Arkiv-Opinion

Qytetarë me kohë të pjesshme ---

Postuar në 31 Maj, 2012 01:29

E ardhmja është e trishtë atëherë kur e përditshmja është e paralizuar nga kotësira, dogma pa aksion, apo vetë-kënaqësi hipokrite. Asgjë e mirë nuk do të ndodhë nëse jemi solidarë vetëm në raste tragjedish; patriotë në ditë festash; apo qytetarë të përgjegjshëm vetëm sa për fasadë. Pa 'Carpe Diem' si zor që të bjerë bukë nga qielli.         
Po përpiqem ta shtjelloj idenë që sintetizova më sipër.

Shqipëria dhe pjesëmarrja në EuroSong 2012

Postuar në 31 Maj, 2012 01:22

Jehona e paraqitjes së Shqipërisë në edicionin e 56 të Festivalit Evropian të Këngës 2012, i cili u mbajt më 26 maj në Baku të Azerbajxhanit ende nuk është shuar. Renditja përfundimtare me të drejtë u konsiderua një triumf i vërtetë për këngën shqiptare. Pas pjesëmarrjes së suksesshme me këngëtaren Anjeza Shahini, vitet e mëpasshme u pasuan nga paraqitje që edhe pse hynë në natën finale, nuk zunë ndonjë pozicion në renditje për të cilin të ndjeheshim kaq krenarë si në këto dy raste, duke na vënë në dyshim se s’do mund ta përsërisnim dot më suksesin e Anjezës.

Era nga Uashingtoni dhe Brukseli po fryn kundër velave të Berishës

Postuar në 31 Maj, 2012 01:19

Në 24 maj, pa ndonjë lidhje me datën e fillimit të procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri shqiptar, apo me afatin që Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Fule i kishte caktuar politikës shqiptare për të përfunduar reformën zgjedhore, Sekretarja e Shtetit Klinton i paraqiti Kongresit të SHBA-së raportin vjetor mbi praktikat e të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës.

Telefonata e Nexhmije Hoxhës pas kritikave të “Dimrit…”

Postuar në 30 Maj, 2012 09:23

Për herë të parë në veprën e tij, Ismail Kadareja merr përsipër, më 1969, të përshkruajë një freskë monumentale të historisë bashkëkohore të vendit të tij: përçarjen që ndodhi më 1960-1961 në gjirin e botës komuniste, në njërën anë të së cilës ishin Pekini dhe Tirana, dhe në tjetrën blloku sovjetik “revizionist”.

Presidenti nuk është Plaku i Vitit të Ri

Postuar në 30 Maj, 2012 00:45

Provat e politikës shqiptare lidhen me atë vetë, jo aq me popullin shqiptar. Ky është dallimi i parë, por jo i vogël. Pra i përket rrafshit të politikanëve, që nuk është rrafshi i popullit.

Pra bëhet fjalë që 140 përfaqësues të vendosin për 3 milionë shqiptarë (nëse nuk jemi statistikisht më pak për fat të keq).

Ndalimi i Imamit dhe njeriu i ri

Postuar në 29 Maj, 2012 03:11

Më shumë se 20 vjet nga rënia e regjimit komunist, njeriu i ri i sendërtuar përgjatë gjysëm shekulli (në kudhrën e marksizëm leninizmit, siç ishte shablloni) vijon  ende, jo thjesht të ketë zërin e tij, por në shumë raste të përkufizojë zhvillimet e sotme. Kjo vihet re gjithandej ku buis mospranimi i demokracisë, i lirisë dhe të drejtave njerëzore, mungesa e thellë për respektin e dinjitetit të njeriut  e deri tek vetë jeta. Në shumë raste ka madje moskuptim të sistemit dhe sjelljet duken thjesht dhe vetëm  zgjatime të kohës së shkuar.

A do të arrijë opozita e ribashkuar t’i shmangë zgjedhjet e parakohshme?

Postuar në 28 Maj, 2012 02:22

Ajo që kishte javë që diskutohej nën zë në kafenetë politike të Tiranës, u bë publike nga Edi Rama të shtunën mbrëma në blogun e tij. “Opozita po synon një mocion mosbesimi për zëvendësimin e Berishës me një kryeministër tjetër”– ky është nëntitulli që mund t’i vihej shkrimit të Ramës.

Berisha, BE dhe gjyqi i historisë

Postuar në 27 Maj, 2012 04:18

Të gjykosh politikën dhe politikanët në një mënyrë të fundme, domethënë shteruese, është shumë e vështirë. Në fund të fundit t’i pretendon që gjykimi yt, veçanërisht në cilësinë e vëzhguesit të politikës, të bëhet gjykim i shumicës. Edhe atëherë kur ti mendon se ke ndërtuar një gjykim të shëndetshëm, mund të përfundosh plot zhgënjim se kriteret mbi të cilat ti e ke mbështetur gjykimin tënd janë të tjera, pjesërisht të ndryshme, krejtësisht të ndryshme nga shumica apo nga ato të kolegëve të tjerë të së njëjtës fushë.

Një prehistori e raportit të DASH-it

Postuar në 26 Maj, 2012 04:20

Vetëm këtu e pak ditë më parë mbërriti në Tiranë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Si shumë herë në këto vitet e fundit, raporti është i mbushur me kritika e shqetësime. Zgjedhjet, 21 janari, korrupsioni janë tri shtyllat e trishta mbi të cilat njerëzit e Hillari Klintonit kanë mbështetur shpjegimin e tyre për Shqipërinë.

Në Ballkan ka grekë, shqiptarë e sllavë; dhe askush prej tyre s’mund të shkulet prej këtu

Postuar në 25 Maj, 2012 04:56

Kemi veçuar një pasazh nga intervista e gjatë e Ismail Kadaresë dhënë gazetares Branka Bogavac të reviztës NIN të Beogradit. Është pjesa, ku Kadare i përgjigjet pyetjes se “nga vinë konfliktet në Ballkan?”. Merret vesh se titulli është i yni. M.Nano

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion