Reklamimi i Bajrakut

Postuar në 10 Maj, 2012 02:55
Preç Zogaj

Duke dashur të autoreklamohet si një dekan i pushtetit në këto anë, që ka pritur e ka përcjellë shtatë-tetë kryeministra italianë gjatë njëzet vjetëve të fundit, kryeministri Berisha në fakt i bëri një reklamë të keqe në Romë vendit të tij. E tregoi si një vend oriental apo një bajrak, ku qarkullimi i elitave me votë është një zog fort i rrallë, për të mos thënë një mollë e ndaluar. Mos gënjeu? Jo, nuk gënjeu. Berisha tha një gjë të vërtetë, por një të vërtetë nga ato që nuk thuhen e s’duhet të thuhen aty ku u thanë dhe ashtu siç u thanë për disa arsye. Së pari, sepse Shqipëria, megjithë milionat që ka dhënë Italia dhe vende të tjera të BE-së, është një vend i varfër, ku njerëzit e kanë mendjen akoma vetëm për të ikur. Në këto kushte është cinike për kryeministrin e këtij vendi të

Comments

Submitted by Ina-N (not verified) on

Redaksia, i keni bërë CUT këtij shkrimit.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

ku njerëzit e kanë mendjen akoma vetëm për të ikur dhe te tejret ne pushtet per te vjedhur.

Submitted by ermal korance (not verified) on

I shoqeruar nga nje perkethyese qe le per te deshiruar...dhe te ben te kuptosh menyren si sistemi funksionon !!!!

Submitted by Genti (not verified) on

Shkrimi i plote (botuar tek Shqiptarja.com)

Reklamimi i Bajrakut           Prec Zogaj

Duke dashur të reklamohet si një dekan i pushtetit në këto anë, që ka pritur e ka përcjellë shtatë-tetë kryeministra italianë gjatë njëzet vjetëve të fundit, kryeministri Berisha në fakt i bëri një reklamë të keqe në Romë vendit të tij. E tregoi si një vend oriental apo një bajrak, ku qarkullimi i elitave me votë është një zog fort i rrallë, për të mos thënë një mollë e ndaluar. Mos gënjeu? Jo, nuk gënjeu. Berisha tha një gjë të vërtetë, por një të vërtetë nga ato që nuk thuhen e s’duhet të thuhen aty ku u thanë dhe ashtu siç u thanë për disa arsye. Së pari, sepse Shqipëria, megjithë milionat që ka dhënë Italia dhe vende të tjera të BE-së, është një vend i varfër, ku njerëzit e kanë mendjen akoma vetëm për të ikur. Në këto kushte është cinike për kryeministrin e këtij vendi të flasë për rekordet e qëndrimit të tij në pushtet. Së dyti, homogu i tij italian Mario Monti, me të cilin po fliste, ka ardhur në krye të qeverisë italiane falë dorëheqjes së ish-kryeministrit të votuar Silvio Berluskoni. U duk sikur Berisha po e ironizonte në distancë dorëheqjen e këtij të fundit, çfarë është gjithashtu e pasjellshme dhe aspak elegante në çfarëdo lloj rrethane. Së treti, qëndrimi gjatë në pushtet i kryeministrit tonë nuk është mbështetur njëqind për qind në zgjedhjen e lirë të popullit shqiptar. Shqipëria nuk e ka kaluar ende testin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Pra, edhe po të duam ta mendojmë pozitivisht sikur kryeministri ynë ka qenë më efikas se Masimo D’Alema, Romano Prodi, Silvio Berluskoni dhe të tjerë kryeminisitra italianë të republikës së dytë, siç e quajnë ata periudhën pas vitit 1992, nuk na lënë manipulimet e zgjedhjeve ta mendojmë. Nuk na lënë treguesit e zhvillimit, nuk na lë hemarogjia e pambaruar e shqiptarëve drejt Italisë, atje ku kryeministrat ndërrohen vazhdimisht, aq sa nganjëherë nuk u mbahen mend as emrat, e megjithatë vendi shkon përpara. Në demokraci veprojnë disa ligjësi kundërthënëse, të huaja për mendjet dhe mjediset e mbyllura të markës së vjetër komuniste. Qëllon që një politikan e ndihmon zhvillimin duke ikur po aq sa e ka ndihmuar duke ardhur, në mos më shumë. Shembulli më i frekët në Itali është ai i kryeministrit Silvio Berluskoni. Ky u hoq menjanë në një rrethanë të jashtëzakonshme për të mundësuar administrimin dhe kurimin e simtomave të krizës nga një qeveri teknike si ajo e Mario Montit. Kriza italianë nuk kishte ngjashmëri me krizën greke, madje Italia nuk hyri fare në krizë në kuptimin e rënies në kolaps. E megjithatë një arsye madhore, nga ato që u mbivendosen në rrethana të caktuara edhe zgjidhjeve që ka bërë populli me votë, ndriçoi sërish mendjeprehtësinë e fqinjëve tanë italianë për të kapërcyer të bashkuar të keqen që po afrohej pa u mbërthyer prej saj. Shembulli i Berluskonit ishte në ajrin e pallatit ku foli Berisha. Ai shembull mund t’i sugjeronte gjithçka kryeministrit të Shqipërisë, përveç autoreklamës për jetëgjatësi në pushtet. Kur e la Berluskoni në Italinë e tij gjithsesi të zhvilluar, kryeministri i Shqipërisë që ka dështuar dy herë në marrjen ftesës së vendit kandidat në BE dhe mezi paguan pensionet qesharake duhej ta kishte lënë e stërlenë. Madje, po të kishte mbajtur busullën e legjitimitetit dhe moralitetit, nuk duhej ta kishte filluar fare, posaqë shqiptarët nuk i dhanë koalicionit të tij mandatet e mjaftueshme për të qeverisur. Në ajrin e pallatit Kixhi italianët panë të shfaqet si nepër tym në variantin e Shqipërisë së sotme fantazmën e republikës së tyre të parë, kur pushteti qarkullohej në duart e një llozhe “pluraliste” të pandryshueshme, që iku vetëm kur e bëri baltë me korrupsionin e ngritur në sistem. Në ajrin e atij pallati nuk mund të mos ishte edhe thagma më e fundit shqiptaro-italiane, ajo që ka mbushur me tallje dhe humor mbarë Apeninet. Fjala është për diplomën falco që ka marrë në universitetin Kristal të Tiranës, pa hapur asnjë libër, pa dhënë asnjë provim dhe pa ditur asnjë fjalë shqip, djali i senatorit dhe kryetarit historik të Lidhjes së Veriut, Umberto Bosi. Si shpjegohet, zoti kryeministër, që në vendin tuaj….? Pyetja nuk u bë por ishte vërdallë. Dhe përgjigja ishte gjithashtu vërdallë, gratis, në deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë kur tha se i kishte pritur të gjithë kryeministrit e Italisë këto njëzet vitet e fundit dhe do të priste edhe Montin. Më fjalë të tjera, do ta përcillte edhe atë tek të shumtët! Foli njeri? Më bënë veshët apo dëgjova një “bravo Shqipëria”? Jo nuk foli njeri, vetëm ca nënqeshje të lehta u enden në të dhjetën e sekondës në fytyrat e zyrtarëve italianë dhe u zhduken përsëri, mjeshtërisht, në fytyrat e tyre pa shprehje. Një valë turpi skuqi sakaq një numër të pacilësueshëm fytyrash në anën tjetër të Adriatikut. Politika këtu ka mbetur e vogël, e vjetër, një ide pushteti që duhet mbajtur apo marrë me çdo kusht. Politika ka mbetur “mbi të gjitha” si gjithmonë, “mbi të gjitha” jo vetëm si muhabet, jo vetem si zanat, por edhe si zgjedhë. Me dallimin e madh e të mrekullueshëm se publiku, po të dojë, e ka në dorë t’i japë vendin që i takon sa herë shkon në dhomën e fshehtë të votimit.

Submitted by a.g. (not verified) on

U P P S !!! Respublica, z.Nano, staf po qe se ka , ZGJOHUNI nga gjumi !..."Rritem, ustallare, rritem ".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.