Më shumë se çështje motori

Duhej të kalonin më shumë se gjashtë shekuj që përpjekjet e stërmundimshme të mongolëve, kinezëve dhe të arabëve për të shndërruar në punë energjinë e lëndës djegëse, do të kurorëzoheshin në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të, në shpikjen gjeniale të Motorit me Djegie të Brendëshme: veç e veç , në grup e kohë pas kohe, nga inxhinierët e mëdhenj gjermanë: Nikolaus Otto (1832 – 1891 ), Karl Benz (1844- 1929), Gottlieb Daimler (1834- 1900), Ëilmhelm Maybah (1846- 1929 dhe Rudolf Diesel (1858- 1913).
Këta janë themeluesit më të spikatur të industrisë gjigande automotive dhe pionierët e revolucionit modern industrial, revolucion i cili transformoi tërë shoqërinë njerëzore. Revolucionet sociale të dy shekujve të fundit nuk do të mund të përfytyroheshin as në shpërthim e as në pasoja pa pjesën përbërëse kryesore të tyre, Forcën Lëvizëse të Motorizuar, produkt i këtyre mendjeve të ndritura.
Edhe sot, pas më shumë se njëqindepesëdhjetë vitesh, tashmë që stërnipërit e Benzit dhe të Dieselit e kanë identifikuar binjakun e planetit tonë jetëbërës, kur po “përpëliten” me grimcën e Zotit, në natyrën e saj të dyfishtë sa tek masa , sa tek energjia, skema principiale dhe mekanizmat kryesore te Motorit me Djegje të Brendëshme kanë mbetur po ato të fillimit.
Dukuria më jetëgjatë, afro dyshekullore, ku realiteti dhe magjia janë ndërthurur bashkë, është lëvizja e motorizuar mbi rrota. Se çfarë do të ishte bota pa industrinë automotive mjafton të përfytyrosh symbylltazi për pak minuta mungesën e saj dhe përpara do të të shfaqej mesjeta e tërhequr zvarrë nga bujkrobër, kuaj dhe makinat e avullit me tonelata qymyri.
Projektuesit dhe konstruktorët e mëdhenj, duke shfrytëzuar ligjet universale të Termodinamikës dhe T.M.M.- Teorinë e Mekanizmave dhe të Makinave, bënë që, energjia kimike e lëndës djegëse, duke u bashkuar me oksigjenin e ajrit të digjej brenda cilindrit të motorrit, të shndërrohej në punë mekanike (moment rrotullues) e, prej këndej, nëpërmes mekanizmave të transmesionit e rrotave aktive, në lëvizje drejtëvizore.
Një vrojtues i kujdesshëm i jetës sonë shoqërore e sidomos asaj politike, me një edukim optimal të përgjithshëm dhe me njohuri modeste për motorët dhe industrinë automotive, s’e ka të vështirë ta bëjë krahasimin në shkallë të pranueshme të “makinës” politike-shtetërore me makinën e mirëfilltë klasike me motor, timon, kabinë e rrota aktive. Mjafton të shikoni se sa është pasuruar fjalori i politikës me fjalë e shprehje si: “ u hap drita jeshile “, “ u ndezën motorrët e fushatës”, “tolerantë”, “kundrapeshë”, “cikël”, “trajektore”, “diagramë” apo “hallka”, për të kuptuar se politikanët , sikur kanë ardhur në katedrat e politikëbërjes nga bankoprovat e motorëve apo pistat e testimit të makinave.
Ja si shfaqet përngjashmëria: Trupi i punës, d.m.th. përzierja e ajrit me lëndën djegëse, futet në cilindrin e motorit dhe në një shkallë të caktuar të presionit dhe temperaturës së rritur, realizohet ndezja dhe djegja e saj. Energjia e çliruar shtyn poshtë pistonin , hallkë e Mekanizmit Bjellë – Manivelë, pra shndërrohet në moment rrotullues në dalje të Boshtit Motorik.
Vullneti i sovranit i realizuar nëpërmes votës shkon në dhomën e Kuvendit, ku nëpërmjet debatit parlamentar formulohen ligjet. Prej këndej, pasi të dekretohen nga Presidenti, marrin fuqi ligjore dhe shndërrohen nga hallkat e ekzekutimit në produkt qeverisës.
Motori i mirëfilltë paska një nyje kryesore, pistonin, bjellën dhe boshtin motorik, i projektuar të japë në dalje të tij momentin rrotullues. “Motori i politikës” ka hallkat e ngjashme; Opozitën (piston-bjellën), Maxhoranncën (boshtin motorik), e cila ka tagrin e sendërtimit në vullnet qeverisës.
Ndonëse si shpikje, revolucionarizoi një epokë, motorët nuk janë të përsosur. Mjafton të kujtojmë se rendimenti i tyre, si raport i energjisë së harxhuar me energjinë e dobishme, megjithë përmirësimet konstruktive, nuk e ka kaluar asnjëherë tridhjetepesë përqind.Nga përvoja historike, demokracia është sistemi më i mirë qëverisës por, jo ende i përsosur.
Për një punë sa më normale, në motorë ka sisteme ftohje dhe lubrifikimi, për të eleminuar mbinxehjen dhe bllokimin e tyre, shërbime dhe riparime periodike deri zevendësimin e pjesshëm ose tërësor të detaleve dhe të mekanizmave.
Demokracia bëhet të funksionojë në parametra normale me një pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve, dhe me zgjedhje periodike dhe të lira, me kalimin e alternuar nga opozita ne maxhorancë dhe anasjelltas.
Mekanizmi kryesor i motorit ka dy herë si premisë teorike bllokimin; pikërisht në momentin kur aksi i bjellës dhe i manivelës (krahu i kollodokut) përputhen. Shpejtësia e pistonit për të dy rastet është zero dhe këto janë quajtur Pikat e Vdekjes.
Teoricienët dhe konstruktorët duke njohur në themel kinematikën dhe dinamikën e këtij mekanizmi e gjetën mënyrën për ta zhbllokuar, pra për ta nxjerrë mekanizmin nga këto pika. Në dalje të mekanizmit, boshtit motorrik , ata montuan ngurtësisht një masë solide dhe të konsiderueshme inercie që e quajtën, Volant. Është pikërisht kjo masë inercie e grumbulluar gjatë lëvizjes me shpejtësi të ndryshueshme të pistonit që nuk e lejon asnjëherë të “pushojë“, as në pikën e sipërme dhe as në pikën e poshtme të vdekjes.
Ajo masë, kaba në dukje dhe “më e urta” në motor, ku gjatë lëvizjeve me shpejtësi dhe rrotullim të njëtrajtshëm është “në gjumë”, në pikat kritike të uljes së shpejtësisë “tërbohet” dhe e gjallon të gjithë agregatin. Nuk mund të përfytyrohet një motor pa Volant dhe sa më i paktë të jetë numri i cilindrave aq më kaba është, pra aq më të mëdha janë përmasat e tij.
..Kuvendi ka qenë i bllokuar për muaj dhe sezone të tëra sepse vullnetet politike janë vektorizuar në të njejtën vijë por me krah të kundërt. Bazuar në logjikën e parashtruar me të drejtë lind pyetja: Ku është “Volanti”? Kush e luan këtë rol, ose më saktë, kush po përpiqet ta eleminojë atë?
Në oda, në rrugë, nëpër kafene, në zyrat e shtetit e në studio televizive sot diskutohet dhe pyetet: kush do të jetë “Volanti“ që do ta nxjerrë nga pikat e vdekjes politikën shqiptare?!
Ka një çështje delikate në këtë mes, po shmangen ligjësitë e përgjithshme dhe të gjithëpranuara, në “motorin” e politikës po fusin duart konstruktorët e rremë. Aq më keq, kur vetë “hallkat” e mekanizmit, tashmë të konsumuara , të lodhura e të humbura nga drejtpeshimi e kanë ligjëruar ta caktojnë ato Volantin. Ligjësia është kthyer kokëposhtë.
Historia mbi njëqindepesëdhjetë vjeçare e Motorëve me Djegje të Brendëshme ka provuar se siç janë projektuar t’i japin njerëzimit punën e dobishme, nga mosekuilibret me dashje ose edhe të pakujdesshme të hallkave të mekanizmit kryesor, mund të pësojnë avari të mëdha si: Bllokimi (nga tejnxehja ku, piston bymehet dhe tejkalon përmasën e këmishës së cilindrit), Zhbjellimi : thyerja e bjellës ose e vetë boshtit motorik. Kjo e fundit ndodh në shumicën e rasteve kur, Volanti i llogaritur gabim e prish të gjithë ekujlibrin e sistemit dhe këput bullonat e mbërthimit me boshtin.
E transformuaruar në kontektin historik dhe shoqëror, filozofia e balancave në mekanizmin kryesor të “motorit“ të politikës sonë ka të bëjë me një postulat historik të mesjetës: “Vasali i vasalit tim nuk është vasali im”. Në praktikën demokratike kjo mund të përkthehet: I zgjedhuri i të zgjedhurit tim nuk mund te jetë domosdo i zgjedhuri im.
Deri më sot kryetarët tanë të politikës nuk kanë arritur kurrë të argumentojnë se përse nuk duan ta zgjedhin Kryetarin e Shtetit me votim të përgjithshëm të drejtpërdrejtë.
Prandaj vazhdoj të mbetem një skeptik i pandreqshëm: motori ynë politik do të vazhdojë të punojë me vibrime të mëdha , me zhurma dhe, avaria do të jetë e pashmangëshme. Për këtë duhet projektuar një mekanizëm i ri “ Bjellë – Manivelë “
Comments
Dedë! Krahasimet janë

Dedë! Krahasimet janë afërsisht të qëlluara dhe njëherësh dhe përfundimet që pasojnë pas thyerjes së detalit apo agregatit. Ajo që nuk përmend janë domosdoshmëria e sistemit të ftohjes dhe atij të lubrifikimit, që për analogji në botën sociale, do t'i krahasoja me tolerancën e mirëkuptimin. Pra, në mekanikë fërkimet në lëvizjen drejtvizore dhe atë rrotulluese krijojnë temperatura, të cilat nga ana e tyre, po të mos parandalohen, shkaktojnë thyerje, gripime, deformime, pra defekte me pasoja. Agregatet motorike kanë sisteme ftohje në paretet e metalit dhe sisteme vajimi në boshtet lëvizëse. Të dyja stimulohen me pompa shtytëse. Në botën tonë sociale, këto temperatura të larta vijnë jo nga programi i ndryshëm i partive politike, çka do ishte e natyrshme, por nga sjelljet konfliktuale dhe agresive të Sali Berishës. Gjeji këtij njeriu "ftohjen" e "lubrifikimin" dhe do shohësh si si ky popull do dijë për bukuri të merret vesh e të mirëkuptohet. Gjithësesi, shkrimi më pëlqeu.

ah ti paul tedeschini qenke

ah ti paul tedeschini qenke palla me madhe. Po prape me keto dokrra fetare do na cash trapin. Ik e tregoja gruas se ne rruge nuk ti pranon njeri keto. Po ti dukesh qe s'ke shkolle se po te kishe nuk flisje keshtu. Ti duhet te jesh ndonje qe ia merzit trapin dynjase me librat fantasiko shkencore qe lexon ne pension.

Nje provokim o Dede: Po pse

Nje provokim o Dede:

Po pse te ri disenjojme “ Bjellë – Manivelë “ apo Opoziten! Ne mund te nderrojme edhe boshtin!!

Pikrisht o Sale kete them

Pikrisht o Sale kete them edhe un qe ti heqim keto pralla fetare te islamit teokratik arab. Apo ti je musliman i thekur dhe te vjen keq te te them hiqu islamit se ai veç prapambetje ka sjellur ne Shqiperi. Me fal se nuk desha te ta prish qejfin, por keto prallat e isalmit si duron dot me populli, siç thote edhe zotrrote.

Tybe se te mora vesht or

Tybe se te mora vesht or Ded.

Me terhoqi fillimisht piktura dhe informacioni i sakte mbi zhvillimin teknik.

Po pse dreqin u ngaterrove ne politike or Ded ?

I vetmi shkak qe fillova duke te lexuar me interes ishte permbajtja teknike e informacionit ..larg llafollogjiseboshe-gjasmepolitikeberese kurse nefakt nervashkaterruese.

Perse or Ded u ngatterrove kot me politiken? Do te ishte nje nga leximet me interesante per mua qe nuk e vazhdova dot leximin deri ne fund..perse u ngaterrove ne politike or Ded ?

Add new comment