Tufa: TVSH-ja më duket i balancuar. Dervishi: TVSH, televizioni si nuk duhet të jetë

Postuar në 14 Prill, 2012 05:13
Agron Tufa vs. Lutfi Dervishi

Agron Tufa: TVSH, më duket e balancuar!

Për çështjen në fjalë, më vjen keq të të zhgënjej, sepse nuk dëshiroj t'i përsëris nga e para gjërat që kam thënë e stërthënë në intervistat e fundit , në Komision Parlamentar të Mediave, në prani të gazetarëve etj., etj. Por edhe për arsyen se:

1. Këshilli Drejtues i RTSH-së mblidhet një herë në muaj, dhe nuk jemi ne që bëjmë jetën e përditshme të institucionit. Këto gjëra jua jep me hollësitë e duhura Drejtori i Përgjithshëm.

2. Unë, që prej gushtit pres zëvendësimin dhe e konsideroj të mbaruar mandatin tim.

3. KKRT bën monitorime në tym, aspak të besueshme, dhe nuk vë në dijeni RTSH-në për monitorimet gjoja të kryera, që për mua janë si fatura e dritave afrofe.

4. Në kohën e partive politike fusin kohën e qeverisë, që prodhon përditë lajm, ndërsa në ligj bëhet fjalë vetëm për partitë. Futja e aktiviteteve qeveritare, ministra, kryeministra, takime të qeverisë, nuk duhet të llogariten si kohë politike, sepse nuk e ka në ligj. Gjejeni ligjin dhe konsultohuni nëse nuk është kështu.

5. TVSH ka përqindjen më të vogël të animit politik (dhe vetëm në edicion lajmesh bëhet fjalë, i cili zë 3% të programeve të përgjithshme të RTSH). RTSH-ja ka animin më të vogël politik, krahasuar me Sodomën e Gomorën e anësisë e mercenarizmit politik të TV Klan, Top Channel, Vizion plus, ABC neës, Neës 24 etj. Pa krahasime të tilla nuk ka vlerë gjykimi i RTSH-së.

6. Puna e KD RTSH, edhe pse nuk ia ka dalë të zhdukë vesin e vjetër të animit, e ka zvogëluar disi. Më shumë se kaq është e pamundur.

7. Shifrat e reklamuara nga KKRT janë kryekëput gënjeshtra dhe unë i kam hedhur poshtë, pasi nuk kanë asnjë hollësi se si, kur, kush dhe në ç'kriter janë mbështetur monitorimet që ata pretendojnë.

Kam interesa krejt të tjera. Më shumë se kaq nuk mundem. Për më gjerë, drejtohuni tek Drejtori i RTSH-së.

Lutfi Dervishi: E balancuar? Përfaqësuese? Profesionale?

Këto tre pyetje janë thelbi i një televizioni publik. Dhe besoj se pyetja është për lajmet! Mjerisht, TVSH nuk i jep përgjigje pozitive asnjë prej pyetjeve tuaja. Përkundrazi. Është modeli i mirë se si nuk duhet të jetë një televizion (aq më tepër publik). Është modeli që e ka lënë pas edhe bota arabe (televizioni i qilimit të kuq të "lajmeve" të tipit: me kë u takua filani dhe kush e priti filanen"). Pas daljes së Al Xhazirës, dhe televizioni i botës arabe ia ka lënë historisë këto "lajme".

Ka një mungesë dëshire për të bërë lajme për publikun. Sepse, edhe kur dëgjoj deputetë të nderuar të Kuvendit, kërkojnë llogari për mungesë balance, dhe me këtë kuptojnë se, nëse qeveria dhe kryeministri, ta zëmë, kanë dalë 100 orë në TV, - për t'u balancuar do të duhet të ketë 100 orë opozita!

Koncepti është i gabuar... d.m.th. hajde të balancojmë propagandën!

Një televizion për publikun do të thotë që drejtuesit e tij, redaktorët të përcaktojnë se çfarë informacioni është lajm ose jo vetëm në bazë të ndërgjegjes së tyre profesionale! Një televizion për publikun do të thotë që kamera të jetë drejtuar nga salla dhe jo gjithë kohën nga skena.

Si traditë vijmë nga shoqëria e propagandës dhe thashethemit dhe jo e lajmeve dhe informacionit. Kjo inerci është e pranishme sot e gjithë ditën. Studentët e gazetarisë e kanë shumë të qartë se çfarë kriteresh ka një informacion për t'u quajtur lajm. Lajmi për TVSH-në është se nuk transmeton lajme, ajo pasqyron aktivitete, kryeministrin, qeverinë,  opozitën (në përmasa liliputiane), është pasqyrë, ku sheh atë që dëshiron politika, por nuk është filtër që t'i japë publikut "produkte" të kontrolluara! Të kërkosh "produkte cilësore", sot për sot, më duket po aq realiste sa përpjekja e dikurshme për të rritur banane në Sarandë!...

Marrë nga Java

Comments

Submitted by Anton Nepravishta (not verified) on

TVSH-ja e Petrit Bec bythelepiresit eshte TVSH-ja me e keqe qe kemi patur ndonjehere. Turp!!!

Submitted by a.g. (not verified) on

Tufa nga dale nga ' tufa' dhe prite kur ta 'haje' ujku. Dervishi po pati mundesi le te na 'ofroj' Al Zhazira-n. Po degjuam TVSH nenkuptojme Taksen e Vleres se Shtuar dhe jo nje televizion publik, qe pervec takses publike qe vjel me 'force' s'ka asgje publike. Me keto kohe qe po vijne dhe 'banane' mund te prodhojme e shijojme por 'informacion publik' jo e jo pasi e ka 'ngrene' kucedra faren e tij.

Submitted by Petro (not verified) on

Gërdalla TVSH është një kufomë e vdekur dhe e pa kallur, mbetur nga e shkuara, kohë kur ajo ishte vërtet "Armë e Partisë". Era e keqe që përhap ndot dhe helmon ambientin. Nëse realisht do testohej shikueshmëria nga një "gallup" shqiptar, do shpalosej hapur e vërteta e këtij institucioni të vdekur, që shërben veçse për pagat e mercenarve, duke vjedhur shqiptarët me taksën më idiote, atë të tevelevizionit publik.

Submitted by Bujar (not verified) on

Mua me duket se kontatimet e Tufes jane problemet, jo analiza politike e Dervishit.  Vleresimi i tij per KKRT, anashkalimi qe i ben ajo RTSH, ligji per televizionin publik, etj, jane ceshtje qe duhen shqyrtuar me shume seriozitet.  Ndersa Dervishi ben politike me opinionin e vet. TVSH nuk duhet te jete politik, keshtu qe edhe zgjidhja e problemit te TVSH duhet te jete se pari ligjor. Nje zgjidhje e drejte ligjore per funksionimin e TVSH-se, do sjelle edhe nje rritje te anes profesionale, e cila per kushtet shqiptare mbetet nje enderr.

Personalisht mendoj se  TVSH do ti mbushe lajmet me qeverine, kushdo qe te jete ne pushtet, pasi keshtu jane mesuar ata qe punojne aty...

Submitted by Jo anonim: Luani (not verified) on

Pse akuzohet vetem TVSH? Mos jane ndryshe televizionet e tjera: Top Cannel, Klan, Vizion +...? Jane artilierë, qe jane kthyer ne 45 grade perballe njeri-tjetrit dhe shtien ne shenja te kunderta-njeri mbi te djathten e tjetri mbi te majten. Bejne sikur ruajne njeri-tjetrin, por i gjuajne pas shpine. Mos te genjeje asnje mendja se ka media te pavarura nga politika ne Shqiperi. Por dy jane gjeneralet: Top Cannel-Rama dhe Klan-Berisha, te tjeret jane topçinj, qe hedhin plumba ne ere. Faleminderit per mirekuptimin.

Submitted by Petro (not verified) on

Ka një ndryshim të madh. Ato media vizive që ju z. Luani përmendni se janë "Topa", apo "Klane"bëjnë ç'të duan me politikën e tyre editoriale, sepse janë Privaaaaaaate,  private. Ndërsa TVSH është televizion Publik, ndaj dhe na merr taksën 1200 lekë, që të na shërbejë të gjithëve në mënyrë të paanshme.

Submitted by fi d (not verified) on

Jo 1200 leke por plot 2400 leke ose 24 000 leke te vjetra ne vit per kontrate energjie elektrike te lidhur.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.