Arkiv-Opinion

Sa pak gjë duhet për të sistemuar “qytetet” Sharrë e Tufinë!

Postuar në 02 Maj, 2012 02:15

Në numrin e të dielës të “Gazetës Shqiptare” ishte një shkrim i Dritan Hilës me titull ‘Dy fjalë për jetën e amshuar’, e në të flitej dhe lidhur me varrezat. Ai e kishte marrë ngacmimin për të bërë këtë shkrim nga një nismë e Bashkisë së Tiranës për të reformuar administrimin e varrezave. Shtypi ka folur për këtë nismë, madje është nënvizuar me të madhe një objeksion i Komunitetit Mysliman ku, kështu është raportuar, nuk bien dakord me varrimin mural për arsye të dogmës së tyre fetare. Hila nuk kishte shkruar kuturú.

Rënia e medias derisa oksigjenin e mban qeveria

Postuar në 02 Maj, 2012 02:12

Liria e shtypit në Shqipëri bën përsëri hapa mbrapa. Jemi të parafundit në rajon, duke lënë vetëm Maqedoninë poshtë nesh. Konstatimi bëhet nga raporti më i ri i organizatës Freedom House. Parë nga larg, kjo renditje në honin e lirive të shtypit në Ballkan duket një paradoks: Shqipëria, Tirana, zien me media televizive dhe shtyp të shkruar. Të bësh një shëtitje në rrugët kryesore të kryeqytetit shqiptar, makinat me logot e televizioneve, ia kalojnë në numër çdo biznesi tjetër privat. Nuk sheh të tilla as për akullore, as për banka, as për prodhime farmaceutike…

Me diplomë në xhep nuk kam frikë nga ty, o Jetë

Postuar në 01 Maj, 2012 04:47

Jam i bindur që arsimimi i lartë sot konsiston në  indoktrinim në masë, master në "Teknika Korrupsioni Bashkëkohore", luftë me pedagogun për notën tënde, stres kolektiv, garanci për papunësi, harxhim lekësh, harxhim kohe, trashje trush etj etj etj....dhe po jua shpjegoj përse:

Rruga e dytë e Fatos Nanos

Postuar në 01 Maj, 2012 02:16

Në harkun e një jave, qëkurse bëri publike autokandidaturën e tij në studion e Sokol Ballës, Fatos Nano e mori mesazhin. Cinik, të drejtpërdrejtë dhe mesa duket, të paapelueshëm. Pas asaj daljeje televizive, ku shpalosi dëshirën e tij presidenciale, ish-kryeministri takoi të nesërmen kreun e LSI, Ilir Meta, në fundjavë ambasadorin amerikan Arvizu, të martën Sali Berishën dhe të enjten, Edi Ramën. Pra, mori kontaktin e premtuar me të gjithë personazhet që, gjatë kësaj vere, do të vendosin se cili do të jetë bujtësi i ardhshëm i Pallatit të Brigadave.

Zgjedhjet e 2013-ës dhe votuesit e 2021-shit

Postuar në 30 Prill, 2012 01:51

Në një opinion të Ermal Hasimes, të titulluar “Shqipëria pas 10 vjetësh” (ribotuar në respublica.al – http://www.respublica.al/permbajtje/2012/4/25/shqiperia-pas-10-vjetesh ), autori arrin në përfundimin që, nëse duam të përllogarisim ndryshimin pas 10 vjetësh, do të duhet t’i heqim sytë nga drejtuesit e vitit 2022 dhe t’i kthejmë sytë nga votuesit e vitit 2022.

Quo vadis Klosi?

Postuar në 29 Prill, 2012 05:06

Teksa ishte përgjigjur në pyetjen e 24 të pyetësorit të gazetarit Mustafa Nano, publicisti Ardian Klosi nga shtatori i vjetëm e kishte definuar qartë konceptin e vdekjes. Nëse kishte frikë nga vdekja, Klosi kishte thënë: “Aspak, vetëm se do të doja të mos ishte e dhunshme. Të ikësh i qetë, me vetëdije e pa dhimbje duhet të jetë një bekim. Nuk kam frikë nga vdekja, të ikësh i qetë nga kjo botë, duhet të jetë një bekim”. Pjesa dytë e fjalisë është dhe fjala e mbramë, të cilën Klosi e shkroi në formë mesazhi për gruan e tij.

Një ligj arsimor për qytetarin dhe shoqërinë kërkohet

Postuar në 29 Prill, 2012 04:54

Një mision të tillë projektligji arsimor, që po diskutohet në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, do ta garantojë, më së pari, nëpërmjet përcaktimit më të mirë të mundshëm të qëllimeve të tij, të kuptimeve themelore që, të rrjetëzuar mes tyre dhe të ndërvarur nga qëllimet, formësojnë strukturën dhe ndikojnë efikasitetin/efiçencën e funksionimit të elementëve të sistemit, vetë cilësinë e formimit të qytetarit. Kjo marrëdhënie merr formë dhe bëhet e prekshme nga plotësimi i kërkesave të parimeve të së drejtës për arsim.

Abetarja ngelet në klasë

Postuar në 28 Prill, 2012 03:53

Prindër,

Nëse libri që po lexojmë nuk na zgjon, si një grusht mbi kokë, përse e lexojmë atëherë? Kemi nevojë për  libra që na godasin si fatkeqësia, që na turbullojnë thellësisht, si vdekja e dikujt që duam më shumë se veten, si një vetëvrasje. Një libër duhet të jetë si një çekiç, për të thyer detin e akullt brenda nesh. (F. Kafka).

Ardian Klosi iku; kulturës shqiptare duhet t’i dhembë kjo ikje

Postuar në 27 Prill, 2012 05:31

Sikur ta kisha në dorë, do t’i ndaloja të gjithë të flisnin për vetvrasjen e Ardian Klosit. E do t’i ftoja të flisnin për Ardianin, ashtu si ai ka qenë, ashtu si e kanë njohur, për atë që ai ka bërë në lëmin e kulturës shqiptare. Sigurisht, në fund unë e di që askush s’ka për t’ma vënë veshin, e di se të gjithë do të rrëmojnë me zell në gjestin e vetvrasjes për të zbuluar një hiç (e çfarë tjetër mund të zbulohet duke mihur në një gjest të tillë?), por shpresoj që të bëjnë edhe tjetrën, të flasin për Ardian Klosin.

Ardian Klosi: Nuk e kam frikë vdekjen; thjesht do doja të mos ish e dhunshme

Postuar në 27 Prill, 2012 03:52

U futa qysh në mëngjes në arkivat e respublica-s për të gjetur e veçuar diçka nga Ardian Klosi (dërgonte herë pas here gjëra për t’u publikuar në respublica). Ka një numër shkrimesh, të cilave mund t’u kthehet secili prej nesh, mjaft të bëjë një ‘kërkim’ më emrin e Ardian Klosit, por m’u duk me interes që të ripublikohet një intervistë e tij për rubrikën ‘Nano Questionnaire”.  Do ju ftoja ta rilexonit këtë intervistë. M. Nano

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion