferi ka ndezur radion, apo ndonjë çun i ri e ka bërë zile celulari), në plazhe publike (kur nga një çadër 30 metra larg tëndes, veshi të kap tingujt e Mamicës) muzika mund të të vijë edhe nga një lokal, teksa kalon aty pranë. Sepse këtu gjithkush kudo dhe kurdo, mund të dëgjojë muzikë me zë të lartë, pa iu prishur terezia dhe pa pyetur nëse prishet qetësia publike.
Nejse kjo është një temë tjetër, të cilën për momentin dua ta lë mënjanë. Nuk do t'i hyj as diskutimit të kritikëve, nëse kënga e kënduar nga Klajdi Haruni në Top fest 9 është vulgare, ka apo s'ka vlera artistike; Apo është një këngë gazmore, pa qëllim ironizimin e femrës, siç shprehet këngëtari i ri. Do trajtoj atë që është e prekshme; Impakti tek fëmijët tanë, tek "librat e pashkruar", ku ne çdo ditë "shkruajmë" ç'të duam e si të duam, tek sjellja që kanë ndaj kësaj kënge.
ZËNKA NË KLASË
"Mamica…" dhe refreni i këngës (Hop hop ti Mamica/ më çmend me ato cica/ i gjithë qyteti i pelqen/ Hop hop ti Mamica/ sa shumë te tunden cicat/ dukesh yll ti kur kercen) u bë shkak i zënkës në klasën e djalit tim, 9 vjeçar. Çunat e klasës së tretë kishin kënduar me zë të lehtë refrenin në orën e pushimit. Vajzat (shoqet) ishin turpëruar dhe në fund mësuesja kishte sheshuar "tensionet" duke iu tërhequr vëmendjen çunave (përkufizimi i fëmijëve është "mësuesja na bërtiti").
Duke mbrojtur tezën se s'kishte bërë asgjë të keqe për të marrë të bërtiturën, veçse kishte kënduar një këngë, të cilën e dëgjon kudo, djali më bën një pyetje: O ma pse njerëzit duhen të ndihen keq dhe të turpëruar nëse përmendim emrin e një pjese të trupit. A nuk është cica, siç janë syri e dora? Atëherë? Pse mësuesja duhet të na bërtasë për një këngë që këndohet kudo?
U mundova t'i shpjegoja se në disa momente fjalët qoftë dhe ato që përkufizojnë një pjesë trupi në rrethana dhe në kontekste të caktuara marrin një ngjyrim tjetër, tallës ose fyes.. prandaj duhet të kemi kujdes kur i përdorim. Kur jemi në shkollë jemi në një institucion dhe duhet të respektojmë rregullat.
MESUESJA: FEMIJET SI PAPAGALLI
Temën e diskutova me një mësuese filloreje. Selvie Mihaj mban mbi supe më shumë se 20 vjet mësimdhënie dhe sot është në pension.
E përballur me qindra situata të tilla, edhe më komplekse, mësuesja qeshte dhe me qetësi përpiqej të më jepte argumentet, se sidomos fëmijët e vegjël, të paktën deri në 9 vjeç (kjo varet gjithmonë dhe nga zhvillimi individual i fëmijës), nuk i dinë djallëzitë e të rriturve.
"Edhe nipçja im 4 vjeç e pëlqen atë këngë. Madje e këndon. Kur e pyes se çfarë janë "cicat" ai më thotë janë cicat e mamit ku unë kam pirë qumësht. Fëmijën e vogël e tërheq muzika me ritëm, rima e fjalëve, mamica- cica, ndryshe nga një i ri, apo ne të rriturit, të cilët e konceptojmë si joshje seksuale apo provokim dhe për këtë ndihemi të turpëruar dhe në raste e kontekste të caktura, e përdorim dhe si fyerje.
PSIKOLOGIA: TURPI?
Një psikologe (më kërkon të mos ia përmend emrin) më shpjegon se çfarë ndodh në këtë moshë. "Në moshën 9 vjeçare fëmijët në mënyrë instiktive, pa iu thënë njeri, arrijnë të bëjnë vetë dallimin mes të qënurit djalë dhe vajzë. Për të shkuar më pas në moshën 10 vjeçare, kur nis dhe zhvillimi i vrullshëm seksual, periudha e pubertetit. Vajzat në këtë moshë, (edhe pse piqen më shpejt se djemtë), ende nuk kanë konceptin seksual të gjoksit, por gjithsesi arrijnë të përjetojnë ndjenjën e turpit, dhe të kuptojnë se gjoksi është pjesë e tyre intime, një nga organet që i dallon nga djemtë. Psikologia disa herë më përsërit se tema të tilla nuk duhen trajtuar në mënyrë të përgjithësuar dhe se çdo rast duhet trajtuar individualisht duke pasur parasysh zhvillimin e çdo fëmije, rrethanat sociale dhe ekonomike, ku e si rritet, dhe më tregon anën tjetër të medaljes.
KUR MAMICA VULGARIZOHET
Në një nga rrugicat e Tiranës, dy tre çuna të po kësaj moshe 9-10-11 vjeçare, po ndiqnin një vajzë të re. Fëmijët i shkonin nga pas duke i kënduar me të madhe refrenin "O Mamica sa m'i ke cicat". Vajza e zënë ngushtë vraponte për t'iu larguar situatës tepër të sikletshme.
Pediatra Lira Gjika më tregoi se në këtë rast, ky organ kaq jetësor, pasi i jep jetë fëmijës së sapolindur, është banalizuar duke u emërtuar me "zhargonin të rrugës". Fëmijës duhet t'i vëmë në dukje se është pikërisht gjuha e të folurit, fjala që na bën të jemi të socializuar në një shoqëri të caktuar. Nëse ne do përdorim emërtime të tilla, zhargonin e rrugës, dhe fjalë të tjera fyese, atëherë do të jemi të shkëputur nga shoqëria, si të padëshiruar. (ne foto Klajdi Haruni duke kenduar kengen "Mamica" ne skenën Top Fest)
FJALA GËZON E LËNDON
Kur kënga u publikua në Top-Channel, fjala "cica" u censurua, duke u lënë të nënkuptohet nga vetë gjestet e këngëtarëve, ndërsa në youtube kënga është publikuar pa censurë. Që më 7 prill, kënga e kompozuar nga Flori Mumajesi dhe e kënduar në top-fest ka mbi 1 milionë klikime, dhe nuk mund ta besoj se mes këtyre klikimeve, nuk janë ato të fëmijëve. Ç'ka do të thotë se ne prindërve na mbetet detyrë t'iu kushtojmë më shumë vëmendje dhe t'iu mësojmë fëmijëve tanë se jo gjithça dëgjohet, dhe jo gjithçka çfarë dëgjohet mund të thuhet, kudo dhe kurdo. Për më tepër fjala sa gëzon ashtu lëndon.
Shqiptarja.com
Comments
Se kisha menduar ndonjeher qe

Se kisha menduar ndonjeher qe do behej edhe artikull per cicat e mamices.Shkrim koti moralist pa fakte fare.Tregimi i qimes tra

Shkrim shume i dobet.

Shkrim shume i dobet.

Jo nuk eshte shkrim koti,te

Jo nuk eshte shkrim koti,te pakten per ata qe jane prind (te vertete)nuk ka prind qe nuk eshte ndier te pakten nje here ne siklet nga kjo kenge vulgare qe siç permendet ne shkrim nuk mund ta shmangesh nga fonia e televizionit,radios apo rruges.Nese ka mundesi dikush ne kete shtet kjo kenge meriton te censurohet e te lejohet maksimumi vetem ne klubet e nates apo diçka te ketij lloji.Nje komunitet normal nuk ka nevoje per te tilla kenge sado qe si tingull nuk ka te share por teksti eshte vertete anormal.

Sa per muhabet...une jam nje
Sa per muhabet...une jam nje fans i cmendur i cicave dhe me pelqen kjo kengen sidomos pas 2-3 dopjo konjak...mandej ceshtja e cicave tek shqiptaret eshte problematike per nje komb qe ka absorbuar energji erotike me shekuj dhe qe do i duhet shume kohe per ta "shkundur"...;-)
Kur kam qene ne klasen e dyte

Kur kam qene ne klasen e dyte fillore desh me perjashtuan nga shkolla per nje fjali rimore pa ja ditur kuptimin. Nje vajze e mbetur dy tre vjet, me shtat te larte, duke u zhgarravitur me jep nje dacke nga koka dhe une ekspres kunderpergjigjem " Tana putana! ". Ajo ja plasi te qarit, shkoi tek mesuesja, me therrasin ne drejtori dhe kur une nuk u sqarova sakte fjalen 'putana' me terhoqen veshin...Per atehere mbaroi, me vone pas interesimit tim per kete fjale, i kerkova falje shoqes Sulltana (Tana)...

Kjo me cica nuk eshte Mamica.

Kjo me cica nuk eshte Mamica. E njoh.

525b klikime dhe vetem keto

525b klikime dhe vetem keto komete vulgare! Jemi sa duket nje shoqeri e tejlodhur, qe nuk dime te dallojme as gjerat me njerezore, qe jane pjese e jetes se gjithsecilit - femijeve tane me se pari, e qe nuk dime as se si t'i edukojme per t'i mrojtur nga vulgu i informacionit per treg. Eshte nje shkrim qe me shume se sa ta stigmatizojme me shprehje pa vlere, te nxit te kerkosh mjetet e pershtatshme qe duhet t'i ndertojme si famile, shkolle, shoqeri. Vertet ne 525 klikime nuk paska asnje te kualifikuar qe ta ndaje me te tjeret ide e rekomandime profesionale qe sherbejne? Nuk me vjen ta besoj, po dua me shume t'ia le neglizhences. Keshtu qofte!

Kenge harixhinjsh, degjenerim

Kenge harixhinjsh, degjenerim i muzikes. Por i ka keto demokracia, ka te mira e te keqia brenda po keto plehrat jane shtuar ca si shume.

keshilloj autoren te

keshilloj autoren te shqetsohet me teper per ato qe dalin ne skene me pistoleta e me pak per mamicen ( a cfare e quajn)

Sipas meje fajin nuk e ka

Sipas meje fajin nuk e ka edhe aq shume kenga, madje ajo mund te kete edhe nje efekt pozitiv c'lirues nga stresi. Fajin e kane te gjithe ata gomere qe e luajne me ze te larte ngado. Femijet nuk duhet ta degjojne dhe per kete jemi pergjegjes te gjithe. Sa per kengen si krijim, mendoj se arti i ka te gjitha, ashtu sikurse edhe jeta. Kudo ne bote ka kengetare qe provokojne edhe me ane te banalitetit. Nese ky eshte art kjo esht enje ceshtje shume e komplikuar. Edhe mund te jete por edhe mund mos te jete art. Per kete duhet shkruar nje dezertacion i tere.

Tredhja morale e mjaft

Tredhja morale e mjaft njerzve ne shoqerine e sotme shqiptare eshte e instaluar me dhune nga rregjimi fashist berishian. Organet e trupit te njeriut dalngadale po fitojne te drejten te trajtohen njelloj. Pse koka, kemba dora etj te perdoren pa problem? E pse duhet t'i heqim te drejten cicave, bytheve, (edhe pse jam anonim nuk deshiroj te shytyhem me organet e tjera) per tu perdorur fare pa u druajtur. Pra, kjo qe parashtrova jashte kllapave ne fjaline e fundit eshte tredhja morale ose qelbezimi i shoqerise shqiptare. Disa do thone se keshtu e ka bota. Po mire edhe sikur vertet ta kete keshtu, edhe per organet seksuale do beheni majmune ju kavite e rregjimit fashist??

Me vjen per te qeshur me disa
Me vjen per te qeshur me disa komente qe atakojne autoren e ketij shkrimi se pari pasi u paska shkruar dhe se dyti se u paska bere moral shqiptareve qe sna paskan nevoje per moral.
Lidhur me kengen idiote te disa djemve debila dhe per me teper pa asnje fije talente, per mua kjo eshte nje tjeter shprehje e nivelit skandaloz te muzikes e kultures shqiptare dhe infantilizmit dhe budallallekut ne cdo aspekt te jetes se vendit.
Artikull me vend. Shqetesimi

Artikull me vend. Shqetesimi i kesaj nene eshte mese legjitim. Nje problem madhor ky - ne kohen e internetit -me te cilin cdo prind normal indentifikohet e ndjen revolte, pasi situata nuk eshte as e lehte e as gjithmone e kontrollueshme.

Add new comment