Divorci i madh dhe i trashë grek

Postuar në 10 Qershor, 2012 04:41
The Economist

Më 17 qershor, politika e lojës me zjarrin në Egje do të marrë një tjetër kthesë. Edhe nëse Demokracia e Re ia del të formojë një qeveri, do të kërkojë medoemos rinegocim të kushteve të vendosura në fillim të këtij viti nga kreditorët europianë, të cilët e nxorën  për herë të dytë Greqinë nga falimentimi. E nëse fituesi është Syriza, një parti e qendrës së majtë, e vendosur kundër marrëveshjes së borxhit, tregjet i friken skenarit që mund të sjellë daljen e Greqisë nga euroja, duke shkaktuar implikime të mëdha në pjesën tjetër të eurozonës.  Por asgjë nuk është automatike sa i përket kohës dhe mekanizmit të një “Grexit”. 

Nëse Alexis Tsipras, udhëheqësi i Syrizës do të shpallte në mënyrë të njëanshme moratoriumin e borxheve, siç edhe ka kërcënuar se do ta bëjë, atëherë mund të thuhet me siguri se dalja do të jetë e shpejtë. Të gjitha kreditë do të ndërpriteshin menjëherë. Me Greqinë e paaftë për të paguar borxhin e saj, Banka Qendrore Europiane nuk do të lejojë dhënien e likuiditetit për bankat e lëkundura greke. Qeveria greke do të detyrohej të rikthente dhrahminë, e cila do të zhvlerësohej kundrejt euros. 

Por zotit Tsipras do t’i duhet të formojë një koalicion dhe do të kufizohet nga aleatët e tij. Nga ana tjetër, ai nuk ka mbështetur në fushatë daljen nga euro, monedhë që mbështetet masivisht nga qytetarët grekë. Tsipras është duke kalkuluar se kancelarja gjermane, Angela Merkel do të dridhet përballë mundësisë se dalja e Greqisë do të sillte kosto më të mëdha. Ai beson se Merkel nuk dëshiron të shihet si personi që detyroi Greqinë të dalë nga euro, të paktën jo për sa kohë nuk ka një ligj që e detyron një shtet të lërë monedhën e përbashkët të Unionit.

Edhe një fitore e mundshme e Syrizës do t’u linte në radhë të parë vend negociatave. Gjatë kohës së mbajtjes së tyre do të vonojnë kushtet për paratë që mbushin gropat buxhetore të Greqisë. Por këtij shteti do t’i duhen fonde shtesë për të shmangur falimentin, të cilat duhet të shkojnë në drejtim të borxhit dhe bonot e maturuara. Disa ekonomistë mendojnë se Greqia, mundet megjithatë të shmangë një largim të papritur nga euro. Qeveria mund të paguajë disa nga faturat e saj  përmes marrëveshjeve të borxhit me kreditorët vendas. Këto deklarata ose letra me vlerë do të fillojnë të qarkullojnë, duke shkaktuar rënie të euros. Në fakt, argumenton Thomas Mayer, një këshilltar i Deutsche Bank, Greqia mund të krijojë paralelisht monedhën e vet të zhvlerësuar, ndërsa mbetet ende në monedhën e përbashkët europiane. 

Diçka e ngjashme ka ndodhur në Argjentinë, kur përpiqej të mbante linjën e ashpër mes pesos dhe dollarit, para se kjo lidhje të këputej  përfundimisht në fillim të vitit 2002. Qeveritë e falimentuara rajonale filluan t’i paguanin punonjësit me këto letra me vlerë, të quajtura patacones, prodhuar nga një provincë e Buenos Aires. Por këto masa të dëshpëruara humbën shpejt popullaritetin, pasi vlera e patacones ra në një kohë të shkurtër. Brenda pak muajsh, qeveria e Argjentinës u detyrua të kufizojë tërheqjen e depozitave bankare, nuk pagoi në kohë borxhet e veta dhe theu lidhjen me dollarin, duke lejuar kështu zhvlerësimin e euros.

Mario Blejer, guvernator i Bankës Qendrore të Argjentinës, në mes të kësaj krize thotë që letrat me vlerë do të jenë edhe më keq sesa krijimi i një monedhe të re (që për të do të ishte katastrofike). Do të krijonte kaos monetar dhe gjeneronte presione inflacioniste para daljes nga euro, që me siguri do të vinte shpejt. 

Çdo negociatë midis Z. Tsipras dhe kreditorëve grekë në çdo rast do ta kishte jetën e shkurtër. Vrapi i bankave greke mund të kthehet në një sprint pas zgjedhjeve, duke e rritur varësinë e vendit ndaj  Bankës Qendrore Europiane për financime emergjente. Nëse kushtet për një mbështetje të tillë do të jenë në koherencë me termat e falimentit, atëherë do të jetë zoti Tsipras ai që mbi të gjitha do të dridhet. E nëse ai nuk e bën, atëherë Greqia mundet vërtet të dalë nxitimthi nga euro fill pas zgjedhjeve.

Përkthyer nga Mapo

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>e papame! autoret e papagzum t&#39;ekonomistit i bejn presion punes se gjermanve ne menyre qe te shpetojne bothen e bankave te veta, te perziera keto ne te gjitha pislleqet financiare te viteve te fundit ne te dy anet e atlantikut.&nbsp; ca behet haha</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.