Arkiv-Opinion
Ambasadorët do t’na mbijnë në sy sa kohë që s’kemi institucione
Mërziteni po t’ju them një gjë që e kam thënë shpesh? Po jua them prapëseprapë: “Ambasadorët janë më shumë se kurrë të pushtetshëm këtyre anëve tona”. Kanë qenë të pushtetshëm prore, pasi shteti ynë, të cilit ne do t’i festojmë plot pompë 100 vjetorin në nëntor, është qysh në origjinë një shtet ambasadorësh, dmth një shtet i krijuar nga ambasadorët, ose më saktë nga diplomacia ndërkombëtare.
Më shumë se çështje motori
Duhej të kalonin më shumë se gjashtë shekuj që përpjekjet e stërmundimshme të mongolëve, kinezëve dhe të arabëve për të shndërruar në punë energjinë e lëndës djegëse, do të kurorëzoheshin në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të, në shpikjen gjeniale të Motorit me Djegie të Brendëshme: veç e veç , në grup e kohë pas kohe, nga inxhinierët e mëdhenj gjermanë: Nikolaus Otto (1832 – 1891 ), Karl Benz (1844- 1929), Gottlieb Daimler (1834- 1900), Ëilmhelm Maybah (1846- 1929 dhe Rudolf Diesel (1858- 1913).
7501, një shaka ekonomike
Pas një pune skllavëruese dhjetravjecare, shpërndarja e tokës nga qeveria e Partisë Demokratike mbi bazën e ligjit 7501, u përjetua nga fshatarësia si një dhuratë nga Zoti. Shtoj kësaj dhe privatizimin e banesave shtetërore pothuaj falas për punonjësit e qytetit, të dyja këto masa me frymë të theksuar humane, bënë që i ndjeri Ali Spahia, një individ i dalluar për trajtimin e shtruar të problemeve, të nxitonte të deklaronte se Partia Demokratike do të rrinte gjatë në pushtet.
Në qoftë se PS-ja do të ishte në koalicion me LSI-në...
Në biseda që kam patur me përkrahës të PS-së pas takimit Rama-Meta, kam konstatuar dy pikpamje të kundërta. E para, e ndërtuar në një rrafsh moral, nuk e pranon një afrim të PS-së me LSI-në, për shkak të “tradhëtisë” së Metës ndaj “popullit të majtë” pas zgjedhjeve të 2009-ës dhe aferave korruptive të tij gjatë qeverisjes me Berishën. Ndërsa e dyta, e ndërtuar në një rrafsh pragmatist, e pranon një afrim të PS-së me LSI-në, duke kujtuar ardhjen dhe ndëjtjen e Berishës në pushtet si rrjedhojë e ndarjes së të majtës.
Pse jam edhe shqiptar, edhe krenar
Ka disa ditë që më mundon fakti se si një aktivist për të drejtat e LGBT, në një moment kyç si ky që po kalon në Shqipëri lëvizja LGBT, nuk mund t’u përgjigjem me argumenta ideologjikë (pse jo, fundja!) dhe parimorë mijëra komenteve nacionaliste që po pushtojnë mediat online shqiptare, sa herë që ka ndonjë lajm rreth LGBT, apo sa herë që mediat vetë shpikin ndonjë lajm të tillë.
Lodra e pafund presidenciale
Sipas formulës së re të zgjedhjes së Presidentit, barra për zgjedhjen e tij i bie më së shumti partisë që ka shumicën qeverisëse. Kjo sepse pas raundit të tretë të votimit Kryetari i Shetit zgjidhet me një shumicë të thjeshtë, 70+1 vota. Në këto kushte e gjithë vëmendja publike e mediatike është përqendruar vetëm tek një emër, Sali Berisha, si udhëheqës i shumicës kuvendore. Atij i kërkohet nga faktori politik i brendshëm e i jashtëm të japë konsensusin për një emër që siç po thuhet rëndom “duhet të jetë mbi palët”.
Politika, konfliktualiteti, televizioni
Ligjërimi politik në anët tona, përpara se të jetë i majtë apo i djathtë, madje përpara se të jetë shoqëror, ekonomik, ambientalist etj., është konfliktual. Mediat priren ta theksojnë edhe më këtë tipar, gjë që bëhet më e perceptueshme në rastin e televizionit.
Nuk kemi të bëjmë me një dukuri specifike shqiptare. Në të gjithë botën ligjërimi politik priret të jetë konfliktual dhe televizioni e ka funksion, si të thuash organik, ta nxjerrë edhe më në pah. Ky tipar global jo rrallë mishërohet alla shqiptarçe nga mediat tona.
Konkurrencë vs konflikt
Haxhiqamilët e Shkupit
Si të mos kishte ndryshuar asgjë me ne. Si të mos kishim marrë asnjë mësim. E një shekull ka kaluar, por nga Shkupi, çuditërisht, prapë na vijnë të njëjtat thirrje të turmave të pakokë, që po thonë të jenë spontane.
Edhe atëherë, si sot, kur përcaktoheshin fatet e popujve ballkanikë dhe Europa me kalem në dorë kishte në tavolinë hartat e reja, një turmë “çlirimtarësh” me shallvare, mjekra e shamia beduinësh, në emër të shqiptarëve, thërrisnin njësoj si haxhiqamilët, pak vite më vonë.
Në Shqipëri nuk mund të ndodhë një ‘revolucion’ në kutitë e votimit
Të dielën e shkuar pati zgjedhje në një numër vendesh. Diku ishin presidenciale, diku parlamentare e diku tjetër administrative. Më të rëndësishmet ishin ato të Francës, gjë që ka të bëjë me rolin e vetë Francës në ekonominë, politikën e diplomacinë europiane në këto kohë të një krize të frikshme kontinentale. Mund të ketë ide se mes Sarkozy-së e Hollande-it nuk ndryshon ndonjë gjë në thelb, por kjo do të ishte një optikë shumë amatoreske.
Reklamimi i Bajrakut
Duke dashur të autoreklamohet si një dekan i pushtetit në këto anë, që ka pritur e ka përcjellë shtatë-tetë kryeministra italianë gjatë njëzet vjetëve të fundit, kryeministri Berisha në fakt i bëri një reklamë të keqe në Romë vendit të tij. E tregoi si një vend oriental apo një bajrak, ku qarkullimi i elitave me votë është një zog fort i rrallë, për të mos thënë një mollë e ndaluar. Mos gënjeu? Jo, nuk gënjeu. Berisha tha një gjë të vërtetë, por një të vërtetë nga ato që nuk thuhen e s’duhet të thuhen aty ku u thanë dhe ashtu siç u thanë për disa arsye.