7501, një shaka ekonomike

Pas një pune skllavëruese dhjetravjecare, shpërndarja e tokës nga qeveria e Partisë Demokratike mbi bazën e ligjit 7501, u përjetua nga fshatarësia si një dhuratë nga Zoti. Shtoj kësaj dhe privatizimin e banesave shtetërore pothuaj falas për punonjësit e qytetit, të dyja këto masa me frymë të theksuar humane, bënë që i ndjeri Ali Spahia, një individ i dalluar për trajtimin e shtruar të problemeve, të nxitonte të deklaronte se Partia Demokratike do të rrinte gjatë në pushtet. Gjysëm shekulli më parë fshatarit i ishte dhënë një herë toka mbi bazën e trungut familjar, por kjo rezultoi si një shaka që nuk jetoi gjatë. Tani fshatarit ju shpërnda toka mbi bazën e frymëve në familje, formë që edhe Babëfit, ideologut parashkencor të komunizmit, nuk i kishte shkuar ndër mënd. Sidoqoftë, jemi të detyruar t’i kushtojmë vëmendjen e nevojshme formës, pasi kjo përbën thelbin e asaj që duam të vëmë në dukje, pra, rezultatin ekonomik të këtij ligji të miratuar më shumë se pesëmbëdhjetë vite më parë. Dhe për ta bërë sa më të kuptueshme atë që duam të theksojmë, po kujtojmë dicka nga e kaluara…
Shoku Ajdinov vinte në godinën e Komitetit Qëndror të BRSS-së nga një republikë transkaukaziane. Si shkak për këtë arritje, shërbeu dashuria e tij e parrëfyer për komunizmin shkencor, e cila i kish gllabëruar gjithë qënien. Zelli që shoku Ajdinov shfaqte për të hyrë nëpër labirintet e ideologjisë komuniste nuk mund të mos binte në sy dhe të vlerësohej. Për këtë, ashtu siç deklaronte edhe vetë në mënyrë të përsëritur, u ishte mirënjohes përjetë në radhë të parë Partisë së lavdishme Komuniste të Bashkimit Sovjetik, por, kuptohet, edhe udhëheqësit të saj të ndritur, shokut Hrushov.
Nja dy vjet pas mbërritjes në Moskë, shoku Ajdinov bëri një kërkesë kuptimplote, e cila do t’i shërbente shumë hulumtimeve të tij të thelluara në lëmin e ideologjisë komuniste. Trajtimi i temës shkencore me titullin “Komunizmi” duhej të ishte rrënjësor, ndaj për këtë arsye i lindi pothuaj si domosdoshmëri të kontaktonte diku rrotull globit të paktën një fis, i cili ruante akoma ato forma të komunitetit primitiv për të cilat kish lexuar dëndur në literaturë. Aty shoku Ajdinov kishte shpresë të gjente fillesat e doktrinës. Kjo kërkesë u prit gati me brohoritje dhe shpejt shkencëtarit të ri dhe të apasionuar iu përgatit udhëtimi për në Guinenë Papua, vënd i cili u gjykua si ideal për trajtimin e këtij problemi teorik kaq të rëndësishëm. Por ajo që ka rëndësi të madhe të vëmë në dukje, ishte fakti, që shokut Ajdinov ju dhanë me vehte edhe nja dhjetë metër dok i një cilësie të lartë për t’ja dhuruar të parit të fisit në shënjë respekti nga ana e BRSS-së.
Punonjësit e ambasadës sovjetike në Xhakarta, si ndalesa e parë në brezin ekuatorial, të lajmëruar për mbërritjen e ideologut të ardhshëm, i rezervuan një pritje me të gjitha nderet e nevojshme. Ata e këshilluan të qëndronte disa ditë për t’u shlodhur dhe më pas të nisej për në Guine, por shokun Ajdinov nuk e mbante vëndi dhe donte të nisej një orë e më parë. Pasi i vunë në dispozicion një përkthyes vëndas, me linjën e parë të brëndshme ajrore ai u nis për në Guine dhe prej aty me nxitim për në xhungël. Sidoqoftë, shirat e rrëmbyeshëm që kishin rënë ia vështirësuan misionin dhe e detyruan të qëndronte nja dy ditë, pasi rrugët në brëndësi të xhunglës ishin bërë të pakalueshme. Kjo ndalesë e papritur e bëri nervoz shkencetarin. Por nuk kish ç’të bënte, ndaj iu nënshtrua fatit. Pritja iu duk muaj. Sidoqoftë erdhi momenti t’i hypnin xhip-it dhe pas një farë kohe e pa veten në zemër të bukurive marramendëse të xhunglës. Zhurma e banorëve të saj e habiste. Shpend dhe kafshë të çuditshme i çfaqeshin nga çdo anë. Ashtu i mrekulluar, edhe vetë u çudit kur shoqëruesi i tha se edhe pak kilometra u kishin mbetur për të takuar banorët e fisit. Nuk vonoi shumë dhe kur të shohësh, makina u rrethua nga një grumbull fëmijësh lakuriq, të cilët cicëronin me zë të lartë në një gjuhë të pakuptimtë për të. Përkthyesi se ç’iu tha dicka në gjuhën e tyre dhe vogëlushët, me atë zellin fëminor nuk prisnin më radhë që kush e kush të ishte i pari në ndihmën që ofronte. Ashtu të rrethuar nga britmat gazmore të vogëlushëve, udhëtarët u drejtuan për në një banesë a diçka të ngjashme me të, e cila nuk ishte gjë tjetër veç një si kasolle mbuluar me gjethe të mëdha. Për të hyrë brënda shokut Ajdinov iu desh të përkulej, pasi deriçka ishte shumë e ulët. Pas kësaj ai u gjënd midis disa trupave pothuaj lakuriq, të cilët, për habinë e tij, nuk dukeshin aspak të çuditur nga prezenca e këtij të huaji. Ai kishte shpresuar që banorët e xhunglës të mahniteshin me prezencën e tij, por ndodhi krejt e kundërta. Kjo linte të kuptohej se kontakti i tyre me njerëzit e qytetëruar nuk ishte i pari dhe kjo sikur e zhgënjeu disi shkencëtarin tonë të nderuar. Shoku Ajdinov e përshëndeti me respekt atë që ndodhej ne mes të grumbullit, për të cilin mund të mendohej se ishte i pari i fisit. Dhe në fakt nuk qe gabuar. Përkthyesi iu bëri të njohur vëndasve, se i huaji vinte nga një vend i madh, i cili organizimin e marrëdhënieve e kish të njëjtë me të tyren, por vetëm në një stad cilësisht më të lartë. Ata se ç’pëshpëritën dicka midis tyre dhe kur të shohësh ia plasën një të qeshure kolektive, duke nxjerr në pah dhëmbët e tyre të rrallë dhe të krimbur. Pas kësaj shoku Ajdinov iu lut përkthyesit t’iu kumtonte urimet që vinin nga vëndi i tij dhe t’iu thoshte se në shenjë respekti për të parin e fisit, kishte sjell si dhuratë një copë doku, prodhim i një cilësie shumë të lartë. Dhe kur përkthyesi mbaroi, ai nxorri stofin nga çanta dhe ia la në prëhër kreut të fisit. Ky i fundit, pasi e rrotulloi nëpër duar copën e dokut, iu drejtua njërit prej pjestarëve të grupit me zë të lartë:
- Sa vetë kemi në fis?
- Tetëdhjetë e tre - u përgjigj një burrë. Pas kësaj kryetari i fisit urdhëroi:
- Sillni gërshërët!
Dhe kur pas disa çastesh i sollën një palë gërshërë të ndryshkura, ai e hapi copën e dokut dhe filloi ta priste në pjesë të vogla, duke dashur ta ndajë atë në tetëdhjetë e tre pjesë të barabarta, aq sa dhe numri i pjestarëve të fisit.
Për një çast shokut Ajdinov iu krijua si një ngërc në fyt, kur pa se si copa e dokut po pritej në mënyrën më të pakuptimtë dhe se nga kjo ndarje, çdo pjesë bëhej e pavlerë, por shpejt iu largua këtij mendimi dhe në fund i ndriti fytyra, kur mendoi se sa shumë e rëndësishme është mënyra e ndarjes. Copa e dokut pas ndarjes vërtet kthehej në diçka pa vlerë, por ajo e cila kish më shumë rëndësi, ishte fakti, që ndarja u bë në mënyrë të barabartë…
Djalli ta marrë, ç’ta zgjasim kot. Pothuaj e njëjta gjë ka ndodhur edhe me ligjin tonë të famshëm 7501. Është pikërisht mënyra e ndarjes së tokës mbi bazën e këtij ligji ajo, e cila ka bërë që rezultatet tona në lëmin e bujqesisë të vazhdojnë të jenë të vajtueshme.
Comments
nje sqarim-pyetje per

nje sqarim-pyetje per autorin: ligji u votua me gusht 1991. Te rezulton qe PD ishte ne pushtet ne ate periudhe?

Si rregull, kurre nuk

Si rregull, kurre nuk pretendoj, se ne ato qe them, kam te drejte. Pergjithesisht nuk jam nga ata, qe ulen ne nje tavoline me shoket dhe puna e pare qe bejne, rrembejne te verteten. Dhe pas kesaj, hajde edhe fol po deshe, e verteta eshte ne xhepin e tyre. Per korrektese sqaroj se une them: "....shperndarjandarja e tokes nga ana e ...." duke mos patur ne konsiderate autoret dhe periudhen e aprovimit te ligjit. Askush nuk ka ndermend te beje fajtor nje qeveri, e cila zbaton nje ligj te aprovuar. Sinqerisht, shpresoj te mirkuptohem nga ana Juaj, se qellimi i shkrimit nuk ka te beje me vrejtjen qe beni. Miqsisht, F. Agalliu

Nje njeri qe di shume dhe e

Nje njeri qe di shume dhe e perdor dijen e tij me malinjitet eshte me keqberesi nga te gjithe. Kjo me vjen ne mendje mua sa here qe lexoj komentet e tua Tan97.

Ligji 7501 eshte votuar ne kohen e Qeverise se Stabilitetit me kryeminister bufin Ylli Bufi dhe Zv Gramoz Pashko. PD e kishte marre kontrollin e qeverise edhe duke qene ne minorance ne parlament. Ne ate kohe Berisha bente ligjin per cdo gje qe ndodhte ne Shqiperi. Te gjithe politikanet i hapnin rruge. Ata e kuptuan qe ai per pak muaj do vinte ne pushtet dhe do fuste ne burg kedo qe do ja kishte qejfi, sikurse ndodhi me 3 nga 4 shtetaret e pare te larte te Shqiperise pluraliste: Alia, Nano dhe Vilson Ahmeti. Shpetoi nga burgu vetem Ylli Bufi pikerisht sepse beri gjithe kohes cfare i uleriste Pashko tek veshi.

Ligji 7501 de facto filloi te zbatohej ne kohen qe qeverisi Berisha, dhe ai kishte gjithcka ne dore per ta abroguar apo korigjuar.

Ti hidh helme sa te duash, por nuk e ke fuqine te nderrosh historine. Ne histori 7501 ka hyre si ligji i Berishes dhe Ramiz Alise.

nuk e di ku e sheh ti

nuk e di ku e sheh ti malinjitetin por s'prish pune. Une bera nje mini korrigjim duke pasur parasysh nje opinion qe eshte i ngulitur ne kokat e njerezve. Te gjithe i referohen ketij ligji si i qeverise se PD-se (ti i referohesh si ligj i Berishes). Nderkohe qe eshte e kote te thuash se PD kishte pushtet me 1991, qofte edhe vone ne ate vit. Pavaresisht se qeveria e 1992 nuk eshte se e anulloi. Por per mua duhej sqaruar zanafilla e ligjit. Nqs. ndonje lexues di me shume le ta plotesoje.

Kjo deshira e te majteve per t'i rrasur cdo gje ne kurriz eshte shume kurioze nga kendveshtrimi intelektual. Ata mendojne se duke i vene cdo pergjegjesi Berishes po e mbushin me te keqija dhe ne kete menyre ia hodhen. S'e kane kuptuar akoma qe atij nuk i rruhet aspak. Nderkohe qe qeveria e atehershme (qeveria dhe jo Berisha) beri jo pak per te nisur demokracine. Kuptohet qe perfeksionistat e majte (qe kane bere pafund gjate viteve 1945-1990 dhe 1997-2005 !!!) shqiptare nuk mjaftohen me aq sa u be ne ato vite. Te tere reformat e ekonomise u kryen ne ato vite. Dhe askush nuk guxoi privatizimet qe vijuan nga koha e Nanos deri me sot. Te majtet e sotem harrojne qe Berisha (dhe Basha) vazhdojne te votohen, qofte edhe nese humbin per 10 apo 10000 vota. Do te thote qe ka njerez ne Shqiperi (dhe ne Tirane) qe i duan, ose te pakten i duan me shume se te majtet. Si e shoh une luften/ardhmen e te majtes? Dy mundesi:

1. Te vazhdoje te mos beje dallim ne te djathten shqiptare. Per ata vetem Berisha ekziston. Dhe indirekti e fuqizojne pafund. Kaq te veshtire e kane te bejne ate qe ben Berisha aq mire me Nanon dhe Meten?

2. Te kuptoje qe ka njerez qe e duan te djathten por pa dashur Berishen. Keta njerez hasen ne Tirane pa problem. Dhe jane shumica e pd-istave te sotem sepse jo te tere fitojne tendera. Madje kohet e fundit jane te majtet qe po i fitojne, por e kam fjalen per te majtet e Berishes. Dhe keta njerez jane te gatshem te nderrojne Berishen. Por nuk shohin alternative ne PD. Sepse PS e ka mistifikuar mjaftueshem Berishen. Po te kuptoje kete situate (nqs Edi ka tru, por si veshtire) PS-ja e sotme, duhet te ulet e te reflektoje mbi berjen e politikes. Dhe ta marrin masat e nevojshme.

Kjo e majte qe ne kemi sot eshte e vdekur. Do te vije ne pushtet vetem ne rast se Berisha ia leshon (dhe ai eshte aq hilacak sa ta leshoje pa u kuptuar si njehere e njekohe me 1997)

Shoku Ajdinov, o Ferdi , e

Shoku Ajdinov, o Ferdi , e preu dokun copa copa te barabarta, tani le te dale 'Ajdinov i Riu' qe ti bashkoj keto copa copa me qendisme moline , qe te duken si ne mode moderne per 'pasarela' demokratike. Mozaiku me i bukur qe mund te behet , dhe meqe jemi vend i pare ner rajon e me gjere ,pse te mos krijojme nje 'kooperative' europiane nen shembullin e Bashkimit europian , me nje emer tjeter ballkanas ?!...Dhe si filozofe te 'teorise' nobelizojme Ramiz Alia e Sali Berisha...

Po mire o Naçi ti qysh doje

Po mire o Naçi ti qysh doje qe te ndahej doku(toka) ?

Copen e madhe ta merrte bosi me dhembe te krimbur dhe ata 83 te tjeret te pajtoheshin yzmeqare tek ai?

Ose me shkoqur , qe une te merrja tokat e gjyshit kajmekam dhe ti ta mbaje me dore?

C'a thote AntiAjdinovi??

Pafundesisht dakord me kete

Pafundesisht dakord me kete perfundim do te ishte edhe Karl Marksi. E nuk po bej liberalin idiot qe e perdor emrin e Marksit per te demonizuar argumentin. Madje po i jap te drejte autorit dhe Marksit bashke. Ne ekonomine moderne ndarja e tokes ne parcela eshte joproduktive. Vecse ajo cka duhet pyetur eshte: a ja vlen me u kthy mbrapsht ne koherat e bejlereve dhe argateve? Apo mos ndoshta po propozohet ndonje model kapitalist i pronesise dhe shfrytezimit te tokes, por kjo nuk e zgjidh fare problemin, pasi vertet mund te shtoje prodhimtarine, por do ta rishnderronte fshatarin ne punetor me meditje te tokes dhe "tregu i tokes" eshte ca i ndryshem nga ai i kapitaleve te levizshme - pra do te riprodhohej mallkimi i fshatarit pa toke, me i shtypuri e i poshteruari i te shtypurve e te poshteruarve. Apo apo...do ta marrim nje here e pergjithmone seriozisht ceshtjen e kooperativave si bashkepronesi dhe bashkeadministrim te tokes dhe prodhimit nga ana e fshatareve, cka do te pajtonte prodhimtarine e larte me barazine dhe mireqenien per te gjithe. E nese ndokush mendon se kjo eshte e pamundur, atehere cinikisht po pranon se eshte e pamundur me qene te lire, ku liria nuk nenkupton garen per t'ja marre lirine tjetrit, por lirine ne bashkepronesi e bashkevendimmarrje. Quajeni po te doni socializem tregu, anarkizem, marksizem revolucionar (shih shkrimet e tij mbi Komunen e Parisit)!

Dua t'ju kujtoj se ne

Dua t'ju kujtoj se ne shqiperi deri ne 1912 ishin ne fuqi ligje osmane. Toka ne epoken osmane quhej "miri" dhe ishte prone e shtetit. Reforma agrare ishte premtuar edhe nga mbreti Zog qe nuk arriti dhe nuk kishte interes ta bente. Komunistet ne 1946 bene reformen agrare e cila eshte pranuar nga shumica absolute e shqiptareve si e pranueshme. Pashallaret, bejleret, agallaret nuk e kishin token e tyre ajo ishte dhene nga shteti turk ne perdorim dhe ne kete pikepamje reforma agrare ishte e drejte. Komunistet si Sali Berisha e kompani krijuan kooperativen qe e kane pare te gjithe shqiptaret se çfare shkaterrimi pruri. Meqenese shqiptaret nuk i duan ligjet une dua t'ju kujtoj nje sekret qe nuk eshte ligj. Ky sekret quhet "statusi i kooperativave bujqesore". Se lexojme kete status (une e kam lexuar para 30 vitesh) kooperativa eshte bashkim vullnetaresh, dhe per kuriozitet ju them se nuk ka asnje ligj qe krijon kooperativa. Pra fshateret bashkojne token, blegtorine, mjetet e punes etj. dhe organizojne prodhimin e te mirave materiale. Pra nuk ka asnje ligj me te cilin fshataret e kane humbur pronesine mbi token blegtorine dhe mjetet e prodhimit. Pak me e komplikuar eshte ku ishin ndermarrjet bujqesore por edhe aty juridikisht nuk eshte humbur pronesia sipas reformes se 1946. Lind pytja: perse e bene kete ligj! une shkurt mund t'ju them "pune shqiptaresh, pune te marresh". Prandaj njerzit kur votojne duhet ta kene te qarte se per ke votojne e jo partine por personin ne integritetin e tij. Pyetja e dyte eshte: na e dha token Sali Berisha! jo!jo!jo! ne vendin tim kooperativa u shperbe perpara 31 marsit 1991 dhe eshte bere ne te njejtat principe kur ishte krijue kooperativa. Sali Berisha e beri lesh sikur ka bere edhe shqiperine "lesh e pershesh".

Add new comment