Era nga Uashingtoni dhe Brukseli po fryn kundër velave të Berishës

Postuar në 31 Maj, 2012 01:19
Eduard Zaloshnja

Në 24 maj, pa ndonjë lidhje me datën e fillimit të procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri shqiptar, apo me afatin që Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Fule i kishte caktuar politikës shqiptare për të përfunduar reformën zgjedhore, Sekretarja e Shtetit Klinton i paraqiti Kongresit të SHBA-së raportin vjetor mbi praktikat e të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës. Në përmbledhjen ekzekutive të raportit (e cila ka të koncentruar qendrimin politik të Deartamenit të Shtetit) thuhet për Shqipërinë se “Një ambjent i polarizuar zgjedhor, i karakterizuar nga incidente manipulimi dhe numërim të kundërshtueshëm votash, minuan të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar qeverinë e tyre në mënyrë të lirë”.

Kjo shuplakë e Sekretares së Shtetit Klinton nuk kishte si të vinte në një moment më të papërshtatshëm për Berishën, i cili po akuzohej nga opozita shqiptare se deshte të mbante në fuqi kodin e vjetër zgjedhor, në mënyrë që të shantazhonte PS-në me rrezikun e zgjedhjeve të parakohëshme të mbikqyrura nga KQZ-ja e Ristanit. Dhe kuptohet që opozita e shfrytëzoi këtë erë të fortë që po frynte nga Uashingtoni kundër velave të Berishës – ajo përfshiu në kushtet e negociatave presidenciale edhe reformën e papërfunduar zgjedhore.

Ndërsa dje fryu edhe një tjetër erë e fortë kundër velave të Berishës – këtë rradhe nga Brukseli. Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Fule i deklaroi Top Channel-it se e kishte paralajmëruar politikën shqiptare që “nëse nuk gjendet një marrëveshje përfundimtare për ‘paketën e nëntorit’ para 24 majit, atëherë në vend të zgjidhjes ajo mund të kthehet në pjesë të problemit”.

Fule gjithashtu deklaroi: "I kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerim të shkojë shpejt atje për të garantuar se nëse ka diçka që mund ta bëjmë ne, ta bëjmë, për të ndihmuar në kapërcimin e kilometrit të fundit për arritjen e marrëveshjes mbi ‘paketën e nëntorit’, në mënyrë që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për të gjetur me të vërtetë një zgjidhje”.

Duke marrë zemër nga kjo deklaratë e fortë e Fules, opozita padyshim do ta ngrejë edhe disa decibel volumin e kërkesës së saj për të përfshirë në tryezën e negociatave presidenciale edhe “paketën e nëntorit” – reformën zgjedhore, parlamentare, dhe të imuniteteve. Dhe mbërritja së afërmi në Tiranë e Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerim të BE-së do ta shtojë forcën e erës që fryn kundër velave të Berishës.

Të shohim nëse varka e Berishës do ta marrë kthesën pas këtij presioni të fortë.  Në qoftë se nuk e merr, Zaganjori ose një sozi e tij do të zgjidhet president me 71 vota, “paketa e nëntorit” do të mbesë e papërfunduar dhe Shqipëria nuk do ta marrë për herë të tretë statusin e vendit kandidat për BE…

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

.... ja dhe ky tjetri. Kishit muaj qe thonit Berishen nuk e pret kush, pastaj shkoi ne D.C. Filluat muajin me idene se Rama dhe Meta po e rrezonin Berishen, po e ngrysni duke mos ditur si ta mbroni me Ramen per ceshtjen e presidentit.

O Edo, a mund te jeni icik me te permbajtur ne keto ethet militanteske qe ju kane kapur? Kaq kerkoj une.

Submitted by Albi (not verified) on

Keshtu te tha Hillary ty?

Aman se me duken qesharake keto lloj shkrimesh qe analizojne "nderkombetaret". Rama per dy vjet nuk ua degjoi llafin per te hyre ne parlament, e ne fund si kokrra e molles eshte.

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

ia ka thone kongresit hillary, or shkelzen djali, jo mu.   “Një ambjent i polarizuar zgjedhor, i karakterizuar nga incidente manipulimi dhe numërim të kundërshtueshëm votash, minuan të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar qeverinë e tyre në mënyrë të lirë”.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Me pak fjale deri dje, shpresat per rrezimin e Sales  i kishim tek Ilir Meta, ndersa sot Zaloshnja i ka var shpresat tek Fyle. Je gazetari nder me qesharaket ne treg.

Submitted by nik (not verified) on

po ky zaloshnja pret qe tja heqin te tjeret k.....dashit dhe ku ti kape ne dore.....hahahaaaaaa

Submitted by Iluministi (not verified) on

Lodra bie per ata qe kane veshe - nese vertet kane te tille!

Submitted by Bard (not verified) on

Cfare figure budallai ky Rama, donte te rrezonte Berishen dhe te merrte Presidentin, si gjithnje o te gjitha ,o asgje. Si nuk u lodh se humburi mor vlla, heroik eshte qe nuk i vjen turp dhe nuk jep doreheqjen, per kete duhet admiruar. Tani i ka humbur te gjitha dhe rri si hu', po se marr vesh si e durojne ata te PS. Kur do e kuptoje ajo parti se me kete kryetar dhe lukunine e zengjineve te rinje qe ka sjelle,  edhe po erdhi ne pushtet, do jete qeverisja me e korruptuar dhe me e paafte qe ka pare historia, aq sa  do na beje te na duket Berisha e Nano si Mahatma Ghandi?

Submitted by I-liri (not verified) on

"Një ambjent i polarizuar zgjedhor, i karakterizuar nga incidente manipulimi dhe numërim të kundërshtueshëm votash, minuan të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar qeverinë e tyre në mënyrë të lirë”, tha Hillary Klinton ne rapotin  para Kongresit Amerikan.

Por analistet ketu ne Shqiperi, nuk jane ngulmues, investigative dhe as intuitive. Pasi keto fjale zonja Klinton ja tha Berishes qe kur e takoi, mbi nje muaj me pare. Por ju analistet ju genjeu Berisha kur tha se, qendrova ne takim per 40 minuta me  znj. Klinton dhe i mbusha mendjen per te berte nje vizite ne shqiperi me 28 nentor ( vini re; pas zgjedhjeve presidenciale ne SHBA, qe nuk dihet kush i fiton dhe kush do te jete sekretar i shtetit). Pra 40 minuta per ti mbushur mendjen per viziten.Asnje te dhene tjeter. Ai qe qe i zgjuar i mesoi edhe fjalet e mesiperme.

Era nga Uashingtoni dhe Brukseli, ka kohe qe fryn kunder Berishes, po ai po ja kthen krahet. Pokeshtu edhe kundershtarit te tij E. Rames po ja kthen krahet.

Berisha po harron fjalen e urte te popullit: "Armikut dhe eres, tregoji gjoksin"...!!!

Submitted by Ten Siao Pin (not verified) on

Aman o Zaloshnje se kur shkruan ti mua me dridhen kellqet. Nuk e di se ku gjen keto gjera ti por gjths i thua me nje humor shume te holle qe asnje nuk i kupton. Dhe mbi te gjitha me pelqen guximi qe ke per te shpalosur gjithmone e me shume sa i zgjuar je. Vazhdo keshtu se na kenaqe.

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

po ti mer kinez paske msu shqip kshu? ne sala na ka thone me msu kinezce mer djale, pse qeke lodh kot?

Submitted by nik (not verified) on

O zaloshnje.Mbete mbrapa dashit duke shpresuar se do ti bien bolet.

I mjeri ti per analizat qe ben.

Ndihmoje edi ramen se po vdes qe te takoje berishen.po lutet mimi kodheli :aman te pranoje berisha qe ta takoje

Sa poshte ka rene PS - ja dhe ti bashke me te

Submitted by ARON (not verified) on

Po sigurisht qe besrisha nuk ploteson asnje kusht te demokracise por gjithka te ligesise ,tradhetise dhe poshtersise ,por ishte arvziu ai qe e beri burre shteti dhe qe ithote Rames largohu ti se ai idiot eshte se ka per gje te me zhduke dhe mua ,dhe Be,OSBE ,rrini urte se po hyte ne Be kush do na jape leke ,birre e mish me kumbulla neve ,,eshte heret 22 vjet jane pak dhe ne qe duam drejtesi ,kot presim ,zgjidhja eshte nga brenda ,nga populli fukara ,qe te mos genjehet nga nje thes miell hua per zgjedhje,por saka islame e malaj  etj ne PS DO VUAJME NGA tradhetia.

Submitted by Aulin (not verified) on

Mire, mire.

Kam parasysh nje kabllogram te Withers. Po presim Fatos Nanon.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.