Arkiv-Opinion
Semiotika e Himnit
Diskutimi për fjalën burrë në Himnin Kombëtar, më kujtoi një ngjarje anekdotike, tridhjetë e kusur vjeçare. Ditën që Niku, im nip u regjistrua në klasë të parë, bëri edhe një zbulim që e mrekulloi. E di? Unë jam beqar!, i thoshte kujtdo që takonte. Fjalën beqar e kish mësuar taze nga certifikata e lindjes, në një çast gati-gati sublim, në takimin e shumëpritur me mësuesen. Ngazëllimi nga fakti që një fëmijë gjashtëvjeçar, qenkësh beqar ngjallte të qeshura te ne të rriturit.
Politika morale dhe politika reale
Në këtë artikull do t'i dedikoj vetëm dy rreshta politikës morale, pavarësisht se titulli i shkrimit të krijon përshtypjen se do të ketë në të një barazpeshë mes trajtimit të politikës morale dhe asaj reale (kjo e fundit njihet ndërkombatrisht edhe me termin realpolitikë dhe, për lehtësi, kështu do ta quaj në vijim)
Veriu i Kosovës: Shkëputje apo vendim i njëanshëm i qeverisë së Kosovës?
Ngjarjet e fundit në Mitrovicë tregojnë qartë kompleksitetin e problemit dhe urgjencën me të cilën duhet të ndërhyhet. Por në cfarë pozita gjendet qeveria e Kosovës, dhe cilat do të jenë zhvillimet e ardhshme?
Vështrimi i shfokusuar mbi ngjarjen në Parlament
Ka kaluar pa u vënë re videoja e filmuar në Parlament më datë 12 prill, ku në debat e sipër mes palëve shfaqet Kryeministri duke u thënë socialistëve pak a shumë se “jua bëj prapë si më 21 janar; këtu jemi, dhe ju e dini që unë jua bëj prapë; provojeni po deshët”. Na është bërë e udhës që t’i injorojmë këto shpërthime të Berishës në rrethana të ndryshme. Kështu bëmë edhe më 21 janar e pas 21 janarit, kur ai, pasi urdhëroi të kryhej ploja që u krye (deklarata që ka bërë tri ditë më parë është domethënëse), doli para kamerave dhe nuk la kërcënim e fyerje pa bërë.
Trendi kosovar, në kafene tërë ditën
Kafenetë e mbushura plot. Pamja që mbretëron sot në qytetet e Kosovës cilësohet më e bukura dhe dominuese në bisedat e qytetarëve, si imazh ilustrues për të treguar e rrëfyer rreth ndonjërit prej qyteteve të Kosovës.
“Mirë po u bëka në këtë lokal, hajde shkojmë”, është tashmë kjo thirrja popullore e rinisë kosovare që ia bëjnë njëri-tjetrit, për tubimin më të preferuar ku ata duan të tregojnë veten, por dhe të bisedojnë për gjithçka që i preokupon.
Elvis Çefa for President
Ka qenë një ndër ato përballje me nota epike, por padyshim edhe me një nivel mizerabël fjalori dhe etike, siç jemi mësuar ta shohim jo rrallë në Kuvendin e Shqipërisë të drejtuar nga Jozefina Topalli (nënkupto Sali Berisha). E megjithatë steka ka qenë e ulët, për këtë lloj sherri e tensioni: zgjidhej një anëtar i KLD, mes dy kandidaturash. Njëra e panjohur, por me bekimin e maxhorancës në xhep, tjetra e njohur, por po aq kontradiktore dhe e pazakontë.
Tufa: TVSH-ja më duket i balancuar. Dervishi: TVSH, televizioni si nuk duhet të jetë
Agron Tufa: TVSH, më duket e balancuar!
Për çështjen në fjalë, më vjen keq të të zhgënjej, sepse nuk dëshiroj t'i përsëris nga e para gjërat që kam thënë e stërthënë në intervistat e fundit , në Komision Parlamentar të Mediave, në prani të gazetarëve etj., etj. Por edhe për arsyen se:
1. Këshilli Drejtues i RTSH-së mblidhet një herë në muaj, dhe nuk jemi ne që bëjmë jetën e përditshme të institucionit. Këto gjëra jua jep me hollësitë e duhura Drejtori i Përgjithshëm.
2. Unë, që prej gushtit pres zëvendësimin dhe e konsideroj të mbaruar mandatin tim.
Eksperti dhe autoriteti
Ekspertët, intelektualët dhe publiku – kësaj teme i jemi kthyer më se një herë në blog.
Teksa figura e intelektualit, në skenën e tanishme të debatit publik shqip, është përdhosur disi nga abuzimet që janë bërë me të dhe sidomos nga pozat dhe protagonizmi i kandidatëve të ndryshëm për titullin e “intelektualit të popullit”, figura e ekspertit e ka ruajtur disi prestigjin, meqë për publikun eksperti ende konstituohet si njeriu që di, ose në zotërim të një dijeje të specializuar, të cilën e vë në shërbim të interesit të përgjithshëm.
Kukama të kota në fund të mandatit
Me sjelljet e tij, me gjestet e tij, me deklaratat e tij dhe sidomos me veprimet e tij ambasadori amerikan, Christopher Dell, është bërë karikaturë e diplomacisë. Në fund të mandatit të tij, gjatë të cilit u plaçkit edhe më shumë Kosova, Dell i quan të gjithë politikanët të korruptuar, madje edhe shoqërinë kosovare. Por, pyetja themelore është kjo: ç’keni bërë ju, ambasador, kundër plaçkitësve, ju që jeni njeriu më i fuqishëm në këtë vend?
Le të pinë kafe!
Dje në mëngjes më rastisi të lexoj një artikull që quhej “Rini Kafenesh“. E kish shkruar një vajzë e moshës time (rreth 25 vjec), që ishte e shqetësuar për orët e tepruara që rinia shqiptare shpenzon duke pirë kafe. Nuk e kish keq zonjusha. Ne shqiptarët, por edhe ballkanasit në përgjithësi, shpenzojnë një pjesë të madhe të kohës në kafene. Pa diskutim që ka aktivitete të tjera më interesante ku mund të përqendroheshim, por mesa duket kjo është natyra jonë dhe zor se do ndryshojë nga artikulli i zonjushës.